– Meksike

Yyyyyyy GravitY !

Gravity” – film amerikan me regji te meksikanit Alfonso Cuaron

Ne bar do hanim, dhe nuk do e linim pa pare kete film! Dakort, jetojme ne epoke ultra mediatike dhe u be kohe qe nje film hollywoodian nuk ishte pritur (nga kritika e nga publiku njezeri!) nga nje ortek i tille superlativash: kryeveper thone ca, “yyyyyy, filmi me i bukur deri me sot ne 3D” – thone ca te tjere; “filmi me i madh per hapsiren kozmike” -ja presin te tjeret. Box office-i amerikan po ben puf nga numri i hatashem i biletave te shitura, makineria per triumfet e parashikuara ne Oscar eshte vajisur si kurre ndonjehere:  qe “Gravity” do hyje ne historine e kinemase, u mor vesh.
Por pyetja e vetme qe vlen eshte: a ja ndryshon vertet faqen kinemase ky film??

+++

Vizualisht, filmi te merr ne qafe. Por pikerisht, ketu qendron dhe problemi: me te gjitha gjasat, nese ai do ishte shfaqur ne nje salle te specializuar tip omnimax (siç eshte ajo e “Géode” ne Paris) , ai do kish edhe më interes. Ose me sakt, do kish interesin qe meritonte : efektet speciale vizuale e zanore do te mjaftonin per te krijuar nje dokumentar, dhe s’kish pse regjizori te lodhej duke sajuar nje skenar qe ne fakt mund ta shkruash ne nje faqe letre A4, as te lodhej te krijonte personazhe me gjasme psikologjikë (Sandra Botox, me falni desha te them Sandra Bullock evokon humbjen e femijes se saj, ndaj dhe me demek ka shkuar ne Hapsire, qe te harroje relaitetin e hidhur ne Toke : psikologji 2 lekshe me i llaf),  ndersa George Clooney a thua se po xhiron ate reklamen per Nespresso©.

Shkurt, filmi eshte i kompozuar me pamje (views), te cilat jane ok, jane te bukura ne vetvete, por amà nuk krijojne asnje imazh te vertete! Per shembull, marrim Sandra Bullock, e cila eshte nga fillimi ne fund personazhi kryesor i “Gravity” (dhe nga mesi e deri ne fund, edhe i vetmi personazh i tij) : problemi qendron ne faktin se ajo per asnje moment nuk kthehet ne IMAZH, pasi filmi te le pershtypjen se ai nuk i kushtohet asaj (filmi nuk eshte portreti i nje gruaje astronaute, kjo gje eshte mese evidente).  Marrim hapsiren kozmike : ok, ajo pasqyrohet ne film dhe per nje moment, mund te thuhet biles se filmi i dedikohet asaj (dhe ne kete rast, hapsira do te ishte IMAZHI i filmit). Por as kjo nuk eshte e vertete ! Andej nga treçereku i tij, Sandra degjohet te thote : “I hate the space” dhe, nuk ka veçse nje qellim : te kthehet ne Toke, pra te çaje ferren  nga Hapsira Kozmike! Filmi eshte gjithshka (ne fakt, nuk eshte asgje) , perveçse nje himn per të.

Po me vjen ne mendje “2001 A Space Odyssey” i Stanley Kubrick. Ai film eshte krejt e kunderta e ketij, sepse jo vetem qe eshte nje himn i mrekullueshem per Hapsiren Kozmike,  por eshte i pershkruar fund e krye nga nje spiritualizem metafizik i pashoq.  Perkunder Kubrick-ut, regjizori i “Gravity” nuk e shfrytezon talentin e tij (per efektet speciale) ne menyre qe te na propozoje  ndonje gje tjeter perveç ndonje simboli langaraq (pas metaforave langaraqe javen qe shkoi, u ka ardhur rradha simboleve) si ai i barkut te “Tokes Nënë”  ( “Mother Earth”,thote Kowalski dmth G. Clooney).

Dakort, mund te me thone se sot ne 2013, specia njerezore mund te jete e zhgenjyer nga Hapsira Kozmike, pra nuk jemi më ne 1969 (viti i daljes se filmit te Kubrick), vit kur ambincja ishte pikerisht per te eksploruar Hapsiren, per t’ju ‘dorezuar’ asaj. Por, a nuk eshte mision i nje regjizori pikerisht te TEJKALOJE “l’air du temps”, tendencen e kohes qe ai jeton ?! A  nuk eshte misioni i tij te dale pertej, ne Hapsire? Ne vend qe te kthehet ne … Toke ???!

