Carlos Reygadas

Nga nje festival ne tjetrin…

Meqe ka qene dhe Festivali i filmit ne Kanë, ja nja dy filma te prezantuar ne ate te vjetshmin (2012) por qe kane dale neper kinema veçse javen qe shkoi : 

  ”Post Tenebras Lux”  – film meksikan me regji te Carlos Reygadas

Kur meksikani Reygadas filloi te beje filma,  gjuajti shume larg që me te parin: “Japon” (te cilin ai e prezantoi ne festivalin e filmit ne Kane ne 2002) fitoi asokohe Kameren e Arte (filmi me i mire i nje regjizori te ri) si dhe fitoi nje reputacion te hatashem ne rrjetin e filmave “autor’ : mund te thuhet pa piken e dyshimit se tashme “Japon” eshte kthyer ne nje film-kult.

Pastaj, Reygadas realizon :

– “Batalla en el cielo” ne 2004 : e adhuroj ate film

– dy vite me pas (2007) “Stellet Light” ( Silent Light – Drite e heshtur) – film i mire qe me eshte dhene ta rishoh para pak muajsh

– dhe tani te katertin : Post Tenebras Lux : Pas territ, drita.

  

Me kete te fundit, vjet ne Kanë regjizori fitoi çmimin e mizaskenes (Best Director) por kjo nuk do te thote ndonje gje te madhe : Reygadas zor se eshte ende tek pasioni per çmimet. E ka kaluar ate faze. Edhe pse kjo nuk do te thote se filmi nuk e meriton ate çmim. Perkundrazi! Sapo fillon filmi, qe ne imazhet e para befasohesh nga origjinaliteti dhe fuqia shprehese e tyre!

I nje pasurie marramendese per nga forma, “Post tenebras lux” eshte jo pak kernac per nga narracioni. Megjithate, misticizmi dhe misterioziteti i tij ‘ekuilibrohen’ nga poetikja dhe politikja qe ‘fshihen’ heshtur pas çdo plani dhe qe e bejne filmin aq vulnerabel sa qe spektatori mund ti vere atij çdo lloj etikete, por jo ta lërë ate indiferent!

 7.7

Trailer (click pic):

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

 “Mud” – film Amerikan me regji te Jeff Nichols 

Kete ka te mire kinofilia : kur fillon te shohesh filmat qe ben nje regjizor i ri ( “Shotgun stories“, filmin e tij debutues, Jeff Nichols e pat realizu ne 2007-n, kur ishte veçse 28 vjeç! ) mund ti renditesh njeri pas tjetrit dhe te besh nje permbledhje te ecurise se punes se tij.

Kshtu, nese filmi i pare i tij me pat pelqy, per te dytin, ”Take  shelter” kisha komentuar : “Asokohe, paskam shkruar se filmi i tij me kish pelqyer, dhe më kish bere pershtypje perdorimi i mire dhe me mend i buxhetit te vogel financiar. Ky opinion i atehershem korrespondon krejtesisht me te kunderten qe mendoj per “Take Shelter” : eshte evident se regjizori heziton ne perzgjedhjen e tij midis nje filmi intim indipendent amerikan dhe atij hollywoodian. Rezultati eshte i keq“.

Kesaj rradhe rezultati, per mendimin tim, eshte edhe me i keq! Sa me shume mjete financiare arrin te siguroje Jeff Nichols (i cili, per te treten here rradhazi eshte edhe skenarist i filmit te tij, pra e konsideron veten teresisht autor), aq me pak ‘e vertete’ behet kinematografia e tij. Ose thene ndryshe: filmi ka te gjitha sindromat e nje film-Sundance: uria e tij per te fituar notorietet shkaterron gjenuitetin e filmit, thjeshtesine dhe brishtesine (ta quajme keshtu) te tij.
Ncuk per mua…

4.0

trailer (click pic )

Posted on 28th May 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

“BATALLA EN EL CIELO” i Carlos Reygadas (Meksikë)

I erdhi radha per te parë “BATALLA EN EL CIELO” i Carlos Reygadas (Meksikë), qe shfaqet aktualisht ne kinema ne France.

I prezantuar ne muajin maj ne kokurim ne Festivalin e Kanës, “Batalla en el cielo” (aka “Battle in heaven”, aka “Beteja ne qiell”), ishte filmi më i debatuar gjate festivalit.

Filmi i dyte i 34 vjeçarit meksikan Carlos Reygadas (ne 2002-shin, regjizori prezantoi po ashtu ne Kanë filmin e tij te pare, “Japon“, nje film ky i paharrueshêm!), rrefen historine e nje shoferi te rendomtë meksikan qe merret me trafiqe te vogla kriminale. Por kjo eshte vetem fasada: ne thelb, filmi trajton konfliktet e brendshme qe ekzistojne ne brendësi te qenies njerezore : “Batalla en el cielo” eshte nje film qe ekzalton madhërinë e seksit dhe bukurinë e te shëmtuarës (Fat is beautiful). Nje film qe trondit, qe irriton, qe mrekullon. Fundja, filmi nuk eshte gje tjeter veçse nje tragjedi, meqe tre elementet themelorë te tragjedise greke jane prezentë: Atdheu, Seksi, Krimi.

Markos, shofer ordiner respekton atdheun dhe flamurin e vendit te tij. E shoqja, adhuron Virgjëreshën Marie. Por pesha e genjeshtrës se tyre dhe tmerri tragjik i akteve te tyre sherbejne si karburant ne nje film ku, “beteja ne qiell” e premtuar nga titulli i filmit, zhvendoset ne tokë, i kthyer ne nje ferr te vertete.

Nje tjeter personazh interesant i filmit eshte qyteti Mexico, kryeqyteti i Meksikës, qe ne film mund te shihet si nje personazh më vehte. Metropol ferrik, grumbullime turmash te marrosura pas fesë dhe djajve te neo-liberalizmit, histeri kolektive gjate pelegrinazheve fetare apo ndeshjeve te futbollit : “Batalla en el cielo” eshte nje perzierje e të ndyrës me te shenjtën, nje film qe rrjedh gjak, djersë, shurrë, spermë, lot !

Nje film i forte !

web-site i filmit (dhe TRAILER) : www.batallaenelcielo.com/