Marco Bellocchio

“Fai bei sogni” – Film italian me regji te Marco Bellocchio

Tre pershtypje te nderlidhura me njera-tjetren (concomitant) pas shikimit te filmit me te fundit te Marco Bellocchio-s (i cili, bashke me Nanni Moretti-n, eshte nje nga dy-tre regjizoret e mi te preferuar aktualë italianë) :

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2017/01/20/fai-bei-sogni-bfilm-italian-me-regji-temarco-bellocchio


 

 

Herën e parë si tragjedi, të dytën si farsë ? (”Sangue del mio sangue” – film italian me regji te Marco Bellocchio)

  

 

 

 

 

 

 

 

 

Tani qe 45 vjeçari Sorrentino ka pushtuar pothuaj te gjithe hapsiren mediatike, kulturore (e me siguri edhe financiare) te kinemase autoriale italiane (dhe rezultati eshte nje zero me xhufke), na mbetet te shohim filmat e 75 vjeçarit Marco Bellocchio te cilet sherbejne njekohesisht edhe si prove suplemenare qe konfirmojne se kinematografia e mire jo vetem qe nuk eshte pune zhanri, po nuk eshte as pune moshe.

Me Bellocchio-n jemi pare per here te fundit ne prill te 2013-s me ”Bukuroshen e fjetur”, pra me “Bella addormentata“. Me kish pelqyer shume ai film (fundja Bellocchio eshte i vetmi regjizor italian, filmat e te cilit i shoh me qejf (per mendimin tim, edhe Moretti eshte ‘kapitull i mbyllur’, edhe pse thuhet se “Mia Madre”, filmi i tij i ri, eshte rikthim i Morettit te dikurshem – amen !!).

Pra per fat timin, Bellocchio ka bere nje te ri, pasionues, nganjehere abstrakt, nganjehere paradoksal : fundja si gjithe filmat e tij. Dhe po aq i luhatur midis intimes dhe kolektives, midis individit dhe grupit.

Por edhe vete historia e “sangue del mio sangue” eshte po aq e luhatur, eshte po aq e ndare me dysh. Marksi qe thosh se ngjarjet e medha ndodhin dy here (nje here si tragjedi dhe nje here te dyte si farse) nuk duhet ta kete patur edhe aq keq: filmi i Bellocchios, edhe pse ndofta vete regjizorit as qe i ka shkuar ndermend ky konstatim i filozofit gjerman, e konformon jo pak nje gje te tille: filmi eshte i ndare “më dysh” (edhe pse gjerat jane më të komplikuara se kaq), dhe ngjarjet ndodhin ne te njejtin vend gjeografik, por me diference kohe prej shume shekujsh. Nga ana tjeter, edhe vete kete paralele, regjizori e heq disi (qellimshem!) artificialisht.

Konkretisht :  historia e pare ndodh ne shek. XVII, ne nje fshat te Emilia-Romagna-s. Federico Mai rikthehet ne manastirin e Bobbios ne perpjekje per te rehabilituar kujtimin e vellait te tij te vetevrare, pak pasi kish rene ne dashuri me njeren prej motrave te manastirit. E akuzuar si magjistrice, motra i kalon me sukses provat (permes te cilave do te mund te verifikohej nese ajo kish bere pakt me djallin). Jo, asnje pakt. Perkundrazi.
Historia e dyte (qe sigurisht, perceptohet si farse), zhvillohet ne te njejten zone, por pas disa shekujsh. Jemi biles ne ditet tona. Nje inspektor financash mberrin ne nje qyteze ku manastiri i vjeter eshte krejt i braktisur (pasi ka sherbyer per vite te tera si burg). Inspektori shoqerohet nga nje miljarder rus qe don te bleje burgun e braktisur (pra ish-manastirin), ne interier te te cilit banon paradoksalisht nje personazh disi i cuditshem, nje Kont qe del nga banesa e tij veçse naten. Nje “vampir” modern i shek XXI.
*

