Manoel de Oliveira

Mos vdeksh kurrë Maestro!

“Vizita – ose: kujtime dhe rrefime” -film portugez autobiografik post-mortem nga Manuel de Oliveira

Rast unik ne historine e filmit: regjizori Manoel de Oliveira i cili vdiq fizikisht ne 2015-n ne moshen 108 vjeçare, kinematografikisht nuk paskësh vdekur akoma! Paskam patur te drejte tek shkruaja vjet :

Te kete vdekur vertet Oliveira?? Ai sikur nuk do vdiste kurre!

“Vizita” eshte nje film i tij i realizuar ‘fshehurazi’ ne vitin 1981. Eshte autobiografik. Regjizori, si nje nga kineastët me te ndrojtur te historise se kinemase kish vendosur qe ai te shfaqej per publikun vetem pas vdekjes se tij.
Dhe ashtu ndodhi.

Në 1981-shin Manoel de Oliveira ishte 73 vjeç dhe kish realizuar veçse 6 filma me metrazh te gjate. Me sa duket, ai nuk e dinte se do jetonte edhe 34 vite te tjera pergjate te cileve do te realizonte edhe… 28 te tjere. Dmth, 90% te vepres se tij! Ose edhe “e dinte”, sepse filmi ne fjale nuk flet fare per vdekjen por per nje tjeter humbje (vdekje) : ate te shtepise se tij te cilen asokohe ishte i detyruar ta shiste per te perballuar veshtiresite financiare te uzines se tekstilit te trasheguar nga i ati. Shtepia ne fjale eshte dhe subjekti i vete filmit.

*
   

 

 

 

 

Pra behet fjale per te vizituar nje shtepi te ndertuar ne vitin 1941 e qe ndodhet ne qytetin Porto te Portugalise. Planet filmike te interierit te shtepise ne fjale alternohen me imazhe të vetë regjizorit  tek flet perpara kameres se tij per kujtimet e jetes, dashurine per gruan, sensin e artit, bukurine e jetes, tematiken e filmave te tij. E gjitha me nje modesti e thellesi sa çarmatosese aq edhe strangeness: shtepia (qe ka diçka prej fantazme) por dhe vetë imazhi i regjizorit (i cili, ne momentet e xhirimit te vetes, e dinte se filmi do te shfaqej veçse post-mortem) i japin “Vizitës” nje farë karakteri fantazmagorik, fantastik dhe te sofistikuar. Pikerisht prej nga dhe ku buron forca e tij.

Mos vdeksh kurre maestro !

10!

 

trailer : https://www.youtube.com/watch?v=kNEubZgDn6g

***

Posted on 6th May 2016

Under: Te ndryshme | No Comments »

Adeus Manoel de Oliveira! (1908-2015)

Ne fakt, ishim mesuar keq: qe prej vitit 1985, regjizori portugez Manoel de Oliveira nxirte ne kinema pervit nga nje film te ri; edhe une, qe prej vitit 2000, pothuaj çdo vit shkoja ne kinema per te pare “filmin e rradhes” se Oliveires.
Spektatoreve te filmave, te mesuar tashme me moshen më teper se te thyer te tij, as qe u shkonte ne mendje se ai mund te ndahej nje dite nga kjo bote; keshtu qe vdekjen e tij para nje jave duhet ta kene perjetuar jo vetem me trishtim, por edhe me nje far’ habie e mosbesimi. Te pakten, kjo eshte fiks ajo qe perjetoi autori i ketyre rradheve: te kete vdekur vertet Oliveira?? Ai sikur nuk do vdiste kurre!

*

Manoeli e pat filluar aktivitetin e tij me filmat sa heret, aq edhe ‘vonë’: trashegimtar i nje familjeje te pasur portugeze, kampion atletik ne rinine e tij ne kercim me shkop, pilot makinash te shpejta e me vone edhe aktor-nxenes,  (per pak kohe edhe menaxher i uzines në pronesi te familjes se tij e me pas edhe prodhues verërash), Oliveira i futet regjise se filmit qe ne vitin e largët 1930, me nje metrazh te shkurter… pa zë!
Megjithate, nga ky vit e deri ne 1965 regjizori realizon shume pak filma kryesisht dokumentare dhe metrazhe te shkurter: diktatura e Salazarit jo vetem qe nuk e kish me sy te mire, por edhe e pengoi jo pak Oliveiren ne perpjekjet e tij kinematografike.

Vjen pastaj periudha e dyte e krijimtarise se tij, 1971-1985, pergjate te ciles ai realizon disa filma bazuar kryesisht mbi dispozitiv teatral (midis filmave te kesaj periudhe duhet permendur nje prej kryeveprave te tij, “The Satin Slipper” -Le soulier de satin- në 1985, bazuar ne pjesen teatrale me te njejtin titull te Paul Claudel). Dhe pastaj vjen periudha e trete dhe e fundit (1985-2015) : duke filluar nga “The satin Slipper”, Oliviera realizon nga nje ne vit, fale bashkepunimit te tij me Paolo Branco-n, producentin e famshem te filmave-autor europianë : ne 30 vite (1985-2015), ai realizon 30 filma, pra nje ne vit.

