Hou Hsiao-hsien

HHH

“THE ASSASSIN” – film tajvanez me regji te Hou Hsiao-hsien

Ashtu siç mund te flitet per nje rreth të ngushtë kineastesh aktualë (qe kane shënjuar me talentin dhe integritetin e tyre artistik keto 20 vitet fundit), ashtu edhe mund te flitet per ata kane shënjuar 20 vitet e fundit te shekullit qe shkoi (vitet ‘80-’90) : pra, per iranianin Abas Kiarostami, italianin Nanni Moretti, francezin Philippe Garrel, rusin Alexandr Sokurov apo dhe amerikanin David Lynch. Pikerisht, në kete rreth te ngushte i do bërë padyshim nje vend edhe tajvanezit Hou Hsiao-hsien, kapobandës së “Valës se re” tajvaneze te viteve ‘80.

HHH e meriton realisht kete ‘etiketim’ sepse sikurse edhe francezi Godard i “Valës se Re franceze” të viteve ’50, edhe Hou, ne adoleshencen e tij nuk ishte veçse nje ’vagabond’ qe kalonte kohen duke pare nga 4 filma ne dite ne kinemane e lagjes, e duke lexuar nga 4 romane ne jave.
Ne fillim te viteve ‘80, ne krye te “Vales se re” te kineasteve tajvaneze, kinofili Hou ju fut vetë realizimit te filmave me metrazh te gjate. Dhe midis periudhes 1980-2005 realizoi rreth 17 filma, stili i te cileve shquhet mbi te gjitha per menyren e terthorte te trajtimit te ngjarjes si dhe ate te kompozimit te tyre formal permes ’long take’ tejet tejet te gjatë (e ku kamera leviz më teper se ngadale, gjithe duke ndjekur ’koreografine’ komplekse te aktoreve ne funksion te hapsires).

Nder filmat me te shkelqyer te tij (ne fakt, ata te gjithe kane qene te mrekulleshem!) do citoja : “Flowers of Shanghai”, “Three Times“, “Millennium Mambo”.

*

Kishin kaluar pothuaj 10 vjet qe HHH nuk kish bere nje film te ri; “The Assassin” u prezantua vjet ne festivalin e filmit në Kanë (prej nga u kthye me Cmimin e Mizaskenes – regjizori me i mire, thene ndryshe). Keshtu qe kurioziteti ishte i madh per ta parë.

Kesaj rradhe, Hou ka provuar nje zhaner krejt te ndryshem (nga ata te meparshmit e tij) dhe fort fort te veçante: zhanrin wuxia, filma historikë mesjetarë kinezë me shpata. ”The Assassin” i vendos ngjarjet ne shek 9, ne zemer te dinastise Tang.

Qasja ndaj nje zhanri te tille nga ana e HHH eshte krejt e ndryshme nga ajo qe kemi pare deri tani (qe nga filmi-referencë “A Touch of Zen” i 1970 e deri tek filmat e fundit te hongkongezit  Tsui Hark (i famshmi Seven Swords etj etj). Hou ne filmin e tij perzien intimen me “historine me shpata” : duelet luftarake jane tabllo te gjalla koreografike te cilat nderhyjne krejt papritur në mes te nje ‘oqeani’ intrigash intime, hakmarrjesh dhe dashurish të tradhëtuara, te gjitha keto në interieret e Pallateve imperiale te kohes. Vizualisht, gjithshka shfaqet permes teknikes chiaroscuro me te njejten fuqi artistike te nje tabloje te Karavaxhios. Dhe pa harruar bukurine magjepsese te aktores Shu Qi, muzës se regjizorit.


 

Megjithate, une nuk hyra dot ne film. I mesuar me filmat e HHH jam, pra nuk besoj se halli qendron ketu. Per mendimin tim,  problemi (nese ka nje te tille) ka te beje me ‘martesën’ qe propozon Hou: atë te intimes me legjendaren (luftes me shpata). Magjia e kesaj ‘martese’, per syte e mi nuk funksionon. Sigurisht, filmi plastikisht eshte i nje mrekullie vizuale te rrallë, por ja qe femija e dalë nga kjo martese eshte me se shumti nje monster e bukur se sa nje “qenie e gjallë” E GJALLE.

