Noah Baumbach

“While we’re young” – film amerikan me regji te Noah Baumbach

Po te nisemi qofte dhe vetem nga nota me te cilen keto 10 vitet e fundit kam vleresuar filmat e regjizorit te ri njujorkez Noah Baumbach ( 9 per “Oktapodin dhe Balenen“, 8.2 per “Greenberg” dhe 7.8 per “Frances Ha” ) bie ne sy fakti se, kronologjikisht, nepermjet tyre mund te vertetohet aforizma “vitet tutje, Noah tëhu” : “While we were Young” me pelqeu akoma dhe me pak se i fundit.

Filmi vë ne qender nje çift njujorkez tek te 40-at : Ben Stillerin ne rolin e nje regjizori dokumentarësh dhe Naomi Watts, ne ate te se shoqes (njeheresh e bija e nje regjizori te famshem tek te 80-at), te cilet takojne ‘rastesisht’ nje cift te ri tek te 20-at.

Filmat e Noah Baumbach (te cilet per fat i kam pare te gjithe) jane nje tjeter prove e asaj se, ne fakt, filmat e mire kane te bejne pak (në mos aspak!) me realizimin e tyre (sigurish qe me kalimin e viteve, filmat e regjizorit ne fjale jane gjithe e me te ‘persosur’ teknikisht: loja e aktoreve, skenari… bla bla bla), por kane te bejne më shume (ne mos gjithshka!) me diçka krejt tjeter qe shpesh quhet mizaskene (por më gjere, mund te flitet per ‘écriture cinématographique’ ). Ose dhe per ‘dasein‘ te filmit. Dhe nga kjo ane, per fat te keq, pikerisht “While we were Young” çalon dukshem : edhe pse ai trajton temen e nje miqesie ‘te çuditshme’ (origjinale, si te thuash), vete filmi nuk eshte aq ‘i çuditshem’ (origjinal- si te thuash) sa miqesia qe trajton sepse pikerisht nuk arrin ti evitoje klishetë (duke rene shpesh ne kollajshmeri konvencionale gati-gati te pafalshme per nje regjizor qe i thote vetes autor).

Ose per ti rene akoma me shkurt : “While we’re young” vuan pak a shume nga te njejtat simptoma me ato te filmave te fundit te Woody Allen: sikurse edhe Allen, Noah Baumbach te jep pershtypjen se “ja ka mare tashme doren” komedive ‘te lehta’ njujorkeze (edhe pse, problemi i tyre, nuk eshte ‘lehtesia’ e tematikes, por lehtesia e trajtimit kinematografik). Keshtu qe po i ve te njejten note si dhe atyre te Woody Allenit :

 6.0

TRAILER https://www.youtube.com/watch?v=K9cG9BzxMps

 

One Response to ““While we’re young” – film amerikan me regji te Noah Baumbach”

  1. Dictionnaire-France Says:
    What i don’t understood is in truth how you’re not actually
    much more neatly-liked than you might be right now.
    You’re very intelligent. You already know thus significantly on the subject of
    this matter, produced me in my view believe it from numerous varied angles.

    Its like men and women are not fascinated except it’s one thing to accomplish with Woman gaga!
    Your personal stuffs outstanding. All the
    time care for it up!

“Greenberg”- komedi amerikane me regji te Noah Baumbach

 Historia e krizes ekzistenciale te Roger Greenberg (rol i luajtur nga Ben Stiller, i mrekullueshem !), permes nje filmi, qe eshte hiç me pak e hiç me shume, antiteza e komedive romantike amerikane, te cilat ne pergjithesi nuk te bejne as te te qeshesh, as te enderrosh.
E prap se prap, “Greenberg” eshte komedi ! Dhe fort e mire !

