Lucrecia Martel

“La mujer sin cabeza” (GRUAJA PA KOKË)- film argjentinas nga Lucrecia Martel

Lucrecia Martel e filloi krijimtarine e saj me nje film te mrekullueshem te quajtur “Cienaga” (2001), e vazhdoi me nje film goxha te mire (”La Niña Santa” – 2004) dhe “La mujer sin cabeza“(GRUAJA PA KOKE) eshte filmi i trete i saj. Problemi eshte se ne 3 filma, talenti aq premtues i regjizores ka shkuar duke u ulur disi… Ky i fundit eshte fatkeqesisht më i dobti nga te tre…

Po e fillojme nga koka : historia e “Gruas pa koke” me dy fjale eshte historia e nje mjekeje dentiste tek te 50-at, ne nje qytet provincial argjentinas, qe, nje dite te bukur, pa dashje, shtyp me makine nje djale te vogel. Duke qene se aksidenti ndodh ne nje rrugez fshati te humbur, “Gruaja pa koke” nuk e ndalon makinen. Dhe filmi tregon se si ajo “pushon” se jetuari, gjithe duke jetuar, e gerryer nga mekati qe ka bere. Qofte edhe pa dashje. Dhe akoma mê teper nga mekati i braktisjes se viktimes se saj ne mes te rruges.

Domethene, ndodhin kater ngjarje :
1. aksidenti
2. bindja se behej fjale per nje femi
3. verifikimi (pa ditur autorin e ngjarjes)
4. njoftimi i vdekjes se femijes (shume me vone, nga fundi i filmit)

Te kater keto evenimente nuk perbejne filmin, jane vetem kater kollona ku mbeshtetet filmi. Ajo qe i intereson regjizores (dhe ajo ç’ka na tregon permes filmit te saj) eshte trazimi, apatia e jetes se saj pas ngjarjes se rende dhe rrethi i saj familjar (dhe ajo vete) qe perpiqen ta bindin se nuk bejej fjale per nje femije, por per nje … qen rruge ! Ajo qe do te na thote regjizorja eshte : borgjezët (e llojit qe ajo perfaqeson -dmth borgjezia provinciale) nuk mund (e nuk “duhet” !) te shikojne gjera te tilla, siç nuk shikone ne te perditshmen e tyre (dhe kjo tregohet qartazi ne film) pastrueset e shtepive te tyre, te varferit, personelin e ulët qe i rrethon. Pra, shenjestra ne fakt eshte hipokrizia sociale ne Argjentine dhe ne vende te ngjashme me Argjentinen, qe te kujton jo pak hipokrizine sociale qe mbreteron prej gati 20 vitesh edhe ne Shqiperi.

E mira e filmit eshte se sapo ai fillon, ndjen se ke te besh me nje regji cilesore, me film qe respekton veten, pra dhe shikuesin. Por problemi eshte se filmi nuk ja arrin qellimeve qe i vë vetes (gjithe atyre qe rrefeva më lart…). Pra e keqja e filmit eshte qe nuk arrin te permbushe objektivat qe i vë vetes…
dommage…

 

***

Posted on 30th May 2009
Under: Argjentine | No Comments »