– Kanada

“A dangerous method” – film amerikan me regji te David Cronenberg

Kur Cronenbergu ben nje film te ri (ritmi zakonisht eshte nje here ne dy vjet), une behem shend e verë sepse ai ka nje te mire : nuk del asnjehere huq, gjithmone filmat e tij jane ose te mire, ose shume shume te mire. I fundit fare-fare, “Eastern Promises” ishte i vetmi qe me kish zhgenjyer. Dhe me kujtohet fare mire arsyeja : Cronenbergu ne ate film, notonte ne ‘ujra’ qe nuk i njihte mire : kanadezo-amerikani Cronenberg, merrej me mafjen ruse ne Londer ! Dhe bente muuuu mos njohja e mire e atij universi nga ana e regjizorit.

Kesaj rradhe, Cronenbergu vazhdon te merret me Europen, kesaj rradha me ate te fillim shek XX, e më saktesisht, me dy psikiater te medhenj te asaj periudhe : Frojdin dhe Jungun. Dhe qe per mendimin tim, bie ne te njejtin gabim si tek ai i filmit te tij pararendes : më duket se Cronenbergu nuk merr vesh fort ndonje gje te madhe nga psikanaliza, edhe pse “Nje metode e rrezikshme” eshte para se gjithash nje roman (te cilin, kineasti e ka vene ne skene permes filmit te tij, i film i cili më se shumti me nxit te lexoj ndonje ditë librin, se sa te pelqeja atë).

Mendoj se “A dangerous Method” do dilte nje seri e mrekullueshme televizive, e realizuar qofte edhe nga vete Cronenbergu sepse, per shembull, si mund ti pershfaqesh 13 ore bisede (kjo ka ndodhur realisht) midis Frojdit dhe Jungut, në 3-4 minuta kohë, e ç’eshte me e keqja, permes nje mizaskene ultra akademike ??! Shto ketu faktin qe, per fat “te keq”, çoç marr vesh jo pak nga psikanaliza, keshtu qe e kisha te pamundur te shikoja nje film 1 ore e 40 minutesh, qe rrefente nje histori prikanalitike prej 11-12 vitesh, e gjitha kjo, siç thash me lart, permes nje mizaskene ultra akademike ???! Per shembull : heroina e filmit, e semure mendore, ulet ne karrike, perballë doktor Jungut (ose me dakt, ai qendron nga prapa), dhe fillon jo vetem te flase per jeten e saj (si me çeles !!  – gje e pamundur ne psikanalize !!), por dhe evokon babain e saj dhe femijerine e saj ne krye te 30 sekondave bisede !!

C’eshte per te ardhur keq, eshte fakti se filmi, i cili ka patur jo pak sukses tek publiku intelektual & inteligjent, te jep pershtypjen se eshte shitur si nje “produkt kulturor internacional”. Te njejten shije me kane dhene edhe “produktet” te tjera kulturoro-internacionale te ketij viti : filmi Nani Morettit, i Bela Tarr, i Alain Cavalier, i Aki Kaurismakit : te gjithe te krijojne pershtypjen se jane paketuar “siç duhet“, jane shitur “siç duhet“, nderkombetarizuar “siç duhet” : il sont rentrés dans leur frais – kur thote frengu ( e kane nxjerre lekun e tyre- ne shqip). Te jete kjo valle, per kinematografine autoriale europiane nje nga pasojat e krizes aktuale ekonomike ??  Ndofta !

Edhe nje mekat i fundit i filmit, edhe pse do ja beja kabull me shume deshire, nese “A dangerous method” do me pelqente qofte dhe i folur ne anglisht. Pra e kam fjalen per gjuhen e filmit. Frojdi, Jungu, gjermano-foles par excellence, tek “A dengerous method” na flasin gjithe kohen… anglisht ! Ok, une e di qe nje anakronizem i tille, ka vite dhe dekada qe eshte pranuar nga arti kinematografik (egjiptianet e vjeter, Aleksandri i madh, hitlerianët e ‘Listes se Shindlerit’ te Spielbergut etj etj, shqepen duke fol ne anglisht ne filmat qe u kushtohen atyre !! ). Une e di se, edhe e anasjellta, nuk eshte kusht qe filmi te jete automatikisht i mire (per shembull : Jezu Krishti vertet flet ne aramisht, tek “Pasioni i Krishtit’ i Mel Gibsonit, por ai eshte nje nga filmat me te qelbur, debile e imorale te gjithe historise se kinemase !!). E megjithate, te injorosh teresisht te folurin ne gjuhen autentike te personazheve historikë, me duket po aq e ezkagjeruar, sidomos per nje film te kalibrit te Cronenbergut ! Dreqi e mori ! Per me teper qe “A dengerous method” eshte i bazuar tek fjala, tek fjalët (fundja, psikanaliza me fjale behet, nuk behet me pune krahu !!) Fjala, tek ky film, eshte nje element artistik, qe integrohet ne estetiken e vete filmit. Dhe qe çuditerisht, e degjojme vetem ne anglisht…

