Alejandro Gonzalez Inarritu

“The Revenant” (ose: Gjuetari i Hiçit)

Historia e “The revenant”, shume te oscarizuarit film te regjizorit meksikan Alejandro González Inarritu me aktor kryesor Di Caprion (më në fund te oscarizuar) bazohet mbi atë të nje romani po ashtu te frymezuar nga historia e vertete e gjuetarit amerikan Hugh Glass i cili, para dy shekujsh, pra ne vitin e larget 1820 nis hakmarrjen ndaj atyre qe e braktisen duke e e menduar te vdekur, pasi sulmohet ne pyll nga nje arushë.

Ekziston edhe nje tjeter film bazuar mbi te njejten ngjarje : “Man in the Wilderness” (1971) por as Inarritu dhe as producentet e “The revenant” nuk e citojne si referencë. Megjithate, as ky nuk eshte problemi.

Problemi vjen me pas, pra kur fillon filmi. I cili pothuaj nuk ka te beje fare me atë që e quajme konsensualisht kinematografi. Në ‘teori’ (pra thene me llafe) filmi don te shitet si historia e nje personazhi krishteror pergjate nje rrugetimi (quest) mistik. Ndersa në ’praktikë’, pra në imazh e në zë, filmi eshte nje hiç i madh qe sillet rreth vetes dhe luhatet pergjate 2 oreve e gjysem midis  plagjiaturës (Tarkovski, Klimov -sidomos nepermjet “Come & see” ) gjithe duke u hequr sikur nuk eshte i tille, dhe emfazës (theksimeve retorike) komplet bosh.

Thene troç: më teper se me nje film, “The revenant” ngjan me një showreel te Di Caprio-s, me te vetmin objektiv ate te fitimit te çmimit Oscar.
Objektiv i arritur.

Qarkulloni, s’ka asgje per të parë.

ps 1: qe kinemaja, historikisht ka bere per vete regjizorë ambicioze me ego-ariu, kjo dihet : ne rastin më te mire rezultati ka qene: Von Stroheim, Orson Welles, Michael Cimino, Leos Carax, James Cameron. Ne rastin më te keq quhet Inarritu: i gjori, ka kujtuar se mjafton te xhirosh nje film ne mes te bores kur ben -40°C dhe behesh automatikisht gjenial si Herzog

ps 2: kulmi i karagjozllekut jane momentet kur, qofte dhe per aksionin më te vogel ne film, regjizori na paralajmeron me nje muzike te shpifur qe duket se i thote spektatorit: ej, kujdes, tani do ndodhe diçka !

0.0

trailer : https://www.youtube.com/watch?v=QRfj1VCg16Y

***

Posted on 18th April 2016

Under: Te ndryshme | No Comments »

“BABEL” – film amerikan nga Alejandro González Inárritu

Image resultFilmi i fundit i Inarritu (regjizor i “21 grams“, “Amores perros“) u prezantua kete vit ne Kanë dhe regjizori u kthye lme Cmimin e Mizaskenes (regjia me e mire)

“BABEL” vendos ne qender nje çift turistesh amerikane qe vizitojne shkretetiren sahariane ne Marok. Gruaja plagoset nga nje plumb dhe historia e tyre lidhet me historine e dados se femijeve te tyre, nje grua meksikane qe jeton ilegalisht ne USA. Po ashtu historia lidhet me dy femije marokenë dhe me nje vajze japoneze, i jati i te ciles kerkohet nga policia.

Film koral (me shume personazhe kryesore), “BABEL” do te rrefeje boten e sotme aktuale dhe mundesine e mos komunikimit midis komuniteteve, sikunder kulla e Babelit ku fliten gjithe gjuhet e botes.

Per mendimin tim, Inarritu me mire ta kish titulluar filmin e tij “Shume zhurme per asgje”. Film irritues, pretencioz (tangërlliks) me nje regjizure totalisht megallomane (gjoja simbolike), “BABEL” më bëri me dhimbje koke dhe më beri te humb durimin, edhe pse rezistova plot… 2 ore e gjysem (kaq zgjat filmi…).

 

Posted on 11th March 2009
Under: USAInárritu | No Comments »