Francis Ford Coppola

“Miss Peregrine’s Home For Peculiar Children” ose: Magjia e humbur e Tim Burton-it

E kam patur kete ndjesi edhe kur pata parë “Dark Shadows, filmin e tij te parafundit: Tim Burton-it ka filluar ti shterroje përroi i frymezimit te tij prej magjistari. Dhe u bene jo pak, por 3-4 filma (”Liza ne boten e cudirave“, “Dark Shadows”, “Big Eyes”) qe më kane lene kete pershtypje.


korriku:
fakti qe filmat e fundit te Tim Burtonit jane te gjithe adaptime kinematografike veprash letrare. Ndersa ne nje gazete (te dores se trete) lista e librave te vjeshtes thuajse 50% ishin tituj perdorur per skenare filmi sivjet, ky ketu perfshire.

STALKER
Kjo puna e ketyre të talentuarve të kinemase:
Po shikoja para pak ditesh nje nga filmat e parë të Coppola-s (regjizorit të Kumbarit apo Apocalypse Now) :
THE RAIN PEOPLE. Eshte filmi i katert i tij, realizuar në 1969. Pure poetry !! Ta keshilloj nxehtesisht ta gjesh e ta shohesh (do e vija number One në nje top-10 të filmave të regjizorit, edhe pse jam fans absolut i “Rusty James”, po aq poetik!!). Dhe po mendoja : c’te semes ka patur Coppola qe, pasi realizon nje film kaq të mrekullueshem, kaq ‘pure cinema’, kaq ‘pure poetry’, disa vite më pas i futet realizimit të Kumbareve apo Drakulave, filma puro-romaneske dhe totalisht banale ne krahasim me nje margaritar si “The Rain People” ??
Njesoj dhe puna e Tim Burton qe s’ka c’ben dhe adapton romanet e fundit bestseller qe dalin në USA (Peregrine), nga frika se mos nuk “realizon planin”.
Veshtire, shume e veshtire të rilindesh artistikisht. Por edhe TA QEPËSH, e veshtire u dukerka. Dhe po flasim për artiste qe e kanë provuar talentin e tyre tashme, ok?
….
STALKER
Jo jo, nuk eshte vetem pune moshe. Coppola eshte ‘dorezuar’ shume heret, pothuaj në kulm të aktivitetit të tij.
Biles kjo më kujton faktin se Godard ka folur GJITHMONE mirë për të (ja ka njohur gjithmone meritat e asaj qe Coppola i ka dhene kinemase), gjithe duke e thumbuar me shakà e duke i kujtuar ‘pasionin’ qe i lindi papritur për vreshtarine

“Twixt”- film amerikan me regji te Francis Ford Coppola

Nese ka nje gje te mire vazhdimesia e nje kinoditari, ajo eshte mundesia per t’iu kthyer here pas here asaj qe kemi shkruar per filmat e meparshem te X apo Y regjizori. Duke qene se Coppola (regjizori i “Goodfather” apo i “Apocalypse now”) qe prej vitit 2007 i eshte rikthyer regjisë se filmave (pas nje perudhe gati 10 vjeçare “pushimi” te detyruar (1997-2007 per shkak te borxheve astronomike qe kish !), eshte interesante te lexosh komentet per dy filmat e parafundit te tij :

Ne vijim te asaj qe vete Coppola ne intervistat e tij e quan rilindje te dyte artistike te tij, vjen ky film i trete i tij : “Twixt” :

Rastesisht kam ripare perpara pak muajsh ne DVD te dy filmat e parafundit te Coppola-s. C’eshte e verteta, siç e kam thene ne nje nga komentet e mia per filmat ne fjale fill pas momentit te shikimit te tyre ne kinema, filmat më te mire te tij nuk jane detyrimisht ata qe qe kane korrur edhe suksesin me te madh komercial : Coppola shkelqen pikerisht aty “ku nuk duket”, ndersa aty ku duket, ne fakt eshte shkeqim i rremë. Dua te them se ai i ka dhene jo pak kinematografise dhe nje merite e tille nuk mund ti mohohet. Dyshimi im lidhet me ate nese a ka vertet, qe prej 2007-s, nje rilindje te dyte kinematografike te tij ?? Më duket se… jo. Disa gjera te reja ka (rilindja doemos qe presupozon risi), sidomos bie ne sy perpjekja per forma te reja kinematografike, bie ne sy tendenca per t’ju larguar narracionit klasik por… te krijohet pershtypja se asgje nuk eshte ne kohen e ‘duhur‘ dhe as ne vendin e ‘duhur‘.
Per ta konkretizuar (dhe meqe behet fjale kryesisht per formen kinematografike) po marr nje shembull : nese Godard e ktheu timonin e tij duke marre kthesen e braktisjes se linearitetit te narracionit qe ne moshen 36 vjeçare (ne vitin e larget 1966, me filmin e tij “Dy tre gjera qe di për të“), kjo nuk do te thote se Coppola-s nuk ka te drejte ta beje nje gje te tille qofte dhe ne moshen 66 vjeçare. Ok. Por ne ndryshim nga ky i fundit, Godard ishte i qarte per pozicionin e tij si artist, ne pozicionin e tij ne raport me historine e Kinematografise : momenti kur ai ndermerrte nje gje te tille korrespondonte me fundin e nje epoke, me fundin e shkelqimit te Hollywoodit dhe hapjen e nje epoke te re, asaj te Televizionit. Braktisja e linearitetit te narracionit nuk ishte qellim ne vetvete por ishte menyre per ti kthyer artit kinematografik borxhin : qe nga ai moment, ishte vetë kinematografia (le cinéma) qe u kthye ne subjekt kryesor ne filmat e Jean-Luc Godard-it (ne letersi, kjo do te korrespondonte me lindjen e romanit modern, ose per shembull, te themi me “Uliksin” e James Joyce-it).

