Alfonso Cuaron

Yyyyyyy GravitY !

Gravity” – film amerikan me regji te meksikanit Alfonso Cuaron

Ne bar do hanim, dhe nuk do e linim pa pare kete film! Dakort, jetojme ne epoke ultra mediatike dhe u be kohe qe nje film hollywoodian nuk ishte pritur (nga kritika e nga publiku njezeri!) nga nje ortek i tille superlativash: kryeveper thone ca, “yyyyyy, filmi me i bukur deri me sot ne 3D” – thone ca te tjere; “filmi me i madh per hapsiren kozmike” -ja presin te tjeret. Box office-i amerikan po ben puf nga numri i hatashem i biletave te shitura, makineria per triumfet e parashikuara ne Oscar eshte vajisur si kurre ndonjehere:  qe “Gravity” do hyje ne historine e kinemase, u mor vesh.
Por pyetja e vetme qe vlen eshte: a ja ndryshon vertet faqen kinemase ky film??

+++

Vizualisht, filmi te merr ne qafe. Por pikerisht, ketu qendron dhe problemi: me te gjitha gjasat, nese ai do ishte shfaqur ne nje salle te specializuar tip omnimax (siç eshte ajo e “Géode” ne Paris) , ai do kish edhe më interes. Ose me sakt, do kish interesin qe meritonte : efektet speciale vizuale e zanore do te mjaftonin per te krijuar nje dokumentar, dhe s’kish pse regjizori te lodhej duke sajuar nje skenar qe ne fakt mund ta shkruash ne nje faqe letre A4, as te lodhej te krijonte personazhe me gjasme psikologjikë (Sandra Botox, me falni desha te them Sandra Bullock evokon humbjen e femijes se saj, ndaj dhe me demek ka shkuar ne Hapsire, qe te harroje relaitetin e hidhur ne Toke : psikologji 2 lekshe me i llaf),  ndersa George Clooney a thua se po xhiron ate reklamen per Nespresso©.

Shkurt, filmi eshte i kompozuar me pamje (views), te cilat jane ok, jane te bukura ne vetvete, por amà nuk krijojne asnje imazh te vertete! Per shembull, marrim Sandra Bullock, e cila eshte nga fillimi ne fund personazhi kryesor i “Gravity” (dhe nga mesi e deri ne fund, edhe i vetmi personazh i tij) : problemi qendron ne faktin se ajo per asnje moment nuk kthehet ne IMAZH, pasi filmi te le pershtypjen se ai nuk i kushtohet asaj (filmi nuk eshte portreti i nje gruaje astronaute, kjo gje eshte mese evidente).  Marrim hapsiren kozmike : ok, ajo pasqyrohet ne film dhe per nje moment, mund te thuhet biles se filmi i dedikohet asaj (dhe ne kete rast, hapsira do te ishte IMAZHI i filmit). Por as kjo nuk eshte e vertete ! Andej nga treçereku i tij, Sandra degjohet te thote : “I hate the space” dhe, nuk ka veçse nje qellim : te kthehet ne Toke, pra te çaje ferren  nga Hapsira Kozmike! Filmi eshte gjithshka (ne fakt, nuk eshte asgje) , perveçse nje himn per të.

Po me vjen ne mendje “2001 A Space Odyssey” i Stanley Kubrick. Ai film eshte krejt e kunderta e ketij, sepse jo vetem qe eshte nje himn i mrekullueshem per Hapsiren Kozmike,  por eshte i pershkruar fund e krye nga nje spiritualizem metafizik i pashoq.  Perkunder Kubrick-ut, regjizori i “Gravity” nuk e shfrytezon talentin e tij (per efektet speciale) ne menyre qe te na propozoje  ndonje gje tjeter perveç ndonje simboli langaraq (pas metaforave langaraqe javen qe shkoi, u ka ardhur rradha simboleve) si ai i barkut te “Tokes Nënë”  ( “Mother Earth”,thote Kowalski dmth G. Clooney).

Dakort, mund te me thone se sot ne 2013, specia njerezore mund te jete e zhgenjyer nga Hapsira Kozmike, pra nuk jemi më ne 1969 (viti i daljes se filmit te Kubrick), vit kur ambincja ishte pikerisht per te eksploruar Hapsiren, per t’ju ‘dorezuar’ asaj. Por, a nuk eshte mision i nje regjizori pikerisht te TEJKALOJE “l’air du temps”, tendencen e kohes qe ai jeton ?! A  nuk eshte misioni i tij te dale pertej, ne Hapsire? Ne vend qe te kthehet ne … Toke ???!

6.0

TRAILER :   http://www.youtube.com/watch?v=ufsrgE0BYf0

click:

***

Posted on 27th October 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »