Judd Apatow

Crazy Amy?? Jo dhe aq jo! (Trainwreck -komedi amerikane me regji te Judd Apatow)

Judd Apatow, dora vete, ka bere nje film te ri. I fundit i tij si producent ishte “Bridesmaids” ndersa si regjizor “This is 40“. Per kete te fundit, dy vjet me pare kisha shkruar :

This is 40” ka per lejtmotiv “I want to kill you”, gjithe duke mos vrare askend. Ose thene ndryshe, fundi i fabules se komedise klasike te Hollywoodit ”

Nuk më paska gabuar nuhatja: filmi i tij i ri jo vetem qe nuk eshte më nje “komedi klasike hollywoodiane”  (pra : jo vetem qe askush nuk rrezikon jeten në të), por ndryshe nga gjithe filmat e tij te meparshem, gjithe duke qene regjizor, kesaj rradhe Apatow i ka deleguar “full powers” nje gruaje te re, nje “stand-up” komedianeje krejt te panjohur ne boten e kineamse : Amy Schumer ! Kjo e fundit eshte sa skenariste e filmit, aq dhe aktore kryesore në të, duke mbajtur pothuaj te gjithe peshen e tij.

*

Amy Schumer duket se eshte nje aktore funy, krejt e natyrshme dhe “e paturpshme”. Dhe e panjohur deri me sot ! Fale saj, Apatow ka mundur jo vetem te nderroje territor (ngjarjet e filmave te tij te meparshem zhvilloheshin gjithmone ne West Coast, ose me sakt, ne Los Angeles, ndersa “Trainwreck” ne New York), por dhe regjister : nese “This is 40″ kishte diçka prej perfeksioni persa i perket auto-fiksionit (filmit autobiografik, ne nje far’ menyre), “Trainwreck” eshte gati-gati e veshtire ta dallosh se eshte nje film i Apatow-t ! Sigurisht, batutat me llafe te pista (ne dukje!) nuk mungojne; as ekuilibri midis personazheve (edhe ata më dytesoret kane gjithmone peshen dhe rendesine e tyre !) po ashtu nuk mungon. E megjithate, eshte mese evidente se regjizori ka kthyer nje faqe nga krijimtaria e tij, per te shkruar (filmuar) nje tjeter.

Sekreti sigurisht qe quhet Amy Schumer. Biles ne France, filmi ka dale me titullin (ne gjuhe angleze) “Crazy Amy”, duke i dhene Cezarit ate qe i takon Cezarit.

Kemi pra te bejme me nje mutacion : Apatow, gjenerali 48 vjecar i komedive hollywoodiane eshte futur ne trupin dhe  mendjen e nje  komikeje “stand-up” 33 vjeçare. Por ketu ka nje kleçke: filmi hapet me nje prolog, pra me nje skene ku shohim Amy-n e vogel 10 vjeçare (pa dyshim mesi i viteve 70), tek degjon bashke me motren e saj babane e tyre te sapodivorcuar tu kerkoje te perserisin disa here fjaline e meposhtme : “monogamia nuk eshte e mundur“.

Nje histori e tille, ne realitet, duhet ti kete ndodhur vete Apatow-t (i cili ne mesin e viteve ‘70 duhet te kete patur fiks moshen e heroines se vogel ne prologun ne fjale). Pra ende jemi ne ujra autobiografie (per me teper qe flitet per nevrozat e trasheguara nga prinderit tek femijet – teme shume e preferuar per regjizorin ne fjale). Vetem se, nepermjet Amt-t, kesaj rradhe Apatow tenton nje “rini te dyte” (profesionale, sigurisht) dhe gjithmone nepermjet saj, arrin te gjeje njeriun (personazhin e doktorit, te luajtur nga Bill Hader) qe e bind se “monogamia… eshte e mundur!“.