Greenberg” te kujton te mrekullueshmin “Funny People” te Judd Apatow-t, ( http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/1…e-judd-apatow/), pasi dhe ne kete rast, ne qender eshte nje tip tek te 40-at, veçse siç e thashe me lart, me se shumti behet fjale per nje krize ekzistenciale, dhe jo fort krize moshe. Duke larë hesapet me konfliktet e rinise se tij, Roger Greenberg i jep mundesi vetes te jetoje tjeter gje, nje “tjeter jete”.

Ne film nuk behet fjale per Ameriken e winners-ave (ufff, me ne fund !!), e cila ne fakt, ne film, eshte e simbolizuar permes nje shtepie te madhe kaliforniane, pronarët e te ciles ikin qe ne fillim te filmit, per te hapur nje hotel ne … Vietnam !Shtepine ja lene asistentes se tyre personale (luajtur nga Greta Gerwig – roli i pare i saj, por me siguri do ja degjojme emrin per mire kesaj aktoreje te magjishme !), dhe vellait te te zotit te shtepise : Roger Greenberg-ut (dmth, Ben Stiller-it), tip menefregoje (siç themi shpesh ne shqip).
A thua se regjizori Noah Baumbach do te na thote se Amerika funksionon po aq mire, ne mos më mire, pa winners-at e saj !

Personazhet pothuaj nuk jane fare te paragjykuar. Ja per shembull nje ilustrim : skena e festes se adoleshenteve, gjate te ciles “bën nje byth vend” edhe Ben Stiller : dy gjenerata bashkjetojne qetesisht me njera-tjetren, e kritikojne nga pak njera-tjetren, por nuk injorohen mes vedit. Te vetmet kritika per Ben Stillerin vijne nga vellai i tij magaloman e super i pasur (winner dhe shkuar winner-it !), nepermjet telefonatave te tij nga … Vietnami ! 40 vjet pas “Bomb Hanoi”, ja ku erdhi koha per “Visit Hanoi”. Ne 2050-n, femijet e vellait te personazhit kryesor, me siguri qe do shkoje te ndertoje nje hotel ne… Bagdad ! 

Ben Stiller e mban ne vetvete dufin qe ka per kete bote, por gjithsesi, arrin te komunikoje. Perbuzjen qe ka per boten aktuale, e shpreh permes letrave-trakte qe u shkruan Firmave te medha; dashurine per famijen e te vellait e shpreh permes dashurise qe ka per qenin e ketij te fundit (duke i ndertu nje kolibe !); dashurine qe ka per “asistenten personale” te familjes se vellait, e shpreh permes copjeve te CD-ve qe ja dhuron, ose duke i lene mesazhe tek celuluari.
Shkurt, jo dhe aq i shkeputur nga bota reale (i ç’konektuar) : më se shumti, i keq-konektuar…

Rilindja i vjen me ne fund permes publikimit ne “New York Times” te njeres prej letrave te shkruara prej tij. Roger Greenberg arrin te hyje perseri ne jete, edhe pse gjithmone në “buzë” te jetes… (next to).

Greenberg thote ne film nje fraze, qe me duket esenca e filmit : “Nje here, nje psikolog me ka thene qe une jetoj më se shumti me te shkuaren se sa me te tashmen. Dhe ndodh keshtu, sepse nuk e kam jetuar aq mire pikerisht atë, pra te shkuarën” !

shenim: eshte entuziazmues fakti qe nje star amErikan si Ben Stiller, pranon te luaje ne nje film kaq te pa-bujshem, realizuar nga nje regjizor vertet autorial (para disa vitesh, i pata pare filmin e tij te pare,
The Squid and the Whale” (”Oktapodi dhe balena”) http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…noah-baumbach/ – fort i mire !!).
Me siguri, Ben Stiller nuk i ka kerkuar asnje grosh regjizorit, po te kemi parasysh faktin se behet fjale per nje film te thjeshte indipendent.
Kjo i shton akoma me shume vlerat atij, qe gjithsesi, më eshte dukur nga te rrallet komikë amerikane qe me kane bere gjithmone te qesh !
Bravo !

8.2

***

Posted on 6th May 2010
Under: USAKomediIndipendent | 2 Comments »