Pra : a mos ndofta filmi i Cronenbergut do kish qene më i mire nese do kish qene ne gjermanisht ?? Sigurisht, casting-u i aktoreve nuk do kish qene ky qe eshte (Viggo Mortensen, Michael Fassbinder…); pa dyshim qe ky casting, do kish qene i nje niveli me pak prestigjoz. Por jo automatikisht më i keq ! Po ashtu, nese filmi xhirohej ne gjermanisht, do kish me pak buxhet. Ok. Por kjo prap nuk do te thote se do te ishte më i keq ! Ndofta biles mund te ishte… me i mire !

5.0

trailer i filmit :


YouTube – A Dangerous Method – Official Trailer [HD]

***

Posted on 26th January 2012

Under: USACronenberg | No Comments »

“Cosmopolis” – film kanadez me regji te David Kronenberg

Romancierit Don DeLillo (nje nga dy-tre shkrimtareve me interesante aktuale amerikane) i kisha lexuar vetem dy romane : te fundit te tij, dmth “Point Omega”- 2010 (me ka pelqy shume !!) dhe “Cosmopolis”- ne 2003. Dua te them se, rastesia kish dashur qe te kisha lexu vepren mbi te cilen eshte bazuar Cronenbergu per te realizuar filmin e tij te fundit, film qe jo me shume se nje jave me pare u shfaq edhe ne Festivalin e Kanes.

Nese ideja per te ndertuar “Cosmopolis”-in duke marre si qender interierin e limuzines se heroit kryesor eshte interesante (80% e ngjarjeve te filmit zhvillohen pikerisht aty), ideja tjeter per te marre pothuaj kallup dialogjet e librit dhe per ti vene ato ne film, eshte… krejt e deshtuar ! Pse ? Sepse, dialogjet, nese jane tejet intriguese (interesante, transgresive, provokuese… etj etj) ne liber, ne film ato nuk shkojne, nuk funksionojne. Dhe kjo, per nje parsye te thjeshte : mizaskena nuk eshte interesante, transgresive, provokuese (siç jane dialogjet), pra ajo nuk eshte e te njejtit nivel me dialogjet e perdorura. Ajo, pra mizaskena, nuk eshte veçse nje seri e merzitshme “Shot reverse shot” (http://en.wikipedia.org/wiki/Shot_reverse_shot) ne funksion banal te dialogjeve dhe kaq ! Gjuhes ‘aventurore’ te DeLillo-s, Cronenbergu i ‘kunderve’ nje film te bute (gati-gati qullac) dhe te plakur. Ku eshte Cronenbergu i transpozimeve te romaneve qe konsideroheshin si pamundesisht te traspozueshem ne kinema, pra i “Naked Lunch”, romanit te Burroughs apo i “Crash”, romanit te J. G. Ballard ??

Me duket se problemi eshte i meposhtmi : Cronenbergu, per mizaskenen e filmit, eshte mjaftuar me pasurine dhe pushtetin e heroit kryesor dhe kaq. Ose, thene ndryshe, i ka mjaftuar te mbledhe bashke : nje kolltuk-fron, nje limuzine te madhe, nje pale gjyslyke te zeza shic, nje kostum te ‘thjeshte’ por klas dhe elegant, nje… nje… dhe kaq. I pasuri (i kamuri) krijon diskurs. Pasuria (kamja) krijon fabul, dmth metafore ! E keni vene re qe, kur shikojme njerez te kamur dhe kur kjo gje na duket reale, e vertete (si te thuash), kenaqemi shpejt ??! Ne fakt, kenaqemi me metaforen ! Kete ka bere dhe Cronenbergu, eshte kenaqur me aq. Ose me sakte : eshte fshehur pas metafores qe ka gjetur, duke harruar te na FLASË.

5.0

trailer i filmit :

ps: qeflijet e Robert Pattinsonit te “Twilight” te shkojne urgjentisht te shohin filmin. Do ngelin te kenaqura (lol)

***

Posted on 28th May 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Curling” – film kanadez me regji te Denis Côté

    

Ka qene ajo shprehja : “Kur te rritem, do te behem minator” ; ndersa une do them tash e tutje : “Kur te rritem, do bej nje film indipendent e do ta çoj ne nje festival filmi !”.
Sepse ky duket te jete pothuaj i vetmi shqetesim i ketij regjizori frankofon nga Quebec-u : te beje nje film sipas te gjitha ‘normave’ te nje “filmi indipendent” dhe ta çoje ne nje festival, po ashtu filmi ! Po une, pse mos bej njesoj ?? 