Perballja e dy historive eshte sa tematike aq edhe stilistike. Nese pjesa e pare percillet permes nje klasicizmi marramendes, e dyta percillet qellimshem nepermjet nje far’ komedie, biles gati permes groteskes. Por jo tamam. Pikerisht ky dualizim, ky heteroklizem perben forcen e “Sangue del mio sangue” (edhe pse duhet pranuar qe ai eshte thike me dy presa, pasi ne disa raste ja zbeh fuqine: filmi ka momente gjeniale, sikurse ka momente qe lene per te deshiruar). Ma è proprio così me filmat e Bellocchio-s : ekziston per fat nje rrace regjizoresh qe mendojne se kush nuk rrezikon, nuk ‘fiton’ gje, kush nuk rivë ne loje artin e tij, nuk e tejkalon dot ate

8.0
ps: Nga ana vizuale, filmi ka plasticitetin e imazheve siç di ti beje Bellocchio : bellissimo !

TRAILER :  https://www.youtube.com/watch?v=Chfk1tNUBYE

Shpëto vdekjen!

 ”Bella addormentata” – film italian me regji te Marco Bellocchio-s

Ne 1980, kur francezi Jean-Luc Godard realizoi “Sauve qui peut la vie” (qe ne shqip do te perkthehej : “Shpeto jeten (shpeto koken) ” film-kthesë ne krijimtarine e tij (ose ndryshe, filmi qe inaguron jeten e trete artistike te Godard-it, edhe pse aktualisht sot ai ndodhet tek e katerta), asokohe kthesa kish kuptim te dyfishte : po aq sa paralajmerohej rikthimi i regjizorit ne boten ‘normale’ te kinematografise (ne vitet ‘70, ai kish realizuar veçse filma-underground), po aq filmi paralajmeronte ’ngjyrat’ e ardhme te shoqerise njerzore post-68 : O Mete per vete : Secili shpeton koken e tij! Pra, ate qe pak me vone do e thosh Zonja e Hekurt ( “shoqeria nuk ekziston, ekzistojne vetem individë” ), Godard (e kush tjeter perveç tij e ka parandjere se “nga do fryje era” ? ) do e paraljmeronte permes imazheve te filmit te tij.

33 vjet me vone, Marco Bellocchio (qe per mendimin tim mund te quhet Godard-i i italianeve: perveç tij, e kush tjeter nder italianë, qe prej kohes se Pasolinit, u shqua sa per integritetin e palekundeshem artistik aq edhe per talentin e lakmueshem ??!) realizon “Bella addormentata” , por qe per mendimin tim, fare mire mund te quhej : “Sauve qui peut la mort” (dhe qe ne shqip do te perkthehej : “Shpeto vdekjen” ). Me te njejtin talent, Bellocchio, tridhjete vjet pas “Shpeto koken” kesaj rradhe nuk merret më me koken : jeta eshte tashme kapitull i mbyllur (e ka “mbyllur” Godard-i, kinematografikisht kuptohet), por merret me vdekjen. Si pretekst per kete sherben nje kronike e zeze mediatike qe pasionoi krejt Italine, ne nentor te vitit 2008 : drejtesia italiane autorizon babain e Eluana Englaro-s, nje grua e re ne komë qe prej 17 vitesh, te nderprese ushqimin artificial qe e mban ate ne jete prej aq vitesh, gje qe nxeh gjakrat dhe pasionet, ideologjite dhe besimet e italianeve.

Kuptohet, Bellocchio nuk eshte budallë qe te beje nje film biografik qe do te kishte ne qender te tij, pergjate dy oreve,  Eluanen e shtrire, por pikturon disa personazhe te tjere qe nuk kane asnje lidhje te drejtperdrejte familjare me të. Historia e “bukuroshes se fjetur” nuk sherben veçse si pretekst qe Bellocchio te dale “atje ku ao do te dalë”.

Po ku do te dale Bellocchio ??

