Martin Scorsese

Aty ku mungon dashuria, triumfon performanca

C’mund te kene te perbashket dy filma aktualë: njëri i realizuar nga Scorsese, dekan i regjizoreve amerikanë, dhe tjetri nga Jia Zhang-Ke, regjizori më premtues kinez i shek XXI ?

Jane dy filma qe ne pamje te pare nuk kane asgje te perbashket. E megjithate e kane nje: faktin se heronjte e tyre  kryesorë ‘performojne’ ne jete, bejne show. Jeta e tyre eshte performancë, ne mungese te dashurise. Kur kjo e fundit mungon, triumfon performanca. Triumfon show.


1. “The Wolf of Wall Street” -film amerikan me regji te Martin Scorsese

I bazuar mbi nje liber te bazuar mbi nje histori te vertete (asaj te Jordan Belfort, ish-stockbroker), Scorsese (71 vjeçar) ka realizuar ne fakt nje “Casino 2.0″ (1995). Por filmi mund te shihet edhe si nje “Good Fellas 3.0″ (1990), nese “Casino”-në e konsiderojme si nje “Goodfellas 2.0″ .
Pra nje trilogji. Nje trilogji mbi paranë. Mbi kapitalizmin.

Megjithate, “Ujku i Wall Street”-it mund te konsiderohet edhe si film ‘më vehte’, dhe jo si kapitulli i trete i nje trilogjie. Film “më vehte”, por prap se prap ne kuader te nje rrugëtimi : atij te filluar nga Scorsese ne vitin 1983 me “The King of Comedie” (me Roberto De Niron ne rolin e Rupert Pupkin) :

Nese deri ne ate vit personazhet e Scoseses ishin realë, banalë, njerez prej mishi e gjaku, shpesh edhe vetmitarë (Taxi Driver, Mean Streets, Raging Bull…), “The King of Comedie” (foto majtas) inaguron nje tjeter kategori personazhi : ate te showman-it ne skene ( “better to be king for a night than schmuck for a lifetime” ) dhe pastaj te numraxhiut edhe ne jete. Personazhe tek te cilet ne mungese te dashurise,  triumfon performanca. Show.

Per nga struktura (forma), “The Wolf of Wall Street” eshte shume i thjeshte : i ndertuar mbi rreth 20 dialogje, secili afersisht 10 minutesh (qe te kujtojne filmat e Tarantinos), biseda “tête à tête” midis dy personazhesh te filmit, te cilat nderpriten me skena më ‘dinamike’ siç jane ato te ‘lutjeve’ kolektive qe bosi i finances organizon me punonjesit e vet (ne zyre), ose me skenat e orgjive dhe festave qe organizon me miqt e tij ne jahte, pishina, hotele, vila… etj etj. Skenat e ‘lutjeve’ ne zyre biles jane edhe me te arrirat, pasi pikerisht jane esenca e filmit : jane lutje pa drogë, ose me sakt droga (ate realen, heroi kryesor e merr me luge e me hunde) eshte vete performanca e Bosit. E kllounit. E numraxhiut. Ajo eshte droga e kolektivit.
Per nga permbajtja pastaj, aktualisht filmi ka ngjallur shume debate ne media, ne shtyp e ne rrjetet sociale, debate qe ne thelb shtrojne pyetjen se ku mbaron historia e bankierit dhe ku fillon ‘mizaskena e Scoseses’ (filmi), pra sa complaisant jane Scorsese/Di Caprio me kete histori reale te viteve ‘90. Di Caprio eshte shprehur edhe vetë per “Variety”, sigurisht duke mbrojtur filmin. Nderkohe flitet se ne rrjetin social facebook, profili i bankierit Jordan Belfort po i numeron gjithe e me te shumte mbeshtetesit e tij.

