Werner Herzog

Agjenti 007 vs. Gjeniu 001

“Skyfall”- film anglo-amerikan me regji te Sam Mendes

Keto filmat me “My name is Bond, James Bond!” (ky eshte i 23-i !! ) jane bere nje çike si puna e NATO-s : hallvë e ftohur !

Ka patur disa te dikurshem qe kane qene origjinale e eksitues ne llojin e tyre : Lufta e Ftohte u jepte diçka autentike disave, nderkohe qe keta te fundit u ngjajne me se shumti Jason Bournave aktuale, duke humbur edhe ate pak autenticitet te dikurshem te 007-ave, edhe pse ky i fundit pikerisht perpiqet te ktheje disi origjinalitetin e te pareve.

Qe karnavali me 007 vazhdon per arsye komerciale, kjo u mor vesh. Keshtu qe mbetet te shihet nese te pakten brenda zhanrit te tij, pra “film me aksion”, a sjell ndonje gje te re, per me teper qe regjizor i “Skyfall” eshte Sam Mendes, “doktori” i familjes amerikane (se ai kshu mo e ka pas zakon, bente gjithmone filma ku pretendonte te diagnostikonte familjen amerikane : per shembull ”American Beauty”, ose “Revolutionary Road“). Keshtu qe thash me vete : ndofta hallven e ftofet me 007 e ka ngrof ndopak “doktori” Sam Mendes.
Me ç’pashe une, Mendes kish lexuar nje shprehje te François Truffaut (regjizor i njohur francez) i cili ka pas thene qe “nese nje kineast deshiron te beje nje film te mire, kryesorja eshte t’ja dale mbane ne 10 a 15 minutat e para te filmit“. Dhe e kish zbatuar kete ‘keshille’ gërmë per germe : skena e hapjes (10-15 minutat e para, ne Stamboll) perbejne vertet nje skene-aksioni te arrire !

Pastaj, Adele kendon kengen hapese te filmit, fillojne titrat, fillon filmi por… vazhdimi nuk ka fuqine e minutave te para. Megjithate, ka disa gjera tek-tuk interesante si per shembull : dihet qe kur James Bond eshte i semure, tradicionalisht ai sherohet permes se berit seks (seksi si terapi). Por kesaj rradhe terapia nuk eshte hiç efikase : kohet jane te veshtira per 007-n, kriza ka pllakosur planetin Toke dhe Sam Mendes, si “doktor familjeje” qe e mban veten, perpiqet te krijoje nje atmosfere te semure qofte ne MI6 (Sherbimet Sekrete angleze, qe hidhen ne ere pothuaj qe ne fillim te filmit), qofte ne gjithe Mbreterine e Bashkuar. Kete aspekt arrin ta pershfaqe mire.
Pjesa tjeter pastaj, me duket e mbushur me stereotipe hollywoodjane qe nuk qullosin ndonje gje te madhe. Per ta mbyllur pastaj filmin me idene se, frama e 007-s, ne thelb te thelbit o thelb prej thelbi, eshte drame familjare (o mamiii, erdhi doktoriiiii – Sam Mendes pra mo).

Gjithsesi, dy skena filmike per tu veçuar : ajo ne Kine (building-e prej xhami, loje hijesh kineze) dhe ajo ne Skoci, ku silueta hijesh ecin neper token e perflakur skoceze hiçkokiane (fotot e meposhtme )

 

5.9

trailer i filmit :


YouTube – SKYFALL – Official Trailer

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Dhe pasi pashe Agjentin 007, fati e desh te shihja nje film nga Gjeniu 001 (po e quajme keshtu). E me kete rast, po shpjegohem pse behet fjale per nje gjeni (me theks tek “i” ) :

“Into the Abyss” -film amerikan me regji te Warner Herzog

 Nderkohe qe agjenti 007 shfaqet ne nje vend si Franca ne me shume se 700 kinema, “Into the Abyss” i Herzogut shfaqet aktualisht vetem ne … 7 ! Qe raportet e kinemase se ashtuquajtur argetuese (entertainment) me pjesen ‘tjeter’ te kinematografise jane bere te frikshme, kjo u mor vesh, por ç’eshte më impresionuese, eshte pikerisht honi i diferences se vlerave midis tyre, qofte edhe duke i krahasuar sipas motos “secili sipas zhanreve”.

