Yousry Nasralla

De la contradiction (ose: Pas betejes, Qamilja perserit vitin, tamam si dikush qe duket te kete rene ne dashuri)

3 filma te rinj (por dhe me teme aktuale) parë se fundmi ne kinema, por qe kane te perbashket diçka me shume se thjesht aktualitetin :

“Pas betejes” (Baad el mawkeaa) – film egjiptian me regji te Yousry Nasralla

Kisha degjuar te flitej per kete film gjate festivalit te Kanes ne maj te ketij viti dhe me kish intriguar fakti se ai i merrte ngjarjet pikerisht nga ato te zhvilluara vitin qe shkoi ne sheshin Tahrir ne Kajro. Dhe ne fakt, ashtu ishte, historia e filmit eshte me teper se aktuale.

Ai ne foton e melartme eshte Mahmuti, nje nga kaloresit e shumte te cilet, te manipuluar nga sherbimet sekrete te regjimit te Mubarakut, me 2 dhe 3 janar te 2011-s ju versulen me kuaj e gamilje te rinjve qe mbushnin sheshin ne fjale. Nje vit me pas, i papune, i poshteruar, i degdisur ne lagjen e varfer ngjitur me Piramidat e famshme, Mahmuti ndjehet dhe eshte teresisht i izoluar.
Ne nje moment te tille njihet me Reem, vajze e re egjiptiane, laike e moderne, qe punon per nje kompani reklamash, pjesemarrese aktive ne revolucionin egjiptian. Dhe qe nga ai moment, fillon e ndryshon rrjedha e ngjarjeve per Mahmutin (burre i martuar e me femi).

Ne fakt, pjesa e pare e filmit nuk me pelqeu : duket si realizimi i planit (skenarit) dhe kaq. Por per fat, gjerat ndryshojne per mire : nga mesi i filmit ka nje skene, gjate te ciles Mahmuti revoltohet kunder murit qe rrethon piramidat (mur qe pengon ndertimin e metejshem te shtepive), skene e cila eshte fort e arrire, dhe qe arrin ta ngreje ne nje ’stad’ te ri vete filmin. Por ajo qe eshte edhe me interesante tek “Pas betejes”, vjen nga ‘diçka’ tjeter, ne dukje jo fort e dukshme : vjen nga vullneti ne dukje ‘i padukshem’ (e fort i levdushem!) i regjizorit jo vetem per te mos anashkaluar relaitetin social dhe politik te vendit te tij, pra Egjiptit, por mbi te gjitha per ta trajtuar ate permes kontradiktave.
Konkretisht, vendosja ne qender te filmit te nje looser-i te revolucionit (Mahmuti) jo vetem nuk eshte e rastesishme, por te kujton ate qe thoshte shpesh nje burre i mençur i shek. te XX : “Marksistet dogmatike nuk e kuptojne se kontradikta universale ndodhet pikerisht tek specifikja!“. Dhe heroi i filmit eshte pikerisht specifikja ! Ne kete sens, lidhja e tij me Reemin, heroinen e filmit, te kunderten e tij, eshte misherimi i asaj qe kish parasysh nje tjeter filozof i shekullit qe shkoi, kur shkruante : “Dialiektika eshte teoria qe tregon se si te kundertat mund te jene (ose transformohen) ne identike, ne cilat kushte jane identike duke u transformuar tek njera-tjetra dhe pse Njohja (dija njerezore) nuk duhet ti konsideroje keto kontradikta si te vdekura, te ngurta, por si te gjalla, te levizshme, te kushtezuara e te konvertuara tek njera-tjetra“.
Ose thene ndryshe, une ne fakt tregova fundin e filmit, i cili, pikerisht per kete shkelqen!

7.2

tralier :


YouTube РApr̬s la Bataille Bande Annonce (2012)

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“Camille redouble” (Qamilja perserit vitin)- komedi franceze me regji te Noémie Lvovsky

‘De jure’, filmi ne fjale e konsideron veten komedi, por mua me duket se interesi i tij qendron pikerisht tek forma qe fsheh : tek fakti qe, ne fakt, nuk eshte komedi.
Ne shikim te pare, filmi ka per ‘model’ ate te Coppola-s : “Peggy Sue Got Married” (1986) : kthimi prapa ne kohë (si me magji!) i heroines kryesore. Por nese ai i Coppolas kete fakt e shfrytezon per te krijuar plot skena burleske, ky i francezes Noémie Lvovsky (e cila luan vetë rolin kryesor), nga ana plastike, nuk e shfrytezon dhe aq : heroina ruan po ate trup, po ate fizik prej 40 vjeçareje edhe ne te kaluaren. Pra ne thelb, me duket se kthimi pas ne kohe (gjithmone si me magji!) me shume se komik, eshte melankolik. Camille, aktore per nga zanati, me shume se kunder botes, dynjase qe e rrethon, duket se lufton me veten. Dhe eshte skena e fundit qe e konfirmon kete gje : e braktisur nga i shoqi pas 25 vitesh martese, pas nje revisit-e te se kaluares, Camille arrin ti thote ketij te fundit ato qe mendon. Kesaj rradhe pa histeri dhe klithma. Dhe e gatshme te behet nje aktore, kesaj rradhe per veten e saj.
De la dialectique, non ?