Gjynah per mua qe e prisja me kaq deshire…

Trailer :


https://www.youtube.com/watch?v=CKFtNsQ78oI

Posted on 30th March 2016
Under: Te ndryshme | No Comments »

Hou Hsiao-HSIEN

Hou Hsiao-Hsien (lindur ne 1947 – regjizor ne aktivitet) – TAJVAN –

Mê i madhi nder regjizoret aktualë tajvanezë !

Hous Hsao Hsien, perfaqesuesi më brilant i “nouvelle vague” (”rrymës se re”) te kinemase tajvaneze, ndofta eshte i vetmi regjizor aktual ne bote, filmat e te cilit arrijne te hipnotizojne spektatorin dhe te filmojne aromat e jetes, ne kuptimin më te vertete te fjalës.

Konsideruar si nje nga novatorët më të medhenj aktualë te mizaskenës (regjisë se nje filmi), filmat e tij, autentikë, tejet subtilë, anti-dramatikë, te sofistikuar dhe minimalistë ne te njejten kohë, në më të shumten e rasteve nuk mbeshteten ne ndonje histori dramatike por rrefejne nje atmosferë nga e cila buron edhe ideja dhe ngjarja e filmit.

Ne 1989, Hous Hsiao-hsien fiton Luanin e Arte ne Mostra di Venezia me filmin e tij “City of Sadness” (”la cité des douleurs”) dhe filmat e tij jane prezantuar ne pothuaj te gjithe festivalet prestigjioze nderkombetare (Kanë, Venecia, Berlin).

Cdo film (gjithesej 17) i Hou Hsiao Hsien-it eshte nje film-atmosfere (aromë, hipnozë) i ndryshem nga te tjerët: ” Flowers of Shanghai” (”Les fleurs de Shanghai”) 1998 shpesh thirret film-opium per nga mundesia qe i ofron spektatorit te kete ndjenjën marramendese e te pirit hashish gjate gjithe filmit; “Millennium mambo” eshte nje film-techno ndersa “Three Times”, i fundit i tij prezantuar ne festivalin e Kanës 2005, eshte nje film-love.

Nder filmat e tjere te tij, permenden: “The Puppetmaster” (”Le maître de marionnettes”) 1993; “Good men, good women” (1995); “Goodbye south, goodbye” (1996), “Café Lumière” (2004).

ps: filmat e Hou Hsiao-hsien kerkojne nje angazhim moral nga spektatori : per te ndjere aromën e tyre, filmat duhen pare kryesisht ne kinema, nuk duhet te jesh i lodhur dhe ndalohet ngrënia e kokoshkave gjate filmit.
😉

***

“THREE TIMES” nga Hou Hsiao-Hsien (TAJVAN)

Duke qënë se Hou Hsiao-hsien eshte nga regjizorët e mi më të preferuar aktualë, e prisja me padurim “THREE TIMES” (”The best of our times”), filmin-opus te tij te fundit qe e prezantoi ne Maj te 2005 ne Festivalin e Kanës.

Film-rrjedhë, film-love, film-heshtje, film-vetmi : nuk eshte hera e pare ne HHH (Hou Hsiao Hsien) më magjeps…

“Three times” (Tri Kohë) rrëfen ne tre kapituj 3 histori dashurie ne tre epoka te ndryshme: 1911 (Koha e Lirisë), 1966 (Koha e dashurise), 2005 (Koha e Rinisë) te luajtura nga i njejti çift aktorësh : Shu Qi dhe Chang Chen.

3 epokat nderthuren si nje gërshet hipnotik i nje bukurie te veçantë dhe magjepsëse, bejne qe secila pjese te jete nje film më vehte, gjithe duke lejuar qe filmi, ne totalitetin e tij, te jete nje film i vetem, koherent dhe harmonik.

Magnifique !

***

This entry was posted on Wednesday, March 11th, 2009 at 4:33 pm and is filed under CannesTajvanHsien. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed. You can leave a response, or trackback from your own site.