Terrence Malick

Knight of Cups

Ku e lamë me Terrence Malick? E lamë tek Heideggeri

Asokohe (pra, para dy vjetesh)

…shkova goxha skeptik ne kinema per te pare kete film te ri te Malick. Arsyeja ishte fakti qe, deri para pak kohesh, regjizori ne fjale bente relativisht nje film ne 10 vjet, nderkohe qe keto 3-4 vitet e fundit, ka filluar të beje nga nje ne vit

Por tani qe u mesuam me kete ritem, why not! Pse te privohemi nga kenaqesia per te pare nje “Malick te ri”?

“To the Wonder” ishte film i mire, edhe pse duhej thene se ’sistemi’ malickian (Terrence Malick nuk perben vetem “nje stil” kinematografik, por nje sistem te tere!) kish filluar tashme ti tregonte kufijte e tij. ”Kinght of Cups” eshte prova ne imazh e zë: sistemi Malickian ka filluar te rrotullohet rreth vetes   (


“Knight of Cups” eshte historia e nje skenaristi filmash ne Hollywood (rol i luajtur nga Christian Bale, dark & mysterius më teper se kurre!), playboy qe gersheton beteja donzhuaneske me historira mondane.

Megjithate, nuk eshte aq e kollajte ta reduktosh historine e filmit në rradhet e mesiperme: i ndare ne kapituj permes figurinave te Tarot (loje me letra), ”Knight of Cups” eshte nje seri skenash (me sakt do ishte: nje seri tabllosh), nje seri hapsirash  (natyrore, banuese, … etj) qe funksionojne sipas gramatikes malickiane : garden-party, diskoteka stiptize, studio kinematografike, gradaçela te akullta, interiere shtepish, brigje detesh.
E gjitha kjo, si zakonisht, si nje poeme kinematografike mbi boshin e jetes kontemporane. Por gjithmone ne kerkim të shenjës. Pra të së shenjtës.

Stili Malickian propozon nje imagery  universale dhe gjenerike, pra gati video-clipeske (por gjithsesi, asnjehere vertet te tille : perkunder nga ç’ndodh me video-clipet, ne film eshte e pamundur te parashikosh vargun -chain- e imazheve). Emeruesi i perbashket i nje kinematografie te tille eshte ‘erasure’ : shuarja, ‘tretja’, ‘perhumbja’. Gjithshka qe shfaqet ne pak minuta, me pas zhduket, tretet. Keshtu ndodh edhe me dialogjet (asnje i tille nuk çohet deri ne fund) ; keshtu ndodh dhe me vendet gjeografike; keshtu ndodh edhe me heroinat e filmit qe shfaqen veçse per pak minuta (Natalie Portman, Cate Blanchett, Imogen Poots, Freida Pinto…) dhe pastaj ‘zhduken’ per te mos u rishfaqur më.
Edhe narracioni shuhet. Tretet.
Gjithshka.

Lind pyetja e vjeter sa bota: çfare ka dashur te thote autori? (dhe po te kemi parasysh se autori nuk eshte dokushdo, pyetja merr realisht rendesi).

Ne cilendo skene te filmit qe mund te marrim si shembull, ne te shihet Christian Bayle i pozicionuar ne mes te nje dekori (nje bregu deti, nje dhome shtepie), tek leviz ne mes te ketij boshlleku (ecen, vrapon, ben levizje me duar etj etj). E gjitha kjo e filmuar në nje ‘oqean’ drite (rralle mund te ekzistoje nje film me kaq drite sa “Knight of Cups” ).

 

 

 

 

Christian Bayle eshte padyshim fandi kupë: nje hero qe vjen nga erresira (nje “Dark Knight” ??) per tu ‘permbytur’ me dritë: duket se te gjithe planet filmike jane te ndertuara ne raport me pozicionin e djellit !