7.5

trailer i filmit : 
YouTube – Camille redouble

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“Like Someone in Love” -film japonez me regji te iranianit Abbas Kiarostami

C’fare ndodh kur nje regjizor (te pakten i famshem, siç thuhet rendom) nuk xhiron filma ne vendin e tij ? Pergjigja eshte e ndryshme per regjizore te ndryshem : per shembull, Woody Allen sillet si pordha neper breke kendej nga Europa dhe ben filma-kartoline si ky ketu ose si ai atje. Pra, turizem kinematografik. Ndersa me Kiarostamin, te cilit i eshte ndaluar te xhiroje ne vendlindjen e tij Iran, duket se puna ndryshon disi : nese filmin e tij te parafundit e pat xhiruar ne Itali (The Certified Copy), kete te ketij viti (te prezantuar edhe ne Festivalin e Kanes 2012), te titulluar “Like Someone in Love” e xhiroi ne Japoni. Dhe me ç’me duket mua, nuk duket se ka lidhje me turizmin, qofte dhe me ate kinematografik. Per fatin e mire te spektatorit !

Megjithate, duhet pranuar qe mergimi le gjithmone nje gjurme te ‘pariparueshme’ ne vepren e nje regjizori, sidomos mergimi i detyruar: sikur te marrim si shembull vetem dy filmat e fundit te Tarkovskit, (”Nostalghia” xhiruar ne Itali ne ‘83-shin dhe “The Sacrifice” xhiruar ne Suedi ne ‘86-n, me ndihmen financiare te Bergmanit) : eshte mese evidente qe keta te dy kane diçka te ndryshme nga 5 filmat e meparshem te tij (realizuar ne Bashkimin Sovjetik te asaj kohe). Ndryshueshmeria ka te beje sa me nje far’ nostalgje per ‘token e humbur’, por po aq edhe me nje fare stampimi, dashur pa dashur, te markes ‘Tarkovsk’ mbi Italine (ne rastin e “Nostalghia”-s) ose mbi Suedine (ne rastin e ‘The Sacrifice’). Per tu treguar relaiste, duhet pranuar se nje far’ stampim te markes ‘Kiarostam’ mbi Italine e ndjeva edhe tek “The Certified Copy“, filmi i tij i parafundit, sikurse ndjeva (disi me pak, gjithsesi!) edhe ate mbi Japonine, tek “Like Someone in Love”. Megjithate, me duket se fale talentit dhe inteligjences se regjizorit ne fjale, filmi jeton e merr fryme ne vetvete edhe pertej stampes ‘kiarostam made in japon’, falë ideve qe perçon, fale mizaskenes etj etj (por per keto, duhet pare filmi !). Dua te them se filmi nuk duket si nje transpozim i markes “made in kiarostami” ne token japoneze dhe kaq.

Per nga ana skenaristike, regjizori iranian edhe kesaj rradhe (sikurse tek “Close Up” apo tek “The Certified Copy”) merret me raportet e-vertete/e-pavertete, realitet-genjeshter, por filmi ka trajta shume here me pak te hareshme se ata qe sapo citova : ‘loja’ (rrengu) tek “Like someone in love” mbaron me nje kthim shume here me te dhunshem ne relaitetin e gjerave, per me teper qe filmi trajton tema jo fort alegro (si ai i prostitucionit, mjerimit seksual… etj etj).
I ndertuar mbi bazen e nje qui pro quo-je, filmi flet per 3 vetmi : ate te nje pensionisti, shkrimtar ne profesion (qe ne disa rrethana te ngaterruara, hiqet si gjyshi i nje vajze te re studente japoneze, e cila per te siguruar jetesen ushtron edhe profesionin e call-girl), ate (vetmine) e vajzes ne fjale dhe ate te te dashurit te saj (qe nuk e di se e dashura e tij eshte edhe prostitute).

Ne fakt, Kiarostami nuk denoncon te paverteten (fallcon). Perkundrazi, e perdor per te pershfaqur (dhe per te perqafuar, permes filmit te tij) realitetin. Sidomos permes reflekseve te xhamave (te qytetit), te vetures, te lokaleve te nates etj etj. Jo rastesisht vihen ne film prane njeri-tjetrit dy personazhe kaq te ndryshem ne pamje te pare : Takashi, nje pensionist ne pleqerine e tij (intelektuali, ‘puna mendore’), dhe Akiko, nje studente ne kulmin e lulezimit te saj (punetorja seksuale- ‘puna fizike’). Eshte pak a shume e njejta gje qe ben edhe egjiptiani Yousry Nasrallah tek “Pas betejes” me dy personazhet e tij. Universalja tek specifikja : “Si dikush qe duket se ka rene ne dashuri !” (like someone in love)… Por a ka rene vertet ??
Encore et toujours… DE LA CONTRADICTION !

7.9

trailer i filmit : 
YouTube – Like Someone In Love (2012) – Official Trailer

 

Posted on 17th October 2012
Under: Te ndryshme | 4 Comments »