Zyrtarisht, “Into the Abyss” eshte film dokumentar. Them zyrtarisht, sepse si i tille eshte ’shitur’ : filmi eshte njeri prej fragmenteve te nje serie prej 4 episodesh, te cilat gjermani Herzog i ka realizuar per nje kanal televiziv amerikan (episodet ne fjale mund te shihen edhe ne youtube) ne te cilat ai interviston te burgosur amerikane te denuar me vdekje.

 Filmi (i cili aktualisht eshte falas ne youtube, por nuk besoj per nje kohe te gjate : https://www.youtube.com/watch?v=vfS6yEu9lMo ), flet per nje tragjedi te ndodhur me 24 tetor te vitit 2001 ne qytetin e vogel Conroe ne Teksas, kur tre personave (nje gruaje tek te 50-at, djalit te saj adoleshent si dhe nje shoku te tij) u merret ymri thjesht sepse dy njezetvjeçare, Jason Burkett dhe Michael Perry (ne foto), e kishin me qejf te madh te ngisnin nje veture te kuqe. I pari, denohet me burg te perjetshem, te dytin, i cili denohet me vdekje, Herzog e interviston pikerisht disa dite para ekzekutimit, ne 2010-n, sikurse interviston edhe personat e aferm te viktimave, sikurse dhe filmon vendin ku ka ndodhur krimi, takon nje ish polic-ekzekutues te korridorit te vdekjes, nje reverand etj etj.
Ne pamje te pare, behet fjale per nje ‘criminal investigation’ dhe asgje me shume. Dhe aq me mire qe filmi ruan aparenca te tilla, sepse pikerisht keshtu konfirmon edhe nje here tjeter se, forca e vertete e kinemase nuk ka te beje me torticollis-in (me dhimbjen e qafes nga levizja e saj ne perpjekje per te ndjekur efektet marramendese te imazheve apo te efekteve zanore), por me ‘diçka’ tjeter. Ajo ‘diçkaja’ mund te quhet pikerisht Herzog : regjizori gjerman fare mire mund te konsiderohet si misherim i asaj se ç’eshte vete kinematografia, misherim i asaj ‘gjesë’, i asaj ‘diçkasë’, qe ne nje film si ky, ben pikerisht diferencen midis nje ‘criminal investigation’ dhe asaj qe mund te quhet pa na u dridhur zeri : ART KINEMATOGRAFIK. Ne mund ta rrotullojme guhen disa here per te gjetur fjalen adekuate, me te pershtatshme te asaj ‘gjësë’, por sado qe ta kthejme e rrotullojme gjuhen, eshte mese evidente se ajo ‘gjëja’ quhet… humanizem. Ose te pakten, ka te beje me njerezoren. Por se si mund te arrijme ne kete perfundim, jam shpjeguar me poshte
(ne foto, Warner Herzog) :

 Ne fakt, “Into the Abyss” eshte udhetim ne brendesi te shpirtrave njerezore. Dhe gjithe magjia qendron ne menyren se si Herzog-u i perqaset ketyre shpirtrave, se si arrin te pershfaqe ate qe do te mund ta quanim ‘lehtesia e padurueshme e nje vrasesi’. Nje shpjegim mund te ishte fakti se Herzog eshte edhe etnolog, edhe sociolog, edhe psikolog… i mire, po aq sa eshte edhe kineast (ne nje fare sensi profesional te fjales) i mire. Qe do te thote se gjenialiteti i kineastit konsiston ne zgjedhjen jo vetem te distances se duhur te kameres me bashkbiseduesin e tij, por edhe menyren se si i filmon ata. Dhe jo vetem ata, por edhe veten (edhe pse, ai nuk shfaqet per asnje sekonde te vetme ne ekran!); C’eshte biles edhe me interesante eshte fakti se, perkunder nga dokumentaristë te famshem si Lanzmann (”Shoah”) apo Wang Bing (”West of the Tracks”) apo Robert Kramer (Milestones), Herzog nuk proçedon sipas ‘formules’ se famshme “filmo sa me gjate bashkbiseduesin, per te arritur tek vertetesia e fjales se tij“. Jo ! Herzog nuk ka kohe ne dispozicion (aq ka leje nga Policia), dhe pikerisht, magjia e vertetesise se deshmive te te intervistuerve qendron ne menyren se si i drejton pyetjet te denuarve dhe entourage-it te tyre : kur dhe sisa dhe si. Regjizori nuk e fsheh se eshte kunder denimit me vdekje, kete e shpreh qe ne fillim te filmit me zerin e tij, por pikerisht, kjo ‘parti pris‘ (ky “paragjykim”) nga ana e regjizorit qe ne fillim te filmit, e zhvesh ate nga çdo rrezik per te krijuar keqkuptime, abiguitete apo ikje nga vertetesia e fjales. Dhe vetem e fjales !

