Nanni Moretti

Mia madre!

 10 arsye per nje 10 me yll per “Mia Madre”, filmin e fundit te Nanni Moretti-t :

1. i cili eshte nga ajo “rrace” regjizoresh te cilet permes filmave te tyre, më shume se “rrefejne nje histori“, jane krijues qe ndajne me spektatorin ate çka kanë më intime.

2. Intime, sepse vete historia e “Mia Madre” eshte me teper se ‘banale’ : Margheritta eshte nje regjizore tek te 50-at e cila xhiron nje film me teme politike ku punetoret e nje fabrike italiane ngrihen kunder pronarit te ri multinacional amerikan (luajtur nga John Turturro), nderkohe qe e ema e saj numeron ditet e fundit te jetes ne nje spital (ku afer i ndodhet edhe vellai i regjizores, rol i luajtur nga vete Moretti). Kaq eshte historia e filmit. I cili, ne fakt, eshte krejt gje tjeter: eshte ‘zhveshje’ lakuriq zemrash.

3. Moretti-regjizor, ndryshe nga shume filma te tij paraardhes ne te cilet ka qene figure esenciale e qendrore, kesaj rradhe eshte nje xhebrail-emin, nje engjell-Gabriel “në anë të” personazheve te tjere. Mos valle kjo eshte metafora e pozicionit te ri qe mendon ti jape vetes ne filmat e ardhshem?

4. Moretti-autor eshte “ne anë të” personazhit qendror te filmit, por dhe anasjelltas: a nuk shikon Margheritta ne enderr sikur e ka vellane (dmth Morettin) “në anë të” saj?

5. Keshtu qe, edhe pse deri dhe titulli eshte autobiografik, filmi ne fakt nuk eshte dhe aq i tille. Autobiografia (nese ka nje te tille) lidhet me se shumti me atmosferen e filmit, e cila mbi te gjitha ndihmon per te kuptuar nje nga temat me te rendesishme morettiane : sfidimi i vetvetes (rivenia ne pyetje) : Aktor/regjizor qe prej mesit te viteve ‘70, Morettin e kemi pare tashme te dyshoje (Palombella rossa) por edhe pothuaj te vdesë (Caro Diario).

6. Ndersa kesaj rradhe, regjizorin e shikojme te ndare ne tresh (ne tre personazhe), dhe te reflektuar ne dy prej tyre. Film “fallcerisht” ne vetën e parë, para se gjithash “Mia Madre” ndan me ne një eksperience.

7. Nje eksperience pergjate se ciles gershetohet realiteti me endrrat dhe me kujtimet. Pa u kujdesur per kufijte me tyre (fundja, kinematografia moderne, pjese e se ciles eshte dhe ajo e Morettit, duke filluar me “8 e mezzo” te Fellinit, gjithmone ka propozuar kontaminimin e realitetit nga endrra, konfuzionin e kufirit mes tyre).

8. Nje eksperience qe, in fine, nuk jep  nje film sentimental, por nje film ku sentimentalja drejton gjithshka, ‘qeveris’ mbi gjithshka.

9. ‘Sentimental’ ka brenda ‘mental’, dhe kinematografia e Morettit ka qene gjithmone e tille. “Mia madre” eshte akoma dhe më mental se te tjeret: nen aparencen e tij klasike, filmi te jep ndjesine se ai buron nga syte e ndritshem blu te heroines kryesore, te filmuara ne plan te madh filmik

10. Mental, sepse filmi ka ne qender shperberjen (çintegrimin) e realitetit. Afrimin e vdekjes. Moretti ka qene dhe mbetet nje njeri jo-i qete, i shoqeruar gjithmone nga nje ndjenje: nga ‘inadeguatezza’. Gjithe duke na ofruar nje mbyllje (nje plan te vetem filmik) gjithe jete, gjithe drite :

a domani !

trailer :  https://www.youtube.com/watch?v=jWiFif96t3Y

Posted on 27th December 2015
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Habemus Papam” – film italian me regji te Nanni Moretti-t