Mua me duket jo fort me bereqet te debatohet per kete gje, per arsyen e thjeshte se ‘mizaskena à la Scorsese’ nuk daton prej sodit : siç shkruajta me lart, duke filluar qe prej mesit te vive ‘80 (dhe me ekzaktesisht me “The King of Comedie”), u bene dekada qe regjizori proçedon permes deformimit ekspresionist te realitetit; u bene dekada qe ne filmat e Marty-t nuk ka më milet, nuk ka më popull, njerez te rendomte (per shembull : ne filmin ne fjale nuk evokohen fare, per asnje sekonde te vetme viktimat e Ujkut te Wall Steet-it !) , pra ne filmat e tij tashme u bene dekada qe nuk ka më persona, por ka… personazhe. U be kohe qe kjo eshte deviza e Scosese-s mizantrop, pra nuk daton prej sodit. U mesuam tashme… .

p.s: Kur ne vitin e larget 1972 beri filmin e tij te dyte, “…Scorsese showed a rough cut of his early feature “Boxcar Bertha” (1972) to John Cassavetes and listened breathlessly as the master unexpectedly said : “Marty, you’ve just spent a year of your life making a piece of shit.” Then he added, “It’s a good movie, but don’t get hooked into that [commercial] stuff — just try to do something personal.”

Besoj se, nese sot John Cassavetes do ishte gjalle e do shihte filmin e fundit te Scorseses, do i thosh ketij te fundit : “Oh Marty, definitely you are The Wolf of Hollywood”

 


2. “A Touch of Sin”  (天注定 – Tian Zhu Ding)  – film kinez me regji te Jia Zhang-ke

Kisha vite pa pare nje film më pesimist se ky. Ose ndofta ky eshte thjesht më pesimisti qe mund te kem pare ndonjehere.
Ne fakt, nuk e prisja qe Jia Zhang-ke (te cilit ia kam pare te gjithe filmat : 123 … ) te bente nje film kaq te erret… (i cili eshte dhe fitues i Cmimit te Skenarit me te mire ne festivalin e Kanës ne 2013).

“A Touch of Sin” ndertohet mbi kater “tufa shijian” ( “incidente te papritura” – keshtu i quajne me delikatese, me demek komuniste, mediat kineze ngjarjet tragjike qe mbushin kroniken e zeze, pak a shume si ato te kronikes se zeze shqiptare te ketyre viteve ) .

Me poshte, harta e 4 masakrave ne fjale :

1. Ngjarja e pare : vetgjyqesi ndaj korrupsionit

Ne veri te Kines, ne zonen e minierave te qymyrit ne Shanxi,  Dahai (ne foto), vendos te beje vetgjyqesi ndaj drejtuesve te Minieres. Ngjarja i referohet asaj te vitit 2001 kur nje minator, si pasoje e nje zenke dhe ndjenjes se pafuqishmerise, padrejtesise si dhe indiferences se autoriteteve, vret 14 vete. Denohet me vdekje nje vit me vone.

2. Ngjarja e dyte : nje punetor emigrant ‘del nga fiqiri’ dhe kthehet ne serial-killer :

Ne Chongqing (megapoli me i madh ne bote: 29 miljon banore!! ) ne jug-perendim te Kines, San’er, nje punetor emigrant, zbulon ‘avantazhet’ qe i ofron arma e zjarrit. Dhe ben kerdinë pa asnje pretekst. Ngjarja e merr frymezimin nga ato te ndodhura midis viteve 2004 dhe 2012, jo larg “Diges se 3 Grykave“, vite pergjate te cilave nje ish-mercenar ne Birmani, i konvertuar ne punetor emigrant krahu, kryen nje seri vrasjesh. Vritet ne 2012, pas nje odiseje policore te papare!

3. Ngjarja e trete: nje grua, punonjese nje nje sauna, vret nje nepunes civil, i cili tenton ta perdhunojë

Ngjarja frymezohet nga ajo e vitin 2009, kur shefi i Dhomes se Tregetise se Hubeit i cili tenton te perdhunoje nje grua te re 21 vjeçare qe punonte ne nje hotel, pefundon i vrare nga ajo, me nje thike frutash. E arrestuar dhe e degdisur ne nje spital psikiatrik, çeshtja merr dhenë permes internetit, gje qe i detyron autoritetet gjyqesore kineze qe gjithe duke e deklaruar fajtore, ta lene te lire ! Ka qene dhe kronika e zeze kineze me e famshme e ketyre dy viteve te fundit, sidomos ne internet !
4. Ngjarja e katert: Xiaohui, nje djale i ri, duke u ndergjegjesuar gjithe e më teper per kushtet mizerabel te punes, perpiqet te gjeje nje pune tjeter. Ne pamundesi, vret veten.

