Quentin Tarantino

Budallai Tarantino hedh një gur në lumë, 100 të mençur përpiqen ta nxjerrin (“Once upon a time in Hollywood”)

Kur shkoi ne Amerike ne vitet ’60, regjizori polako-francez Roman Polanski u martua me aktoren amerikane Sharon Tate. Kjo e fundit, ne gusht te 1969-s, në muajin e nente te shtatezanise, u gjend e vrare nga disa anetare te sektit te kriminelit kalifornian Charles Manson. Ngjarja ne fjale ka hyre tashme ne analet e Historise.

Résultat de recherche d'images pour

Kete ngjarje (dytesore) Tarantino e fut ne filmin e tij te fundit (gjithe duke e revizionuar, sigurisht, por ky fakt nuk perben ndonje problem) : çifti Polanski/Tate jane fqinj me vilen luksoze ne te cilen banon personazhi kryesor i filmit, Rick Dalton (aktor i famshem serish televizive, rol i luajtur nga Leonardo DiCaprio). Rick Dalton eshte mik i ngushte me Cliff Booth, shoferin e tij aktual (rol i luajtur nga Brad Pitt) i cili më parë ka qene dublues-kaskador (stuntman) ne filmat qe luante Rick Dalton (dmth DiCaprio) dhe tani eshte thjesht shoferi i tij. Cliff banon ne nje shtepi-caravan (mobil home) të piset e te vjeter. Rick në nje luks te papare.

Kaq eshte historia e filmit të nëntë (siç thote dhe posteri i tij) dhe te parafundit te Tarantinos (sepse vete ka thene qe do beje vetem 10 filma, ndaj si duket dhe i numeron). Reklamë ja thone emrin, nejse… .

*

Qe kur fitoi Palmen e Arte ne festivalin e filmit në Kanë në 1994 me “Pulp Fiction”, faktin qe filmat e Tarantinos jane te nginjur deri në dhimbje me refenca te historise se kinemase pothuaj askush sot as nuk e ve ne dyshim as nuk e kritikon. Biles ka rritur puna qe regjizori argetohet deri duke cituar veten tek filmi i tij i parafundit «The hatefull 8» : pata shkruar asokohe se filmi, ne nje fare menyre, shënonte fundin e sistemit «Tarantino 1.0».

Fati qe filmi i tij i fundit flet per Hollywoodin (universi qe Tarantino njeh me mire nga te gjithe universet, biles i vetmi qe ai njeh, por do e argumentoj me poshte kete gje) me beri te mendoj se ai do te ishte, në nje fare menyre, nje fillim i ri per regjizorin dhe krijimin e nje mitologjie (ta quajme keshtu) te re tarantiniane. Por ne vend te kesaj, «Once upon a time… » nuk na ofron asgje te re nga fronti i Perendimit, dmth nga ai i Hollywoodit te viteve ’60, pra nga ajo ‘makineri gjigande endrrash’ : në qender te filmit jane dy kaqolë (asgje e keqe deri ketu), njeri ish-yll serish televizive (DiCaprio) qe tashme luan role te vogla ‘negative’ dhe tjetri, dubluesi i tij (Brad Pitt), por grimcat tek-tuk te humoirit loufoque (absurd) dhe muzika (sigurisht) origjinale nuk arrijne te fshehin dot tonin medioker, biles te merzitshem në 2/3 e tij (fundi pastaj, sigurisht qe eshte ‘i arrirë’ se aq di te beje Tarantinua, por eshte vone, shume vone…). Biles po ta mendosh mire, duket sikur regjizori eshte i zhgenjyer nga kinofilia e tij, nga pasioni i tij per filmat amerikane  te tipit «B Movie» (filma me buxhet te vogel, qe lulezuan ne periudhen e arte te Hollywoodit dhe qe shfaqeshin ne te njejtin moment me filmin e vertete, pra si puna e atyre kengetareve qe kendojne në fillim, para koncertit te kengetarit te konfirmuar), dhe kete zhgenjim e transmeton permes filmit te tij. Vanitet – ja thone emrin. Ose siç thote proverbi ne shqip : hedh nje budalla nje gur ne lumë, dhe 100 te mençur perpiqen ta nxjerrin (te mençurit ne kete rast jane sa spektatoret, aq edhe kritika, e cila ne nje pjese te mire te sajen e ka pritur goxha mire filmin).

Résultat de recherche d'images pour

*

Gjithsesi, ka nje ‘detaj’ qe nuk te le te gabohesh ne nje arsyetim si ky imi : ky eshte filmi i katert rradhazi i regjizorit ne fjale (nga 9 gjithsej) i cili trajton nje histori te kaluar : edhe «Inglorius bastard», edhe «Django», edhe «The hatefull 8» kane qene te gjithe filma historikë. A thua se Tarantino nuk di te beje (ka shume mundesi qe po, NUK di te beje) filma me tematikë te sotmen ! Te krijohet pershtypja se ai jeton ne nje ishull më vete, te ndare nga bota, dhe i vetmi univers i tij eshte ai i Hollywoodit. Biles injoranca e tij eshte gati-gati patologjike, sidomos kur lexon fragmente te tilla (si ky i meposhtmi) te intervistave te tij, qe te lene pa fjale :

Question : Has 9/11 or the war on terror had any impact on you personally or creatively?

Answer : “9/11 didn’t affect me, because there’s, like, a Hong Kong movie that came out called Purple Storm and it’s fantastic, a great action movie. And they work in a whole big thing in the plot that they blow up a giant skyscraper. It was done before 9/11, but the shot almost is a semiduplicate shot of 9/11. I actually enjoyed inviting people over to watch the movie and not telling them about it. I shocked the shit out of them…I was almost thrilled by that naughty aspect of it. It made it all the more exciting.”