3.0

Posted on 21st November 2011
Under: Venezia | No Comments »

3 filma te rinj parë kete javë :

– “Un Homme qui crie” (”Klithma e nje burri“) – film çadian me regji te Mahamat Saleh Haroun.
Edhe pse eshte gje e rralle te shohesh filma afrikanë, ky eshte i dyti film qe i shoh ketij regjizori:
Daratt pothuaj nuk me kish pelqyer fare; ky fundit eshte edhe më i keq, edhe pse, ne minutat e para, fillon mire…. . Festivali i sivjetshem i Kanes duket te kete qene tmerresisht i dobët, po te mendosh se ky film ishte ne 19-shen e filmave ne konkurim zyrtar, dhe pat fitu biles dhe çmimin e trete (çmimi i Jurise)…
nota: 3.0
*********************************************************

 

-”Bal” (“Mjalti”) – film turk me regji te Semih Kaplanoglu

Edhe nga ky regjizor, kam pase parë para dy-tre vitesh nje film tjeter tijin, “Yumurta” (Veza), film qe me kish pelqy ! Ndersa ky tjetri, “Mjalti” (qe eshte pjese e nje trilogjie filmike, “Veza, Mjalti, Qumeshti”), me pelqeu shume here me pak. Ashtu sikunder dhe filmi afrikan i lart-permendur, “Mjalti” nuk fillon keq, vazhdon relativisht mire, por … nuk arrin te dale aty ku “pretendon”…
C’eshte edhe me e deshperueshme, eshte fakti qe filmi ka fituar kete vit Ariun e Arte ne Festivalin e filmit ne Berlin, (festival qe u be vite qe eshte gjithe e me i keq ne perzgjedhjet e tij, ne ndryshim, per shembull, nga ai i Venecias qe ka propozuar filma gjithe e me interesante, keto vitet e fundit).

nota : 5.5

************************************************

“Les amours imaginaires” (”Dashurite imagjinare” -Heartbearts) – film kanadez me regji te Xavier Dolan

Njesoj si dhe per dy filmat e tjere, edhe ketij regjizori (Xavier Dolan) i kisha pare nje film tjeter vjet, filmin e tij te pare fare : “Si e vrava nenen time“. Veçantia e regjizorit eshte fakti se vjet ai kishte 20 vjeç (dhe luante rolin kryesor ne film!) dhe te njejten gje ben dhe kete vit: luan rolin kryesor, dhe si regjizor, ka veçse nje vit me shume, dmth 21.

Vjet, per filmin e tij qe rrefente andrallat e adoleshences se tij, kisha shkruar : “Film i mire. Qe veçse mund te lavderohet.
E vetmja gje qe mbetet eshte fakti se, a do ti mbaje keto premtime cilesore kinematografike regjizori i ri, ne filmat e tij te ardhshëm. Per t’u parë… !
“.

Por edhe kesaj rradhe, per filmin e tij te dyte qe rrefen andrallat e tij sentimentale, më duket se duhet pritur ende per te thene diçka te sigurt per talentin e tij. Pasi mendimi im eshte se filmi i tij i dyte, eshte me pak premtues se i pari… Dhe vazhdoj te kem pershtypjen se filmat e tij jane ende “detyra shtepie”, jo ne sensin e keq (sepse ka “detyra shtepie” fort te levdueshme !), por fakti qe ai luan rolin kryesor ne filmat e tij (gjithmone autobiografike), forcojne kete aspekt “dyshues”…

nota : 5.8

***

Posted on 5th October 2010
Under: CannesKanadaBerlinIndipendent | No Comments »

“Eastern Promises” – “Premtimet e Lindjes”- film nga david Cronenberg

Ah Cronenberg, Cronenberg ! Erdhi me ne fund dhe ketej oqeanit filmi i tij i fundit “Eastern Promises“.
Cronenberg eshte nga te rrallet regjizore per te cilet kam thene gjithmone me vehte :”Ky nuk ben kurre filma te keqinj” , por… me duket se ndodhi e paparashikuara: edhe mua m’u duk goxha i dobet Cronenberg-u i fundit…

Per mendimin tim, problemi eshte i thjeshte: per sa kohe Cronenberg-u bente filmat e tij ne Kanada, pra ne “Amerikat e Veriut”, ishte ne rregull me ate qe na shpaloste para syve, pra me universin e tij që, edhe pse i veçante (tema qendrore e filmave te tij eshte raporti mish(trup) – mendje, jemi dakort besoj), ishte bindes, sepse ishte amerikano verior (kanadez ose amerikan), pra gjeografia e filmave te tij korrespondonte me gjeografine e jetes se regjizorit.
Kete rradhe Cronenberg-u ka nderruar gjeografi, dhe merret me mafian ruse (ne Londer); biles nuk ka rendesi fare qe eshte ne Londer: universi i filmit eshte Rusia, bota sllave, mafia ruse.