E megjithe keto, nuk di pse por diçka me thote se ka dhe “nje gje tjeter” qe personalisht me magjeps me filmat e tij, dhe ne rastin konkret me “Into the Abyss”.
Dihet qe Werner Herzog, gjithe jeten e tij ka bere filma qe regjistrojne ‘çmendinë njerëzore’, filma me personazhe ‘te marre’, ‘te veçante’, ‘ekstravagante’: fillo me “Land Des Schweigens Und Der Dunkelheit” (Vendi i heshtjes dhe erresires”, dokumentari i tij i pare kushtuar njerezve te verber e shurdh-memece njeherazi (1970), vazhdo me “Aguirre” (1972) e “Fitzcarraldo” (1982), dhe tash se fundi me “Grizly Man“, “The White Diamond” apo “Cave of forgotten dreams” (2010). Megjithate, edhe nje konstatim i tille nuk do ishte i mjaftueshem : Herzog nuk eshte as i pari as i fundit regjizor qe interesohet per personazhe dhe raste ekstreme te njerezimit.
Mendimi im eshte se gjenialiteti i Herzogut qendron ne ate qe, ashtu sikunder personazhet dhe situatat qe filmon jane ‘te çmendura’, jane ‘te marra’, ashtu eshte edhe ai vete : i marre, i çmendur, si vete njerezimi qe filmon, regjistron, xhiron : “i barabarte mes te barabartesh” – duket motoja e regjizorit (nje “i çmendur” mes nje njerezimi “te çmendur”). Dhe ky ndofta duhet te jete sekreti i gjenijve te medhenj te kinemase : vellazerimi, barazimi me heronjte e tyre, me personazhet e tyre. Fjala më adekuate qe do te shkonte ne kete rast do te ishte HUMANIZEM, edhe pse perdorimin e saj vazhdimisht e kam evituar (mbi te gjitha duke patur parasysh keq-perdorimin e saj ne shek XX…). Por eshte vertet rasti pet ta perdorur : Herzog, para se te jete nje kineast, sociolog, etnolog e psikolog i madh, eshte mbi te gjitha nje humanist i madh ! Ose : nese do te na duhet te shpjegojme se ç’eshte humanizmi, nje nga shembujt e rralle do te ish : menyra se si e sheh dhe ‘regjistron’ njerezimin ky regjizor, eshte njeri nga (te rrallet) shembuj.

Per fat te keq tonin, nuk kane mbetur shume nga “rraca” e tij. Wakamatsu vdiq para pak ditesh. Skolimowski pothuaj nuk ben me filma… Ka mbetur ende de Oliveira, Godard-i dhe ndonje tjeter.
Dhe Herzog, sigurisht.
Per fat te mire tonin !

nota : 10 me shume yje !!

trailer : www.youtube.com/watch?v=VvFSEDuByoQ

 

Posted on 13th November 2012
Under: Te ndryshme | 9 Comments »

“Cave of forgotten dreams”(SHPELLA E ENDRRAVE TE HARRUARA) – film me regji te W.Herzog

Citim:

