Tsai Ming-Liang

Qent e rrugëve: diamant i zi ne ekran te bardhë!

“Stray Dogs” – film taivanez me regji te Tsai Ming-liang

Fitues i Cmimit te Madh te Jurise ne festivalin e vjetshem (2013) te filmit ne Venecia, me te gjitha gjasat ky duket se do te jete dhe filmi i fundit i regjizorit (Tsai, njeri prej 5 kineasteve te mi aktuale te preferuar, ever, ka deklaruar se nuk deshiron të realizoje te tjere pas ketij).

Kush nuk ngeli pa ja shitur shpirtin djallit, cili regjizor nuk toleroi artistikisht e materialisht, kush nuk beri ndonje reklamë per ADIDAS apo NIKE apo ndonje videoclip per Lady Gaga-në. Vetem Tsai jo. Besnik i artit te tij deri ne minuten e fundit (dmth deri ne filmin e fundit te tij), pikerisht eshte vete “Stray dogs” deshmitari me i mire i kesaj qe them: nje nga filmat më anti-konsensualë qe mund te ekzistoje e qe nuk ben as perpjekjen me te vogel te llastohet per ti pelqyer syve te publikut.

Historia eshte ajo e nje babai qe punon si ‘human billboard’ (foto majtas) neper rruget e Taipeit, kryeqytetit taivanez,  dhe dy femijeve te tij: nje familje e vogel e pastrehë, qe strehoet ne mbremje ne qoshet e fshehta te qytetit. Si qener endacakë.

“Qent e rrugeve” merr persiper te organizoje hapsiren e komunikimit midis asaj mendore dhe fizike, midis endrres dhe realitetit, midis te gjalleve dhe te vdekurve ne formen e nje hipnoze kinematografike te shtyre ne limtet e perceptimit shqisor, gjithmone e perbere nga lëndë bruto, nga lende radikale dhe e radikalizuar: trupa fizikë, dritë, dritehije, hije.

Diamant i zi ne cohën e bardhe te bezes se kinemasë ky film!

Regjizori duket më melankolik se kurre, por njekohesisht edhe i motivuar nga nje egersi (prej qeni te terbuar) më shume se kurre njehere ne ndonje film te tij te meparshem. Biles me shume se per mizerje afektive apo seksuale (tema tashme te trajtuara ne filmat e tij te meparshem), kesaj rradhe duket se behet fjale kryesisht per mizerjen shoqerore. Por vetë filmi nuk eshte asnje sekonde te vetme mizerabilist! Fuqia plastike e imazheve te tij qendron tek heshtja: ne vend te dialogjeve psikologjizues, Tsai zgjedh gjithmone momentet e heshtjes se personazheve te tij, dhe pikerisht ato momente shfaq ne filmin e tij: heshtje qe flasin sa per mijra fjale, nje mije here më lirike se fjalet. Emocioni qe lind nga  heshtjet e qe eshte po aq bruto dhe sa vete ato.

Ne fund, po mendoja se nga nje film i Tsai Ming-liang mund te dalesh nga salla e kinemase i mrekulluar.
Ose i irrituar.
Por kurrsesi indiferent!

ps: eureka, qenka gjetur nje salle kinemaje edhe ne USA per te shfaqur filmin!! wow, sa ka perparuar njerezimi ! http://variety.com/2014/film/news/tsai-ming-liangs-stray-dogs-finds-theatrical-homes-1201076021/


trailer i filmit:

***

Posted on 10th April 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »

5 regjizorët e mi më te preferuar aktualë: VI. Tsai Ming-liang (Taivan)

 Nese ka nje regjizor sot ne bote, filmave te te cilit mund tu heqesh zerin dhe prap se prap jane te mrekullueshem, ai eshte Tsai Ming-liang (ose Ming-liang Tsai, siç njihet ne boten anglofone). Keshtu qe mund te thuhet me plot gojen se regjizori ne fjale eshte nga te paktit fare-fare qe ben kinematografi te kulluar, ku imazhet flasin vete, dhe nuk kane nevoje per zë. Per me teper qe ne filmat e tij personazhet flasin shume shume pak, per te mos thene asfare , tamam ashtu sikurse dhe ishte ne gjenezen e saj kinemaja : memece !

Me origjine kineze por i lindur ne Malajzi, Tsai Ming-linag studion kinematografine ne Taivan dhe fillimisht punon per TV. Filmi i tij i parë artistik daton vitin 1992 dhe ne keto 20 vite ka realizuar gjithesej 9 filma.
Nje nga dy figurat kryesore te asaj qe u quajt “vala e re tajvaneze” e viteve ‘90 (tjetri eshte regjizori Hou Hsiao Hsien), filmat e Tsai Ming-liang-ut, shume te levduar neper festivale nderkombetare filmi, shquhen per nje modernitet qe kap maja vertet te paimagjinueshme. Ne nje fare menyre, ai eshte padyshim trashegimtari më i denje i Antonionit, nese e kemi fjalen per modernitetin kinematografik te vepres se tij, gjithe duke ruajtur nje strukture shume shume here me pak komplekse dhe shume më “naive” se ajo e filmave te mjeshtrit italian.