6.0

TRAILER :   http://www.youtube.com/watch?v=ufsrgE0BYf0

click:

***

Posted on 27th October 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

Sa vlen një orgji piroteknike, e sinqertë dhe optimiste??

“PACIFIC RIM” – film Amerikan me regji te Guillermo del Toro

Kur ben vape dhe nuk ke kondicioner ne shtepi, kur nje nga 2-3 blockbusterat e kesaj vere eshte realizuar çuditerisht nga nje regjizor per te cilin kam patur gjithmone nje far konsiderate (meksikani del Toro i Labirintit te Panit), kur mjeket keshillojne frekuentimin e sallave te kinemave, atehere ç’duhet bere ? Duhet shkuar dhe pare PACIFIK RIM. E duhet thene: nese te gjithe blockbusterat estivale jane si ky, plaste termometri  :-)

Sepse filmi eshte vertet i mire! Skenari nuk ka ku te shkoje me te thjeshte: Kaijuve, mostrave qe dalin nga uji e qe synojne shuarjen e jetes ne Toke, u kundervihen Jaegersat, robotë me permasa sa dhe monstrat ne fjale, te kontrolluar nga 2 plote (qe komunikojne me ndihmen e telepatise, fale nje kordoni neuronal).

Super-monstra vs. super-robotë : program veror per shpetim planetar. Why not ??!

Nese kish diçka qe me merziti, ishte fakti se filmi ishte ne 3D. NUk kam asgje kunder 3D se famshme, por problemi ishte se dimensioni i trete nuk i shtonte asnje vlere filmit! Por sot, duke lexuar nje interviste te regjizorit, mesova se “Pacific Rim” nuk ishte xhiruar fare, po fare-fare amà ne 3D dhe ishte konvertuar ne i tille vetem në… post-production! Dhe kjo, thjesht per ti permbushur nje deshire (kapriçio? pastiçio?) producentit, dmth te plotfuqishmit WARNER, me gjithe kundershtimin e regjizorit (i cili thosh se, ne princip, mendon se 3D nuk mund t’i sjell asnje vlere kinematografike kinemase por nejse, ky eshte tjeter debat).

 

 

 

 

 

 

Po ashtu, nga intervista mesova disa gjera interesante si per shembull faktin qe Del Toro na paska studjuar me jo pak vemendje tablo te tilla si “El Coloso” i Francisco de Goya ose “The wave” e japonezit Hokusai.
Nuk habitem, pasi duket ashiqare se filmi eshte bere ‘me qejf’, me pasion, me sinqeritet, me bujari. Veti te rralla keto per nje  blockbuster!! Biles mua me duket gje e mire qe skenari eshte i thjeshte e mund te shkruhej ne nje flete formati A4: fundja eshte mese evidente se regjizori ka preferuar ‘te argetohet’ e te na argetoje me energjine qe filmi prodhon, fatmiresisht duke mos rene ne videoclip-izem : lenda, materja e filmit, ne nje pjese më shume se te madhe, eshte kinematografi e mirefillte !

Mbetet te shihet se sa vlen nje origji e tille piroteknike qe, siç thosha, eshte e bere me sinqeritet, talent dhe optimizem.
Kinemaja eshte besim, eshte feithfoifides. Qe nga momenti qe e ke besuar, qofte kjo edhe nje orgji, detyrimisht qe edhe e ke pranuar. Dhe qe nga momenti qe e ke pranuar (pra: nuk ke dale nga kinemaja, nuk ke nderruar DVD, nuk ja ke futur gjumit), nota eshte detyrimisht kaluese. Aty pastaj, secili ka nje opinion te tijin (qe varet nga shume faktore).

