David Fincher

The Girl With The Dragon Tattoo (MILLENNIUM)- film amerikan me regji te David Fincher

(more…)

Advertisements

“ZODIAC” – film amerikan nga David Fincher

Image resultQe do mbesja super i kenaqur nga filmi i ri i David Fincher-it (regjizor i dy nga filmave qe urrej më se tepërmi : “Fight Club” dhe “Seven”), nuk e mendoja.

David Fincher, regjizor pordhac, formalist (ne kuptimin negativ te fjalës) megalloman e mëndjemadh, duket se ka ndryshuar mendje dhe i eshte futur rruges se vertete te kinemasë, ose thene ndryshe, eshte pjekur. Më mire vone se kurrë ! (nejse, ai i ri eshte, te të tridhjetat).

Tani qe e pashe filmin e tij te fundit “ZODIAC” e kuptoj pse u prit aq mire nga kritika ne Festivalin e Kanës (filmi ishte ne konkurim zyrtar, midis 21 filmave te konkurimit kryesor). Per fat te keq, doli pa çmim. Une do ti jepja çmimin e mizaskenës: “Zodiac” eshtee anasjellta e “Seven“, pra kunderta e thriller-it torturues, vicioz, megalloman e mistrec.

Per ata qe jetojne ne USA : mos hezitoni te shkoni te shikoni plot 2 ore e gjysem art te mire kinematografik (edhe pse, mesa di, ne USA filmi po injorohet nga spektatorët… nejse, nuk eshte hera e pare që…

web-site i filmit: http://www.zodiacmovie.com

 


 

Per mua, qofte “Fight club“, qofte “Seven“, jane filma megallomanë, aspak modeste qe duan te na “mahnisin”, “trondisin” dhe kaq. Jo nga ana skenaristike, por nga mënyra se si shfaqet filmi para syve tanë “Fight club” eshte nje lemeri efektesh, a thua se Fincher (regjizori) ka patur nje dhe vetem nje objektiv ne vetvete: “shihni sa i zoti jam, shikoni se si ju impresionoj”. Shkurt, nje film ku behet fjalë per gjithshka, perveç se per modesti, urti, art. Dhe ç’ështe per te ardhur keq, eshte fakti qe PADYSHIM qe Fincher eshte i talentuar, por ne fillimet e tij, si duket e perdori keq talentin e tij (ose ndofta duhej te kalonte per nga kjo rrugë…)

Vete fakti qe Fincher, pas gati 15 vjetesh krijimtari realizon nje film kaq tê arrirë (per mendimin tim) si “ZODIAC” tregon se regjizori e mbaroi ciklin e megallomanisê dhe i eshte futur kinemase se vertete.

Konkretisht, neser “Seven” eshte nje thriller policesk torturues, vicioz etj etj, “ZODIAC” eshte e anasjellta e tij: nje film i qetê, pra i permbajtur, ku krimineli nuk filmohet asnjehere gjate filmit e prap se prap e ben filmin shume interesant ! “Zodiac” thjesht dokumenton reagimin qe ndjell krimineli qofte tek policët, qofte tek qytetarët e thjeshtë. Dhe kjo, pergjatë 20 viteve (meqe behet fjale per kriminelin me te famshem te San Françiskos, ne vitet 60-70).

Thene ndryshe, “ZODIAC” nuk ka per obsesion fundin e tij, pra nuk e kthen ne qellim ne vetvehte fundin (mbylljen) e filmit, siç eshte rasti i “Seven“, qe ka si qellim ne vetvehte vetem e vetem te na “mahnisë”, te na “çudisë”, “të na shkatêrrojê fare”, siç shprehen disa fansa te filmit.

Shkurt, kjo quhet kinematografi manipuluese, por varet se kush e sheh (kush arrin ta konstatoje kete gjë): per te qene 100% i sinqerte, kur e kam pas pare asokohe “Fight club” (ne 1999), më eshte dukur goxha film, edhe pse e kisha nje dyshim se isha manipuluar. Kur e ripashe rastesisht para 2-3 viteve, me erdhi turp nga vetja, ta them sinqerisht. Sepse “Fight club” eshte film qe impresionon, ne shikim te pare : As qe e vë ne dyshim ! Por une mendoj se ne thelb, “Fight club” eshte më se shumti nje paçavure pseudo-niçjane, i justifikuar permes nje dhune pa hesap dhe qe ne fakt eshte dhunë epa-justifikuar (nuk kam asnje kunder filmave me dhunë, por kur ajo justifikohet artistikisht dhe moralisht !!). Per te mos thene pastaj disa idera fashiste apo anarkiste qe qarkullojne tek disa nga personazhet e filmit….
Thene ndryshe, nje film i bere nga nje regjizor pa dyshim gjithe talent (gjë qe e konfimoi më ne fund me “ZODIAC”), por nje talent i keq-përdorur (sidomos tek “Fight Club”).

Megjithate, megjithate, s’ka asnje problem! Gjithkush ka te drejte te pelqeje filmat ashtu sikunder arrin ti pelqeje. Do te ishte auto-mashtruese me bo gjasme sikur nuk pelqen kete apo ate film, thjesht per efekt mode.

Qershor 16, 2007