8.0

trailer https://www.youtube.com/watch?v=2MxnhBPoIx4

“I want to kill you”

“This is 40″ – film amerikan me regji te Judd Apatow

Herën e fundit qe kemi patur habere nga mbreti (por amà prej verteti!) i komedise aktuale hollywoodiane, pra nga Judd Apatow  dhe nga “banda” e tij, ka qene vera e vitit 2011 kur ai ishte producent i nje komedie më teper se te shkelqyer : “Bridesmides” ! Ndersa filmi i tij i fundit si mirefilltazi regjizor ka qene “Funny people“, por edhe ai daton i 2009-s. Pra po behej ca si shume pa patur te reja nga ‘Apatow’s Band’.

 ”This is 40″ trajton temen e çiftit ne shek e XXI. Filmi duket i munduar nga pyetja : ku jemi me planin ?? Pra, ç’ndodh sot me çiftin (kinematografik hollywoodian, sigurisht), dekada te tera pas atij te regjizoreve si Howks apo Franck Capra ??

Tek filmat e ketyre dy te fundit  (andej nga vitet ‘50), kur dy njerez te martuar prej kohesh sherroseshin, zakonisht njeri nga te dy tentonte te helmonte tjetrin. Pikerisht rreth ketij evenimenti zhvillohej dhe filmi, “luhej filmi”.
Po tek Apatow i shek XXI ? Tek “This is 40″, gjithshka eshte relativizim: maksimalja qe mund te bejne personazhet eshte te fjalosen. S’ka as vrasje, as rrembime. Pushtetin e ka dialogu. Cmendia maksimale mund te jete nje xhiro e vetmuar me biçiklete tek rrugicat e lagjes, dhe… kaq!

Atehere, ku “luhet” filmi, ku jeton lenda kinematografike ? Pikerisht tek ‘hapsira’ midis fjales (dialogut) dhe trupave te ‘lenduar’ e te ‘dorezuar’; midis dhunes se fjaleve (personazhet e kalojne kohen duke i thene njeri-tjetrit : “I want to kill you”, qe shpresoj qe ne shqip te jete perkthyer “vdeksh ishalla”) dhe statizmit (imobilitetit) te situatave. Filmi e hap shtegun e tij pikerisht aty, tek jo zone dyshimi : ç’te besojme ne si spektatore : ate qe thuhet (”vdeksh ishalla!”), apo ate qe na shohin syte ?? (asnje nuk vdes!).
Pra, realtivizimi eshte obsesioni i Apatow-t. Personazhet duken te humbur ne kete relativizem te deshirave te tyre, ne relativizimin e perceptimit te tyre (te gjerave, fenomeneve), ne ate te akteve dhe ndjenjave te tyre.

Ne fakt, asgje s’eshte e vertete. E vetmja e vertete eshte konfuzioni. Edhe falimentimi profesional i paralajmeruar i heroit kryesor nuk hap asnje piste te vetme, asnje kercenim (per shembull : biznesmeni mund te kthehej ne lypes). Hiç ore! Edhe festa e ditelindjes, nuk anullohet, thjesht deshtohet (e bejne te deshtoje- më sakt). “This is 40″ mbyll nje here e mire kapitullin e komedise klasike hollywoodiane qe shpesh rrefente nje self-made-man. “This is 40″ e citon shume shpesh serine televizive “Lost”. Dhe jo rastesisht : ne fund te “Lost”, te gjithe personazhet vdesin. Pikerisht, kjo eshte pershtypja qe te lë ne fund edhe komedia e Apatow-t :edhe pse asnje nga heronjt nuk vdes, ka diçka prej morbiditeti: ne shek e XXI- duket sikur thote Apatow, ka hekje, por jo vdekje. S’ka botë te tjera. S’ka ishuj te enderruar. E vetmja bote eshte kjo qe kemi.  Ne shek XXI, nuk vdiset më kurre. Ose thene ndryshe, tashme jemi te gjithe te vdekur.

