Steven Spielberg

Dhuratë Akademisë së akademizuar apo akademizim i Demokracisë? (”LINCOLN”- film amerikan me regji te Steven Spielberg)


Qe e ka nje gje te mire te pakontestueshme filmi i fundit i Spielbergut, e ka : faktin qe nuk ka rene ne gracken e biopic-ut (biography picture), domethene rrefimin e gjithe jetes se nje personazhi historik. Problemi i filmave biografike eshte se shpesh ata marrin persiper te rrefejne te gjithe jeten e nje heroi real : nga fillmi i jetes se tij e deri ne fund te saj ! Por mua më duket se nuk eshte ne fuqine e filmit (si mjet shprehes artistik) qe te marre persiper te shfaqë si duhet (dmth, bindshem artistikisht !) kete gje, ndaj dhe filma te tille behen patetike, kur shikojme personazhin me paruke, ne fund te filmit, me demek, i plakur. Dhe tra-la-la-ra te tjera te kesaj natyre.

“Lincoln” rrefen vetem 5-6 muajt e fundit te jetes se presidentit te 16 te SHBA-ve dhe pershkruan nje aksion preciz : ate te votimit te amandamentit mbi abolimin e skllaverise. Qellimi i regjizorit eshte evident : vizatimi i portretit te nje inteligjence politike (asaj te Lincoln-it), e me kete rast, nje fare reflektimi mbi demokracine dhe inteligjencen politike ne pergjithesi (per kete te dyten, gjithshka eshte e lidhur me koincidimin e fundit te Luftes Civile ne Amerike, dhe votimit te amendamentit ne fjale : “martesa” e te dyjave, lejtmotiv i vertete i gjithe filmit, eshte aq i pamundur, sa qe kthehet ne kusht te se Mundshmes). E Mundshmja qe, ne fund te filmit, ndodh realisht.
ÇDV.

E megjithate :
Nese elozhet per demokracine (qe ndjehen jo pak ne film) nga ana e regjizorit (doemos, ne kuadrin e nje ere obamajane) nuk kane absolutisht asgje te keqe, mbetet te shihet ana tjeter e medaljes se “Lincoln”-it, forma e tij, dhe ndofta aty mund te kerkojme diçka qe mund te na çoje ne te tjera konkluzione. Ne fakt, duhet pranuar se filmi eshte jo pak instructiv, edukativ– te themi (gati-gati ne sensin pejorativ te fjales). Dakort, trajtimi artistik i ngajrjes behet ne menyre shume komplekse (votimi i amandamentit u realizua permes korrupsionit politik- kete filmi jo vetem nuk e fsheh, por i mëshon jo pak !), por gjithsesi, akademizmi vizual, estetik, artistik, eshte ai qe vë vulen i fundit, ai qe mbetet ne shijen e fundit fare, siç te le nje filxhan kafeje. Ky akademizem i vullnetshem (i bere me vetedije) i jep “Lincoln”-it shijen e diçkaje pa hapje ndaj te sotmes, pa tingellim aktual (si te thuash). Filmi (ngjarja e ‘djeshme’) tingellon si pa te neserme (si pa te sotme). Ose per te qene preciz : kete hapje ndaj te tashmes, filmi i Tarantinos e kishte. Ky jo ! Nderkohe qe te dy filmat, flasin pothuaj per te njejten teme.
Nga vjen nje gje e tille ??

Se pari, pa dyshim nga akademizmi i regjisë. Nga akademizmi i Spielberg-ut. Ndofta kjo eshte zgjedhur si menyre qe filmi te mund te mikloje anetaret e Akademise se Oscar (se zhytur prej dekadash ne akademizem shijesh !) per trofejt e ceremonise se fund-shkurtit.
Megjithate ky do te ishte nje shpjegim reduktues, Speilbergu ka fituar Oscar sa eshte fryre : duhet qemtuar me tej. Per shembull, ne nje fakt te thjeshte si ky qe do citoj tani e qe e lexova diku : sot, pra 150 vjet pas abolimit te skllaverise, SHBA-ja vazhdon te kete njerez me ngjyre neper burgje me teper se sa kishte skllever para 150 vjetesh ! Pra, a nuk vazhdon te mbetet SHBA nje vend i nje pabarzie te thelle ?? Kete ‘dimension’ aktual (te ilustruar me ‘detajin’ qe sapo solla) e qe Djangoja i Tarantinos e transmeton ne menyre brilante, “Lincolni” nuk e ka : te pakten Speilberg-u nuk ka patur sy per ta pare, e keshtu, per te na e transmetuar permes filmit te tij, ne nje menyre ose ne nje tjeter (eshte pune e tij!) : tek “Lincoln”, gjithshka mbyllet (sigurisht, jo vetem skenarisht !!) ne shek XIX, permes nje akademizmi po aq te moçem.