Postuar më parë nga fuorisync Lexo PostiminNë të parin inkursion (shpresoj dhe të fundit) që pata në kinemanë 3D qëlloi që të më “shoqëronte” Werner Herzog, një nga mjeshtrat e artit të shtatë në zhanrin e dokumentarit. Herzog-ut iu mundësua një leje e veçantë nga ministria e kulturës franceze për të filmuar në brendësi të shpellës “Chauvet-Pont-d’Arc”, në jug të Francës, zbulimi i së cilës në 1994 nxorri në dritë, mbase, pikturat murale më të hershme bërë ndonjëherë nga dora e njeriut. Që nga zbulimi i saj zor se i është lejuar ndonjë “frymori” të zakonshëm, përjashto këtu ata të paktë zbulues (arkaelogë, palentologë etj), ta vizitojë atë, pasi deri dhe frymëmarrja njerëzore mendohet të vërë ne rrezik serioz afresket në brendësi të shpellës. Kësisoj regjisori gjerman, falë dhe simpatisë të ministrit francez të kulturës (ky i fundit është një admirues i madh i filmave të tij), bëhet një nga të paktët dëshmitarë të asaj çka vendos t’ia përcjell shikuesit nën perspektivën 3D. Dhe ketu Herzog-u nuk zhgënjen aspak, pavarësisht se unë s’kam as më të voglin entuziazëm për formatin në fjalë. Për të, afresket e zbuluara brenda shpellës përbëjnë një mbrekulli të atillë që ti shkaktojnë një ekzaltim fëmijor të sinqertë dhe jo një shans i artë, që i është dhënë në dorë, për të bombarduar publikun me efekte speciale alla 3D. Herzog “ngacmon” me humor zbuluesit që e shoqerojnë për të nxjerrë nga brenda tyre, ndarë me ta, pikërisht këtë ekzaltim në mënyrë që të kapërcehet ftohtësia e një zbulimi thjesht shkencor. Një zbulim që e bën Herzogun të ngrejë deri pikëpyetje, hipoteza, mbi format e ardhshme të ekzistencës njerëzore, pa rënë aspak në rolin e një predikuesi, por duke përdorur ato doza humori të zi që i kanë dhënë tonin krijimtarisë së tij.
Për t’iu rikthyer formatit 3D të përdorur në film, vetë Herzog e justifikon atë në mënyrë për të përshfaqur sa më mirë qëllimin e atyre që i realizuan këto afreske. Për të, brendësia (thellësia) e shpellës i përngjan një teatri modern imazhesh në lëvizje, iluzionit vetë në themel të së cilës ngrihet kinemaja, ndjesinë e së cilës vetëm 3D mund ta përcjellë më së miri.

Deri ketu ok. Filmimet brenda shpellës më përfshinë në atë pikë sa që ma lehtësuan “klaustrofobinë” vizive të 3D. Këtu qëndron mjeshtëria e regjisorëve të kalibrit Herzog që arrijnë ta tejkalojnë, ose më saktë ta përdorin ashtu siç duhet teknologjinë në funksion të vetë filmit. Por kur u “vinte fjala” xhirimeve jashtë shpellës 3D-ja bëhej e tepërt, bezdisëse, fare e panevojshme. Për më tepër besoj (do më duhet ta vërtetoj kur ta shoh në televizor) që filmi fare mirë mund të bënte dhe pa përdorimin e 3D në xhirimet brenda shpellës. Në këtë pikë më vjen shumë mirë që vetë Herzog të ketë pohuar mosbesimin e tij në këtë format, përpara se ta realizonte filmin, si dhe të ketë thënë që “Cave of forgotten dreams” të jetë i pari dhe i fundit film i tij në 3D.

Komenti im : 
Ne vitin 1994, 3 speleologe amatore franceze zbulojne nje shpelle te fshehur, dera e te ciles ishte e zene nga nje bllok i madh guri. Brenda gjejne piktura, qe thyejne te gjitha rekodet : ato jane realizuar 30 mije vjet më parë, duke u kthyer ne deshmine me te vjeter te artit, te kryer nga qenia njerezore ! Dhe cilesia grafike e tyre te lë pa mend !

Tani te flasim per filmin, edhe pse fuorisync e ka komentuar tashmë.

Shpella e endrrave te harruara“, ne fakt, nuk eshte thjesht nje film, por nje bequest (testament, qe merr vlere vetem pasi nenshkruesi vdes). Pyetjes se ç’fare duhet bere me famën e fituar si regjizor, Werner Herzog pergjigjet : duke ju afruar te ‘pa afrueshmes’ dhe duke ja ofruar ta shohin te gjithe : te shohin pikturat shkembore te shpelles ‘Chauvet’.

