Darren Aronofski

“Noah”: barka e Noes sipas Dhjatës së vjetër apo… autoportret i regjizorit??

“Noah” – film amerikan me regji te Darren Aronofsky (bazuar ne comic book me te njejtin titull, shkruar nga vete autori)

Deri me sot Aronofsky kish bere 5 filma, qe po i rendis (jo rastesisht!) sipas buxhetit te tyre nga me i ulti tek me i larti:

– Pi : 60 mije $
– Requiem for a dream : 4.5 mijlon $
– The Wrestler : 6 miljon
– Black Swan : 17 miljon $
– The Fountain : 35 miljon $

Noah” eshte filmi i tij i gjashte, por dhe i pari blockbuster qe ai realizon. Buxheti : 130 miljon $. Filmi më i kushtueshem i regjizorit ne fjale.

Nuk me kane pelqyer asnjehere filmat e tij, me perjashtim te “The Wrestler” (per te cilin kam menduar se ka qene nje aksident fatlum – ë mirakëll). Filmat e Aronofskit, modeli i te cileve jane ata te Kubrick-ut (fan absolut i te cilit eshte deklaruar prej kohesh vete regjizori), vuajne te gjithe nga megalomania e metaforave filmike qe perdorin, nga transgresionet regjizoriale delirante, per te arritur kulmin me nje nga filmat më patetikë e megalomanë te gjithe Historise se Kinemase : “The Fountain” (i cili jo rastesisht ishte dhe filmi me i kushtueshem i tij: 35 miljon $). Pra mund te thuhet se, sa me shume ti japesh parà Aronofskit, aq me e larte eshte shkalla e delirit dhe megalomanise se tij pseudo-autoriale.

Megjithate, filmi i tij i fundit, pra “Noah”, provon te kunderten: filmi eshte i perkorë, modest dhe shume elegant! Si shpjegohet ??

“Noah” eshte blockbuster me buxhet prej 130 miljon dollaresh. Distributori i tij eshte Paramount, keshtu qe kesaj here askush nuk mund te toleronte deliret e kapriçot pretencioze te Aronofskit: qe ne sekondat e para te filmit konstatohet shume lehte se regjizori thjesht u eshte nenshtruar si nje nxenes i mire e i urte te gjitha kodeve klasike te Hollywoodit (dramaturgji me tonelatë, violina muzikore fund e krye, peplum etj etj).

E megjithate, filmi eshte fort i mire! Cila eshte arsyeja??

Kjo vjen per shkakun se kodet (me te cilat syu i spektatorit tashme eshte mesuar) nuk eshte se perbejne ndonje problem ne vetvete, qe prej momentit qe nje regjizor shton ‘diçka te tijen’ nga vetja. “Noah” eshte pikerisht rasti ne fjale: duke transformuar heroin e filmit ne nje pionier utopist, Aronofski ofron nje variant ‘ndryshe’ te Gjenezes (prej nga dhe reagimi kunder i nje pjese te madhe te integristeve religjioze). Heroi kryesor (i cili, i nxitur nga enderrat e keqia  merr rruget per te shpetuar speciet e kafsheve), na paraqitet permes mutacioneve psikologjike te tij si dhe permes konfliktit kryesor qe ai ka me pjesen tjeter te njerezimit (duke futur ketu EDHE familjen e tij) : a duhet sakrifikuar ideali (kthimi i Edenit, i Parajses, pra dhe i Zotit) apo duhet sakrifikuar njerezimi i korruptuar? Ke te zgjedhesh e ke te lesh??

Per t’ja arritur kesaj, paradoksalisht ne krahasim me filmat e tij paraardhes, ne ndihme regjizorit kesaj here i ka ardhur zhanri entertainment ! Dhe me ç’duket, me ne fund, pikerisht edhe tek ky zhaner edhe shkelqen. Por nga vjen ky karakter elegant e i perkorë i filmit??
Vjen nga menyra se si Aronofski (njekohesisht skenarist) trajton konfliktin e brendshem te Noes, pikerisht duke evituar perrallat biblike (miti i sakrifices) apo mitologjine amerikane (token e premtuar).

