Jean-Luc Godard

Godar3D !

Edhe pse behet fjale veçse per nje TRAILER (filmi vete eshte ende ne pergatitje e siper),  ky i “Adieu au language” (aka. “Goodbye to Language” ) -filmi i fundit ne 3D i 83 vjeçarit Jean-Luc Godard- meriton nje postim më vete!
Ishte e natyrshme qe i fundit fare fare i Mohikaneve te xhironte filmin e tij te rradhes (te fundit per momentin, gjithsesi) ne 3D, pasiqe vepra e tij jo vetem qe ne nje fare menyre eshte résumé e vete Historise se Kinemase, por edhe e evolucionit teknologjik te saj : te gjithe filmat e JLG, nga viti i larget 1955 deri te pakten sot ne 2013, mund te shihen si bashkeshoqerues te ketij evolucioni. Dhe fundja, me ç’te drejte profesionale, morale apo artistike, 3D ka mbetur qe prej shpikjes se tij, monopol i spektaklit (shpesh aspak spektakolar) hollywoodian ??

Te kuptohemi: nje TRAILER-i, nuk ke ç’i komenton. Megjithate, po mendoja diçka te thjeshte dhe elementare : ç’efekt duhet te kete ne 3D nje imazh i tille kinematografik, si ky i meposhtmi ??!

E them kete, sepse ne cilido film te realizuar nga Godard (qe ndofta na pelqen ose jo ne teresine e tij, ky eshte tjeter debat), gjithmone ka nje moment pergjate te cilit ndodh nje ‘alkimi‘ magjike, nje çast hyjnor (de grâce)  qe personalisht nuk e kam pare kurre me pare, nuk nuk e kam perjetuar kurre ne ndonje film tjeter !

Keshtu qe, qofte dhe per kenaqesine e syve, ja disa foto te filmit te ardhshem ne fjale :

 

 

 

TRAILER : (click)

 

Posted on 15th July 2013
Under: Te ndryshme | 1 Comment »

Pas nje shikimi te dyte te “FILM SOCIALISME” (regjia : JL Godard)

Eshte e habitshme te konstatosh se si rrugetimi artistik 50 vjeçar i karrieres regjizoriale te Jean-Luc Godard-it korrespondon me rrugetimin e tij si njeri : e filloi ne 1960 me nje film prej anarkisti te djathte (siç qé “A bout de soufle” [Breathless]) per ta mbyllur 50 vite më pas me … “SOCIALIZËM” !

Ne fakt, Godard ka bere ekzaktesisht te kunderten e asaj qe kam lexuar te kete thene presidenti brazilian Lula (sipas te cilit, nëse nje njeri nuk eshte i majte ne rini, dhe i djathte ne pleqeri, nuk eshte normal !) : I bie vertet qe Godard te mos kete qene “normal” !

Ka diçka prej tragjikeje ne fatin e filmave te tij.
Dikur Homeri recitonte, dhe Greqia rrudhte buzet tek degjonte vargjet e tij.
Godard sot s’mund te shkoje ne Kanë pikerisht per disa arsye “alla greke” (dmth, finaciare).

Dhe problemi nuk eshte thjesht “i natyres greke” (finaciare).
Perderi sa behet fjale per nje poet (Godard) te mallkuar, behet fjale per nje problem GREK.
Domethene, homerik.
Domethene ANTIK.
Behet fjale per Legjendë.
Domethene, per HISTORINË.

***

Posted on 30th June 2010
Under: FranceCannes | 5 Comments »

“SOCIALIZËM” – film francez me regji te Jean-Luc Godard

Ajo qe eshte paradoksale, eshte se shpesh, ne Perendim, ata qe e konsiderojne veten intelektualë (ose me sakte, ata qe e shikojne nje film permes llogjikes, e jo permes ndjenjave), më se shumti nuk i pelqejne filmat e Godard (me demek, “s’kuptuam asgje”). Nderkohe qe, qellimi, te pakten gjate shikimit te pare te nje filmi te Godard-it, nuk eshte te kuptosh, por te ndiesh.

