■ Amerike e Jugut

Ç’ka të përbashkët Jackie Kenedy me Pablo Nerudën? (ose: Portmontoja dhe Poeti)

Keto dite shfaqen ne kinema 2 biopikë (filma biografikë) te realizuar nga i njejtit regjizor: nga kiliani Pablo Larraín. I pari, ”Jackie”, i kushtohet gruas se presidentit amerikan John Kenedy; i dyti, poetit kilian Pablo Neruda.
Më parë, më ishte dhene te shihja dy filma te tij, “Tony Manero” (2008) dhe “No” (2012) per te cilet paskam harruar te shkruaj diçka.

      

Ajo qe kisha vene ré tek ta ishte nje fare ekspresionizmi nga ana regjizoriale: ashtu sikurse në pikture (per shembull, tek “Klithma” e Edward Munch), edhe në kinema (per shembull tek “Sunrise” e Murnau), karakteristika kryesore e ekspresionizmit eshte deformimi i linjave dhe i ngjyrave, me qellim te nje afirmimi te ‘ekzagjeruar‘ (por te qellimshem!) te ndjenjave te artistit (respektivisht te piktorit ose regjizorit). Sa per ilustrim, me erdhi ne mend jo vetem “Sunrise” por edhe filma te tjere si “Kill Bill”, “Crash”, “The night of the hunter” etj etj, shembuj tipike te ekspresionizmit ne kinema.
Në te njejtat ujra jemi edhe tek dy filmat e rinj te Pablo Larrin. Por rezultati kesaj here eshte edhe me i mire se ne filmat e meparshem te regjizorit: te dy jane gati-gati kryevepra!


“Jackie” rrefen vetem 3 dite nga jeta e Jacqueline Kenedy, gruas se John Kenedit te famshem.
Behet fjale per ditet midis vrasjes se presidentit amerikan (22 nentor 1963) dhe dites se ceremonise funerale (25 nentor). Vetem kaq.

Filmi (1 ore e 40 minuta) ndertohet mbi bazen e nje interviste qe Jackie, nje jave pas ceremonise mortore, i jep gazetarit te revistes “LIFE” ne rezidencen e saj ne Georgetown, lagje pasanikësh ne Washington. Montazhi (nga më të bukurit qe me eshte dhene te shoh ne kinema keto vitet e fundit!), ne formen e nje kaleodoskopi (nje arsye më teper per te menduar se regjizori eshte ekspresionist i shkelqyer!) i jep filmit mundesine filmit qe, edhe pse ne qender ka thjesht nje grua vanitoze, ose me sakt, nje portmontò (Jackie Kenedy nuk eshte veçse nje portmontò e bukur ku mund te varesh nje seri kostumesh te bukura Chanel), të shfaqe nje pjese te historise (dmth edhe te mitologjise) se SHBA-ve pikerisht nepermjet menyres se si çifti Kenedy i ishte pershtatur Shtepise se Bardhe.

  Pra, më teper se portreti i nje gruaje (fundja, çdonjëri prej prej nesh do kishte te drejten ti dedikohej nje film, apo jo? qofte ky (ose kjo) nje vanitoz i pakorigjueshem), “Jackie” eshte regjistrimi i jetes se nje gruaje ne Historine e nje vendi, nepermjet legjendes se mbretit dhe mbretereshes Camelot (por per kete duhet pare filmi).
Si tha Jackie ne fund te intervistes se saj, dmth dhe ne fund fare te filmit? “Pa dyshim qe do kete te tjere presidentë te medhej, por kurre nuk do kete më nje tjeter Camelot!”.
9.9

trailer: 


“Neruda”, film kilian me regji te Pablo Larrin

Filmi tjeter i regjizorit kilian rrefen nje fragment te shkurter te jetes se nje tjeter Pabloje: ate te poetit kombetar kilian Pablo Neruda. Jemi ne 1949, Lufta e Dyte boterore sapo ka mbaruar dhe ajo e Ftohta sapo ka filluar. Senatori komunist Pablo Neruda kritikon hapur qeverine-qelbësire te djathte kiliane dhe Videlën, presidentin krye-qelbesirë te asaj kohe (më vonë, deri dhe mbeshtetes i Pinoçetit!) i cili urdheron shkarkimin e senatorit ne fjalë dhe ngarkon inspektorin e policise Óscar Peluchonneau per arrestimin e Nerudes.
Ky i fundit dhe gruaja e tij (piktorja Delia del Carril) perpiqen te arratisen nga Kili, gjithe duke luajtur si macja me miun me inspektorin e policise (luajtur nga Gael Garcia Bernal). Në kete “lojë”, poetisenator gjen rastin te frymezohet artistikisht duke u kthyer sa në simbol te lirise, aq edhe në legjende letrare. E gjitha kjo me nota humori e sarkazme, sikurse vete personazhi i Nerudes.