Po ta shikosh holle-holle, qe prej 5 vitesh, Coppola perpiqet te beje ekzaktesisht te njejten gje qe Godard ka filluar tashme ketu e 50 vite më pare : qofte tek “Youth without Youth, qofte tek “Tetro”, e akoma edhe me teper tek ky i fundit pra tek “Twixt”, subjekti vertete eshte vete kinematografia, subjekti i vertete eshte vetë shqetesimi i regjizorit, i artistit per formen kinematografike, per mbijetesen e saj permes gjetjes se menyrave te reja shprehese, permes dekonstruimit te narracionit, te linearitetit te tij. Por ja qe duket ashiqare qe diçka nuk funksionon… . Per mendimin tim, per Coppola-n nuk eshte as koha e duhur (vonë, shume vonë…), as vendi i duhur (USA) dhe padiskutim qe kjo lidhet edhe me karakterin dhe natyren e regjizorit (qe ne fakt, eshte nje megaloman i pandreqshem ! – dhe problemi nuk eshte pse eshte megalloman, por pse eshte i pandreqshem !). Po lexoja nje interviste te fundit te tij (ku ai evokon pikerisht kete rilindje te dyte te tij, qe prej 5 vitesh tashmë) e ku ai thosh : “d’une certaine manière, je voulais résoudre le problème que les gens ont en vieillissant, lorsqu’ils tentent d’égaler les œuvres qu’ils ont réalisées dans leur jeunesse. et c’est impossible. Chaque cinéaste affronte le même problème : il ne pourra jamais rivaliser avec un chef d’œuvre qu’il a fait à 25 ans”

(Ne nje far menyre, me keto 3 filma doja ti jepja zgjidhje problemit qe njerezit kane ne pleqeri, kur tentojne te barazojne (tejkalojne) veprat qe kane realizuar ne rini te tyre. Por kjo eshte e pamundur ! çdo kineast perballen me te njejtin fenomen : rivalizimin me nje kryeveper qe ai ka bere kur ka qene 25 vjeç”).

Ketu me duket se qendron edhe problemi : nese do ti benim te njejten pyetje Godard-it (i cili per me teper, ka te njejten moshe me Copppola-n), ne ndryshim nga ky i fundit nuk do fliste per rivalizim, por per nje “remise en question permanente” (rivenie te vazhdueshme ne pikpyetje). E aq me pak te pretendonte se kish bere ndonjehere ndonje kryeveper ! (ne nje interviste te fundit te Godard, degjoja tek thoshte se nuk ishte i kenaqur me asnje prej filmave te tij te dikurshem, akoma me pak me ata te suksesshmit e periudhes se “nouvelle vague”; perkundrazi, te vetmit filma qe i jepnin nje fare satisfaksioni si kineast, ishin ato 2-3 te fundit e tij (”socialisme’, “notre musique”, “éloge de l’amour”).