3D sigurisht qe nuk eshte loder ne duart e Herzog-ut. Kjo pritej. Salla e kinemase eshte nje bark, kjo dihet gjithashtu. Po nje shpelle në 3D, e filmuar nga Herzog, ç’është ? Origjina e botes, ç’te jete tjeter !
Reliefin, dmth 3D, regjizori nuk e perdor vetem si thellesi pamjeje (kinemaja 2D e ka realizuar kete gje tashmë, jo pak, permes fokusit -focales), por mbi te gjitha, per siperfaqet : siperfaqe shkembore mbi te cilat ‘lodrojne’ piktura. Njerezit qe i kane vizatuar ato, i kane bere ne gropeza shkembore, ne konturet e shkembit, ne te ngrituart e ne te futurat e gurit. Literatura kurre nuk do te mund ta pershkruante nje hatà te tille ! Imazhi 2D do ta kish te pamundur, pikerisht per arsyet e lartpermendura. Vetem 3D mund ta transmetoje siç duhet nje lëndë te tille. Per me teper, njerzit e dikurshem i kane bere ato piktura ne erresire pothuaj te plote, ne menyre te tille qe zjarri i bente ato piktura te ‘levizshme’. Per shembull: disa nga kafshet e vizatuara kane me shume kembe nga ç’kane ne realitet ! 8 kembe ne vend te 4 !! pra, qe 30 mije vjet me pare, njeriu shprehte permes artit idene e levizjes ! Keshtu, Herzog shkon ne origjinen e vete kinemase, dmth edhe te arteve pararendese te saj : vizatimit, literatures (sepse narracioni eshte evident ne keto piktura), skulptures (rendesia e relievit), arkitektures (sepse gjithshka eshte e organizuar ne nje hapsire precize) si dhe ne origjinin e njeriut te civilizuar, avatar i te cilit jemi sot. Kurre nuk ma kish marre mendja se nje film mund te na çoje kaq larg !

“SHPELLA E ENDRRAVE TE HARRUARA” eshte nje udhetim i vertete. Nje moment mrekullimi. Nje moment pedagogjik. Nje moment dyshimi. Serishmi nje moment mrekullimi.

nota : 10 me shuuume ylla !!

trailer i filmit :


YouTube – Cave of Forgotten Dreams trailer

Posted on 1st September 2011
Under: HerzogGjermaniDokumentar | No Comments »

“Bad Lieutenant- Port of Call New Orleans” – film amerikan me regji te Werner Herzog

 Gjermani Werner Herzog, regjizori i çmendur i filmave te çmendur si “Aguirre” apo “Fitzcarraldo”, i syrgjynosur se fundmi ne Hollywood, ka realizuar me ne fund nje film artistik (u bene vite qe realizonte vetem dokumentarë, edhe pse ata ishin nga më jo-konformistët e më interesantet qe mund te ekzistojne ne planetin Kinema !).

Dhe si i “çmendur” qe eshte, ka realizuar nje remake, gjithe duke mos qene vertet nje remake, ne kuptimin e mirefillte te fjales : “Bad Lieutenant” vertet ka qene nje film i Abel Ferrares (1992), me Harvey Keitel, por Herzog, nuk ruan pothuaj asgje nga filmi i Ferrares, dhe eshte krejt tjeter gje. Mbi te gjitha, ajo qe bie ne sy eshte se Herzog-ut as qe i behet vone per konceptin judeo-kristian të shpagimit (redemption- larja e mekateve te njerezimit permes aktit te Jezu Krishtit), koncept themelor ne filmin e Ferrares (1992). Dhe merret me gjera KREJT te tjera !

Werner Herzog duket ne formë ! Më ne formë s’ka ku te shkoje ! Gjithshka ne film duket se eshte bere mendueshem dhe me qejf : qe nga mjetet narrative, nga ato formale, e per ta mbyllur, nga ato morale.Duket ashiqari qe regjizori eshte shkrirë i teri duke realizuar filmin e tij ! Shembull per ata qe e kane pare filmin : ai burri qe kercen hip-hop mbi nje kadaver, kusht te jete tjeter perveçse… Herzog-u dora vetë ??

Ne qender te filmit Terence McDonagh, komisar policie (Nicolas Cage, i H A T A SH Ë M !), alkolik, toksikoman, nevrotik seksual : nje perzierje e pabesueshme e Nosferatu (vampiri i famshem!) me inspektorin Harry. E dashura e tij ? Nje prostitute ! (Eva Mendes).
Por ç’eshte me e pabesueshmja, eshte fakti qe inspektori eshte tmerresisht i dashur, interesant, pasionant. Pse ? Sepse ka filozofine e tij per jeten, moralin e tij, konceptin e tij per Drejtesine. Pse ? Sepse rolin e tij e luan ne menyre te magjishme Nicolas Cage, nje fantazem e nje fantazme – duke “imituar” Nosferatu-në e Murnau-t, por dhe Kinski-n e Herzog-ut.

