Michael Night Shyamalan

“Split” : horror sarkastik apo…

Sikurse “The Village” mund të shihej si metafore e nje Amerike izolacioniste, po sikur “Split”, filmi i fundit i M. Night Shyamalan të jete (midis te tjerash) metafore e Amerikes aktuale skizofrene? (bashkekzistenca e disa personaliteteve tek i njejti individ).
Po sikur parodia e Jimmy Kimmel të mos jete dhe aq “për të qeshur”?
9.0
*

“The visit” – film amerikan me regji te M. Night Shyamalan

 

 

 

 

 

 

 

 

Qe prej “Lady in the Water” ne 2006 (suksesi i fundit i regjizorit te “The Sixth Sense” ), ne keto 10 vitet e tjera, Mister Shyamalan ka kaluar nga nje deshtim komercial ne tjetrin.

Eshte tjeter pune qe mua personalisht gjithmone me kane pelqyer punet e tij : njerin më shume e tjetrin me pak, filmat e tij kurre nuk me kane lene indiferent. Por si duket kupa e kompanive te medha te Hollywoodit u mbush (ose me sakt, u zbraz), prej nga dhe refuzimi i tyre per ti kene besuar (financiarisht) regjizorit ne fjale ndonje projekt te ri blockbusterian.

Keshtu qe Shyamalan kesaj rradhe ka qene i detyruar ti drejtohej nje kompanie fare te vogel producentesh per te realizuar filmin e rradhes me vetem 5 miljon $ (i fundit i tij kushtonte 130 miljon – sa per te krijuar nje idé), duke ju kthyer keshtu edhe motivit te tij te preferuar permes te cilit edhe shkelqen: atij te ankthit (The Six Sense, Unbreakable, Signs, The Village).

Dhe kesaj rradhe ka realizuar nje KRYEVEPER “te vogel” !


 Pricipi mbi te cilin ngrihet “THE VISIT” quhet ‘found footge‘, pra kamera-subjektive : njeri prej personazheve te filmit (ne kete rast, nje vajze e vogel dhe vellai i saj edhe me i vogel) supozohet se filmojne ngjarjen, dhe ne shikojme ate qe (gjoja) ata filmojne. Kete dispozitiv (process) nuk e ka shpikur Shyamalan por filmi “Blair Witch project” ne 1999 : qe prej asaj kohe, te mbeshtetur ne nje princip te tille ka patur qofte filma vertet te shkeqyer (si “Cloverfield“, “Project X” ose “Redacted” ) qofte plera pa piken e vleres (si “Paranormal Activity” ). Keshtu qe Shyamalan nuk ka ndonje merite ne kete mes. Meritat qendrojne gjetiu.


Historia e filmit nuk ka ku te shkoje me e thjeshte : nje grua e divorcuar tek te 40-at u propozon 2 femijeve te saj te shkojne te kalojne nje jave pushime ne Pensilvani, ne fermen e gjysherve te tyre, me te cilet vete e ema eshte ndare shume keq (kur eshte martuar) dhe nuk i ka ripare më qe prej 15 vjetesh. Keshtu qe dhe vete femijet nuk i kane pare kurre ndonjehere me pare gjysherit e tyre. Por kur mberrijne ne fermen e fshatit ne fjale, konsatojne se dy pleqt… nuk jane fort ne rregull nga trute      

Po ta mendosh mire, filmografia e Shyamalan shpesh ka patur ne qender te saj vizitën, pra qofte vizitorët, qofte ‘te vizituarit’ : djalin e vogel te “The Sixth Sense” e vizitonte perdite nje fantazem;  rojes se pallatit te “Lady in the water” i prishi monotonine e perditshme nje nimfë uji qe doli nga vrima e pishines; familja fshatare tek “Signs” dallonte prezencen kercenuese dhe misterioze te disa vizitoreve te çuditshem qe silleshin verdalle fushave te tyre me miser. E le pastaj tmerri  qe shkaktonin “those-we-do-not-speak-of” tek “The Village”

           