Ngjarja i referohet valës se vetevrasjeve ne uzinen Fowconn (Apple, Sony, Nokia… : 1.2 miljon punetore) ne qytetin Dongguan, ne qendren e manifaktures Guangdong , provinca me e populluar e gjithe Kines : nderrmarrja ne fjale ka vendosur rrjeta peshku perreth ndertesave-konvikte, per te parandaluar vetevrasjen e punetoreve, qe hidhen nga ballkoni apo dritarja.

***

Ne ndryshim nga Scorsese qe perdor (si zakonisht) deformimin ekspresionist te realitetit per ta bere ate edhe më te prekshem, Jia Zhang-ke e arrin kete gje permes realizmit, ose me sakte, te hiper-realizmit.
Perveç ketij dallimi formal, te dy filmat kane nje sere pikash te perbashketa, duke filluar nga fakti se bazohen ne histori te verteta e duke perfunduar tek konstatimi qe i behet dhunes, si element mbizoterues ne shoqerite e sotme, qofte ato amerikane, qofte kineze. Permes parasë, sigurisht. Dhe ashtu sikurse tek personazhet e “The Woolf of Wall Street”, edhe ata të “A touch of sin”, duke mos patur mundesi te njohin Dashurine (ne nje sens te gjere te fjales ‘dashuri’, dhe ku do nenkuptohej edhe humanizmi), nuk u mbetet gje tjeter veçse te behen, dashur apo pa dashur, te famshem permes kronikes se zeze. Pra performojne. Nje serial-killer, nje kriminel, ne fund te fundit eshte nje showman, nje ‘king for a night’. Biles dhe vetevrasja, ne nje fare menyre mund te lexohet si akt demonstrimi, si performance. Në mungese te dashurise.

Megjithate, filmi i Jia Zhang-ke (nga i cili kisha pritshmeri fort me te larte nga ai i Scorseses), me la nje shije jo fort te mire. Me ngjau disi me nje “Underground” te Kusturices (sigurisht, jo per nga forma!) , pra me nje film qe te krijon pershtypjen se eshte bere enkas per publikun perendimor, si per ta qetesuar koshiencen e tij :  ( “ka dhe me keq, ja ç’behet në Kinë” ) , gje qe te kujton filmat e Emir Kusturices ne vitet ‘90, te cilet jepnin pershtypjen se ishin nje far’  valiumi-komik per publikun perendimor (ose thene ndryshe, “sa mauvaise conscience” ).
___

Nota per dy filmat : 2×7=14:2= 7 (secili)

trailer i “The Wolf of Wall Street” : http://www.youtube.com/watch?v=iszwuX1AK6A

trailer i “A touch of sin” :  http://www.youtube.com/watch?v=sUkFnXd0qHo

 

One Response to “Aty ku mungon dashuria, triumfon performanca”

  1. Ujku qimen e nderron Says:
    Dakort me ato qe thua per The wolf of Wall Street dhe filmat e fundit te Skorcezes. Megjithate “Ujku” ka nje merite. Ate qe eshte filmi me argetues qe ka bere ndonjehere Skorceze. Te pakten per mua. Dhe qe te kuptohemi eshte perseri nje argetim me nota gri sepse Skorceze e ka te pamundur te shkeputet nga to por gjithsesi…

“Shutter Island” – film amerikan me regji te Martin Scorsese-s

Kinemaja eshte ndofta arti i vetem qe ka per karakteristike kryesore riprodhimin, riperseritjen e asaj qe krijon, pra riperseritjen e imazheve. A thua se kinemaja eshte nje remake ne pafundesi, i vete kinemase !

