Hong Sang-soo

Qelibar (“Hotel by the river” – film koreano-jugor me regji të Hong Sang-soo)

Nje poet i moshuar qe ndodhet per disa dite në nje hotel buze nje lumi, telefonon dy djemt e tij te vijne ta takojne, meqe mendon se po jeton ditet e fundit te jetes se tij.
Po në te njejtin hotel, nje grua e re, e tradhetuar nga i dashuri i saj, i kerkon nje mikesheje te saj te shkoje ta takoje e te ndaje me te kete moment te veshtire ne jeten e saj.

*

Kaq eshte historia.
Filmi eshte i 2018, i gjithe nje bardh e zi, njesoj si «Grass» dhe «The day after», po ashtu të 2018-s. Historite nuk kane asgje te perbashket, por bardh-e-zia nuk duhet te jete e rastesishme tek të tre, të realizuar në te njejtin vit. Si dhe tema e hijes se vdekjes qe sillet verdalle po ashtu tek të tre.

Peizazhi kesaj rradhe eshte dimeror, bora e bardhe eshte pothuaj e paprekur (immaculate). Lumi në anë te hotelit (qe mund te konsiderohet si simbol i jetes), eshte i ngrire (te pakten nuk shihet të rrjedhe). Simbol i vdekjes ?…

Megjithate, filmi eshte shume ‘humoristik’ (sarkastik ?). Skenat nuk jane aspak te renda : dialogjet jane plot shakà, ngacmime, ‘kunja’.

JPEG - 664.7 ko

Plaku takon dy djemte e tij, por vetem pas jo pak peripecish (nderkohe qe hoteli eshte i vogel !) dhe normalisht duhet te ishte shume kollaj per te gjetur dike ! Veshtiresia e komunikimit babë/bir ? Pa dyshim…
Por dhe dy djemte s’para shkojne mire me njeri-tjetrin, e njohin shume pak njeri-tjtrin. Jane djem prinderish te divorcuar.

Nga ana tjeter, dy shoqet takohen ne dhomen e hotelit.

JPEG - 571.7 ko

Më vone takojne dhe plakun poet, i cili i quan ato engjëj.

Ne fund, poeti dhe dy djemte e tij, nga njera anë, dhe dy grate e reja në anen tjeter, perfundojne në te njejtin restorant. Por teksa degjojme biseden e njerit grup, nuk degjojme asnje pipëtimë nga biseda e grupit tjeter : Hong Sang-soo luan jo vetem me diferencat fizike (korrespondencat, rastesitë, prezencen, jo-prezencen e personazheve), por edhe me diferencat kohore, me temporalitetin e filmit : gati-gati eshte veshtire te dallosh se cilat pjese te filmit jane endrra (dy grate e reja disa here i shohim te flene gjume), se cilat jane reale e cila ireale : diçka prej fantazmikeje endet në film. Ose edhe diçka prej hipnopompikeje.

*

Épinglé par Jean-François Morin sur Art | Films complets, Film ...    Tek «Pickpocket», kryevepra e Robert Bressonit , heroi kryesor i thote ne menyre simbolike te dashures se tij : «Oh Zhanë, gjithe kjo rruge qe mu desh te bej per te mberritur deri tek ty».
Une do e tekstualizoja keshtu, në raport me filmat e Hong Sang-soo : «Gjithe kjo rruge qe ju desh ketij regjizori per te mberrtitur deri tek «Hotel by the river».

Që do te thote :
1. Per te filmuar, per here te pare në krijimtarine e tij, vdekjen
2. Per te filmuar, (per here te pare gjithashtu) ndarazi,  gjininë mashullore nga gjinia femerore.

Në frengjisht ka nje fjale, e cila e perdorur në kuptim te figurshem, eshte e veshtire te perkthehet në gjuhe te tjera : une épure. Që me shume fjale mund te perkthehej : thjeshtezim dhe qartesim njeherazi.
Pierre d'Ambre Naturel Polie - 123Ambre   Në turqisht ka nje fjale, kehribar (qe në anglisht perkthehet : amber) e që eshte rëshirë e ngurtësuar e disa drurëve halorë, me ngjyrë të verdhë në të kuqe a në të murrme, pothuaj e tejdukshme, e cila përdoret zakonisht për të bërë sende të ndryshme zbukurimi. Në shqip fjala ka hyrë si qelibar, dhe në kuptimin figurativ, do te thote : shumë i pastër, i kthjellët, i kulluar.
Dua te them: ndofta fjala franceze ‘épure‘ do mund te perkthehet qelibar: ka vertet diçka te tille ne filmin e fundit te Hong Sangs-soo, diçka te paster, te kthjellet, te thjeshtezuar e te kulluar njeherazi.

Qelibar !

nota: 10.0

TRAILER :