Apo mos vete filmi eshte, padashur, prova reale e akademiz(i)mit te demokracise ??

6.8

trailer :

Posted on 30th January 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

Magji apo… vetmi??

“Magic Mike” – film amerikan me regji te Steven Soderbergh

Ne vitin e larget 1989, kur regjizori amerikan Steven Soderbergh fiton palmen e arte ne Festivalin e Kanes me “Sex, Lies ans Videotape” (Seks, rrena dhe video) nuk ishte veçse 26 vjeç, duke hyre keshtu ne histori si regjizori më i ri qe rremben ate çmim. Pa harruar se behej fjale per filmin e pare fare fare te tij ! Nje zbulim i vertete

Jo fort i ndjeshem ndaj sirenave komerciale te Hollywoodit, Soderbergh me pas tenton disa filma te natyres indipendente (”Kafka”, “King of the Hill”… etj) por qe rezultojne deshtime persa i perket suksesit financiar (gje normale ne USA…). E megjithate, kjo i dha atij nje far statusi te nje regjizori te ri vertet te talentuar. Per me teper qe Soderbergh eshte nga ata qe di ti beje te gjitha: edhe regjizorin, edhe producentin, edhe montazhierin, edhe kameramanin, edhe… . Keshtu qe nuk u ‘dekurajua’.

Me pas ai realizon Oqeanet e tij (11, 12, 13…) por une nuk nuk kam pare ndonjehere asnjerin prej tyre, keshtu qe nuk mund te shprehem per to; Pastaj vijne ‘Traffic’ qe nuk me eshte dukur i keq, po ashtu ‘Erin Brokovitch’ (goxha i mire biles!). Ndersa duke filluar nga 2006, i kam ndjekur rregullisht ne kinema ato ç’ka ka realizuar : keshtu “Bubble” me kish lene skeptik; Che Guevara i tij me pat pelqyer à la folie (per mua, ai film eshte jo vetem kryevepra e Soderbergh-ut, por filmi i tij më intim, më personal); pastaj po aq skeptik me ka lene “The Girlfriend experience” nderkohe qe “The Informant!” me pat ngazellyer si film. ndersa i parafundit qe nxori vjet, pra “Contagion” me qe dukur pa interes dhe i kollajshem per nje regjizor qe ka dhene shuume here me shume se kaq.

Midis epitetit -i mbivleresuar- dhe -i ngrënë ne hak- , nuk di njeriu i shkrete ku ti vendose 23 filmat (ne 24 vite karriere) te Soderbergut, per me teper qe “Magic Mike” eshte filmi i parafundit i tij : regjizori ne fjale ka deklaruar se, pas filmit te tij te ardhshem qe del ne kinema ne 2013-n, ai do te pushoje së beri filma dhe do nderroje profesion (kjo me pelqen ne fakt, sepse perkedhel nje ide te hershme timen, sipas se ciles ata regjizore autorialë qe e ndjejne se i kane thene ç’kane patur per te thene, më mire te nderrojne zanat se sa te perserisin veten- per ti rene shkurt). Por qe ka diçka prej radikaleje ne vepren e tij, kjo nuk do as men as kalem.
Dhe “Magic Mike”, ku mund te pozicionohet ne kete krijimtari sa radikale aq dhe te qete (nganjehere deri dhe te qullet) te Soderbergut ?