Ne fakt, kokefortesia e Noes eshte rezultantja e te gjitha obsesioneve artistike tek Aronofski: kembengulja e matematikanit tek “Pi” per ta kthyer boten ne nje ekuacion matematik; ajo e yjeve te skenes (ose te ringut) tek “Black Swan” dhe tek “The Wrestler” per te dhene shpirt ne skene ose ne ring (e para per hir te perfeksionit, i dyti per hir te nje come-back terminal). Duket  se kjo galeri ‘fanatikesh’, ekstremistesh, nuk eshte gje tjeter veçse vete profili i regjizorit i cili, nepermjet “Noah” (nje utopist kokefort, te cilin eshte “diçka” qe e therret ti therrase arsyes), nuk ben gje tjeter veçse vizaton autoprotretin e tij: Aronofsky me ne fund braktis endrrat e tij per filma-globalë-qe-do-ti-ndryshokan-faqen-njerezimit (kujtoni “The Fountain”, kulmi i marrezise se madheshtise!!), mu tamam si dhe Noah qe heq dore te perzihet ne punet e Perendise (pra dhe te Parajses) per te krijuar parajsen e tij (dmth ate te njerezimit). Me te mirat dhe keqiat e veta!

Darren Aronofski kesaj rradhe ka bere nje film me kembe ne toke. Dhe na tregon historine e Gjenezes (ne fillim s’kishte asgje! -fillon filmi) qe i ngjan nje zbritjeje te ngadalte e te bute mbi… Tokë!

ps: i vetmi bemol, per mendimin tim, eshte pjesemarrja ne film e Anthony Hopkins, aktor teatral e skandalozisht hollywoodian, deri ne dhimbje, por besoj qe ka qene tolerim per arsye komerciale. Perndryshe, Russel Crowe rrezaton me lojen e tij melankolike e elegante prej ‘dark handsome stranger’

nota : 8.2

TRAILER :

***

Posted on 14th April 2014

Under: Te ndryshme | 1 Comment »

One Response to ““Noah”: barka e Noes sipas Dhjatës së vjetër apo… autoportret i regjizorit??”

  1. No Noah Says:
    Vertet i ke dhene 8.2 ketij filmi?? Po me habit! Sapo e pashe dje dhe ishte skandaloz. Fillon si film me kukulla, vazhdon si Lord of The Rings apo Hobbit dhe perfundon me koke te regjizorit me nje Noe gati skizofrenik e pijanec e qe me vone zbutet dhe te gjithe shkojne ne shtepi te lumtur. Nuk ka lidhje nese ndiqet apo jo linja klasike, ajo fetare. Por nje linje duhet ndjekur. Ketu nuk eshte ndjekur asnje linje. Film paradoksal por nga ata paradoksalet e keqinj. Nje regjizor sadist por qe do te arrije dicka me cdo kush (nje zot e di cfare). Filmi mund te jete per te por kjo nuk e ben film te mire. Ne fakt e ben film te peshtire. Noa me Aronofskin???? What the f…!!

    P.S Shume dakort per The Wrestler. Filmi i tij i vetem me kembe ne toke.

“Black Swan” – film amerikan me regji te Darren Aronofsky

 Kur mbaron filmi, degjohen duartrokitjet frenetike te salles, per balerinën. Dhe pikerisht ne ate moment, ne ekran, shfaqet emri i regjizorit : Darren Aronofsky ! Megaloman ?? Joooooo, hiç fare !! 

Ok, po e marr me rradhë : ka nje shije te ndyrë per dhimbjen (vuajtjen) tek “Black swan”, nje shije evidente per voyeurism-in. Kënaqet Aronofsky ta shikoje heroinen e tij te vuajë, po aq sa kenaqet ta shikoje spektatorin te shokuar, te tronditur ! Ky duket qellimi i vetem i regjizorit ! I vetmi !! Per asnje sekonde te vetme, nuk të lë ty si spektator te implikohesh sado pak ne jeten e heroines kryesore, te ndash sadopak vuajtjet e saj. Por nuk duhet me u impresionu, ne fakt : personazhet horrorifikë te ketij mender-filmi, nuk jane gje tjeter veçse figura qesharake, qe, per te thene nje te vertete, më provokuan te qeshura te sikletshme më shume se nje here, gjate filmit. E perseris: personazhet e ketij filmi nuk jane veçse disa artefakte baroke, qe regjizori ja hedh ne surrat spektatorit, sikur te na gjuante me bajga ! Doni nje shembull ? ok ! Ja, merrni Winona Rider, qe duket se eshte perzgjedhur per rolin e saj, pikerisht sepse sot ajo vetë eshte nje yll i venitur kinemaje, ose me sakt, nje yll i pjerdhur! Dhe ça ben Aronovsky ? I jep rolin e nje balerine te mbaruar, pra po aq te pjerdhur ! Faqja e zeze !

