Michelangelo Antonioni

2. Filmat e Antonioni-t :

 Nese eshte Pasolini ai qe “më flet” me filmat e tij më shume se regjizorët e tjere, Michelangelo Antonioni-n (nje portret i tij eshte ketu ) do ta vendosja te dytin per nje arsye krejt tjeter: novatorizmi kinematografik i tij më ka mrekulluar sa here kam pare a ripare punët e tij !

Do ta ilustroj kete me nje histori te vogel qe kam lexuar ne biografine me te fundit kushtuar Jean Luc Godard-it, botuar keto kohe ne France :
Jemi ne 1962. Godard ka tronditur boten e kinemase, me filmin e tij te pare fare “A bout de soufle” (Breathless) – 1959, dhe ai vete konsiderohet si “kapobanda” i “Nouvelle vague” (”Vales se re”) franceze, qe ben po aq buje sa dhe Neo-realizmi italian, pikerisht nga e cila, djemt e rinj parizianë kane marre huà babain e tyre shpirteror, dmth Roberto Rossellini-n. Keshtu qe, asgje më e natyrshme per Godard-in te ftoje ne 1962-shin, ne Paris, “babain” e tij – dmth Rosellinin -, per ti treguar vepren e tij te re per te cilen eshte aq krenar : “Vivre sa vie” (My Life to Live), ne nje mbremje speciale enkas per mjeshtrin e madh italian. Deri ketu, gjithshka shkon mire.
Ne fund te filmit, Rossellini nuk pipetin asnje fjale. As per mire, as per keq. E njejta gje te nesermen : asnje levdate, asnje kritike, deri ne momentin qe Godard percjell me makinen e tij per ne aeroport “babain” e tij shpirteror. Andej nga gjysma e rruges (historine e tregon sot nje person i trete, i ndodhur ne veture), me ne fund Rossellini hap gojen dhe leshon fjaline e tmerrshme, qe per pak u kushtoi jeten te treve (Godard, qe eshte ne timon, i traumatizuar nga ajo qe i degjojne veshet, per pak sa nuk ben aksident!) : “Jean Luc, – i thote Rossellini, – paske filluar te biesh ne Antonionizëm… !“.

Dhe kjo e ka nje shpjegim : Antonioni kish realizuar ne 1960-en filmin e tij te famshem “L’Avventura”, pritur keq jo vetem nga publiku i Kanës, por dhe nga elitat kinematografike te kohes, ose thene shkoqur nga Rossellini me shokë, te cilet e konsideronin ate, kryesisht per nga ana e formes, si film-imposture, si shtirje kinematografike. Dhe “Vivre sa vie” i Godard-it eshte fiks i 1962-shit, dy vite me pas ! Dhe eshte evidente ndikimi antonionian ne filmin e francezit : Rossellini nuk ishte gabuar, edhe pse e thoshte kete gje ne sensin pejorativ !

Edhe pse kemi diskutuar tashme per “L’avventuren” e Antonioni-t, sidomos per formen e tij, nese do ta permblidhja me dy fjale, risia e atij filmi ishte përurimi qe ai i ben asaj qe Deleuze e quan “imazh-kohe”, ne ndryshim total me “imazhin-veprim”, me te cilin ishte mesuar deri asokohe tradita kinematografike (edhe pse, elemente te “imazhin-kohe” ekzistonin tashmë ne jo pak filma te meparshem, qe nga ata te Jean Vigo e deri tek Ozu e Mankiewicz). Por pa dyshim, “L’Avventura” e Antonionit eshte inaguruesi i Madh i modernitetit ne kinema, modernitet te cilin regjizori nuk pushoi, nga filmi ne film, së çuari ne maja edhe me te larta.

Dhe diçka te rendesishme ne fund : Antonioni edhe pse vdiq veçse para tre vitesh, de facto ka pushuar se beri filma qe ne 1982, me “Identificazione di una donna” – capolavoro ! Qe prej 1985-s dhe deri kur vdiq ne 2007-n, ka qene i paralizuar. As per te folur, nuk fliste. Nje gafë e madhe e tij ka qene qe pranoi qe gjermani Wim Wenders te drejtonte, ne 1995-n, me demek nen mbikqyrqjen e Antonionit (mbikqyrje i thençin ! – gjeniu italian “drejtonte” nga karrikja e handikepit…) filmin “Al di la delle nuvole” (nje zero me xhufke !!), gje qe i vesh atij filmi, de jure, autoresine e Antonionit. Ndaj dhe them me lart se, Antonioni e ka mbyllur realisht, de facto, karrieren e tij qe ne 1982-shin, me perlën “Identificazione di una donna” (dhe pike).

top-5 te preferencave te mia per filmat e tij :

1. L’avventura – 1960
2. Professione : reporter – 1975
3. Il deserto Roso – 1964
4. Identificazione di una donna – 1982
5. Zabriskie Point – 1970

bo booo, ngelen jasht “Blow up” dhe “L’eclisse” ! …

Foto nga 5 filmat e lartpermendur :

  

***

Posted on 2nd September 2010
Under: Te ndryshme | 5 Comments »