*

Nje film i tille, per nje personazh si ai i Pablo Nerudes nuk mund te ishte i mirë veçse duke qene 3 here “po” (siç do thoshte Godard) : poetik, politik dhe policesk. Bast plotesisht i fituar! Konkretisht: pjesa e pare e filmit merret vetem me poetin. Kili i atyre viteve eshte fort i tronditur nga lufta e klasave dhe ndjehet dukshem fashistizimi i vendit: sindikatat dhe organizmat politike mbyllen njera pas tjetres, militantet ndiqen e internohen ne kampe perqendrimi etj etj. Nga ana tjeter, shtepia e Nerudes vazhdon te jete nje oaz poetik, ekscentrik e kozmopolit i elites kiliane (mbremje e festa ekstravagante, koncerte “à la parisienne” etj etj). Poeti, tashme me famë boterore, por njekohesisht edhe Senator komunist, eshte mbrojtes i flakte i punetorise. Por si shpjegohet qe dikush qe eshte ne kerkim te se Bukures, qe ne jeten e perditshme eshte më komod me borgjezine e larte se sa me popullin e thjeshte, eshte edhe mbrojtes i flakte i se Drejtes sociale, dmth i proletareve? Dhe mbi te gjitha: si arrin nje film i mire ti trajtoje tema te tilla? (dhe jo ti marrë si te mireqena, siç bejne zakonisht filmat e keqij, qofte ata te Kinostudios, qofte ata te Hollywoodit).

Zgjidhja:
Ne vend qe te ’sqarojë’ problemin kompleks midis se Bukures (poeti) dhe Drejtesise sociale (komunisti), regjizori i ka shtuar nje dimension te trete filmit: hetimin policor. Ose thene ndryshe: “fiksionin” brenda fiksionit (nje inspektor i ri policie qe perndjek nje poet/senator me fame boterore!), gjithe duke i mbetur besnik biografise (Neruda ishte fans i thekur i romaneve policore!). Shume shpejt, në film, arrijme te kuptojme qe, ne fakt, inspektori i policise nuk eshte veçse nje far alteregoje i Nerudes: edhe ai, eshte bir punetori (biles e jema, ka qene nje ish-prostitute!). I bie qe Neruda dhe inspektori jane dy jete te ndryshme te te njejtit person! Po çfare i mban bashke keto 3 elemente ne nje film te vetem? Pa dyshim, zeri i poetit (duhet pare filmi). Zeri i poetit (ne sensin fizik te fjales) eshte ai qe i jep forme politikés (gjësë politike), poetikës (poemave te Nerudes) dhe policores (zeri i inspektorit – alteregos se tij).

9.5
trailer: 


A mund të ’shihet’ në radio një film? (+22 minuta në youtube për të kuptuar Brazilin e sotëm)

Po! Te pakten “O Som ao Redor” (Zhurmat e komshinjve -Neighbouring sounds – Les bruits de Recife) mund te ’shihet’ fare mire edhe ne radio. Pra te shikohet duke u degjuar!

Po shpjegohem:

Filmi (historite e perditshme te nje lagjeje populluar nga klase e mesme ne qytetin brazilian Recife) eshte konceptuar si nje objekt aluçinant hiper-realist, permes nje skenari qe kalon nga digresioni ne digresion duke tentuar drejt thriller-it (suspansit) por pa e kaluar vijen e kuqe (njesoj si imazhi aluçinant prej pak sekondash i dushit me gjak -foto me poshte), e gjitha kjo e realizuar permes zerave, zhurmave te lagjes, te cilat jane regjistruar (filmuar) ne menyre te tille qe do te ishin te mjaftueshem per ta ‘parë’ filmin edhe ne radio.
Por dhe anasjelltas: hapsirat e banuara, gjeometria e tyre jane perkthyer ne gjuhe filmike ne menyre te tille qe do te mundesonin shikimin e filmit edhe pa ze.

Ky eshte filmi i pare i Kleber Mendonça Filho (regjizor brazilian) por perpara ”O som ao redor” ai ka realizuar dy metrazhe te shkurtra, njeri prej te cileve,  “Electrodomoestica” per fat eshte falas ne youtube: tema e tij eshte fort e perafert me filmin ne fjale ndaj shikimi i tij mund te konsiderohet ne mos si nje aperitiv, si nje miniature e filmit ne fjale:

ELECTRODOMESTICA (22 minuta) : http://www.youtube.com/watch?v=cnGURbbtTlc

titrat jane ne anglisht : vetem 22 minuta per te kuptuar Brazilin e sotem!

(nje nga ’short movie’ me te shkelqyer qe mund te kem pare deri me sot!!)

