Roman Polanski

Poshtë cinizmi! Rroftë lirizmi!

3 filma parë se fundmi, por qe kane gjithsesi diçka te perbashkët :

 “Takimet e pasmesnatës” ( “Les rencontres d’après minuit” aka “You & the Night” ) – film francez me regji te Yann Gonzalez

Film jetim (sepse nuk i ngjan asnje tjetri), skenari i tij nuk ka ku te shkoje me i thjeshte: nje çift i ri dhe sherbetorja e tyre travestite, nje mbremje vendosin te kenë per miq 4 te ftuar qe perfaqesojne 4 arketipe seksuale: Bushtrën (nje vajze e re nimfomane), Adoleshentin (nje riosh erotik),  Aktoren VIP (nje zonje te rende e sexy) dhe Kampionin (i shquar per penisin e tij te madh) per nje orgji qe ne fakt… nuk do te ndodhë kurre!

Takimet e pasmesnates“, i cili ne pamje te pare duket si nje ‘behind closed door’ (nje “huis clos” por qe nga i cili çlirohen ré onirike imagjinare te nje force dhe magjie te tille si fort rralle ne ndonje film te sotem), eshte nje lloj i tille kinematografie qe ja ofron vetë kamzhikun spektatorit per ta fshikulluar ate, dmth vete filmin, gjithe duke mos ju dridhur syri e duke mos patur frike: as nga kitsch-i, as nga fjalori guximtar gati vulgar, as nga ekspresionizmi pop. Nese personazhet nuk kalojne ne akt seksual, kjo jo sepse u vjen ‘turp’ ose jane te ndrojtur por perkundrazi, sepse imagjinata e secilit eshte aq e forte sa qe nuk ka nevoje ta tejkaloje ate prag.  “Takimet e Pasmesnates” eshte ne thelb nje film nuk ka ku te shkoje më sentimental.
Pra dhe lirik !

Ka nje lloj cinizmi gri ne filmat aktualë autorialë europianë, dhe frymemarrja e ketij ne fjale eshte pikekrisht nje klithme per daljen nga nje rreth i tille vicioz. Sigurisht, bujaria me te cilen regjizori trajton me gjithe shpirt e zemer secilen nga historitë e 6 personazheve te filmit e shtyn atë drejt nje ekzaltimi disi te pershpejtuar, por ky mu duk si nje difekt pothuaj i mirepritur per nje film te parë (ky eshte filmi i pare fare i regjizorit) qe duket fort entuziast dhe jo i mbyllur ne guvën e depresionit.
Rrefim mbi mosnenshtrimin seksual, “Takimet e pasmensnates” i mundesojne spektatorit te shohe ne nje fare menyre veten ne pasqyre, pa iu frikesuar karnavalit te tij intim.

7.9

trailer : http://www.youtube.com/watch?v=zjAXQIMH31E 

click:

 

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“Historia e vdekjes sime” ( “Historia dela meva mort”) -film portugez me regji te Albert Serra

Fitues i “Leopardit te Arte” ne Festivalin e fundit te filmit ne Lokarno ne Italise, ky eshte filmi i trete i regjizorit portugez Albert Serra: pas “Nderit te kavalerisë” ne 2006 ( Don Kishoti/Sanço Pança) dhe “Kengës se zogjve” (El Cant dels ocells) ne 2009 ( tri mbreterit astronome Magi qe takojne femijen  e shenjte), kesaj rradhe eshte Kasanova qe takon… Drakulën!

Eshte nje film mbi hipokrizine, nje film ku personazhet nuk e dine tamam-tamam se ç’duan” – lexoja regjizorin tek shprehej per qellimet e tij artistike per krijimin e tij. Dhe ne fakt, edhe vete filmi eshte krejt i paparashikueshem, gjithe duke na kujtuar se kinematografia si art total, arrin te ‘gelltise’ e te sublimojë sa letersine (personazhi i Kazanoves!) aq edhe mitologjine, ti therrasë imagjinates sone kolektive prej spektatori, gjithe duke perdorur ate qe nje tjeter art (ne rastin konkret piktura) ka sjelle si vlere artistike deri më sot.