Por si duket, “ce n’est pas sa tasse de thé” (thote frengu),pra nuk eshte bota e tij, universi i tij. Mua m’u duk fallco gati 80% e filmit!

Filmi eshte komplet i parashikueshem, edhe pse, per mendimin tim, nuk eshte ky qellimi i Cronenberg-ut. Pra, filmi vetem ne dukje (ne aparence) eshte nje thriller (suspens), ne thelb filmi eshte nje rremim në thellesisite e botes njerezore, te mendjes se njeriut, te personalitetit te tij, te se mires dhe se keqes qe fsheh ai (qe shpesh shfaqen permes tatuazheve, pra lëkures, pra mishit, pra trupit!). Por te gjitha keto qe them une, jane fjale dhe vetem fjale, sepse filmi nuk te bind ne qellimin qe Cronenberg-u ka patur.

Pastaj dhe diçka: mafozët rusë flasin midis tyre anglisht gati 95% te kohes (me theks rus, kuptohet). Dhe vetem sa per te na bindur se jane vertete rusë, ja kepusin ndonje fjali ne rusisht ! Kjo eshte nje tjeter gjë qe e ben filmin jo bindes. Nuk e marr vesh se ç’i eshte dashur Cronenberg-ut te ngaterrohet me nje botë, me nje univers (mafia ruse, Rusia, Lindja, vendet e Lindjes), qe nuk eshte universi i tij…

 

Posted on 13th March 2009
Under: KanadaCronenberg | No Comments »

“A HISTORY OF VIOLENCE” – nga David Cronenberg

Duhet me thënë qe ne fillim qe eshte nje rast i rrallë qe nje film i realizuar nga nje nga mjeshtrit më te medhej aktualë te kinematografise boterore shfaqet njeherazi ne kinematë e USA, te Kanadasë dhe ne Europe. Nje shanc per te pasionuarit e kinematografise.

“A History of Violence”, vepra e fundme filmike e Cronenbergut prezantuar ne Festivalin e Kanës, eshte nga ata te rralle filma qe guxojne te trajtojnë temën e gjenealogjise (origjinës) se Amerikës e qe do te permblidhej ne nje fjalë te vetme: M E T A M O R F O Z Ë. Nje film-metaforë që, edhe pse që ne titull evokon historine e Shteteve te Bashkuara, duhet parë per t’ju besuar syve: fjala eshte per ëndrrën e keqe (nightmare) qe fshihet pas Ëndrrës Amerikane (american dream).

Gjithshka ngjizet pergjate nje skene filmike, pas 30 minutave te para te filmit: Tom Stall (luajtur ne menyre magjistrale nga Viggo Mortensen), babai i nje familjeje normale dhe pronar i nje restoranti te vogel ne Midwest, nepermjet nje akti legjitim vetëmbrojtjeje, vret dy agresorë te cilët vijne ne restorantin e tij per te vjedhur paratë e kasës. Ne menyre te rrufeshme, Tom Stall kthehet ne nje nga heronjte e mediatizuar per te cilët ka aq nevoje Amerika.

Fundi i se keqes? Nese filmi do perfundonte ketu, do te behej fjale thjesht per nje film te financuar nga Shtepia e Bardhë ! Por ndodh krejt e kunderta: duke filluar nga ky moment, Cronenbergu shpalos filmin e tij te vertete, ne formen e nje suspensi, gjithmone permes nje gjuhe lineare, tmerresisht efikase, qe ka formen e nje shigjete qe godet drejt e ne zemer te problemit: inkoshiencën, te dyfishtën, transformimin, limitet e humanitetit, e deri dhe filozofine e se Keqes, e definuar kjo si princip bazë i njerezimit.

Shpejt eshte te thuhet, por dhe shpejt nuk eshtë: behet fjale per nje kryevepër kinematografike, nje master-piece (per anglofonët), një chef d’oeuvre (per frankofonët).

web-site i filmit (dhe TRAILER) : www.historyofviolence.com/

 

Posted on 11th March 2009
Under: KanadaCronenberg | No Comments »