Nese tek “Girlfriend experience” regjizori trajtonte temen e nje vajze te re amerikane e cila me gjithe dijenine e te dashurit te saj prostituoet, “Magic Mike” rrefen nje Amerike nen sunlight e Florides, rrefen historine e Majkut (Mike), nje djali tek te tridhjetat (rolin e luan Channing Tatum) qe punon diten si murator dhe naten si stripper ne nje disko striptize, gjithe duke enderruar qe nje dite te behet entrepreneur; Mike ze shoqeri me nje murator te ri, Adamin, te cilit i propozon po ashtu nje vend tek ndermarrja e striptizes. Adami ka nje moter…

“Magic Mike” ben fjale per mardheniet e amerikaneve me fuqine (the power), sigurisht jo ne sensin fizik te fjales, edhe pse pershfaqja, vizualiteti i filmit e ben kete gje pikerisht permes fizikes, pra permes muskujve. Kete rradhe Soderbergu duket se interesohet per gjinine mashkullore, dhe ketu me duket se ka diçka më specifike per tu vrojtuar. Por per kete, duhet ti rikthehemi filografise se tij ne nje sens tjeter :
Soderbergu duket tip ekseprimentuesi, qe ka dashur ti provoje te gjitha. Jo vetem qe emri i tij tek gjeneriket e filmave (gjithmone te tij) figuron ne funskione te ndryshme (regjizor, montazhier, kameraman… etj etj, biles nganjehere edhe me pseudonime), por edhe zhanret qe ka levruar jane krejt te ndryshem : nganjehere remake, nganjehere biopic, nganjehere fanstiko-shkencorë, nganjehere komedi sentimentale, nganjehere thriller; po ashtu edhe per nga stili, duket tip qe i ka provuar te gjitha : flash-back, ngadalesim imazhi, kalim nga ngjyrat ne bardh e zi.
C’ngelet tjeter ? Ngelet per nga gjinia, per nga seksi. Dhe po ta shikojme me vemendje, edhe nga ajo ane, Soderbergu ka filmuar te dy sekset me nje barazi gati perfekte : duke filluar nga filmi i tij i pare “Sex, rrena dhe video” (ku filmon dy meshkuj dhe dy femra qe duhen ne pothuaj gjithe kombinimet e mundshme) e duke perfunduar me kete ”Magic Mike” (nje stipper-mashkull qe i ka ardh ne maje te hundes te veshe tanga çdo mbremje per te eksituar gjinine femerore), ne thelb behet fjale per te njejten gje : ndryshimi i kaheve te arketipeve mashkull-femer. Fundja keshtu ka qene edhe tek Erin Brockovich (gra avokate qe u linin burrave te tyre te mbanin femijet) ose tek “girlfriend experience” (nje vajze e re qe prostituoet me dijenine e te dashurit). Me kete, nuk dua te them se Soderbergu idealizon seksin e kundert te atij (asaj) qe filmon ne X apo Y film, as nuk i bie “shkurt” si Tarantinoja (per te cilit, femrat jane superiore ndaj meshkujve dhe ka vdek ajo pune!).
Me se shumti behet fjale per nje fare barazie : meshkujt dhe femrat, per të, duket se jane dy variabla te nje ekuacioni. Ose edhe me sakte : bota, e shikuar si nje far’ lisharseje, si ne foto, ku kemi hypur te gjithe dhe mbahemi nepermjet dy kembeve : njera kembe jane meshkujt, tjetra femrat. Edhe pse, nuk duhet patur ndonje iluzion i madh (duket se na thote regjizori) : raportet njerezore, edhe pse te ngarkuara me deshira, besime e mosbesime, prap se prap mbesin kalimtare, te perkohshme. Njeriu, cilido qofte seksi i tij, eshte bashkudhetar i vetmise…

Pesimizem quhet ndryshe.

nota e filmit : 7.8 (por pse jo dhe 8.7  ;) )

Trailer :

   

***

Posted on 22nd August 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

Philip K. Dick dhe kinematografia

Me paska shpetuar nje prurje mbi romancierin amerikan Philipp K. Dick : do kisha dashur me deshire te shkruaja diçka mbi disa filma te realizuar mbi vepren e tij. Por se pari dua te perseris sa shume me ben pershtypje fakti qe asnje roman i tij nuk qenka perkthyer ne shqip?! Vazhdon te me duket fort e çuditshme nje diçka e tille, sepse eshte goxha e pranuar qe Philip K.Dick eshte nder shkrimtaret me te medhej amerikanë te shek. XX (dhe sinqerisht, nuk ngela as une askush tjeter ta rikonfirmoje nje gje te tille). Por une kembengul qe ka diçka prej bizarre qe K.Dick te mos jete perkthyer ne Shqiperi (ashtu sikurse edhe Huxley). Nuk mund ta fsheh çudine time… Dhe meqe nga komentuesit tek tema ne fjale jane cituar disa filma te bazuar ose te frymezuar nga veprat e tij dhe duke qene se personalisht kam pare nje pjese te mire te tyre, po hedh nja dy rradhe edhe pse e di qe, vijme ku vijme, e do dalim me patjeter tek problemi i famshem i raportit film-literature.