Film Socialisme” (titulli i vertete i filimit) eshte i ndertuar ne tri pjese : Pjesa e pare, e titulluar “Des choses comme ça” (”Disa gjera te tilla”), zhvillohet ne nje anije te madhe, kroçerë. Godard trajton ne ate pjese te filmit disa nga obsesionet e tij filozofiko-kinematografike siç jane ato mbi paranë, harresen, Europen, luften… Dhe mbi te gjitha, mu duk mua, Godard ben nje sinteze (round-up) te gjendjes aktuale te imazhit, pra te imazhit viziv. Edhe pse Godard ndodhet ne nje kroçerë perqark Mesdheut, më shume se nje ndalesë ne portet e Barcelones, Napolit apo Greqise, regjizori ndalon ne portet, ose me sakt në portat e imazhit : “Socialisme” eshte mbi te gjitha nje udhetim ne “R.M.T.A.F” : ne “Republiken” e Mënyrave dhe Teknikave Aktuale te Filmimit. Por te kuptohemi : nuk eshte çeshtje stili, më duket mua : planet jane ne me te shumten e rasteve plane filmike fikse, e me perjashtim te ndonje zoom-i, nuk ka asnje figure tjeter stilistike. Pra nuk eshte çeshtje stili, eshte çeshtje vizibiliteti, dukshmerie : plane te hatashme filmike, te realizuara nga nje qoshkë kabine e anijes-kroçerë, here permes funksionit “video” te nje aparati fotografik, here me kamera mini-DV, here biles me… telefon celular ! Por e perseris : jo per tu bere interesant, jo per te patur nje stil te tijin, por per ta bere te dukshem, te “prekshëm” imazhin ! Dhe per ta diversify (ta beje te larmishem).

Pra per nga forma, nje fare menyre, “SOCIALIZEM” eshte antiteza e “Avatar” dhe kjo, jo vetem sepse Socializmi godarian eshte i kundert me kapitalizmin new-age te fantazise Cameroniane, por mbi te gjitha, sepse filmi i Godard (forma e tij), eshte krejt e kundert me estetiken prej loje-videoje te “Avatar”.

Socializem” eshte, por dhe nuk eshte film politik. Ose eshte ne sensin e principit te famshem godarian : “te besh politikisht kinematografi”. Por kurrsesi ne sensin e te berit kinematografi politike. Nese ka nje gjest politik, ai do te qé mos shkuarja e regjizorit ne Kanë, per te prezantuar filmin e tij. Dhe pergjigja qe dha : “Me Festivalin e Kanes, do te shkoj deri ne vdekje, por kurre nje hap më tutje” ! Dhe, nese filmi perbehet nga 3 pjese (e para, udhetimi ne kroçere; e dyta, historia e familjes Martin, qe ka si biznes te sajin nje pompe benzine qe mban emrin e nje Rrjeti Klandestin te Rezistences anti-fashiste te Luftes se II Boterore, e treta – pjesa historike, nga Egjipti ne Barcelone, duke kaluar per nga Palestina, Odesa, Greqia (Hell as) e Napoli, pra, nese filmi perbehet nga 3 “pjese” (mouvements), jane edhe 3 akte artistike te regjizorit qe kane shoqeruar daljen e filmit :
1. hedhja ne Internet e trailer-it te “Socializem”, e qe ne fakt eshte i gjithe filmi, por i kaluar me shpejtesi ne 1 minut e 14 sekonda kohe; 2. Mundesia per ta shkarkuar filmin, ne VOD, ne te njejten dite me prezantimin e tij ne edicionin e Kanes 2010, para dhe se filmi te dilte neper kinema; 3. nderrimi i mendjes nga vetë regjizori per te shkuar ne ceremonite e Kanes, per shkak te “disa problemeve alla-greke” (haha – dmth probleme financiare) – siç u shpreh vete ai.

Keto 3 akte te autorit perkthehen :
1. kam bere nje film, qe, po arritet te gjenit shpejtesine e duhur, mund ta shihni per 1 minut e 14 sekonda.
2. Nese nuk ja arrini kesaj, mund ta shkarkoni ne Web per … 7 € !
3. S’eshte nevoja te shkoj ne Kanë, se filmi qarkullon tashmë ne web, e s’ka nevoje per show qesharakë festivalesh !

Po sikur te jete ky socializmi i vertete i filmit “SOCIALIZËM” ??

°°°°°°°°°

Ne pjesen e pare te filmit, Godard filmon detin (shume i merzitur deti…!), lojrat e fatit ne anije, pishinat, neonët (sigurisht neonët !!), festat (makabre) ne kroçerë, duke tentuar te gjeje metaforen ekzakte per te dalë aty ku dhe do te dalë : ç’po ndodh me imazhin, ne epoken e dixhitalit ?? Ne asnje prej filmave te tij te meparshem, Godard nuk ka shkuar aq larg sa kete here ! Gati-gati, mund te thuhet se subjekti i vertete i “Socializem” eshte … shpejtesia e imazhit ! te pakten, ne pjesen e pare !
Nderkohe qe imazhi i fundit i filmit eshte nje tabele e zeze, ku shkruhet : “No comment” (rubrike e famshme e Euro-News !). Ftesë per publikun : seanca mbaroi + ftese – urdher(”ushtarak”), por po aq sa dhe xhentilesë.