Filmi i fundit i Scorsese-s, qofte dhe pa dashje, ne lexim te fundit, eshte homazh ndaj nje tjeter filmi, homazh ndaj “Vertigo”-s se Hitchcock-ut (pa dyshim, njeri prej 4-5 filmave me te rendesisshem te Historise se Kinemase, ne mos, me i rendesishmi). Ashtu sikunder eshte i mbushur me referenca filmike nga filmat e hershem te Polanskit apo Samuel Fuller-it. Pikerisht ne kete sens, ndaj dhe shkruaja pak më lart se, kinemaja ndofta eshte arti i vetem qe perserit dhe do perserise veteveten deri ne… pafundesi ! Dhe kjo gje, duhet parë jo si difekt, por si karakteristike e vete artit te shtate.

Ne vetevete, historia e “Shutter Island” nuk ka ndonje gje te perbashket me “Vertigo“-n e Hitchcock-ut, por ne thelb, beht fjale per te njejten gje : Scorsese shtron problemin e vertetesise se imazheve, ç’eshte e vertete e ç’eshte e pavertete ne jete, dmth ç’eshte e vertete dhe e pavertete edhe ne kinema ! Cili nga dy imazhet e mesiperm eshte i verteti ? Cili eshte i rremi ??

Po ne kete prizem, duhet pare dh fundi i filmit : Fuck realitetin : Fiksion (liri) a Vdekje, rruge te mesme s’ka !

8.0

Posted on 9th March 2010
Under: ThrillerUSAScorsese | No Comments »

“THE AVIATOR” – analizë e vogël.

Image resultMe ne fund, pas gati dy javesh nga dita e daljes ne kinemate e ketushme, pashë Scorsese-n e fundit (autor i “taxi driver”, “the last tentation of the Christ”, “Raging bull”…). Pra pashe “THE AVIATOR”.

Ok, po perpiqem te shkruaj diçka edhe pse nuk kane kaluar me shume se 24 ore nga shikimi i filmit dhe “kapërdimi” i filmit me duket se ende nuk eshte kryer.

Si fillim, duhet thene se çuditerisht, filmi ja del mbanë : Pra, eshte i arritur ! Them çuditerisht, pasi ne aparence i ka te gjithe simptomat e filmit te sëmurë që në zanafillë: film-megaproduksion, film me skenar te komanduar hollivudian…
Ndaj dhe shtrohet pyetja: kush e shpeton filmin ?

Doemos qe dy elementë: regjia e Martin Scorsese-s dhe loja e Leonardo DiCaprio-s.
I pari, pra regjizori, i cili intervenon ne menyre virtuoze duke e vendosur gjithe mizaskenen nen simboliken e karantinës (Q.U.A.R.A.N.T.I.N.E) arrin ti kaloje 165 minutat e filmit… pa u kuptuar ! (me perjashtime te vogla gjate 60 minutave te para). E gjitha kjo vishet me doza humane, qe e shpeton filmin nga aparenca e tij epike hollivudiane.

I dyti, DiCaprio, i cili fizikisht nuk ka asgje te ngjashme me Howard Hughes-in (filmi eshte biografi e miliarderit amerikan paranoiak), jo vetem ja del mbanë, por eshte per mendimin tim ne rolin e tij me te mire deri me sot: i jashtezakonshem dhe i magjishëm.
Fatkeqsisht, nuk ndodh e njejta gje me aktoret femra te filmit: qofte Cate Blanchett (ne rolin e Katharine Hepburn-it) , qofte Kate Beckinsale (ne rolin e Ava Gardner-it) jane te pabesueshme….

Thëne ndryshe, me disa gjera te vogla, filmi mund te ishte nje masterpiece totale kineatografike, por gjithsesi, edhe pse jo nje Citizen Kane , ja arrin te jete nja nga filmat më te mire dhe më elegantë te Scorsese-s e ndofta, nje nga me te miret e koheve te fundit.