Per “Minority Report” te Spielbergut (i bazuar ne nje novele me te njejtin titull te romancierit amerikan) jam kategorik: ai eshte film i mire, gati-gati i shkelqyer, e kam thene kete edhe para pak muajsh ketu. Por une insistoj ne faktin qe nese filmi eshte aq i mire, kjo vjen jo pse lenda letrare eshte e mire (ajo eshte qe eshte e mire, nuk diskutohet, por ky ne fakt nuk eshte nje kusht i nevojshem per nje film te mire – do shpjegohem me poshte pse), porse filmi eshte i mire sepse Spielberg-u gjithmone ka shkelyer pikerisht kur behet fjale per filma me teme imagjinare! Dakort, per fat, temen (lenden, fabulen) ja ka dhene K.Dick. Aq me mire (s’kam asgje kunder!), por ja dhe nje kunder-shembull : une e urrej “Blade Runner” (1982) te Ridley Scott, film te cilin do ta vendosja me nje deshire te paimagjinueshme ne nje top10 master-piece-fallco ever !! Por skenari i atij filmi vjen nga “Do Androids Dream of Electric Sheep?” (kete roman nuk e kam lexuar, por nuk e ve fare ne dyshim qe duhet te jete shume i mire!). Po aq sa jam koshient se filmi eshte tmerresisht i famshem, eshte super cult(sidomos per spektatoret e kinemave te viteve ‘80); e megjithate, une nuk njoh asnje regjizor kinofil reliable qe ta citoje si film te dashur per te; dhe ne fakt, cult-lleku i “Blade Runner” vjen pikerisht nga fakti se eshte version filmik i nje romani te K.Dickut sesa nga ndonje ‘gje’ tjeter.

Hollandezi i talentuar Verhoeven ka bere ne 1990 “Total Recall”, por nuk mund te prenoncohem sepse nuk e kam pare kurre ate film! Per me teper qe per regjizorin ne fjale kam respekt, sepse eshte nga ajo ‘rraca’ e rralle e regjizoreve qe, edhe pse kane punuar ne Hollywood, kane bere ç’kane mundur per te futur diçka te tyren, pra personale ne filmat qe kane realizuar, gjithe duke respektuar ne vija te trasha (nga halli) kodet e kinematografise hollywoodiane.
Ah po, Duncan Jones, çuni i David Bowie-t, ka bere ne 2009 nje film (filmi i pare fare i tij!) qe quhet “Moon”, e qe ‘mirazh‘ e paska pare (dhe po konstatoj qe qenka version filmik i njeres prej veprave te K.Dick – nuk e dija kete fakt). Filmi nuk ka dale kurre ne kinema ne France, por ka dale direkt ne dvd! Ndofta evokimi qe i beme ketu filmit ne fjale, do me motivoje te blej dvd e tij, edhe pse e kam patur ne mend edhe me pare nje gje te tille, po ja qe e kisha harruar…

Edhe “Paycheck” eshte jo fort i keq, fundja e ka bere John Woo nje tjeter nga regjizoret e rralle qe ka mundur te imponoje talentin e tij ne Hollywood (ky ka bere nje film te mire shume ne 1997 : “Face/Off” !).

Por insistoj (dhe ketu dua te dal): per mua, vepra letrare e Philip K.Dick, ne nje fare menyre, nuk ka te beje me filmat e bazuar ne romanet e tij dhe nuk duhet pare duke lexuar filmat. Per mendimin tim, asnje nga filmat e realizuar deri me tash nuk kane fuqine dhe magjine e vepres letrare ne fjale , shto ketu qe une bej pjese tek ata qe mendojne se NUK ka arsye pse ta kene (perderisa magjia e letersise buron tek narracioni, tek fabula, ndersa magjia e kinematografise -tek mizaskena, tek njemendesia e filmit).