Question : But on some level you must have been caught up in the reality of 9/11.

Answer : “I was scared, like everybody else. ‘OK, what is this new world we’re going to be living in? Is it going to be fucking Belfast here?’ And I didn’t want to fucking fly nowhere. I remember thinking at the time – this was when they were shooting the Matrix sequels in Australia – ‘What if everything, all this shit, breaks out, man?’ And all that’s left in Hollywood are the Matrix people? That would be a fuckin’ drag’ (Laughs).”

*

Ps : Tarantino ka thene në festivalin e filmit ne Kanë ne maj te ketij viti se i jane dashur plot 5 vjet per te shkruar skenarin e ketij filmi. Lind pyetja : ne keto 5 vjet, perveç te shkruarit te skenarit dhe shikimit te filmave (per kinofil, nuk ja ha qeni shkopin), a ka lexuar ndonje liber regjizori i te mrekullueshmeve “Pulp Fiction” apo “Jackie Brown” ?

Nota : 5.0

TRAILER :

 

(vijon ne faqen 2)

 

Advertisements

“The Hateful 8″ (ose : fundi i “Tarantino 1.0″)

 I ndare ne 5 kapituj, filmi i fundit gati 3 oresh i Tarantinos eshte western qe zhvillohet në 1/3 e tij ne nje karrocë (stagecoach ne ang.) dhe 2/3 ne interierin e nje shtepie ne mes te maleve te Wyoming.

Spektatori, si me çdo film te ri te ketij regjizori,  edhe pse e di se “çe pret” (dialogje te prera si me thike, elemente filmike gore, muzike ‘anakronike’ dhe ultra e stilizuar, tension dramaturgjik afer se paperballueshmes, personazhe ultra te tipizuar dhe ‘amoralë’, përrenj boje e dialogjesh etj etj), prap se prap eshte kurioz te zbuloje “filmin-e-rradhes-se-Tarantinos“. I cili, kesaj rradhe te jep ndjesine e nje auto-parodie : referencat filmike te “The Hateful Eight” jane fiks ato te filmave te tij te meparshem pra: Kill Bill, Reservoir Dogs apo Django. Nje auto-parodi qe me la shijen e meposhtme: sistemit tarantinian po i vjen fundi.

*

Gjysma e pare, duhet pranuar, eshte e nje merzie te pashoqe. Sepse serioze dhe, mbi te gjitha, monumentale. Dmth, e merzitshme.
Gjysma e dyte, disi me ndryshe (por pikerisht, auto-parodike) nuk arrin te krijoje misterin (aq shume te desheruar nga Tarantino) e vendit ku zhvillohet ngjarja. Si dhe misterin e vete ngjarjes. Në vend te kesaj (pra te misterit), kemi nje film qe te vetmin ’shpetim’ e gjen tek skenat gore, duke rrezikuar (rëndshëm!) te bjere ne batakun e vulgaritetit dhe  kollajesise. Dmth përtacisë. Ne vend te nje remake te “The Thing” te Carpenter (siç ka dashur te ishte, fshehurazi, me te drejte Tarantino), “The Hateful Eight” më se shumti ngjan me nje… cluedo (clue). Nje loje koti.
(

E kam nje ide pse eshte keshtu: per here te pare ne filmografine e tij, Tarantino duket sikur nuk flet më per qeniet njerezore (per keto krijesa “te çuditshme dhe ziliqare”, transportuese te ndjenjave te tilla si hakmarrja apo nevoja per catarsis – kjo eshte ndjesia qe te linin filmat e tij te meparshem). Kesaj rradhe, Trantino flet… per veten e tij. Dhe kaq. Biles jo per veten e tij (në vetë te parë) por më saktë, per ate qe ai perfaqeson : Quentin Tarantino, “kineasti me i madh aktual ne bote“, qe aq shume ja vë veshin vetes, sa arrin dhe citon veten! Dhe prova e kesaj qe them eshte fakti se, ne 3 ore film, Tarantino nuk shtron as edhe nje pyetje te vetme.

Por e perseris: kjo eshte hera e pare qe mendoj nje gje te tille per nje film te tij. Sepse, qofte edhe tek Inglorious Basterds (qe me ka pelqyer shume pak), kishte momente qe ndihej deshira e regjizorit, per shembull, per te shtruar pyetje mbi qesharaken (tek e Keqja absolute -Hitleri), ose subversioni me kenaqesine tone teksa shihnim kete te fundit te bere shoshe nga plumbat etj etj. Kesaj rradhe hiç, asgje subversive :  Samuel L. Jackson-it ja hedhin koqet ne erë, Kurt Russel i presin nje dorë : badihava. For free. Salla e kinemase zgerdhihet kur Jennifer Jason Leigh i perplasin surratit nje tas me gjellë. Une jo, sepse s’me duket se ka ndonje ‘arsye’ per te qeshur. Ne fakt, çdo skene e filmit duket e sterfryre nepermjet prepotences autosatisfaksionuese te regjizorit, qe ne fakt eshte arrogance dhe cinizem. Por qe Tarantino di aq mire ti fshehë pas gaxhoit. Dmth, pas auto-parodisë.

E gjitha kjo qe them, e ka nje provë: zor se nje dite do doja ta rishihja “The Hateful 8″. Gje qe i jep atij statusin e filmit njeperdorimesh.
Si asnjehere më parë ne filmografine e Tarantinos.
I teti, i “verteti”.
Ose siç shpaloset gjithe tangerllek qe ne fillim te tij :

“The 8th film written and directed by QUENTIN TARANTINO”

 

6.6

ps: ne nje interviste te fundit, regjizori ne fjale eshte shprehur se pasi ta çoje në 10, do pushoje se realizuar filma e do nderroje zanat. Une them ta mbylle me 8

trailer :