Pjesa e pare e filmit ka ne qender personazhin e famshem te Casanoves, ndersa e dyta, udhetimin e tij ne malet Karpate, ne mbreterine e Drakules : regjizori ve perballe dy simbole : ne njeren ane Casanova hedonist, mondan orator shakaxhi e qejfli, lexues i palodhshem dhe i apasionuar pas filozofise e nga ana tjeter, Dracula, i heshtur, gri, i cili ne vend te shperthimeve te te qeshurave leshon here pas here klithma te tmerrshme.  “Historia e vdekjes sime” eshte tabloja e nje epoke ne renie, e cila pak e nga pak i le vendin nje shekulli te ri, atij te XIX.

Edhe vete titulli i filmit eshte ironik, pasi ai i referohet vepres autobiografike te Kazanoves (Historia e jetes sime) duke e transformuar ne ate te Vdekjes: interieret plot ngjyra vezulluese te shek XVIII (te gjysmes se pare te filmit) i lene pak e nga pak vendin erresires, darkness (les ténèbres!!) duke e trasformuar ate ne nje homazh te mrekullueshem per pikturen dhe evoluimin e saj midis fund shekullit te 18 dhe fillim-shekullit te 19, ne agim te te cilit vete Casanova duhej edhe te vdiste.

8.7

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=5DZYG8Yo9CU

click:

******************************************

 “Venera me peliçe” (La Vénus à la fourrure) – film francez me regji te Roman Polanskit

Polanski (nje portret te te cilit kam bere dikur ketu) kete verë mbushi te 80at pra teorikisht, “nuk ka më nevoje te vërë ne prove talentin e tij“, siç thuhet rendom. Ky i film i fundit i tij (vetem dy personazhe pergjate 90 minutave!!) eshte nje ‘argetim’ i tij, nje ‘kapriço’, por e bere gjithsesi me pasion! Frymezues per “Venerën me peliçe” eshte nje pjese teatrale e dramaturgut amerikan David Ives e titulluar “Venus in fur” vene ne skene ne Broadway, pjese e cila ka ne qender nje roman kult te historise se letersise qe mban te njejtin titull, shkruar ne 1870 nga austriaku Leopold von Sacher-Masoch (nga mbiemri i tij rrjedh dhe fjala mazohizem).

Historia me dy fjale:  i vetmuar nje nje teater parizian, pas nje dite shume te lodhshme provash per te perzgjedhur aktoren e duhur ne pjesen teatrale qe do vere se shpejti ne skene, nje regjizor gati sa nuk po largohet nga teatri kur befas ja mberrin Vanda, nje grua tek te 50at, kandidate per rolin ne fjale. Surprize: kandidatja ne fjale jo vetem qe ka marre me vete kostumet e nevojshme, por i njeh permendesh dialogjet e pjeses teatrale! Manjetizmi i regjizorit per aktoren (rol i luajtur nga Emmanuelle Seigner qe ne fakt eshte e shoqja e Polanskit)  kthehet pak e nga pak nga terheqje ne… obsesion! Sikurse dhe vete pjesa ne fjale! Sikurse dhe vete libri i Sacher-Masoch.

Filmi shkelqen pikerisht per ato qe eshte shquar edhe historikisht regjizori i tij: drejtimi i lojes se aktoreve dhe intensiteti dramaturgjik i skenave filmike.

6.8

trailer: http://www.youtube.com/watch?v=WiZAi0q2Yc0  

click


***
Posted on 28th November 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

Advertisements

“Secili kinemanë e tij” – film kolektiv

33 regjizore te njohur, pjesemarres te herepashershem ne Festivalin e Kanes, kane realizuar secili nga nje metrazh te shkurter 3 minutesh me nje teme te perbashket : salla e kinemasë !
Filmi “Chacun son cinéma” (“Secili kinemane e tij”) permbledh 33 filma 3 minutesh dhe kjo eshte pergatitur nga Presidenti historik i Festivalit te Kanes, Gilles Jacob.
Nga 33 filmat, me i mrekullueshmi per mua ishte ai i Ken Loach, nje kryeveper e vertete 3 minutëshe !
Shume interesante, ato të Lars Von Trierit, Hou Hsiao Hsienit, Tsai Min Liangut, Nanni Morettit.
Tejet pretencioz ai i Angelopulosit dhe Jussef Chahinit.
Nje tmerr i vertete ato te Claude Lelouch-it, PolanskitWang KarWait
Me i keqi nga te gjithe, ai i Michael Cimino-s…

 Ne foto, disa nga regjizoret pjesemarres ne kete film : nga e majta,ne te djathte : David Cronenberg, Alejandro González Inárritu, Michael Cimino, Olivier Assayas dhe Tsai Ming-liang