Edhe kesaj rradhe behet fjale per “NJE VIZITË”, eshte e njejta gje, vetem se fale principit te kameres-subjektive, jane permbysur rolet : irracionalja, terrori, ankthi dhe frika duhen kerkuar tek ‘të vizituarit’ (dhe jo më si me pare, tek vizitorët), duhen kerkuar tek ‘mosha e trete’ (tek pjesa me e perkedhelur e shoqerive te sotme perendimore, tek ajo qe enderron rinine e perjetshme). Pse ? Sepse tmerri absolut sot eshte pikerisht fundi i pafundem psikologjik ne fund te jetes, rrenimi trupor (fizik), dementia mendore qe kthehet ne deshire masakruese.
E megjithate, “The visit” nuk eshte per asnje sekonde moralizator: gjithe duke futur friken, filmi te ben me qesh : Shyamalan u ve dinamitin konvencioneve debile te “kameres subjektive” duke i mundesuar spektatorit, para se gjithash, te reflektoje mbi fuqine e imazhit (si i tha e motra te vellait qe donte te vinte nje kamera te fshehte ne sallen e ngrenies, per te filmuar gjyshen kur ngrihej naten ? “ah jo, nuk mund te besh nje plan filmik nese personi qe deshiron te filmosh nuk eshte prezent; perndryshe biem ne qorrsokakun e ‘Reality TV’ (big brother) “.

Po mire, po cili eshte sekreti i nje arritjeje te tille ?? Ai e ka emrin thjesht “meez on scene” (me theks amerikan – dhe ata qe e kane pare filmin, me kuptojne!)


9.5 

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=YfQnRjkuvaY

Në emër të atit e të birit…

 ”After Earth” – film Amerikan me regji te M. Night Shyamalan

Ka ndodhur nje kataklizem ne planetin Toke, dhe banoret e saj jane te detyruar te evakuoen ne nje planet tjeter.
1000 vjet pas kesaj katastrofe,  gjenerali Cypher Raige (Will Smith, skenarist i vete filmit) dhe djali i tij (i vertete!) Kitai (Jaden Smith), nisen me nje anije kozmike ne udhetim, por pas nje aksidenti, perfundojne… ne planetin e braktisur Tokë! Willi eshte i plagosur rende e nuk leviz dot nga vendi. I biri eshte detyruar te ndermarre nje “udhetim” ne kerkim te kutise se shpetimit (e cila ka perfunduar 200 km larg nga vendi ku ndodhen bab e bir), udhetim inicues i ketij te fundit, metafore e emancipimit ndaj tuteles paternaliste.

Kam qene gjithmone partizan i idese se, lënë menjane ndonje Scorsese, Spielberg apo Michael Mann (te cilet kane tashme moshen e pensionit), nese ka patur nje regjizor i cili arrinte te bente kinematografi te mire (biles SHUME te mire !!) gjithe duke ndenjur brenda sistemit hollywoodian, ky ka qene Mister Night Shyamalan. Megjithate, me sa duket, deshtimin financiar te “Lady in the Water” (2006) nuk ja fali kush ne Hollywood dhe, duke filluar nga filmi i tij pasardhes (The Happening – 2008) , ndjehen rendshem kushtezimet e producenteve hollywoodiane. Edhe tek “The Last Airbender” (2010), me gjithe deshiren e mire dhe talentin e regjizorit, ne nje shikim te dyte, filmi nuk ka magjine e atyre te fillimit (The Sixth Sense, Unbreakable, Signs, The Village). Ndersa kesaj rradhe, eshte krejt flagrante: Shyamalan ka humbur perfundimisht lirine e tij : jo vetem pse skenarist i “After Earth” eshte Will Smith (tradicionalisht, regjizori ne fjale ka qene vetë skenarist i filmave te tij) por dhe ne teresine e tij, filmi s’ka asgje ’shyamalaneske’. Le pastaj qe gojet e keqija (Hollywood Reporter per shembull) thone se “After Earth” eshte nje film-mesazh sientologjik nga ana e Will Smith-it, por mua me duket se, edhe sikur ai te jete konceptuar qe ne gjeneze si instrument prozelit ne funksion te nje sekti torollak, prap se prap, nje film i mire, kur eshte i mire, arrin ti tejkaloje filtra te tille (ose shqipçe: “Malet me blerim mbuluar” eshte film i mire, gjithe duke qene film i realizmit socialist, apo jo ?! ).

Shkurt: në emër te te Atit dhe te Birit, me duket se rruges kemi humbur Mister Night Shyamalan-in. It’s a pity !

nota: 7 (me mik)
5 (pa mik)

trailer : 

 

Posted on 11th June 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

“The Last Airbender” – film amerikan me regji te M. Night Shyamalan

Vjet, kur rastesisht kam pare filmin vizatimor “Caroline” (qe per fat te keq, nuk kam mundur ta komentoj ne kete blog), më ne fund kam kuptuar se, edhe nje zhanër si filmi i animuar, mund te krijoje vepra te mirefillta artistike. Pra, cilesia tejet e dobet artistike e shumices se filmave te zhanrit multiplikativ, nuk ishte faj i zhanrit, por i atyre (regjizore, producente…) qe merren me kete gjini filmike.

