Koji Wakamatsu

“CATERPILLAR” – film japonez me regji te Koji Wakamatsu

Koji Wakamatsu eshte nje regjizor japonez, burre i vjeter tek te 80-at, dhe qe ka ne aktivitetin e tij si regjizor mbi 100 filma !

Per fat te mire, parvjet i kam pare “United Red Army“, film qe me kish bere pershtypje dhe nuk e kisha harruar. Me kish bere pershtypje (edhe pse ishte e para here qe shikoja nje film nga ai regjizor), sepse më pat dhene ndjesine se po shikoja nje punë te dikujt qe jo vetem nuk eshte dokushdo ne zanatin e tij, por qe edhe ka ende gjera te thene ! Me gjithe moshen jo pak te kaluar…
Konfirmimin e kesaj ndjesie qe kisha, e mora pergjate shikimit te filmit te tij te fundit, “Caterpillar” (dalë ne kinema, ne France, nen titullin “Le Soldat Dieu), dhe qe rrefen historine e nje gruaje japoneze, te ciles i kthehet ne shtepi nga lufta ne Kinë (1945) burri i saj i gjymtuar (ka humbur edhe krahet, edhe kembet !!).

Mendimi im per keto dy-tre vitet e fundit (2008, 2009) ka qene se risia e kinematografise se mire cilesore ka qene prezenca e nje numri te madh filmash doku-fiksionalë (elementi dokumentar fort prezent ne film – si psh : “Je veux voir“, “Waltz with Bashir“, “redacted“, “Diary of the dead“).
Ndersa per kete vit qe po lëmë, pra per 2010-n, kam vene re nje fenomen interesant : jo vetem qe ka nje rikthim te vrullshem te samurajve te vjeter te artit te shtate (Godard me “Socialisme“, Herzgog me “Bad Lieutenant“, Wakamatsu me “Caterpillar”) por ç’eshte interesante eshte se filmat e tyre, kane te perbashket diçka surprizuese : jane filma te realizuar sikur te ishin filmat e tyre të parë fare ! (nderkohe qe behet fjale per regjizore qe kane ne aktivitetin e tyre mbi 50 a më shume filma !). Qofte “Socialisme”, “qofte “Bad Lieutenant”, qofte ky “Caterpillar”, kane te perbashket nje far’ freskie vizuale, vrulli rinor, karakteristikë për filmat qe relaizohen nga “çunakë” te rinj !

Nga ana tjeter, “çunakë” te rinj si tailandezi Apitchatpong Weerasethakul (”Uncle Boonmee“) apo filipinasi Raya Martin (”Independencia“), realizuan filma “te vjeter”, shpesh ne bardh-e-zi, gati-gati memecë (si filma pa zë) dhe biles deri dhe te xhiruar ne… studio !! Njesoj si ne vitet e para te shek. XX ! A thua se pasi kane konsumuar modernitetin aktual, i jane kthyer burimit te artit te shtate, origjines se tij !

Pra :
Kthim ne burim per talentet e reja (Weerasethakul, Martin …).
Burimet (Godard, Herzog, Wakamatsu…) rikthehen !

Kjo eshte diçka fort interesante, per arsye se konfirmon se kinematografia eshte nje rilindje perpetuale, e reja eshte e vjeter dhe kjo e fundit, perseri e re ! “Caterpillar” i Wakamatsu konfirmon fuqishem pikerisht kete.

nota per filmin : 10

***

Posted on 1st January 2011
Under: Japoni | No Comments »