Per mua, nota : 7.8

Trailer i filmit :

 

Posted on 24th July 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

Nga nje festival ne tjetrin…

Meqe ka qene dhe Festivali i filmit ne Kanë, ja nja dy filma te prezantuar ne ate te vjetshmin (2012) por qe kane dale neper kinema veçse javen qe shkoi : 

  ”Post Tenebras Lux”  – film meksikan me regji te Carlos Reygadas

Kur meksikani Reygadas filloi te beje filma,  gjuajti shume larg që me te parin: “Japon” (te cilin ai e prezantoi ne festivalin e filmit ne Kane ne 2002) fitoi asokohe Kameren e Arte (filmi me i mire i nje regjizori te ri) si dhe fitoi nje reputacion te hatashem ne rrjetin e filmave “autor’ : mund te thuhet pa piken e dyshimit se tashme “Japon” eshte kthyer ne nje film-kult.

Pastaj, Reygadas realizon :

– “Batalla en el cielo” ne 2004 : e adhuroj ate film

– dy vite me pas (2007) “Stellet Light” ( Silent Light – Drite e heshtur) – film i mire qe me eshte dhene ta rishoh para pak muajsh

– dhe tani te katertin : Post Tenebras Lux : Pas territ, drita.

  

Me kete te fundit, vjet ne Kanë regjizori fitoi çmimin e mizaskenes (Best Director) por kjo nuk do te thote ndonje gje te madhe : Reygadas zor se eshte ende tek pasioni per çmimet. E ka kaluar ate faze. Edhe pse kjo nuk do te thote se filmi nuk e meriton ate çmim. Perkundrazi! Sapo fillon filmi, qe ne imazhet e para befasohesh nga origjinaliteti dhe fuqia shprehese e tyre!

I nje pasurie marramendese per nga forma, “Post tenebras lux” eshte jo pak kernac per nga narracioni. Megjithate, misticizmi dhe misterioziteti i tij ‘ekuilibrohen’ nga poetikja dhe politikja qe ‘fshihen’ heshtur pas çdo plani dhe qe e bejne filmin aq vulnerabel sa qe spektatori mund ti vere atij çdo lloj etikete, por jo ta lërë ate indiferent!

 7.7

Trailer (click pic):

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

 “Mud” – film Amerikan me regji te Jeff Nichols 

Kete ka te mire kinofilia : kur fillon te shohesh filmat qe ben nje regjizor i ri ( “Shotgun stories“, filmin e tij debutues, Jeff Nichols e pat realizu ne 2007-n, kur ishte veçse 28 vjeç! ) mund ti renditesh njeri pas tjetrit dhe te besh nje permbledhje te ecurise se punes se tij.

Kshtu, nese filmi i pare i tij me pat pelqy, per te dytin, ”Take  shelter” kisha komentuar : “Asokohe, paskam shkruar se filmi i tij me kish pelqyer, dhe më kish bere pershtypje perdorimi i mire dhe me mend i buxhetit te vogel financiar. Ky opinion i atehershem korrespondon krejtesisht me te kunderten qe mendoj per “Take Shelter” : eshte evident se regjizori heziton ne perzgjedhjen e tij midis nje filmi intim indipendent amerikan dhe atij hollywoodian. Rezultati eshte i keq“.

Kesaj rradhe rezultati, per mendimin tim, eshte edhe me i keq! Sa me shume mjete financiare arrin te siguroje Jeff Nichols (i cili, per te treten here rradhazi eshte edhe skenarist i filmit te tij, pra e konsideron veten teresisht autor), aq me pak ‘e vertete’ behet kinematografia e tij. Ose thene ndryshe: filmi ka te gjitha sindromat e nje film-Sundance: uria e tij per te fituar notorietet shkaterron gjenuitetin e filmit, thjeshtesine dhe brishtesine (ta quajme keshtu) te tij.
Ncuk per mua…

4.0

trailer (click pic )

Posted on 28th May 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Año bisiesto” (Viti me 366 ditë) – film meksikan me regji te Michael Rowe

 

-FITUES i KAMERËS SE ARTE (filmi i parë i nje regjizori) ne edicionin 2010 te Festivalit te Kanës

Ky regjizori i ri meksikan (Michael Rowe) ka vene nje bast artistik : që ne filmin e tij te parë, per te na rrefyer monotonine e jetes se Laures, nje vajze te re meksikane, na tregon vetem mbremjet e saj te vetmuara ne apartamentin e saj. Vetem mbremjet. Dhe sfilaten e meshkujve qe ajo fut ne shtepi, te cilet i takon weekend-eve, ne darkë, neper diskoteka.
Deri ne momentin kur takon Arturon, me te cilin fillon nje lidhje te forte sado-mazohiste…

Asgje e re nga fronti i Perendimit- do thote dikush, po te kemi parasysh filmin-matricë te Chantal Akerman “Jeanne Dielman” (1975). I njejti princip eshte “zbatuar” edhe tek “Año bisiesto” (Viti bisekstil – dmth viti çift -me 366 dite)

: skena te “thata”, perseritese, “mekanike”.

