Tariq Teguia

“INLAND” – film algjerian me regji te Tariq Teguia

Tariq Teguia, regjizor i ri algjerian (me studime te bëra ne France), ka pas bere nje film te pare shume shprese-dhënës: “Më mirë Romën sesa ty“:
Ky eshte filmi i tij i dyte. Qe konfirmon talentin e te parit.
Temat e filmit jane ato te shek XXI : nomadizmi, terrorizmi, klandestinët.
I realizuar me shume pak parà, rralle mund te kem pare nje film qe perdor me kaq mjeshteri kuadrin dhe dritën. Dhe ka nje tension te paparë ne cdo plan filmik, edhe pse ne aparence, behet fjale per nje histori “te qete” te natyres Antonioniane.

I vetmi “problem” i filmit eshte nevojshmeria e tij. Ne nje interviste qe lexova, regjizori shpjegon se po perpiqet ta shfaqe kete film ne Algjeri, dhe kembengul qe filmi eshte, para se gjithash, nje film algjerian (dhe jo francez). Problemi eshte se Algjeri, kryeqyteti i Algjerise, ka gjithsej veçse 4 kinema dhe, edhe ato pak fare kinema qe jane, nuk jane te predispozuara te shfaqin filma te kesaj natyre. Si rezultat i ketyre fakteve, filmi eshte shfaqur ne pak salla “art & essé” ne France, dhe … kaq. Dhe eshte pare ndofta nga 4 a 5 mije spektatore franceze dhe … kaq. Dhe eshte shfaqur ne disa festivale filmash dhe … kaq.
Problem nuk eshte numri i spektatoreve (po te ishte numri, surrogatot komerciale qe qarkollojne neper kinema anembane botes, i bie te jene filmat më te mire, gjë aspak e vertete!!), pra problem nuk eshte numri i spektatoreve, por cilet spektatore e shikojne nje film te tille, cilit publik i adresohet filmi.
Deri me tani, ata jane te gjithe franceze ose disa europiane qe e kane pare filmin ne festivalet perkatese ku ai eshte prezantuar.
Por, ky nuk eshte qellimi i regjizorit, per te cilin, eshte mbi te gjitha publiku algjerian qe do te duhej ta shihte filmin e tij. Gje qe eshte praktikisht e pamundur. Keshtu qe mbetet ne fuqi pyetja : Tariq Teguia, me gjithe talentin dhe perkushtimin qe ka per artin e shtate, a ja vlen te vazhdoje te realizoje (dhe prodhoje, meqe eshte ai vete producent i filmit) nje kinematografi te tille??

 

***

Posted on 8th May 2009
Under: Te ndryshmeAfrike | No Comments »