Ne dukje, “This is 40″ te krijon pershtypjen se eshte nje komedi qe trajton temen e krizes se 40 vjeçareve. Por nuk eshte tamam ashtu: ai sherben vetem si pretekst per te rrahur tema me te gjera, siç eshte ajo e suportimit (durimit) te tjetrit, te burrin ndaj gruas e anasjelltas, te prindit ndaj femijes dhe anasjelltas, te vellait ndaj motres e anasjelltas, te motres ndaj motres (siç eshte rasti ne film). “This is 40 ” ka per lejtmotiv “I want to kill you”, gjithe duke mos vrare askend. Ose thene ndryshe, fundi i fabules se komedise klasike te Hollywoodit

nota : 8.0

TRAILER :  http://www.youtube.com/watch?v=gxkNuHrS6cg

Posted on 24th March 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Funny people” – komedi amerikane me regji të Judd Apatow

    

Judd Apatow, mbreti i komedise aktuale hollywoodiane (qe per fat, eshte nje nga tre-kater regjisorët aktuale amerikanë vertet interesantë !), kesaj rradhe ka bere nje… tragjedi ! Sigurisht, jo tamam tragjedi, por pa dyshim, ky eshte filmi më pak komik i ketij regjisori-producent, gjithe duke mbetur nje komedi (kam shkrujt diçka me shume per Judd Apatow tek : http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…nick-stoller// dhe http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…-gordon-green/).

Kesaj rradhe, mbreti eshte lakuriq, pra Apatow nxjerr ne shesh atë qe “fshihte” permes komedive te tij te meparshme: Apatow eshte, ne fakt, nje tip i deziluzionuar nga jeta, aq sa nuk i beson më asgjeje ! Besim tek lidhja bashkeshortore ?? Vështirë… ! Besimi tek miqesia e sinqerte ? Ndofta…, por dhe kjo, edhe pse temë fondamentale e « Apatow movies », ne kete film eshte vene keqazi ne rrezik : e krimbur nga sistemi liberal, nga paraja, nga plakja, e sidomos nga frika e afrimit te vdekjes, edhe e famshja miqesi vellazerore Apatow-iane, kesaj rradhe eshte vene keqazi ne pikepyetje…

Te kuptohemi : “Funny People” e pershkruan nje trishtim i thelle, i fshehte, por filmi nuk ka asnje gram sentimentalizem. Thuhet lart-e-poshte se filmi i tij i fundit eshte diçka midis filmave te Woody Allen dhe komedive te Blake Edwards, por une them se, para se gjithash, kemi te bejme me nje film Renoirian (nga Jean Renoir, babai i kinemase humaniste franceze te viteve 40-50).

Historia e filmit : Adam Sandler (qe per mendimin tim eshte sot per sot aktori me i mire komik amerikan!), luan ne film rolin e nje aktori komik me famë boterore tek te 40-at qe papritur zbulon se vuan njga nje kancer i tmerrshem dhe do vdese me sot e me neser. Quhet George Simmons dhe takon nje debutant te ri komik, Ira Right (luajtur nga aktori Seth Rogen), me te cilin lidh miqesi.

Deri ne fund te filmit, George Simmons mbetet nje personazh antipatik e tmerresisht egoist, por asnjehere i denoncuar si i tille. Thjesht ai eshte siç eshte. Ka diçka vertet demokratike ne filmat e Apatow-t : secili nga personazhet mbetet ashtu siç eshte, me “te mirat dhe te keqiat” e tij. Dhe pikerisht ne kete prizem, me duket se filmat e tij jane Renoir-ianë: “Drama e kesaj dynjaje eshte se gjithkush nga ne ka te drejte” ( “La regle du jeu“- Jean Renoir 1939).

Megjithate, filmi eshte plot “kunderpesha” : nese nje personazh eshte konservator e egoist, nje tjeter eshte krejt e kunderta e tij. E keshtu me rradhe…

Ne fakt, nese do ta permblidhja ne nje fjali : “Funny people” eshte nje komedi…very serious !

Filmi mund te shihet edhe si nje “sfilatë” me T-shirt te tipit “geek” (nga seria televizive ” Freaks and geeks” (1999) e te njejtit regjizor : very funny !

***

Posted on 19th November 2009
Under: USAKomedi | 1 Comment »