Bad Lieutenant-it (Policit te keq !) te Ferrares i jepet keshtu ne shanc i ri ne kinema. Kesaj rradhe ngjarjen nuk zhvillohen ne New York por ne New Orleans : sapo ka kaluar uragani Katrina. Katastrofë !

C’fare ben Herzog-u ? E thjeshtë : kthen bythmbrapsht moralin Ferrerian : komisari i policise jo vetem qe nuk vdes ne fund te filmit, por dhe dekorohet per ç’ka bere ! E habitshme nje gje e tille per Herzog-un, pasi ne filmat e tij, zakonisht heroi kryesor shkon drejt vdekjes, vetmise, çmendisë. Dhe eshte Bota, Natyra (xhungla), Universi qe fitojne, triumfojne.
Kesaj rradhe… jo ! Fiton deliri ! Mos ka dashur te na thote regjizori se, ne nje Amerike te droguar keqas, më i droguari nder policë vlen më shume se vete Amerika ?? Ndofta ! Gjithsesi, nje gje eshte e sigurt : moralizmi aq i deshiruar ne kinema (vdesin spektatorët per nje çike moral !), ka shkuar per lesh ! Aq me mire per… spektatorin (ne fakt !) !!

Pra fiton njeriu (nje polic), tmerresisht i vetmuar, ok, por i shpetuar (jo i sheruar, ok ??!). Ose, siç e tregon dhe plani i fundit fare filmik i filmit : Nicolas Cage i ulur, dhe mbi te, nje akuarium ! Njeriu dhe Natyra rrinë tok, bashk-jetojne. Por jo se njeriu eshte NGRITUR, eshte LARTESUAR, por sepse ka ZBITUR edhe me poshte… se kafsha !

Kete fillim viti, ajo qe ishte interesante ne filmat e mire amerikane, ishte fakti se kish diçka pasionuese prej groteskeje tek Shutter Island i Scorsese-s.
Dhe kish diçka prej humori ironik anglez tek Ghost writer i Polanskit.

Tek “Bad Lieutenant” i Herzog-ut, ka diçka prej te qeshure… krokodili ! (sikurse ne nje plan filmik te tij – foto: )

Film magjik !! 9.5

 

 

 

 

nje skene e mrekullushme nga filmi :

YouTube – Iguanas

   

***

Posted on 13th April 2010
Under: USAHerzog | No Comments »

“GRIZZLY MAN” – film i Werner HERZOG

Image resultShkova pashê filmin e fundit te nje prej regjizoreve aktualë me te medhenj, gjermanit te famshëm HERZOG, autor i “Fitzcarraldo” apo “Aguirre”.

“GRIZZLY MAN” eshte nje dokumentar-fiksion dy orësh qe rrefen jeten e Timothy Treadwell, ekologjist amerikan qe kaloi 13 vite te jetes se tij ne Alaska, midis arinjve te egër qe quhen grizzly, per ti mbrojtur ata nga gjuetia e pa-principë dhe nga rreziku i zhdukjes. Herzog perdor ne dokumentarin e tij nje pjese te mire te imazheve filmike qe Timothy Treadwell xhiroi gjate kohes se qendrimit te tij midis arinjve, deri sa nje dite vjeshte ai u gllaberua nga njeri prej tyre.

Nje dokumentar-fiksion pasionant mbi çmendinë humane dhe tejkalimin nga njeriu te kufijve te natyrës: regjizori Herzog njihet prej kohësh si mjeshtër i xhirimeve apokaliptike dhe kete e provon edhe nje here permes “Grizzly man” : cili eshte Timothy Treadwell :nje ekologjist i çmendur?, nje vizioner i ekzaltuar?

Kur Timothy Treadwell, ne shoqerine e te dashures se tij u gllabërua nga nje prej grizzly-t (arinjt e egër), kamera e xhirimit te tij ishte duke punuar, por kapaku kish bllokuar fokusin e kamerës, nderkohe qe zeri funksiononte fare mire. Nje sekuence e filmit tregon regjizorin Herzog duke degjuar me walk-man kasetën me klithmat e Timothy Treadwell-it dhe te fejuarës se tij ne momentin qe ariu grizzly i shqyen dhe i gëlltit te dy, por ne si spektatorë, edhe pse nuk i degjojme ato klithma, kalojme nje nga momentet me te forta qe mund te perjetohen ne nje film.

 

Posted on 9th March 2009
Under: HerzogGjermani | No Comments »