Konkluzion: Oliveira, në 85 vite krijimtari, realizoi 50 filma nga te cilet, 30 veçse në 30 vitet e fundit te jetes. Qe do te thote se, te pakten artistikisht, ai ka patur dy jete.

 Megjithate, ka nje film-çeles ne krijimtarine e tij dhe qe nuk ka fort te beje me kronologjine kohore: filmi i tij ”Acto da Primavera”  i vitit 1963 konsiderohet si nje ”turning moment’ ne filmografine e regjizorit : rrefim i “Pasionit te Krishtit”, i luajtur nga aktorë-fshatarë, diçka midis fiksionit dhe dokumentarit, perben dhe thelbin e gjithe filmave te mepasshem te tij e qe mund te permblidhet në: variante te reja e te pafundme te fuqise dhe ‘hipnozes’ qe orfon reprezentimi kinematografik, pershfaqja  (representiation). Gjithe vepra e tij eshte rivenie ne loje e ketij reprezentimi: herë burlesk, here blasfemik bunuelian, here romantik e here melankolik, filmat e tij perziejne shumllojshemri tonesh e tonalitetesh e, mbi te gjitha çojne drejt nje ‘zhveshjeje’ progresive pothuaj totale, nje nudoje artistike qe paralajmeron lirine (po aq artistike), dhe aq te shtrenjte per mjeshtrin.

Sa per referencat, filmat e tij te japin pershtypjen e nje maelstromi te vertete: nga Bibla tek Dostojevski, duke kaluar nga Homeri, Floberi e po aq nga teatri, piktura, Historia, gojedhanat dhe kultura popullore, e gjitha ne sherbim te nje ‘dogme’ te vetme: transhendencës ne art, guri i themelit te se ciles eshte romantizmi (estetika e te cilit, ne filmat e Oliveires lidh ne menyre te magjishme primitivizmin me ekstremin më te mundshem te modernizmit). Ose e gjitha kjo thene ndryshe, nepermjet njerit prej perkufizimeve me brilante, perkufizimit Oliveiran sipas te cilit, kinemaja eshte “nje ngopje me shenja mrekullimi, te cilat notojne ne driten e mungeses se shpjegimit te tyre”.

Adeus maestro!

ps 1: ky postim i dedikohet “xha Zimit” qe i kish aq qejf e qe fliste me aq pasion per filmat e mjeshtrit

ps 2: Nuk po aventurohem te bej nje top10 te filmave te tij pasi personalisht nuk kam pare me teper se nje njezeteshe nga filmat e Oliveires, por disa si “Perjetesisht e bukur“  apo “Veçantitë e nje bjondeje“   apo “Rasti i çuditshem i Angjelikës“  apo “Gebo dhe hija” i kam komentuar tashme ne kete blog

 

 

***

Posted on 8th April 2015
Under: Te ndryshme | No Comments »

Prap edhe 100 të tjera, mjeshtër !

“Gebo et l’ombre” (”Gebo dhe hija”)- film portugez me regji te Manoel De Oliveires

Me 24 prill te 2007-s  kam shkruar :

Regjizori portugez (Manoel de Oliveira) i filmit “Belle toujours”, me 11 dhjetor te ketij viti mbush 99 vjeç, ndersa vitin tjeter… plot 100 !Une do ti uroja edhe nja 100 te tjera, se Oliveira bën filma sikur te kishte jo 99, por 29 vjeç, pra filma tejet rinorë, eksitues, magjike !”

Ndersa më 29 shtator te 2009-s, me rastin e daljes ne kinema te “Veçantive te nje bjondeje” paskam shkruar :

“Kush nuk u beson mrekullive, duhet te filloje te nderroje mendje : regjizori portugez Manoel de Oliveira, vjet ne dhjetor ka mbushur plot 100 vjeç, dhe ne keto vitet e fundit, jo vetem qe s’ka rreshtur së bëri filma, por keto dy-tre vitet e fundit ka bere nga dy ne vit !! “

Ndersa vjet, më 28 mars, eshte bere sebep “Rasti i çuditshem i Angjelikes” per tu shprehur :

“Cdo here qe shkruaj postimin e rradhes per filmin e ri ‘te rradhes’ se Manoel de Oliveires, aq here kam pershtypjen se regjizori rinohet ! Kete vit, ai mbush plot 102 vjeç dhe me sa duken bathët, legjenda eshte kthyer tashmë ne realitet : de Oliveira eshte regjizori më i ri ne botë !”

