Woody Allen

“Irrational Man” -film amerikan me regji the Woody Allen (ose: Dostojevski ‘for dummies’)

(more…)

Advertisements

“Cassandra’s Dream” – film amerikan nga Woody Allen

Pas “Match Point” dhe “Scoop“, Woody Allen mbyll trilogjine e tij angleze me “Cassandra’s Dream” (Endrra e Kassandres).Ky eshte film i mire, ndofta nga ata pak vertet te mire qe ka bere Allen.
Kam pershtypjen se do doja ta rishihja per ti dhene ate qe meriton. Sepse me duket se meriton edhe me shume se ç’i “dhashë”, kur dola nga kinemaja

Posted on 13th March 2009
Under: AllenUSA | No Comments »

“MATCH POINT” film i Woody Allen

Woody Allen e prezantoi filmin e tij te fundit “Match point” ne Festivalin e Kanës, jasht konkurimit dhe prej 3 javesh shfaqet ne kinemate franceze. Më mire vone se kurre, sot ishte rradha ime per ta pare.

Krejt i ndryshem nga 34 filmat e meparshem te tij (komedi te holla burleske ku ngjarjet zhvillohen ne New York e ku personazhet jane klasë e mesme amerikane ose borgjezi e mesme), “Match point” ndodh teresisht ne Londër (Angli). Behet fjale per Chris Wilton, nje ish-lojtar tenisi profesionist, qe ka vetem nje objektiv ne jete: ne ngjise shkallët e hierarkise sociale. Konvertuar ne profesor te ketij sporti ne nje lagje tejet te pasur londineze, Chriss takon aty Matthew-n, djalin e nje familjeje te pasur. Motra e Matthew bie ne dashuri me Chriss, heroin e filmit nderkohe qe ky i fundit bie ne dashuri me Nola-n, aktore e pasuksesshme amerikane qe jeton ne Londër (e luajtur nga Scarlett Johansson), dhe qe ne fakt eshte e dashura e Matthew.

Ky nuk eshte as çereku i filmit qe ka per mesazh principal rëndesine qe paraqet shanci, por qe ky i fundit, pra shanci, mundeson triumfin social, por jo… lumturinë.

“Match ponit” eshte nje film-grackë, qe shkon shume larg, shume shume me larg nga se ç’mund ta mendosh dhe qe merr trajta plotesisht Dostojevksiane : edhe pse aspak komik, gjithshka ne film eshte e gjallë, harbute, perverse ne menyren më sekrete. Dhe qetesisht imorale
Gjithe e me shume mizantrop, por gati i lumtur te jete i tille (e rrallë kjo te Woody Allen !), regjizori konstaton se seksi dhe fuqia(sociale) çojne drejt nje bote pa din e pa iman !

web-site i filmit : http://www.tfmdistribution.fr/
dhe http://www.tfmdistribution.com/matchpoint/

 

Posted on 11th March 2009
Under: AllenUSA | No Comments »