E megjithate, ka diçka interesante tek perseritja “monotone” e mbremjeve te Laures. Edhe tek takimi me Arturon. E megjithate ka nje problem, dhe ky problem per mendimin tim nuk eshte forma (qe, edhe pse eshte nje bast i forte artistiko-formalisto-ekzigjent, regjizori arrin t’ja dalë mbanë, me shume sukses !).

Problemi i filmit, ne fakt, eshte permbajtja : ne fund te tij, regjizori arsyeton (justifikon, ne nje fare menyre) sjelljet e heroines se filmit me raportet e dyshimta (te supozuara) inçestuale qe ajo duhet te kete patur me babain e saj, ne femijeri. Te krijohet pershtypja se regjizori rreket te gjeje fajtorë konkretë, filanin ose fistekun (ne rastin tone, te atin e heroines) : Jemi vite drite larg kritikes pa konçesione qe i ben shoqerise perendimore nje film si “Jeanne Dielman” i Chantal Akerman-it.

Por, per te qene te sinqerte, ky nuk eshte fort faji i regjizorit. Eshte më se tepermi faji i epokes qe jetojme. Jetojme epoke konservatore, ku notojne te lumtura ide te djathta, sipas te cilave per A apo B situatë, faji eshte i X-it apo Y-it (filan personi), e kurrsesi i kushteve e rrethanave ekonomike e sociale.

Siç eshte koha, ashtu jane dhe filmat…

6.0

Posted on 8th July 2010

Under: MeksikeCannesIndipendent | No Comments »

“BATALLA EN EL CIELO” i Carlos Reygadas (Meksikë)

I erdhi radha per te parë “BATALLA EN EL CIELO” i Carlos Reygadas (Meksikë), qe shfaqet aktualisht ne kinema ne France.

I prezantuar ne muajin maj ne kokurim ne Festivalin e Kanës, “Batalla en el cielo” (aka “Battle in heaven”, aka “Beteja ne qiell”), ishte filmi më i debatuar gjate festivalit.

Filmi i dyte i 34 vjeçarit meksikan Carlos Reygadas (ne 2002-shin, regjizori prezantoi po ashtu ne Kanë filmin e tij te pare, “Japon“, nje film ky i paharrueshêm!), rrefen historine e nje shoferi te rendomtë meksikan qe merret me trafiqe te vogla kriminale. Por kjo eshte vetem fasada: ne thelb, filmi trajton konfliktet e brendshme qe ekzistojne ne brendësi te qenies njerezore : “Batalla en el cielo” eshte nje film qe ekzalton madhërinë e seksit dhe bukurinë e te shëmtuarës (Fat is beautiful). Nje film qe trondit, qe irriton, qe mrekullon. Fundja, filmi nuk eshte gje tjeter veçse nje tragjedi, meqe tre elementet themelorë te tragjedise greke jane prezentë: Atdheu, Seksi, Krimi.

Markos, shofer ordiner respekton atdheun dhe flamurin e vendit te tij. E shoqja, adhuron Virgjëreshën Marie. Por pesha e genjeshtrës se tyre dhe tmerri tragjik i akteve te tyre sherbejne si karburant ne nje film ku, “beteja ne qiell” e premtuar nga titulli i filmit, zhvendoset ne tokë, i kthyer ne nje ferr te vertete.

Nje tjeter personazh interesant i filmit eshte qyteti Mexico, kryeqyteti i Meksikës, qe ne film mund te shihet si nje personazh më vehte. Metropol ferrik, grumbullime turmash te marrosura pas fesë dhe djajve te neo-liberalizmit, histeri kolektive gjate pelegrinazheve fetare apo ndeshjeve te futbollit : “Batalla en el cielo” eshte nje perzierje e të ndyrës me te shenjtën, nje film qe rrjedh gjak, djersë, shurrë, spermë, lot !