Biles kam dhe nje hipoteze, per me teper e kam te bazuar.
Hipoteza eshte kjo : nje film i te njejtes cilesi me vepren e K.Dickut jo vetem qe nuk eshte realizuar ndonjehere, por as dhe do te realizohet nje dite.
‘Prova materiale’ (ne nje menyre gjithsesi simbolike, kuptohet) ku e bazoj kete qe them eshte e meposhtmja : James Gray, qe per mendimin tim eshte regjizori me i talentuar amerikan i brezit te ri, ka shkruar rreth 14-15 vitesh me pare nje skenar (te cilin sigurisht qe mendonte ta vinte vete ne skene) te bazuar tek novela “Paycheck” e K. Dickut. Asnje studio amerikane nuk ka marre persiper financimin e filmit! As edhe nje e vetme! Pse?? Sepse padyshim, si regjizor i vertete qe eshte, Gray duhet te kete propozuar nje film qe nuk eshte paraprakisht viktime e romanit, por nje film qe desheron te jete i lire po aq sa dhe romani ne fjale!
Ne kete sens them me lart se ndofta, nje film i te njejtes cilesi me ate te nje romani te K.Dickut nuk do te realizohet ndonjere, pasi pikerisht, nuk ka pse. Dhe nuk po dua te fshihem pas te famshmes ide te Godarit i cili gjithmone ka insistuar qe, per te realizuar nje veper te mire filmike, me e mira e te mirave eshte qe regjizori te zgjedhe nje veper te dobet letrare, e me pas ta pasuroje me mizaskenen e tij, regjine e tij… etj etj.

Pra : duhet lexuar e lexuar e rilexuar vepra letrare e Philip K. Dick.

Po filmat bazuar ne vepren e tij ?

Me ‘mire’ te mos shihen…  :)

(ose më seriozisht : nese duhet zgjedhur midis leximit te romaneve, novelave e tregimeve te autorit ne fjale dhe filmave te bazuar mbi to, pa friken më te vogel duhet zgjedhur e para !).

***

Posted on 14th August 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

“War Horse” – film amerikan me regji te Steven Spielberg

Eshte nje film i vjeter shqiptar qe e dua fort (”Malet me blerim mbuluar” i Dhimiter Anagnostit) i cili, pasi fillon mire e bukur, krejt papritur andej nga minuta e 15-te, sa here e kam pare me ka krijuar pershtypjen te mi prese krejt krahët (ne fakt, më pret magjinë e filmit): ne nje moment (ketu), skuadra partizane ndeshet me nje ushtar italian te kapur rob, i cili, jo vetem qe faktin qe nuk kupton gjuhen shqipe e thote ne shqip, por partizan Peliçeli (si italian qe eshte !) komunikon me të ne shqip, per tua perkthyer më pas partizanëve te tjere po ashtu në… shqip!

Ok, kuptohet se nje gje te tille, i gjori Dhimiter Anagnosti ishte i detyruar ta bente per arsye ideologjike : ne nje film shqiptar te realizmit socialist, nuk lejohej te flitej ne gjuhe te huaj ! (ne italisht, ne rastin konkret). Por per fat te mire, skena nuk zgjat shume, dhe ‘incidenti’ i italianit “shqiptaro-shqiptar”, perveçse me ben te qesh per pak minuta, nuk ma prish definitivisht magjine e “Maleve me blerim mbuluar” (magji e cila me siguri ka lidhje me faktin se eshte nje fare road-movie, ose me sakte ‘barrelë-movie’, pra rrugëtim).

Mu kujtua “incidenti” me filmin e Lilo Labes sepse pikerisht tek “War Horse”, filmi i fundit i Spielbergut, andej nga çereku i filmit (deri ne ate moment ngjarjet zhvillohen ne Skoci – pra personazhet flasin ne anglisht), historia zhvendoset ne Francen e pushtuar nga gjermanët (jemi gjate Luftes se Pare boterore) dhe çuditerisht, ushtarët gjermane flasin… anglisht ! Biles me pak theks gjerman !! Akoma më i “lezeçem” behet filmi pak me vone : edhe fshataret francezë flasin me njeri-tjetrin po ashtu anglisht, por kesaj rradhe me theks… francez !

Ok, kuptohet se nje gje te tille, Steven Spielbergu eshte i detyruar ta beje per arsye komerciale : nje film hollywoodian ku flitet ne gjuhe te huaj (nje gjuhe tjeter, perveç anglishtes) nuk eshte rentabël.