Vetem se kesaj rradhe, duket se Malick ka harruar qe drita, ka nevoje per hije (dhe ne kete menyre, te mund te na ‘verboje’ syte). E njejta gje edhe me narracionin : kesaj rradhe, por deri diku edhe ne filmin paraardhes, duke e ‘qeruar’ (si qerojme nje levozhge) teresisht rrefimin, regjizori perfundimisht propozon nje far’ forme akademizmi: gjetja formale kthehet ne formalizem, ne qellim ne vetvete. Eksperimentimet aluçinuese kthehen ne ‘regjim’ normal : te ‘normalizuara’, ato nuk funksionojne më ne teresine e tyre (edhe pse filmi, pergjate shikimit, me la shije te mire, por problemi eshte se filmin e harrova po aq shpejt sa dhe e pashe).

 7.0

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=bC-3rnv_b3o

Posted on 16th December 2015
Under: Te ndryshme | No Comments »

Kur Ben Affleck detyrohet te lexoje Heidegger-in

“TO THE WONDER” (à la merveille) -film amerikan me regji te Terrence Malick

Ne nje interviste te dhene nga Ben Affleck, aktor kryesor tek “To the wonder” (por njeherazi edhe regjizor i ultra oscarizuar me “Argo”-n e tij) , degjohet te thote se Terrence Malick e kish keshilluar qe, nese donte te kuptonte filmin ne fjale, le te lexonte filozofin gjerman Heidegger.
Thene ne kete menyre, kjo padyshim qe nuk i ben nder filmit, pasi vete Malick e di shume e shume here me mire se une qe nje film mund te jete gjithshka, vetem nje pensum filozofik nuk eshte! Megjithate, eshte mese evidente qe, si ish perkthyes i vepres se Heideggerit ne USA, regjizori duket jo pak i influencuar nga filozofi brilant i shek XX. Te pakten, persa kohe pashe filmin, nuk me shqitej nga mendja nje aforizem i famshem i tij : “Vetem fillimet jane te bukura!”

Shkova goxha skeptik ne kinema per te pare kete film te ri te Malick. Arsyeja ishte fakti qe, deri para pak kohesh, regjizori bente relativisht nje film ne 10 vjet, nderkohe qe keto 3-4 vitet e fundit, ka filluar ne na beje nga nje pervit ( “Tree of Life” fitoi palmen e Arte ne festivalin e Kanes veçse parvjet, nderkohe qe “To the wonder” konkuroi vjet, ne ate te Venecias!).

Megjithate, per sa kohe kemi vendosur ti japim Cezarit ate qe i takon, me duhet te pranoj se filmi me pelqeu. Ne nje far menyre, “To the wonder” duket si nje remake i “Days of Heaven” (1978), filmi qe dikur e beri regjizorin te famshem. Ne nje moment, degjohet Ben Affleck tek i thote te dashures se tij: “jemi pare tashme edhe nje here tjeter, ne ate çast isha me motren”. Genjeshter me bisht, sa dhe genjeshtra me bisht e Richard Gere dhee qe perbente ‘thelbin’ mbi te cilen ngrihej ”‘Days of Heaven”. Gje qe me ben te mendoj se Malick, eshte regjizori par excellence i ’parajses se humbur’

8.2

TRAILER i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=g-t3l6T53V8

 

Posted on 26th March 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

“THE TREE OF LIFE” – film amerikan me regji te Terrence Malick

Une jam fans absolut i filmit te parafundit te Terrence Malick-ut, dmth i “The New Word” : bashke me ‘mulholland drive’ te Lynch-it apo ’stalker’ te Tarkovskit, eshte nga filmat e rralle qe duhet ta kem ripare disa here : e kam si ‘film komodine’, si puna e nje ‘libri komodine’ qe mbajme afer abazhurit. Por e pranoj qe, me gjithe bukurine çarmatosese, “The New World” (2006) ishte nje film qe ne nje fare menyre perbente nje far’ limiti per Malick-un ne sensin qe, ne aspektin kinematografik, mund te lexohej si nje ‘perzierje’ e dy filmave te tjere te tij : “Days of Heaven” (1978) dhe “The thin red line” (1999). Por bukuria e mizaskenes dhe menyra se si ajo arrinte transhendencen e materies filmike, e bente ate nje film vertet TE MADH. Por e perseris: per mua, ‘krisja’ (perseritja e vetvetes) ishte déjà prezente.

