Pier Paolo Pasolini

Filmat e regjizorëve qe nuk jane më në këtë botë…

Ja 5 te preferuarit e mi :

1. Filmat e Pasolinit

Nese do me detyronin te zgjidhja me patjeter nje dhe vetem nje regjizor te preferuar timin (gjithmone prej atyre qe u ka shkuar shpirti ne parajse), do zgjidhja italianin Pier Paolo Pasolini dhe filmat e tij.

Nje portret te tij e kam pas shkruar ketu (me kujtohet fort mire qe ne nje pjese te madhe, portretin e tij e kish pergatit peoples), ndaj nuk po ndalem tek personaliteti i tij. Por po flas te pakten per nje film, qe eshte domethenes per krijimtarine e gjeniut italian, per “Ungjillin sipas Shen Mateos” (Il vangelo secondo Matteo) – 1964.

  Bazuar tek Bibla, kush nuk ka bere film mbi jeten e Jezu Krishtit : duke filluar nga ata te Cecil B. De Mille (ne vitet ‘20), vazhdo me mediokritetin scorcesian “The Last Temptation of Christ” (1988), e per te mberritur tek shemtia e shemtirave e Mel Gibson-it “the passion of the christ“(2003).

Sa here e kam pare “Ungjillin sipas Mateut” te Pasolinit (e kam ne dvd : duhet ta kem pare mbi 5-6 here, pa numeruar shikimin e fragmenteve te shkeputura…), me ka lind automatikisht ne mendje pyetja : si ka mundesi qe vetem Pasolini ja del te më prekë, me historine e Jezusit te Nazaretit ???

Jo rastesisht e zgjodha kete film, per te thene diçka per Pasolinin. Sepse, duke qene se filmi tregon historine më te rrefyer te historise se njerezimit (te pakten te asaj judeo-kristiane), kthehet ne shembullin par excellence qe konfirmon se, ne kinematografi, bukuria si kategori estetike e sociale, nuk ka fort te beje me origjinalitetin e historise, pra me ngjarjen qe tregon filmi, por me 1001 gjera te tjera, qe permbledhtazi mund ti biem shkurt e ta quajme art. E qe sigurisht, e gjejme tek Pasoloni, qe ne filmin e tij, eshte ekzaktesisht antiteza, e kunderta e atij te bere nga Mel Gibson ! Estetikisht, moralisht, artistikisht… FIKS e kunderta !

Do doja shume te shkruaja diçka edhe per nje tjeter film te tij, “Salò o le 120 giornate di Sodoma“, nje nga eksperiencat e mija personale më autentike ne kinema : ne nje sens tjeter ndofta, por po aq remarkable sa dhe “Ungjilli sipas Mateos”. Pa harruar “Accattone”-n, filmin e tij te pare, per te cilin kam nje afeksion qe… nuk gjej fjale ta them!

(me vjen ne mend korçari, qe pat shkrujt dikur ne nje postim te tij : “Në kinematografi, ka patur dy poetë : Murnau dhe Pasolini. Te tjeret jane mjeshtra te medhenj”. S’kam si te jem më dakort me kete !!)

Per ta çuar ‘lojen’ deri ne fund, duhet bere edhe nje top-5 te preferuarve te mi te Pasolinit :

1. Il vangelo secondo Matteo (1964)
2. Salò o le 120 giornate di Sodoma (1975)
3.Accattone (1961)
4. Mamma Roma (1962)
5. Décameron/Canterbury/Il fiore delle mille e una notte

Foto nga : “Accattone” (majtas) dhe “Salo”.

 

***

Posted on 2nd September 2010
Under: Te ndryshme | 2 Comments »