Godard kesaj rradhe nuk duket te jete i inatosur. Filmi biles eshte gati-gati i bute, miqesor. Edhe montazhit “inatçor” godardian duket sikur i jane ulur nervat. Biles dhe melankolia (tipari ndofta më karakteristik i vepres se tij), duket ti kete lene vendin diçkaje tjeter : ti kete lene vendin bekimit, bekimit se ku po shkon kinemaja, filmi. Godard bekon kinemanë ! Ne moshe 79 vjeçare. Permes nje moderniteti te habitshem !

Sepse filmi “Socializem” ka vertet nje modernitet te hatashem ! Filmi flet ne 7 gjuhe : frengjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, arabisht, rusisht, spanjisht ! Ku ka më nder, per nje festival nderkombetar filmi si ai i Kanes ??! Dhe ç’eshte e mrekullueshme eshte fakti se kete kontemporanitet, kete modernitet, filmi nuk e mban mbi shpine si barrë, por si bekim (grace) ! Pse ? Sepse eshte i realizuar nga ndofta i vetmi regjizor aktual ne botë qe arrin te shohe në çdo xhest, ne çdo gjë, shancin e lindjes se nje filmi ! Godard duket sikur thote : “Duhet shpikur nje regjim bashkekzistence per te gjithe regjistrat e te dukshmes, te shikueshmes, vizuales“.

Prezenca e ujit, kafsheve, konfirmon te njejten gje, modernitetin, por ne nje menyre tjeter : pervec misionit te trajtimit te Historise se shek XX (shekull kur lindi kinemaja), filmi, arti i 7-te, ka per mision te mirëpresë te gjitha llojet e imazheve : filmi duhet ta mendoje Historine e te dukshmes si Histori Natyrore, pra si histori edhe te vegjetales, edhe te humanes, edhe te botes se kafsheve.

Ose, te gjitha keto, edhe me shkurt: ndofta duhet te mjaftohemi vetem me titullin : te besh politikisht kinematografi, sot do te thote te tentosh socializmin (shoqerizimin) e imazheve !

10 !

trailer i filmit (pra dhe i gjithe filmi, ne 1 minute e 14 sekonda kohe) :
YouTube – FILM SOCIALISME : Bande-annonce [HD-VF]

  ps : Rastesia e ka dhene qe, ne te njejten kohe qe del filmi i fundit i ketij mohikani te fundit fare te kinemase, ne librarite franceze qarkullon e para biografi e plote e regjizorit, plot 900 faqe, tejet pasionuese, e qe do ua keshilloja miqesisht atyre qe mund te lexojne ne gjuhen frenge :

***

Posted on 5th June 2010

Under: FranceCannes | 5 Comments »

 

SOCIALIZEM !

Nje lajm per kinofilët:

Thuhet se, i fundmi i Mohikanëve qe ka mbetur (dmth Jean-Luc Godard), prezanton ne edicionin e ketij viti te Festivalit te Kanës filmin e tij te ri me titullin hiç provokator… SOCIALIZËM !

TRAILER-i filmit :

// 
YouTube – SOCIALISME (2010) trailer with English subtitles (Jean-Luc Godard)

***

Posted on 15th April 2010
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Copëza bisede me Jean-Luc Goadard-in”

Ne fakt, nuk mund te thuhet se behet fjale per nje dokumentar, por thjesht per nje film mbi nje dokumentar per Jean-Luc Goadard-in.

E rralle sot te degjosh fjalen dhe mendimin e Godard-it. Alain Fleicher filmon regjizorin e famshem ne tre mjedise te ndryshme: ne shtepine e tij ne Zvicer, ne Muzeun Beaubourg ne Paris, gjate pergatitjes se ekspozites se Godard-it “Udhetim ne Utopi”, si dhe ne shkollen e artit “Fresnoy”. Jean-Luc Godard kemben mendimet e tij me Dominique Païni (drejor i Muzeut Beaubourg ne Paris), me filozofin André Labarthe, dhe me regjizorin Jean-Marie Straub (gallatë, pa dyshim – humori i Straub eshte i famshem!).

Ka diçka te habitshme kur degjon Godard-in apo Straub : thua me vete: ah, kinematografia nuk ka vdekur (edhe pse qafiri Godard thote se ajo ka cof me kohe e me vakt, dhe hajde ta çojme ne muzé!!).

Edhe pa pare filmin, takimet e spektatoreve me regjizorin e filmit (ose me bashkebiseduesit e Godard-it) JANE INTERESANTE e mund te ndiqen falas ketu ne video: http://www.editionsmontparnasse.fr/jlg

***

Posted on 22nd March 2009
Under: Te ndryshme | No Comments »