Po kte rradhe, ç’te shkruaj per “Gebo dhe hija”, filmin me te ri te rijoshit 103 vjeçar De Oliveira??

      Po ja, po them se filmi perben ne vetvete nje nga mesimet (lesson) ndofta me te shkelqyera per kineastet e vjeter (ne koncepte, edhe pse ndofta te rinj ne moshe) e qe do te permblidhje në: me gjithe kushtezimet e nje ‘pjese teatrale’ (tek “Gebo dhe hija” luajne vetem 6 aktore dhe gjithshka ndodh ne 6m² !), De Oliveira ja del te ‘prodhoje‘ kinema(tografi), film; Po si ja del ? Po ja, thjesht duke vertetuar ne imazh dhe ze se pikerisht kinema(tografi)ja eshte para se gjithash muhabet ndriçimi, muhabet dritash, muhabet drita dhe hijesh.
Kaq e ‘thjeshte’ eshte puna!

Po kaq e thjeshte ne fakt eshte dhe intriga e filmit : si ne nje tragjedi greke, nje nene, Doroteia, pret deshperimisht prej shume kohesh kthimin e djalit te saj. Kjo pritje e gjate ndodh ne shoqerine e burrit te saj, Gebos, llogaritar i plakur, qe me gjithe moshen e shtyre, vazhdon te punoje. Te dy jane ne shoqerine e Sofise, nuses se djalit, po aq e brengosur nga ikja ne drejtim te panjohur te te shoqit.

Sikurse ajo shprehja ne shqip “pak e sak”, ne fund te fundit, keshtu eshte edhe kjo puna e filmave te De Oliveires: vertet jane vetem 6 aktore ne 6m², por ç’aktorë se: ne njeren ane, 3 aktore te njohur : Michael Lonsdale, Claudia Cardinale, Jeanne Moreau; ne anen tjeter, 3 aktore portugeze fetishë (te preferuar) te regjizorit : Leonor Silveira, Luis Miguel Cintra dhe Ricardo Trépa. Trupa flet vetem ne frengjisht. Vertet luan Claudia Cardinale, tradicionalisht e harbuar dhe e papermbajtur, por ne kete film eshte befasuese dhe e shkelqyer !(merite pa dyshim e regjizorit). Per te mos folur pastaj per Michael Londsdale, i cili eshte vete (per nga natyra) aktor i lindur (pra i vete-permbajtur).
Pra shkurt, pak e sak !
Nje dite, djali kthehet ne shtepi. E ne vend qe te sjelle paqe, sjell kaos…

E frymezuar nga nje pjese teatrale e fillim shek XX, “Gebo dhe hija” eshte, ne thelb, nje reflektim mbi perplasjet ndermjet vlerave tradicionale (ajo e parasë dhe te familjes) nga njera ane, dhe vlerave te lirise dhe tejkalimit te pengesave per te arritur ate, ne anen tjeter. Geboja ka punuar nje jete te tere si llogaritar, i ka prekur me duart e veta parate gjithe jeten, e megjithate jeton nje pleqeri kryesisht mizerabel. Parabola me popujt e Europes jugore eshte mese evidente : bankat bejne qef, njerezia kruan hunden.
I biri, simbolizon me se shumti nje te ri gjys anarkist gjys revolucionar, qe kerkon me doemos te tejkaloje pengesat e lirise, qofte edhe duke vjedhur. E ç’eshte me e bukura eshte fakti se vete De Oliveira ka qene i biri i nje industrialisti te pasur portugez, por qe falimentoi ne fillim te shek XX.

Gjithmone pak e sak ! Per nga permbajtja, por dhe per nga forma. Gracka e renies ne “pjese teatrale te filmuar” evitohet ne menyren me brilante, dhe sigurisht, une fois de plus, komardarja e shpetimit sigurisht qe quhet… mizaskene (e qe ne kete rast, do te konkretizohej mbi te gjitha me lojen e shkelqyer drite-hije te vete drites se filmit, me ate te aktoreve, me finesen e skenarit… etj etj).

Ka pas thene Ingmar Bergmani : “Pleqeria eshte e krahasueshme me ngjitjen e nje mali. Sa me shume ngjitesh, aq me shume lodhesh. Por dhe pamja qe te shfaqet para syve behet gjithmone e …më e madhe !”

Prova quhet Manoel De Oliveira.
Prap edhe 100 te tjera mjeshtër !

nota : 9.0

trailer i filmit : https://www.youtube.com/watch?v=KV4h-i8z9AE

Posted on 23rd October 2012
Under: Te ndryshme | 2 Comments »

“O Estranho Caso de Angélica”(Rasti i çuditshem i Angjelikes)-film portugez me regji te Manoel de Oliveira-s

Cdo here qe shkruaj postimin e rradhes per filmin e ri ‘te rradhes’ se Manoel de Oliveires, aq here kam pershtypjen se regjizori rinohet ! Kete vit, ai mbush plot 102 vjeç dhe me sa duken bathët, legjenda eshte kthyer tashmë ne realitet : de Oliveira eshte regjizori më i ri ne botë !