Si t’ja filloj e te shpjegoj qe filmi i fundit i Nanni Moretti-t nuk me pelqeu fare fare ?? Dhe qe, fjala e vetme qe me erdhi ne mendje ne fund te filmit, ishte : FAKE ! (fallco)

Edhe pse i kam parë shume më vonë sesa ne kohen kur jane realizuar, filmat e dikurshem te ketij regjizori (ato te viteve ‘70, ‘80) gjithmone i kam adhuruar. Por më duket se vitit 2001 dhe filmi i tij i asokohe ‘La stanza del figlio’ eshte, ne fakt, nje si far’ vije ndarese midis filmave te tij te meparshem (1970-2000) nga ata te ketij dhjetevjeçari te fundit. “Il Caimano” (2007), filmi i tij i parafundit, linte tashme per te deshiruar : skena mbyllese vertet ishte hatashmërisht e fuqishme dhe më shume se mbresëlënese, por gjithe pjesa tjeter e filmit… çalonte keq fare. Cuditerisht, nga e njejta simptomë me duket se vuan edhe “Habemus Papam” : skena mbyllese eshte nje kryeveper e vertete, nderkohe qe gjithe filmi… më duket komplet i çuar dëm.

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

 

Ne leter, “Habemus Papam” te merr ne qafë, pra s’ka ku te shkoje më interesant : diten qe Konklava e kardinaleve do te zgjedhe Papën e ri, kete te fundit, pas perzgjedhjes nga koleget e tij, e kap nje krize depresioni apo migrene dhe duket se nuk eshte gati per te marre detyren e re. Ai refuzon te behet papë. Nje psikanalist therritet ne Vatikan, per te ndihmuar Papën e ri ne krizen e tij mendore. Por ne mbremje, Papa i ri zhduket nga Vatikani…

Pershtypja ime eshte e meposhtmja : Nanni Moretti tradicionalisht ka qene kineast i intimes, i te ‘fshehtes’ njerezore, interiores. Ndersa ky film, te jep pershtypjen e diçkaje eksterne, eksterioreje : “Habemus Papam” duket si i shtypur nen peshen e produksionit : levizje te panevojshme te kamerës, muzikë ilustruese (qe me bente tmerresisht nevrik !), grimasa pseudo-humoristike te aktoreve, imazhe te ngadalesuara (skena e volejbollit e kardinaleve) patetike… etj etj. Skena te tilla tip-skeçi (si puna e levizjes së perdes nga maxhordomi i Papës se ri, per te njeqindtëtën herë rradhazi !!!) jane te denja per ‘Portokallinë’ e Top-Channel ! Por jo per nje film te Nanni Moretti-t !

Michel Piccoli (aktori im i preferuar i te gjitha kohrave), nuk me duket fort komod ne rolin e tij. Supozohet (ne film) se ai eshte francez dhe, si gjithe kardinalët, sigurisht qe di dhe italisht. Dakort deri ketu. Por (per ata qe e kane pare filmin) : si shpjegohet qe ai ditka permendesh, ne italisht, fragmente te tera te “Pulebardhes”, pjeses teatrale te Çekovit ?? Ne italisht ??? Te gjitha keto inkoherenca, skeçlliqe, grimasllëqe… me duken te papranueshme per nje film te Morettit (që me ç’mesoj, e ka financuar filmin e tij nepermjet njeres prej kompanive producente me te medha italiane). Jo se ka ndonje gje te keqe : qe Nanni Moretti ka dashur te preke nje numer sa me te madh spektatoresh permes filmit te tij, kjo eshte pune e tij (me “Il Caemano”, regjizori lante hesapet me Politiken Italiane; kesaj rradhe, duket se “lan hesapet” me Kishën). Por kjo nuk do te thote, detyrimisht, pranimin e kaq shume konçesioneve artistike nga ana e regjizorit, gjera te cilat, personalisht, mi kepusin krahet si dhe deshiren per te pelqyer nje film te tille. Me gjithe skenen fantastike ne mbyllje ! (a thua se Moretti beson tek fuqia e nje skene te vetme filmike, qe do na shpetoka nje film te tere …! çudi… ).

4.0

Posted on 20th September 2011
Under: CannesItaliMoretti | 2 Comments »