Nje film i forte !

web-site i filmit (dhe TRAILER) : www.batallaenelcielo.com/

“Pan’s labyrinth” (”Labirinti i Panit) film spanjoll nga Guillermo Del Toro

Image resultRegjizori meksikan i “Hellboy“, Guillermo Del Toro, na ka bere kete rradhe nje film spanjoll, një perralle fantastiko-horror te cilin e prezantoi ne festivalin e Kanës kete vit.

Labirinti i Panit” i merr ngjarjet ne Spanjen frankiste te vitit 1944: eshte fundi i Luftes se dyte boterore. Ne qender te filmit eshte kapiteni fashisto-frankist Vidal, qe martohet me nje grua të vé qe ka nje vajze 10 vjeçare, Ofelia e cila zbulon nje dite një labirint misterioz tek shtepia e njerkut te saj. Pan-i, nje kreature demoniake dhe e çuditshme i shpjegon vajzes se vogel qe ajo eshte princesha e vertete e mbreterise se labirintit.

Filmi fare mire mund te titullohej “Liza ne botën e fashistëve”. Ofelia, qe eshte e detyruar te jetoje me njerkun e saj fashist dhe sadik, detyrohet të “fshihet” ne botën e perrallave dhe te magjisë duke krijuar nje paralel midis njerkut fashist dhe sadik dhe kreatures monstruoze te labirintit.

Problemi i filmit, per mendimin tim qendron ne ate qe bota reale dhe bota perrallore nuk jane filmuar me te njejtin frymezim gje qe e ben filmin te rende, e nganjehere te shemtuar…

 

Posted on 11th March 2009
Under: SpanjeG. del Toro | No Comments »

“SANGRE” – film meksikan i Amat Escalante

Image result“SANGRE”, filmi i regjizorit më te ri pjesëmarres ne Kanë (Amat Escalante ka veçse 26 vjeç !), eshte nga te fundit filma të prezantuar ne Festivalin e Kanës e që ende nuk kish dalë ne ekranet e kinemase.

Ka nje lidhje midis “SANGRE” te Amat Escalante-s dhe “Batailla en el cielo“, film meksikan i Carlos Reygadas: Escalante ka qene asistent regjizor i Reydegas dhe ky i fundit, eshte producent i “SANGRE”.

Ajo qe i lidh keta dy regjizore nuk eshte vetem fakti qe filmojne jeten ne Meksikë, por fakti se te dy e veshtrojne dhe e filmojne jeten ne menyre frontale: te dy arrijne te filmoje personazhe qe pothuaj askush nuk ka deshire ti shikoje si personazhe te nje filmi. Behet fjale per personazhe te tille te jetes qe ne gjuhen shqipe, etiketohen me nje cinizëm te pashoq si njerëz koti, pra per personazhe, jetët e te cileve gati-gati do dëshironim t’i injoronim ose akoma më mirë, te mos ekzistonin fare.

Por ato ekzistojnë! Anti-heroi i filmit quhet Diego. S’mund te thuhet se eshte i bukur, s’mund te thueht se ka nje pune interesante (punon roje dere ne nje Gjykatë). Ne mbremje, kur kthehet ne shtepi, e pret e shoqja, Bianca, shume më e re se ai por aspak më e bukur e qe punon ne nje fast-food japonez.

Jeta e tyre eshte e nje monotonie heroike : flasin pak, shikojne ne mbrëmje ulur ne kanapé telefilma rozë (”Prescilla ma drodhi me John-in, qe eshte dashnori i Samantës!”), ***** mekanikisht tek e njejta kanapé, por pa ndonje pasion te veçante. E megjithate, Bianca, e shoqja, eshte xheloze per vdekje, eshte posesive.

Me pas ndodh diçka e forte ne historine e perditshmerise se tyre te rendomtë, por e gjitha kjo eshte filmuar me nje anti-dramaticitet qe nuk te shtyn te emocionohesh “me zor”. E prap se prap filmi eshte i mrekullueshem: ndriçimi, fokusimi, planet filmike e bejne filmin fashinant dhe gati-gati pervers ne fashinacionin qe qe ai ndjell.

“SANGRE” eshte nje film turbullues, “i çuditshëm”, nje film mbi frustracionet (sikletet) e qenies njerezore, mbi vetminë, mbi indiferencen, mbi tmerrin e perditshmërisë. Nje film aspak komod (confortable) por nje film… ESENCIAL !

Posted on 9th March 2009
Under: MeksikeEscalante | No Comments »