■ Amerike e Veriut

Jo(aquin)ker (“Joker” – film amerikan me regji të Todd Phillips)

Joker (2019 film) poster.jpg    Pas më shume se nje dekade kolonizimi te kinematografise hollywoodiane nga Comics (kryesisht nga Marvel dhe DC Comics), më në fund ka ndodhur nje fenomen jo pak origjinal : Todd Phillips, regjizorit të 3 very bad movies (të titulluar “The hangover 1,2,3”) pikerisht po ky Hollywood, nepermjet kompanise Warner Bross (njerit prej filialeve te konglomeratit “Warner Media” në te cilin bejne pjese edhe vete DC Comics,  dmth Batmani) i ka dhene pra ketij regjizori te drejten te marre nje personazh nga Batman (ate te Joker) dhe te beje nje film, i cili ne fakt nuk ka te beje pothuaj fare me comics, gjithe duke ruajtur nje far estetike jo fort te larguar nga ato te Batman-eve, dmth te Comics-ave, por ky eshte tjeter muhabet.

Që nuk mund te pritej shume nga Todd Phillips, edhe kjo ishte gje e ditur por ama që edhe duhet pershendetur kjo perpjekje origjinale per te ‘manipuluar’ Comics-at (dhe në nje far’ menyre per tu ‘hakmarre’ ndaj ketij arti qe ka zaptuar mbi 70% te prurjeve hollywoodiane te ketyre 10-15 viteve te fundit permes Supermanëve, Batmanëve, Catwomanve, Wonder Womanve etj etj), edhe kete nuk mund ta mohojme.

Në shikim te parë, eshte më se evidente se komardarja e shpetimit filmit i vjen nga referencat e një tjetri regjizor (po ashtu hollywoodian), dmth nga Martin Scorsese dhe filmi i tij cult “Taxi Driver” : filmi ka nje atmostfere shume te ngjashme me te, shto qe tek “Joker”, edhe pse zyrtarisht ngjarjet zhvillohen ne Gotham City, qytet Comics, prap se prap te krijohet ndjesia se ngjarjet zhvillohen ne vitet ’70, fiks si dhe tek «Taxi Driver» i Scorseses. Megjithate, duhet pranuar se filmi ka diçka edhe prej viteve ’30 te shekullit te shkuar (edhe pse mendoj se ky konfuzion eshte i qellimshem nga producentet dhe skenaristet, per te krijuar nje far’ konfuzioni pra per te mos e datuar shume filmin, pra per ti mos dhene referenca precize, siç mund te ishte kriza ekonomike e viteve ’30 apo ajo e New Yorkut te kriminalizuar te viteve ’60-’70). Ose sipas imazheve te filmit: edhe klloun, pra Charlie Chaplini i viteve ’30, edhe kercimtar, pra Fred Astaire i viteve ’60. Pra edhe njera periudhe, edhe tjetra. Ose: as tamam njera, as tamam tjetra. Cik nga te dyja (ah frika e famshme e Hollywoodit prej reminishencave historike…).

Résultat de recherche d'images pour   Résultat de recherche d'images pour

Megjithate, edhe ky shpjegim, pra nje far’ imitimi i atmosferes se “Taxi driver” te Scorseses prap se prap do ishte i manget (ne fakt, personazhi i Joker e ekzagjeron tek perdor mbi 5-6 here gjestin e heroit kryesor scorsezian, pra tek imiton vetevrasjen me revolver, por ‘hajt mo’, prap po mbyllim nje sy).