“Bella addormentata” eshte nje film i bere nga nje regjizor qe siç thuhet rendom “eshte i konfirmuar“, e megjithate, ka realizuar nje film si nje ’student’ qe ende meson, ende perpiqet te kuptoje nga jeta (vdekja) dhe jo si nje profesor qe jep leksione. Ose, e gjitha kjo e thene ndryshe : Kush eshte ai qe nuk e kupton se, debati mbi eutanazine qe ka pushtuar Oksidentin, nuk eshte gje tjeter veçse deshmia ultime e mungeses se simbolizimit ne te cilen ndodhet sot plakja (dhe per rrjedhoje dhe vdekja) ?

nota : 9.5

trailer i filmit (click ne foto) :

Posted on 29th April 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

“VINCERE”- film italian me regji të Marco Bellocchio

  Na ishte ç’na ishte njehere e nje kohe, na ishte nje kinematografi qe besonte tek mjetet e fuqishme shprehese te saj: tek loja e aktoreve, tek muzika e filmit, tek ngyrat, tek dekoret, tek… tek te gjithe elementët “kompozues” te nje filmi. Pastaj, disa producentë e qeflinj te paepur te parasë abuzuan me te gjitha keto, dhe sallat e kinemave u mbushën me histeri, dhune vizuale, kakofoni efektesh qe harboen ne te gjitha senset pa krijuar sens. Shkurt, televizioni e vrau kinemanë.

Dua te them qe fajin nuk e kane as ngjyrat, as muzika, as dekoret, as kamerat. E ka abuzimi me to. Perdorimi i tyre si ne TV. Marco Bellocchio kesaj rradhe kish bere pikerisht nje film “si nje here e nje kohe”, gjithe muzike, gjithe ngjyra, gjithe dramë, por… te mrekullueshem ! Si nje here e nje kohë !

Marco Bellocchio nuk eshte nje regjizor “dosido” : kemi permendur shpesh Nani Moretti-n, si regjizor italian post-fellinian qe eshte perpjekur keto 20-30 vite ti rezistoje vdekjes se kinemase italiane. Por ne fakt, zëri i parë qe eshte ngritur ne fillim te viteve ‘70 kunder kesaj vdekjeje, ka qene ai i Marco Bellocchio-s. Dhe sot qe ai ka 70 vjeç, rralle kam njohur regjizore te kesaj moshe qe te bejne serish filma sikur te kishin … 30 vjeç ! Pra, sikur te ishin ne fillim te karrieres.

Me pelqen shume ky regjizor ! Ende kam ne mendje imazhe nga filmi i tij i parafundit, “Il regista di matrimoni“, per fat te keq i kaluar jo pak ne heshtje ne France… (http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…ho-bellocchio/).

Kesaj rradhe, Marcho Bellocchio eshte marre me figuren e Mussolinit, dhe më saktesisht, me nje lidhje te fshehte jashte-martesore te tij, andej nga vitet 1910-1920. Nga nje lidhje e tille lindi nje femije, te cilin Mussolini e mohoi, sikunder mohoi lidhjen e fshehte jashte-martesore. Sikunder mohoi ekzistencen e ish te dashures se tij, e cila del nga mendt.

Ka 1001 gjera per te thene per kete film, tmerresisht inteligjent, tmeresisht i pasur vizualisht, artistikisht. Nje opera e vertete ne ngjyra, aktrim, muzikë, copeza te rralla dokumentaresh te vjeter. Futurizëm dhe melodramë perzier bashke. Kinemaja pa zë. Tragjedia greke. Historia. Sigurisht, Historia me H te madhe. Film qe ka ambicien te jete i Madh, me M te madhe; i Hatashem, me H te madhe. Film qe deshiron te triumfojë, të VINCERE, tamam si klithma e Mussolinit, drejtuar turmes.
Pa dyshim, film edhe me kontradikta (melodrama dhe tragjedia, ne princip, nuk rrinë dot bashke). Por meditimi mbi kinemane pa zë eshte i mrekullueshem ! Po aq sa dhe perzierjet e kino-ditareve te kohes me fiksionin.
Mussolini na shfaqet si aktor i lindur, oportunist i thekur, klloun. Ida, e dashura e fshehte, nuk ndryshon, gjithmone njelloj, e çmendur pas tij. Me nje fjalë, Antigona. Ose… vete Italia !

 

***

Posted on 19th December 2009
Under: CannesItali | No Comments »