Te njejten “tabu” kam patur deri dje edhe per filmat aventurë (ose me sakt, fantastiko-aventure) : e kam patur te pamundur te shikoj te tille, te pakten deri ne fund ! E le më ta pelqeja ! Historite me jane dukur fallcërisht te komplikuara, pa ndonje magji te vertete artistike, video-klipeske (po me vjen ne mend “the lord of the ring” nga i cili, nuk kam arritur asnjehere te shikoj me teper se 15 a 20 minutat e para…).

U desh te shikoja dje ne kinema “The last Airbeder“, filmin e fundit te Mister Night Shyamalan (regjizorit te “The Sixth Sense”), qe më ne fund shijoja nje film aventure. Dhe ç’te shijuare se ! Dhe te mendoja, se, perfundimisht, asnje zhaner filmik nuk eshte fajtor, se asnje zhaner nuk eshte më interesant se tjetri.

Megjithate, kisha frike se, duke qene nje blocbuster i kushtueshem financiarisht, me ne fund, Mr Shyamalan do t’ja kish shitur shpirtin djallit (do kish toleruar artistikisht), me qellim terheqjen e nje publiku sa më te gjere, i cili, ne fakt, u be vite qe i ka kthyer kurrizin (qe prej realizimit te “Lady in the Water” (per te cilin, duke qene se e kam ri¨shikuar se fundmi, kam ndryshuar jo pak mendim… !). E pra Shyamalan, jo vetem nuk e ka tradhetuar artin e tij, por i ka mbetur rigoroz menyres krejt te lire te te filmuarit. Dhe ka bere nje film sa fragil, delikat, aq dhe te magjishem !

Thuhet shpesh se Shyamalan, e ka fort per zemer te transmetoje mesazhe politike, permes filmave te tij. Kjo nuk eshte e pavertete, pasi edhe pse ne aparence “The Last Airbender” eshte film me martial weapon (arme luftarake), ndihet mesazhi qe ka dashur te transmetoje regjizori. Por ç’eshte per tu pershendetur eshte fakti se mesazhe te tilla nuk kthehen ne qellim ne vetevete, nuk kthehen ne objekt (ose objektiv) te filmit. Per shembull, tema e shpetimit te botes nga femijët (ide fort nobël !), eshte ne thelb te filmit ne fjale (qe, megjithate, per nga ana skenaristike, eshte i nje thjeshtesie te hatashme (po me kujtohet nje shprehje e Ozu qe thosh se “jeta eshte e thjeshte, pro jane regjizoret qe e komplikojne kot fare“).

Shkurt, “The Last Airbender” eshte nje film i mrekullueshem mbi femijerine e vjedhur, dhe mbi te keqen qe te rriturit ushtrojne ndaj pjellave te tyre, eshte film i mbushur me imazhe te verteta, dhe jo me imazhe te sajuara lart-e-poshte e te montuara ne nje salle montazhi. U kenaqa shume me rigorozitetin artistike te Shyamalan qe, per mendimin tim, vazhdon te mbetet i vetmi regjizor hollywoodian qe arrin te mos tradhetoje artin e tij, gjithe duke realizuar filma qe shpesh konsiderohen zyrtarisht si blockbuster. Cili eshte sekreti ? Ate e di veç ai, por, mendimi im eshte : talenti autentik i Mr Shyamalan eshte padyshim guri i themelit te artit te tij. Dhe mos-tradhëtimi i tij nga ana e regjizorit ! Thene ndryshe, integriteti i tij artistik.

shenim: “The Last Airbender” eshte nje film që me sa duket, zhgenjen te dyja palet : kritika (ajo amerikane, por dhe ne France, kritika eshte s’ka ku te shkoje me e keqe) e ka pritur tmerresisht keq filmin (sigurisht, kritika e ka me qejf te madh te cerebralizoje gjithshka, dhe preferon filmat me demek inteligjentë – nderkohe qe filmi ne fjale eshte i nje thjeshtesie skenaristike që të lé gojehapur !!); por nga ana tjeter, edhe publiku i gjere (psh, ai amerikan) e ka pritur po aq keq.
Keshtu qe, nuk do e rekomandoja aq kollaj per te shkuar per ta pare…
Behet fjale per nje film tmerresisht fragil, por… te mrekullueshem !!

nota ime per filmin : 9.5

web-site i filmit : http://www.thelastairbendermovie.com/

***

Posted on 29th July 2010
Under: USA | No Comments »