Wes Anderson

“The Grand Budapest Hotel” (ose: The end of innocence of Mister Wes Anderson)

 “The Grand Budapest Hotel” -film amerikan me regji te Wes Anderson, eshte historia e Gustav H., recepsionist ne nje hotel te famshem ne Europen e periudhes midis dy Luftrave Boterore (emrat e vendeve jane fiktive ne film) dhe ndihmesit te tij te quajtur Zero Mustafa.

Ta them më mire qe ne fillim: filmi i parafundit i Wes Anderson-it (Moonrise Kingdom) ka qene nga me te bukurit e 2012-s (dhe padyshim, filmi me i bukur amerikan i atij viti per mua) ; edhe ky, eshte ne te njejten venë dhe stil me gjithe të meparshmit e regjizorit ne fjale. Pra: absurd, delirant, dandy. Per nga skenari, behet fjale per menyren se si njerezit pershkojne epokat, por edhe se si epokat i pershkojne njerezit.

Megjithate, ka nje problem: filmi nuk me interesoi. Më la indiferent. Mermer te ftohte. Po perpiqem me poshte te shpjegoj (e me kete rast,e dhe te kuptoj) pse-në.

Pa dyshim, ketu nuk ka te beje ngjarja ne vetvete (per me teper qe nuk jam ndonje i apasionuar pas historive te filmave: ne nje menyre apo nje tjeter, te gjithe historite njerezore jane tashme treguar permes filmave, edhe kjo ne fjale, edhe pse ne dukje e komplikuar e policeske, eshte rrefyer tashmë me dhjetra here). Nga ana tjeter, nuk me duket se eshte faji i mizaskenes (mizaskena thjesht si regjizurë) : ajo eshte interesante, abrakadabreske, fantaziste dhe fantastike. Te pakten ne dukje.

Por pikerisht, ndofta problemi eshte se trupa e aktoreve si dhe regjizori qe i ka drejtuar ata, te japin pershtypjen se jane argetuar mes vedi, mes njeri-tjetrit, por pa u perpjekur te ndajne diçka me mua, me spektatorin. Per shembull: toni i filmit ne teresine e tij eshte i thjeshte, nderkohe qe ngjarja eshte e ngaterruar me zor: shkrimtari X ulet e tregon historine e Y, i cili tregon nje histori te tijen! Dhe keshtu vazhdon pothuaj i gjithe “The Grand Budapest Hotel”, plot zigzage e digresione te pa nevojshme, qe perpiqen te japin idene se filmi eshte plot e perplot me ide dhe veprime (aksion). Ne fakt, behet fjale per imagjinatë, por jo per imagery.

Dikur, Wes Anderson ‘pikturonte’ mardheniet e çuditshme (clumsy, maladroit) midis personazheve te tij te brishtë permes prekjes elegante me penel te telajos, prekje te brishta e te ndrojtura, delikate e absurde, me nuanca dyshimi (doubt). Stili i embel/i kripur i regjizorit te habiste dhe prekte me humanizmin e tij.
Tek “The Grand Budapest Hotel“, dyshimi (doubt) s’ka më vend,  metoda “Wes Anderson” eshte kthyer ne model, ne dogmë, dhe regjizori qe dikur pikturonte me delikatese tabllone e tij, tashme e ngjyros me sigurine me te plote kanavacen: kitsch-chic fund e krye, humor gjimnazistesh, sfilate aktoresh-miq te kineastit, efekte numerike me garuzhde. Universi i veçante i regjizorit nga Texasi kesaj rradhe nuk sherben veçse si leter ambalazhi per nje film ku arti andersonian eshte kthyer ne karikature te vetes, ne akademizim te tij.

Biles ka nje ‘detaj’ qe nuk të lë gabosh lehte e qe konfirmon akademizimin e stilit te regjizorit dhe te llojit te filmave qe ai po ben: nese rolin kryesor e luan nje aktor i njohur (Ralph Fiennes), te gjithe batalionin e roleve te tjera vogla e luajne aktore te tjere po aq te njohur sa dhe ai kryesor!! Per shembull: luajne role 2-3 minuteshe Adrien Brody, Harvey Keitel, Tilda Swinton, Willem Dafoe etj etj. Sigurisht, ne vetvete ketu nuk ka asgje te keqe, por gjithsesi eshte nje fare shenje e starizimit, pra edhe e kthimit ne sistem (akademizimit) te stilit te regjizorit. Wes Anderson duket se ka humbur innocence-n, autenticitetin, aspektin genuin te filmave te tij. Në kesi rastesh, per te dale nga nje qerthull i tille, ka dy zgjidhje: ose berja (heren tjeter) e nje filmi me pak parà, pra te nje filmi “te varfer” (si kurë kunder akademizimit), ose berja e nje filmi haptazi per publikun e gjere, duke alternuar keshtu filmat autoriale me ata mainstream (siç vepron pak a shume Gus Van Saint, nje tjeter regjizor i talentuar amerikan).