Fundja, ç’jane personazhet e ketij filmi ? Jane vajza te mbajtura nen zgjedhë nga nënat e tyre, lezbike (të padyshueshme si te tilla, ketu eshte “lezeti’ ), psikorigjide (narcizike e skizofrene) dhe te çmendura me demek pas punës. Per te cilat, zgjidhja e vetme eshte dhimbja (vuajtja). Por jo ç’fardolloj vuajtje !! Yyyyyyyy, as qe behet fjale per atë te Shen François-së, ose Shen Antonit, vuajtje qe fundja, in fine, shkojne ne drejtim te nje gëzimi, hareje. Tek Aronofsky, dhimbja sherben si justifikim jetësh per njerez pa trù ! Per asnje moment, nga askush, baleti, mizaskena permes baletit, nuk vihet ne pikepyetje : baleti (puna !) na qenka e vetmja jetë e mundshme, e vetmja mizaskenë ! Sa ne skenë, aq dhe ne jetë ! Biles dhe mizaskena filmike e Aronofskyt, e mban veten per te tille : e vetmja dhe unikja mizaskene kinematografike ! Në ate pike, sa qe fraza e fundit e filmit eshte : “That’s perfection !”

ZERO ME XHUFKE !

0.00

ps 1: gjate filmit, po mendoja per te gjoren Natalie Portman dhe tonelatave te “eyewash” (collyre) – lëng per syte, qe duhet te kete marre gjate xhirimit, qe te duket e emocionuar e me lot ne sy pergjate gjithe filmit. E gjora ! S’ke nje plan filmik gjate gjithe “Black swan” pa Natalinë si në ethe !! Dhe ne fakt, pikerisht ketu eshte dhe origjina e te keqes se ketij filmi : nderkohe qe na propozon nje variant të veshtiresive te zanatit te balerinës, “Back Swan” ja imponon po keto veshtiresi nje aktoreje (Natalie Portman), ne kerkim të… famës !
Kur jane Oscar 2011 ?? Me 27 shkurt ??
😉

ps 2 :

Gjate filmit gjithashtu po mendoja qe, ne fakt, Darren Aronofsky eshte si te thuash, “Cronenberg for Dummies” ! Per ata qe nuk kuptojne gje hiç nga filmat e Cronenbergut ose qe ndihen te destabilizuar kur shohin filmat e tij, ky Aronovsky eshte ilaç ! Aty i ke te gjitha : temen e metamorfozes, te trupit qe i nenshtrohet provave te veshtira, dominimi midis qenieve njerezore. Dhe nga ana teknike, Aronofsky eshte me se shumti i talentuar. E prap se prap, edhe pse ‘i talentuar’, mungon diçka : per shembull : skenat surrealiste, ne vend qe te mblidhen (to add) per te prodhuar më teper tmerr, anullohen !! Sepse midis fantazmes (surreales) dhe reales, regjizori nuk ndryshon regjimin e imazhit (eshte e njejta menyre te filmuarit, ne te dyja rastet).

ps 3:

Kur po dilja nga kinemaja (salla ishte plot, dhe kryesisht moshë e re), nje grup te rinjsh po zbrisnin shkallet prapa meje e po thonin mes vetit se “ç’film i hatashem, na là pa frymë, etj etj etj“. Kthej koken e i them njeres prej tyre : “Po ç’zeza film i hatashem ! Heroina e tij na paraqitet si nje qelbesire, e rrethuar veçse nga qelbesira !”. Dhe shtova : Eshte mese evidente qe regjizori mendon se njeriu eshte qënie e poshtër” !
Dhe ajo me kthehet, gjysem e habitur, gjysem e hutuar : “po tani… qënie e poshter eshte njeriu !”.

Duhet te kishte nja 20 vjeç.
Dhe mendonte se njeriu eshte vertet qënie e poshter !!
Dhe dukej se nuk ishte e vetmja qe mendonte keshtu…

Keshtu qe : sigurisht qe Aronofsky do zgerdhihej i vetekenaqur! Ka kuptuar nga shkon rryma. Biles eshte perfaqesuesi më i denje i saj !! 

ps 4: se harrova : ne nje moment, nje tjeter qe ishte aty me grupin e te rinjve, më thote : “Gjithsesi, film virtuoz !” (dhe ne fakt, filmi, po nuk e pate mendjen, ta jep vertet pershtypjen qe eshte i tille !).
Ju pergjigja : “Edhe Hitleri, virtuoz ishte !”
Dhe ika.

***

Posted on 22nd February 2011
Under: USA | 7 Comments »