Résultat de recherche d'images pour

Në fakt, ka nje tjeter arsye goxha te rendesishme pse filmi eshte i mire (biles eshte goxha i mire), me gjithe 1001 te metat qe ka (duke filluar qe nga muzika «dritheruese» debilizuese e perdorur deri në ekstrem e duke vazhduar me nje far’ estetike ngjyrë diareje, se me demek ‘kohet jane te veshtira’ apo ‘krize ekonomike, morale e sociale bën kerdinë’ etj etj, por nejse, jane gjera pa shume qeder).
Kjo arsye tjeter eshte prezenca aktoriale e Joaquin Phoenix. I cili jo vetem luan rolin e Joker, por eshte… vetë Joker ! Dhe jo se i ka hyre “në brendesi” personazhit (siç thuhet rendon ne shqip), por ai vete, pra Joaquin, eshte Joker-i, i tëri dhe i bëri, me mish e me trup, me gjak e me shpirt.

Magjia buron jo vetem nga aktrimi i tij (kjo po e po), por nga nje far’ simbioze midis tij dhe regjizorit (dmth, mizaskenës) : lexova diku se gjate xhirimit te filmit, të dy mbylleshin bashke per te vendosur mbi menyren e mbarevajtjes se puneve, dmth te realizimit te filmit. Nuk habitem qe regjizori dhe aktori kryesor te jene marre vesh ne menyre perfekte sepse eshte mese evidente qe Joaquin Phoenix, ne menyre elegante dhe inteligjente vihet në sherbim te filmit, jo duke u imponuar si star, si ‘yll hollywoodi’ (nese ai merr Oscar per Aktorin më te mire, do te jete thjesht nje keqkuptim, sepse Akademia Oscar e koncepton aktrimin krejt ndryshe nga aktori ne fjale), por si nje njeri (si ne të gjithe), si nje qenie njerezore qe quhet Joaquin, që ka edhe ai (si ne te gjithe) disa te meta fizike (shpatullen e deformuar), veset e tij etj etj.

Historia e filmit :
«Joker» eshte historia e Arthur Fleck, nje burre tek te 40-at, i cili punon si klloun duke bere reklamë rrugeve te qytetit Gottam. Nje dite, nje grup çunash te rinj e rrahin keq, duke u tallur me fizikun dhe punen qe ai ben. Ne darke, Arthuri kthehet ne shtepin e tij ku e pret e ëma plake : Arthuri eshte beqar. Po ashtu, nga nje skene pararendese mesojme se ai kurohet si i semure psiqik.

*

Siç thosha me lart, kesaj rradhe, Arthur Fleck (dmth Jokeri) nuk eshte as nevrotik delirant siç ishte Jokeri i lujatur nga Jack Nicholson tek “Batman” i Tim Burtonit (1989) as personazh ambig siç ishte Heath Ledger tek “Batman” (The dark knight) i Christopher Nolan në 2008 : ai eshte nje personazh banal, qe ka nje profil te definuar social jo pak  kontemporan.
Sjelljen e dhunshme te heroit kryesor, filmi (dmth regjizori/skenarist) e shpjegon me nje arsye aksidentale (ndaj Joker ushtrohet dhune në rruge, qe ne fillim te filmit), dhe kjo sjellje e tij formesohet më pas per arsye te dhunes qe eshte ushtruar ndaj tij shume kohe më parë (e jëma pothuaj e çmendur; Joker po ashtu ka plagë fizike ne koke qe nga femijeria per pasoje te te cilave ai qesh ‘si i marrë’ etj etj).

Shkurt, Arturi nuk ka ndonje mesazh politik per te transmetuar, dhe duke patur parasysh se kemi te bejme me nje film hollywoodian (kampionë per te keqtrajtuar filmat me mesazh politik), mua me pelqeu ky fakt.

pastaj vjen fundi,  te cilin nuk mund ta tregoj në detaje (skena e fundit fare), por mua me pelqen : Joker nuk transformohet ne hero, ne tribun. Arthur Fleck eshte deri ne fund Joaquin Phoenix.

Dhe aq më mire.

https://www.courrierinternational.com/sites/ci_master/files/styles/image_original_765/public/assets/images/rev-1-jok-04413_high_res_jpeg.jpeg?itok=ja6_s4Kw

Nota : 7.5

TRAILER :

 

(vijon ne faqen 2)