 

TRAILER i “O Som ao redor” :

9.2

Posted on 4th April 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Rio Sex Comendy” – film franco-brazilian me regji te Jonathan Nossiter

Me ç’kuptoj une (qe nuk kisha pare ndonjehere ndonje punë te regjizorit Jonathan Nossiter), ky eshte nje film qe perpiqet te rishpikë, riformulojë, rithemelojë mardheniet film(kinematografi)-botë (ne sensin e botës qe na rrethon), dhe ne kete kuptim, “Rio Sex Comedy” eshte plotesisht i respektueshem. Kete riformulim, rithemelim, e ben permes patchwork -ut, qe merr formen e :

– nje far’ anketimi mbi sensin e botekuptimit Oksidental (Irène Jacob qe interviston gra braziliane, pastruese shtepish, dhe i pyet nese ato shpresojne se do te ndodhe nje ditë Revolicioni ! )
– formen e nje konkursi NGO-je ( Bill Pullman, fort interesant ne film !!)
– ate te kerkimit te nje ‘paqeje budiste’ (Charlotte Rampling qe konsulton nje guru lokale), etj etj…
te gjitha keto, te traspozuara ne Brazil, ne RIO DE JANEIRO.

Por edhe pse rishpik, riformulon raportet e filmit (kinemase) me boten (aktuale), “Rio sex comedy” deshton të propozoje diçka te veçantë. Bashkekzistenca e gjithe ç’permenda më lart, ne finale, nuk krijon veçse argëtim, ose më sakt nje far’ argëtimi të relaksuar, ose thene ndryshe, nje mërzi te perzier me premtime te zbehta kenaqesie, dhe qe ne fakt, nuk konkretizohen kurrë… 

I vetmi personazh interesant eshte ai i Bill Pullman-it, ‘gabimisht’ diplomat, qe strehohet fshehurazi ne favellaset e Rios, aty takon ca tipa te “çmendur”, me ndihmen e te cileve ja arrin te mundë trishtimin personal. 50 vite më pas, jemi gjithmone tek e njejta pyetje qe ngre Godard tek “Vivre sa vie“, ne vitin 1962 : çdo te thote te jetosh jeten (tende) ? “To live her life” kthehet ne “To live his life” : ambasadori zevenedeson prostituten dhe kjo eshte e vetmja pjese interesante e patchwork-ut qe propozon filmi…

5.00

***

Posted on 28th March 2011
Under: FranceKomediIndipendentBrazil | No Comments »

“La mujer sin cabeza” (GRUAJA PA KOKË)- film argjentinas nga Lucrecia Martel

Lucrecia Martel e filloi krijimtarine e saj me nje film te mrekullueshem te quajtur “Cienaga” (2001), e vazhdoi me nje film goxha te mire (”La Niña Santa” – 2004) dhe “La mujer sin cabeza“(GRUAJA PA KOKE) eshte filmi i trete i saj. Problemi eshte se ne 3 filma, talenti aq premtues i regjizores ka shkuar duke u ulur disi… Ky i fundit eshte fatkeqesisht më i dobti nga te tre…

Po e fillojme nga koka : historia e “Gruas pa koke” me dy fjale eshte historia e nje mjekeje dentiste tek te 50-at, ne nje qytet provincial argjentinas, qe, nje dite te bukur, pa dashje, shtyp me makine nje djale te vogel. Duke qene se aksidenti ndodh ne nje rrugez fshati te humbur, “Gruaja pa koke” nuk e ndalon makinen. Dhe filmi tregon se si ajo “pushon” se jetuari, gjithe duke jetuar, e gerryer nga mekati qe ka bere. Qofte edhe pa dashje. Dhe akoma mê teper nga mekati i braktisjes se viktimes se saj ne mes te rruges.

Domethene, ndodhin kater ngjarje :
1. aksidenti
2. bindja se behej fjale per nje femi
3. verifikimi (pa ditur autorin e ngjarjes)
4. njoftimi i vdekjes se femijes (shume me vone, nga fundi i filmit)

Te kater keto evenimente nuk perbejne filmin, jane vetem kater kollona ku mbeshtetet filmi. Ajo qe i intereson regjizores (dhe ajo ç’ka na tregon permes filmit te saj) eshte trazimi, apatia e jetes se saj pas ngjarjes se rende dhe rrethi i saj familjar (dhe ajo vete) qe perpiqen ta bindin se nuk bejej fjale per nje femije, por per nje … qen rruge ! Ajo qe do te na thote regjizorja eshte : borgjezët (e llojit qe ajo perfaqeson -dmth borgjezia provinciale) nuk mund (e nuk “duhet” !) te shikojne gjera te tilla, siç nuk shikone ne te perditshmen e tyre (dhe kjo tregohet qartazi ne film) pastrueset e shtepive te tyre, te varferit, personelin e ulët qe i rrethon. Pra, shenjestra ne fakt eshte hipokrizia sociale ne Argjentine dhe ne vende te ngjashme me Argjentinen, qe te kujton jo pak hipokrizine sociale qe mbreteron prej gati 20 vitesh edhe ne Shqiperi.

E mira e filmit eshte se sapo ai fillon, ndjen se ke te besh me nje regji cilesore, me film qe respekton veten, pra dhe shikuesin. Por problemi eshte se filmi nuk ja arrin qellimeve qe i vë vetes (gjithe atyre qe rrefeva më lart…). Pra e keqja e filmit eshte qe nuk arrin te permbushe objektivat qe i vë vetes…
dommage…

 

***

Posted on 30th May 2009
Under: Argjentine | No Comments »