Kesaj rradhe, tek “The Tree of Life” (Palmë e Arte ne festivalin e Kanës se keti viti), kjo krisje me duket se eshte kthyer ne humnerë. Ose thene ndryshe, me duket se tashme Malick s’ka më ç’na rrefen (tregon, montrer) më…

Cliché-të malickjane bejne sfilate pergjate 2 ore e gjysem : filmim i pemeve nga poshte lart (contre plongé) – si ne foto, nje dorë nëne qe perkedhel (e filmuar me ritem te ngadalesuar), shilarsja (po ashtu e filmuar me ritem te ngadalesuar), majat e grunajave qe i perkedhel era… etj etj etj.

Po e marr me rradhe : problemi me duket se qendron para se gjithash ne faktin qe Terrence Malick eshte nje regjizor i tille, punet e te cilit kane bere SHKOLLË më vehte, pra jane kthyer, si te thuash, ne nje institucion. Stili i tij, shume shume i veçante, ka frymezuar jo pak regjizorë, dhe per fat te keq, kryesisht regjizorë te keqinj : rasti i fundit me duket ajo australiania Jane Campion me ate filmin e tmerrshem “The Piano”. Më keq akoma : estetika malickjane ka pushtuar hapsiren publiçitare (ate te reklamave) : më ka ndodhur jo pak here te degjoj njerez te thone : “shih shih, ky imazh më duket malickjan !”. Imazhet e regjizorit ne fjale nuk i perkasin me atij : ato jane bere si shkolle, jane kthyer ne sistem, ne institucion.

Por ketu qendron problemi : duket sikur regjizori i ka rimarrë gjerat jo ne stadin ku i kish lene heren e fundit (’The New World’), por pikerisht ne stadin ku ato tashmë jane, pas ketij perversioni publiçitar : imazhet e tij jane kthyer ne cliché, ne auto-parodi.

Por te flasim nje çike edhe per sensin e asaj qe na tregon Malick tek “The tree of Life”. Me siguri, koshient per mediokritetin e asaj qe ka realizuar, Malick, per here te pare ne karrieren e tij, ndjehet i detyruar te “komplikoje artificialisht” rrefimin, duke i ngaterruar gjerat permes montazhit. Normalisht, Malick eshte mbret ne montazh ! Ndersa ne kete film, disa gjera te kujtojne ate idjotin, Inarritu-ne, dhe filmin e tij po aq idjot, “21 grams”. Ose ca budallalleqe abisale tip ‘Big fish’ (tim burton) apo ‘benjamin button’ (fincher). Jam habit…
Megjithate, nuk duhet harruar se ‘The Tree of Life’, Malick desh ta prezantonte vjet ne festivalin e Kanes. Perfundimisht, e prezantoi kete vit. Dhe me sa thuhet, kish nje vit qe perpiqej te bente nje montazh qe te jepte nje far’ rezultati. Qe me duket … i dyshimtë (per te mos thene ndonje llaf tjeter…).

Por nuk jam i idhnuar me Malick-un. E kuptoj qe ka dash te beje diçka : idene e filmit e ka pas qe prej 30 vitesh ne koke (gje qe nuk do te thote ndonje gje te madhe, po aq sa nuk eshte dhe gje e vogel). Jo vetem qe nuk jam i idhnuar, por mund te them edhe disa fjale te mira per filmin : regjizori na thote jo pak gjera interesante mbi vellazerinë; ose mbi ndjenjen qe pushton njeriun kur lë shtepine (transferimi i familjes ne fjale, e filmuar prej interierit te shtepise bosh, a thua se ishte shtepia vetë qe ikte ! nje mrekulli !).
Tjeter gje qe m’u duk pasionuese : mungesa e ç’faredoqofte kunder-padie ndaj Zotit : filmi nuk mbeshtet ndonje tezë qe do trajtonte Zotin si te pameshirshem. Zoti eshte ne fillim, Zoti eshte edhe ne fund; historia e ketyre njerezve (heronjve te fimit) rreshqet midis. Historia e tyre ben pjese ne historine e Zotit. Pengese per Njohjen nuk behet Zoti, por babai, nje baba qe deshiron ta zevendesoje ate, nje baba qe ka kujtu se e ka kuptu Zotin, por ne fakt, ka dal huq.