Per ti rene shkurt : qofte per arsye ideologjike (Anagnosti), qofte per arsye komerciale (Spielbergu), rezultati eshte i njejte : ja qe paska, per fat te keq, diçka me te rendesishme se vete kinematografia, se sa vete arti. Nganjehere ajo ‘gjeja’ e rendesise absolute quhet parti (kinostudio “shqiperia e re”), nganjehere quhet parà (Hollywoodi). Por e perseris: rezultati na qenka i njejte ! Prova eshte sa Lilo Labja, aq edhe “War Horse” i Spielberg-ut.

Por per t’ju kthyer ketij te fundit, per fat te mire ngjarjet ne film marrin nje udhe te tille ku personazhet anglofonë (skocezët) rikthehen ne plan te pare, edhe pse, per te qene te sinqerte, ushtarët gjermanë vazhdojne here pas here te komunikojne rendshem ne anglisht-me-theks-gjerman ! (gallata më e madhe eshte se ne nje moment, ata numerojne ne gjermanisht, “eins, zwei, drei… ” por pastaj menjehere vazhdojne te flasin ne anglisht me njeri-tjetrin !!). Por siç e kam thene dhe nje here tjeter ketu, nje anakronizem i tille ka vite qe pranohet ne kinema, keshtu qe ndofta nganjehere “duhet mbyllur nje sy” per ndonje gje, qe te mund te shikosh me syrin tjeter disa gjera te tjera te bukura e interesante. Fundja kjo eshte tipike ne filmat e Spielbergut i cili kur trajton tema imagjinare (”E.T.” , “A.I Artificial Intelligance”, “War of the Worlds”) shkelqen dhe, perfundimisht, ata jane vertet filmat e mire te tij, biles shume te mire ! Ndersa ne filmat me teme historike, Spielberg shpalos nje naivitet qe te le pa fjale (nje naivitet qe kap kufijte e te pamoralshmes : per shembull tek “Lista e Schindlerit”, qe te hysh ne film, duhet detyrimisht te indentifikohesh me heroin kryesor, dmth me nje nazist te mirë, por qe gjithsesi, nazist eshte mo !!). E them kete sepse gjithmone i kam pare filmat e tij te ndare : ne njerin grup, futen ato filma ku interesi komercial dhe sfida teknike jane me te rendesishme sesa frymezimi artistik, dhe ne grupin tjeter, ata (te paket ne numer) ku kjo e dyta trimufon mbi te parin. Tek grupi i pare futen shumica e filmave te tij, ku dinosaurët, peshkaqenet apo arkeologjia glamour kthehet ne merkantilizem kitsch dhe ne argetim banal; tek i dyti, jane po ata filma me tematike imagjinare, por qe ne thelb, jane tragjikë, dhe pikerisht ne to, Spielbergu thote disa gjera interesante e autentike.

Po “War Horse”, ku do te futej ?
Pikerisht, ky film sikur e prish disi keto ’sistemim’ ne dy grupe ! Pa dyshim, se pari duhet pranuar se filmi eshte naiv (dhe naiv, nuk duhet pare domosdoshmerisht si difekt !). Fundja, siç thosha dhe me lart, ky do te ishte dhe tipari kryesor i regjizorit ne fjale, naiviteti (ashtu sikurse modestia do te ishte tipari kryesor i Clint Eastwod-it). Po nga i vjen ky naivitet Spielbergut ? Me siguri nga nje fare adoleshence, gati-gati femijerie (por jo teresisht te pafajshme) te tij. Tek shkrimtaret amerikane, mund te krahasohej me Salinger-in. Megjithate, filmi ka dhe disa gjera qe e fqinjezojne me ata te miret e tij, pra me imagjinarët. Ndofta dhe vete kali i tij, me teper se kal lufte, të lë me se tepermi shijen e nje kali imagjinar,  pra në mos fantastiko-shkencor, fantastik po e po !

Ose ndofta duhet pare e gjitha kjo si nje forme paralajmerimi i dy filmave te ardhshem te tij, te dy fort intrigues : “Lincoln” dhe “Robopocalypse” !
Te shohim se ku do te mberrijë Spielberg…

nota : 7.2

trailer i filmit :


YouTube – War Horse – Official Trailer [HD]

***

Posted on 15th February 2012
Under: USASpielberg | No Comments »