5.0

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=1Fg5iWmQjwk

 

Posted on 13th March 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Moonrise Kingdom” – film amerikan me regji te Wes Anderson

Ka dy Anderson-ë : njeri eshte Paul Thomasi, ai i “Magnolia”-s, “Punch drunk love” apo “There will be blood”-it (filma e tij zakonisht i quaj filma-migrenë, per arsye se me japin automatikisht dhimbje koke), dhe tjetri, Wes Andersoni, regjizori i ”Life Aquatic”, “The Royal Tenenbaums”, “Rushmore”, filmat e te cilit i quaj filma-Murray, sepse jane te gjithe delirantë, absurdë dhe me humor te hollë siç eshte vete Bill Murray, qe luan pothuaj ne secilin prej tyre.

I tille eshte dhe “Moonrise Kingdom” , qe beri edhe hapjen e Festivalit te Kanes 2012. Nuk merret vesh shume kjo perzgjedhja e filmave ne ouverture te Kanës : nganjehere zgjidhet si i tille ndonje blockbuster amerikan jo shume debilizues, ndonjehere rradha i bie filmit te rradhes se Woody Allenit (nga nje në vit ai mo !), nganjehere ndonje vizatimor i Walt Disneyt… . Pra ne pergjithesi, nuk ka ndonje rregull te veçate : pergjithesisht, jane filma jashte konkurimit. Me sa duket, rastesia e solli qe kete vit ta hapte “Moonrise Kingdom” qe jo vetem ‘detyroi’ Bruce Willis-in, Bill Murray-n apo Edward Norton-in te ngjisnin shkallet e Pallatit te famshem, qe jo vetem ishte nje nder 22 filmat ne konkurim, por ishte dhe nje nga filmat me te mire amerikane te ketij viti ! Kesaj i thone surprize !

U shkriva (dhe u ngriva une !) 

Jemi ne veren e viti 1965. Ne nje ishull jo larg New-England (andej nga Bostoni), nje kompani scout-ësh shkon per verim tek ishulli ne fjale. Njeri nga djemte, 12 vjeçari Sam (tip John Lennoni i epokes se ‘Imagine’) bie ne dashuri me nje vajze te ishullit dhe çajne te dy ferren (u fshihen prinderve). Por puna nuk mbaron me kaq : pasi “arrestohen” nga polici i ishullit me ndihmen e scout-eve te tjere, jane pikerisht keta te fundit qe me pas bejne nje evazion, pra çajne ferren kolektivçe !

  E gjitha kjo, ne shikim te pare, duket si biçim fantazie, ose edhe si biçim komedie. Ne fakt, “Moonrise kingdom”, ne fund, perveç shijes se fantazise apo komedise, te jep dhe ate te nje krijimi plotesisht artistik ku ka nje moral, ku ka nje ide. E qe, ne nje fare menyre, duket se eshte kjo : perpara se te ndodhe nje levizje masive, nje ngjarje kolektive, nje revolucion (mund ti veme emrin qe deshirojme, nuk ka asnje rendesi emri !) – pra, para se te ndodhe revolta kolektive, duhet te ndodhe se pari revolta individuale e cila, gjithe duke deshtuar ne planin personal, kthehet ne shembull, merr virtutet e nje shembulli qe mund te ndiqet nga te tjeret; nje revolte indiviuale qe kthehet ne narracion, ne rrefim, nje rrefim qe i ben te emocionohen e preken pikerisht ata qe ne fillim iu kundervune asaj ! Kjo ide, ky moral, jo rastesisht misherohet ne nje kontekst preciz, ne ate te Amerikes se viteve ‘60, vite “o ho ho, ku rafsha mos u vrafsha”, nderkohe qe filmi del sot, ne 2012, biles hap edhe Kampionatin Boteror te Filmit !

Pra : Suksesi i nje revolte, aksioni, ndermarrjeje, levizjeje, ngjarje kolektive NUK matet me metrin e realizimit te objektivit qe ishte fiksuar ne nisje, ne start, por me ate se SA eshte kapaciteti i saj per tu kthyer ne nje histori (narracion) qe mund te lexohet dhe rrefehet, ne nje aksion qe mund te imitohet, perseritet dhe riluhet. Sigurisht, per te deshtuar perseri, perseri e perseri, por per te deshtuar… më mirë !

nota : 9.1

trailer i filmit : // 
YouTube – Moonrise Kingdom Official Trailer #1 – Wes Anderson Movie (2012) HD

Posted on 5th June 2012
Under: Te ndryshme | 1 Comment »