Te pakten, kete e konfirmon filmi i tij i fundit, qe te ben te ferkosh syte : limitet e perceptimit vizual te nje filmi jane çuar ne kufijtë e tij ose thene ndryshe, jane kthyer ne origjinë : “Rasti i çuditshem i Angjelikes” eshte po aq ‘film pa ze’ sa dhe film i shek. te 21, po aq ‘film rinor’ sa dhe film i vjeter , po aq romantik sa dhe modern : de Oliveira ka destabilizuar perfundimisht kohen !
Historia eshte e thjeshte, biles behet fjale per nje auto-fiksion : kur ka qene djale i ri dhe fotograf per nga zanati, de Oliveires i kerkuan qe te fotografonte nje kusherire, nje grua te re te vdekur. Personazhit te fotografit ne film, i duket se gruaja e re e vdekur, gjate fotografimit, ibuzeqesh ! Dhe bie, deri ne marrezi, ne dashuri me të !!

          Fotografija – Kinemaja

 

Vdekja – Jeta

Bardh-e-zija – Ngjyra

Antimaterja – Materja

Fantastikja- Realja
E shkuara – E Tashmja
Mitikja – E Sotmja

 

Nga ana plastike, regjizori eshte ne majë fare fare te artit te tij. Cdo plan filmik eshte magjepes, por asnjehere fotografik, i ngrirëfrozen. Gjithmone kinematografik, dmth ne lëvizje (levizje te brendshme). Qe te kujton nje tabllo qe do te lindte nga martesa e nje pikture te Vermeer me nje tjeter te Magritte ! Klasike dhe moderne.

Efektet speciale te “O Estranho Caso de Angélica” jane nga më te bukurat qe mund te kem pà ndonjehere ne kinema ! Biles skena e fundit te kujton nje tjeter film te mrekullueshem, “Last days” (2006) te Gus Van Sant.

Nga ana tjeter, ‘çuditerisht’ filmi eshte sivellà me nje tjeter film modern, “Kufiri i agimit” (La frontière de l’aube), 2007, i Philippe Garrel. Te dy keta, pra Garrel dhe Oliveira, permes filmave te tyre, duket sikur i bejne homazh filmit më te madh te historise se filmave pa zë, pra “Sunrise’ te Murnau (1929).

Ajo qe shpresoj me gjithe zemer eshte fakti qe, plani i fundit filmik i “O Estranho Caso de Angélica“, pra ajo mbyllje sublime në erresire te zeze, te mos jete profetike dhe keshtu, de Oliveira te vazhdoje te xhiroje ende filma. Per arsyen më te thjeshte e më evidente : me 102 vite mbi shpinë, portugezi ne fjale eshte nje nga më te rinjte, më inventivët, më novatorët dhe më fantastikët e gjithe regjizoreve aktuale ne aktivitet !

trailer:
http://www.youtube.com/watch?v=KYbb64UzXBY

Duhet nje note per filmin ?? Me sa di une, per femijët nga 1 deri ne 102 vjaçar nuk ka nota.
Duhet repektuar rregulli ?Ok :
10 me yll !

Posted on 28th March 2011
Under: CannesIndipendentPortugaliOliveira | 1 Comment »

“Veçantitë e nje bjondeje” – film portugez me regji te Manoel de Oliveira

Kush nuk u beson mrekullive, duhet te filloje te nderroje mendje : regjizori portugez Manoel de Oliveira, vjet ne dhjetor ka mbushur plot 100 vjeç, dhe ne keto vitet e fundit, jo vetem qe s’ka rreshtur së bëri filma, por keto dy-tre vitet e fundit ka bere nga dy ne vit !! Keshtu qe, ai qe nuk beson ne mrekullitë e natyres, te reflekoje e te filloje te nderroje mendje !

Me ka ardhur keq qe ne fillim te 2009-es nuk arrita te shoh “Pasqyren magjike” (Espelho magico), filmin e tij dy oresh e qe thuhet se eshte i hatashem. “Singularidades De Uma Rapariga Loira” (”Veçantitë e nje bjondeje“) eshte filmi i dyte brenda vitit 2009 i Oliveirës dhe ne fakt eshte nje mrekulli, nje xhevahir kinematografik qe zgjat veçse 1 ore e 3 minuta, por qe te mbetet ne mendje per dite te tera. Perveçse respektit dhe mrekullimit perpara artit te Oliveires, nuk di me teper se ç’mund te them…

 

 

***

Posted on 29th September 2009
Under: PortugaliOliveira | 1 Comment »