Top-5 i filmave te Tsai Ming-liang : (click mbi titujt e filmave per komentet respektive per ta)

1. I don’t want to sleep alone
2. Vive l’amour
3. The Wayward cloud
4. The river
5. Face

Gjithsesi, eshte e veshtire te besh nje klasifikim te filmave te tij, per arsyen e thjeshte se te gjithe, ata kane nje nivel me shume se te admirueshme cilesor ! Fakti qe tre filmat e tjere te tij “What Time Is It Over There?”, “Good Bye, Dragon Inn” dhe “The Hole” vlejne po aq sa 5 filmat e lartpermendur, konfirmon kete gje.

  

  

***

Posted on 19th August 2010
Under: Te ndryshme | No Comments »

“VISAGE” (FACE- “Fytyra”)- fim tajvanez nga Tsai Ming-Liang

 Nese Hou Hsiao-Hsien-i, pa dyshim regjizori me i talentuar aziatik i ketyre 20-25 viteve te fundit do kish nje konkurent, ai pa dyshim do ish nje tjeter tajvanez: Tsai Ming-Liang !
Kam komentuar ne kete forum dy filma te tij :
– http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…ai-ming-liang/
– http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…ai-ming-liang/

Po të permblidhnim me pak fjale atë se ku qendron kripa e filmave te Tsai Ming-Liang-ut, ajo do ishte :
– burlesku depresiv
– plane te “sterzgjatura” filmike, qe ngjajne me “numra cirku”
– invencion (shpikje, novatorizem) delirant !
– “pamundesia” e secilit plan filmik per te tejkaluar planin filmik pasardhes
– shija e shqueshme per komeditë muzikore
– shija e shqueshme per permbytjet (dhe ujin, ne pergjithesi) – ka nje skene komiko-stresuese ne filmin ne fjale, ku heroi kryesor i filmit perpiqet te ndaloje nje shperthim robineti te lavamanit !! – e paparë !

E megjithate, per here te pare ne filmografine e tij (gjithesej 8 ne 25 vjet karriere), Tsai Ming-Liang … deshton ! Deshton, dhe ky eshte nje lajm i mire!

Pse eshte lajm i mire nje “deshtim” ?
Po shpjegohem.

Cdo njohes i mire i filmave te Jean-Luc Godard, eshte koshient se ne raport me ato qe regjizori realizoi ne vitet ‘60 e qe i dhane atij sukses e famë, filmat e viteve ‘80 jane “te deshtuar”, ne sensin e lënies se nje shijeje se “diçka nuk eshte e arritur plotesisht”. Gje normale, kur shikon sensin “eksperimental”, guximtar, te fimave te viteve ‘80 te JL Godard. Por qe e çuan krijimtarine e tij ne nje stad te ri, qe tejkalon stadin e viteve ‘60.

E njejta gje me filmin e fundit te Tsai Ming-Liang : Vertet qe ne fund, filmi te lé nje shije se regjizori ka deshtuar ne nderrmarjen e tij , por pikerisht, kjo legjitimon vepren e tij, i jep asaj shijen se ne art, duhet rrezikuar (”deshtuar”), per të avancuar !

Ajo qe eshte e habitshme, eshte se filmi (2 ore e 20 minuta) permban ne vetvete disa nga sekuencat filmike më te hatashme qe mund te kem pare ne kinema kete vit, edhe pse, ne totalitetin e tyre, sekuencat nuk arrijne te “krijojne” nje të tërë. Por pikerisht, ndofta filmi duhet pare me kete sy: si “copëza” plastike, qe qellimshem nuk “duan” te kompozojne nje të tërë. Fundja, vete regjizori nuk shqetesohet fare per koherencen narrative te filmit te tij !

Dhe ne fakt, historia e “Face” eshte e thjeshte : nje regjizor tajvanez vjen ne Paris per te realizuar nje film qe trasferon mitin e Salomé-së (luajtur nga top modelja Laetitia Casta) ne Muzeun e Luvrit. Mbreti Hérode luhet nga Jean-Pierre Léaud, aktor fetish i “nouvelle vague” (”Vala e re” franceze e viteve ‘60) dhe rolin e producentes se filmit e luan nje tjeter aktore e famshme e viteve ‘60, Fanny Ardant.

Ne fakt, filmi eshte nje auto-parodi, sepse “FACE” (Visage) (Fytyra) eshte film i financuar nga Muzeu i Luvrit. Dhe, pikerisht, ashtu si tabllotë (pikturat) e Karavaxhios dikur transformonin skenat biblike ne tabllo erotike te ethshme, ashtu edhe filmi i Tsai Ming Liang tejkalon permes te bukures, nivelin thjesht komercial te producentit, dmth te muzeut te Luvrit ne Paris.

***

Posted on 19th November 2009
Under: TajvanTsai | No Comments »