Keto dhe gjera te tjera më bënë që, ne pergjithesi, ta pelqej filmin. Pra, nuk eshte puna se filmi nuk me pelqeu, problemi nuk eshte se nuk u identifikova ne film, nuk projektova veten në të : per asnje moment, nuk u ndjeva jashte tij (Malick eshte aq i prestigjator , dreqi e mori !).

Problemi, ne fakt, eshte se filmi nuk më modifikoi. Dhe nga pervoja personale, nje film i Terrence Malick gjithmone ka mundur ta beje kete gje ! Ose, per te qene preciz : eshte nje tjeter film (”The Mirror” – i Tarkovskit – te cilit “The tree of life” ose i ben homazh, ose e kopjon vençe – kete nuk di ta them se cila eshte !), film qe noton ne te njejtat ujra por qe ka patur nje efekt (modifikues) mbi mua, si nata me diten (ne raport me filmin e Malick-ut).

Ose ta themi ndryshe : permes “The Tree of Life”, regjizori ka evakuuar te veçanten e nje historie, per te arritur menjehere tek e pergjithshmja. Problemi eshte se ne finale, e gjitha kjo formon veçse disa pergjithësime !
Konkretisht : filmi me duket ambicioz per nga efektet (pasojat e ngjarjeve), por i kujdesshem per nga pershfaqja e shkaqeve (te ngjarjeve). Dakort, une nuk besoj se Malick na thote : “shpreso, falu, fal, duaj, dhe qepe gojen”, por amà : pse nuk na e thote pse vdiq vellai i vogel 19 vjeçar ?? Pa dyshim (po te llogarisim vitet), nga ndonje lufte (lufta ne Vietnam ??). Por vete regjizori, nuk na e thote; heronjt e filmit nuk duket se e shtrojne si pyetje : ne vend te saj, pra ne vend te shtrimit te pyetjes, pyetet Zoti, ose thene ndryshe, na ofrohet nje lamento infinito ! Po te ishte evokuar arsyeja e vdekjes, edhe lamentot (qarjet) dhe lutjet ndaj Zotit do te na pershfaqeshin si nje qorrim (sikurse dhe jane xhanem). Nderkohe qe ne film, ato (qarjet, lutjet) pershfaqen thjesht te trishtueshme dhe kaq ! Me duket se Malick ketu i bie fort shkurt (raccourci), duke e mbajtur spektatorin po aq ne njorance sa dhe personazhet e filmit, nje injorance qe filmi duket se, gjithsesi, perpiqet ta kritikoje ! Pra, jo se ka pajtim me injorancen. Jo. Por ka nje refuzim te çuditshem per te ofruar pista per te kuptuar pse-të. Ndaj them me lart se regjizori ka evakuuar te veçanten e nje historie, per te arritur menjehere tek e pergjithshmja. Problemi eshte se ne finale, e gjitha kjo formon veçse disa pergjithësime !

Ose heqja nga puna e te jatit. Pa ate skene (qe në nje far’ menyre na tregon, edhe pse rrufeshem, se ç’lloj bote e qelbur e rrethon familjen ne fjale), filmi nuk do kish asnje vlere. Por edhe ne ate rast, arsyeja fshihet, shkaku as qe evokohet !

per ta mbyllur : une jam dakort qe Malick shumezon mundesitë per te na prekur (sensibilizuar) me ate qe na ofron te shohim, por nuk na jep ndonje shanc te zgjedhim vete afeksionet (affects) tona. Prej nga dhe ndjesia e nje helmimi te lehte, permes nje emocioni fundja te detyruar

Pra në pergjithesi, filmi me pelqeu. Problemi eshte se, in fine, “The Tree of Life” nuk formon me shume se disa… pergjithësime.

6.8

Posted on 29th May 2011
Under: USAMalickCannes | No Comments »