Une fois de plus, më thuaj cili je, te te them se ç’filma bën… Ndofta kjo eshte dhe arsyeja pse filmi i ardhshem qe Coppola anunçon ne intervisten e tij, eshte perseri nje film me buxhet te larte, si ato ‘kryeveprat’ e tij te dikurshme, pra alla “Kumbari”…

Kaq e pati rilindja e zotit Coppola ??! …

ah, edhe dy fjale per “Twixt” : zhanri i filmit eshte horror : nje shkrimtar (Val Kilmer) shkon ne nje qyteze te vogel amerikane per te promovuar romanin e tij te fundit me tematike magjirat. Me ndihmen e sherifit, shkrimtari meson per disa vrasje qe kane ndodhur kohet e fundit ne ate qyteze e ku viktima eshte nje vajze e re, histori kjo qe e ndihmon ate per temen e re te romanit te tij te ardhshem.
Ne disa momente, m’u duk vetja perpara nje filmi te David Lynch-it, pastaj te Tim Burton-it, gjithe duke ndjere influencen e Godard-it. Kuptohet, ndjehet dukshem dora e Coppola-s, por çuditerisht, te krijohet pershtypja e nje filmi jo pak te influencuar nga tone regjizoresh te njohur ! Biles tani qe po shkruaj keto rradhe, po me lind ideja se ndofta e gjithe kjo ‘rilindje e dyte’ e Coppola-s nuk eshte gje tjeter veçse pasojë e nje fare hapjeje, e nje fare kinofilie recente te regjizorit, i cili ndofta me pare, kish aq shume konsiderate per veten dhe gjenialitetin e tij, sa shihte vetem kryeveprat e tij dhe kurrsesi filmat e kolegeve. Ose thene ndryshe, i drejtohej vetes ne vetën e trete, si nje far nje far… Alen Deloni !

nota per filmin : 6.0

tailer : http://www.youtube.com/watch?v=xP7cQnOcU7I

Posted on 16th April 2012
Under: HorrorUSAF. Coppola | No Comments »

“TETRO” – film amerikan me regji te Francis Ford Coppola

Ka nje keqkuptim me filmografine e Francis Ford Coppola-s: eshte ngritur nje legjende, sipas se ciles, filmat më te mire te ketij regjizori, jane detyrimisht ata qe jane dhe me te njohur, dmth “The Godfather“, “Dracula“… etj etj. Nuk eshte fort ashtu, ne fakt. Vena më e mire kinematografike e Coppola-s gjendet me se shumti tek filma te tille intimë te tij si “The Conversation“, “Rusty James“, “Peggy Sue got married“, filma te cilet ai i ka realizuar here pas here, duke i alternuar me filmat e tij cult (e qe permenda me lart).

Megjithate, duhet thene se, qe prej vitit 1997, Coppola nuk kish realizuar më filma, disi i zhgenjyer edhe me veten, me pamundesine e realizimit te filmave “siç do t’ja donte zemra”, duke u marre kryesisht me production (dhe me berje vere !).

Qe prej 2007-es, ka nje kthim te tij si regjizor, se pari me “Youth without youth” (2007) dhe tani me TETRO“.

Disa mendime te mijat, hedhur shpejt e shpejt, pas shikimit te filmit ne fjale :

1. Pjesa e pare e TETRO, te themi deri ne gjysem te tij, me la krejt te ftohte. Duket se Coppola e njeh pak Argjentinen, ose e njeh keq. Ngjarja dukej e stisur, mizaskena jo bindese. Por nderkohe, mendoj se behet fjale per nje film “mal aimable” ( jo fort xhentil – sikunder personazhi kryesor), edhe pse nga ana tjeter, filmi më interesonte.

2. Ne fakt, TETRO eshte ne nje fare menyre, nje remake (nga ana e regjizures) i “Rusty James“. Pra jo ndonje gje e re “nga fronti i perendimit”.

3. Duke filluar nga momenti kur vellai i vogel ben aksident, filmi me pelqen gjithe e me shume. Mendoja se do te drejtohej drej linjes se krijimit artistik (heroi kryesor ka prirje gjeniale ne letersi, edhe pse e fsheh kete dhunti), nderkohe qe behet kryesisht fjale per nje “larje hesapesh” ne familje.

4. Skena e “çvirgjerimit” (hera e pare qe ben seks me nje femer) te vellait te vogel, eshte per mua skena me e mire e filmit. Do doja me teper skena te tilla, impresionuese per nga bukuria dhe thjeshtesia. Nejse, po kerkoj pak si shume dhe une, kur kihet parasysh megallomania legjendare e Coppola-s ! lol

5. Aktoret me pelqejne, me perjashtim te se dashures se Tetro-s. Fallciteti i saj me bente nevrik.

6. Nuk me pelqeu fort fakti qe filmi ka disa “mbyllje” : pergjate 30 a me shume minutash, te krijohet ndjenja se po mberrin fundi i filmit. Dhe ne fakt, jo, ai mezi vjen. Por dhe ne pergjithesi, i kam bezdi filmat qe perpiqen te “shtyjne” e “shtyjne” fundin e tyre. A thua se duan te na impresionojne pa pushim.

7. Gjithsesi, mendoj se problemi kryesor i filmografise se Coppola-s qendron ne faktin se, vetem tani vone, pas viteve 2000, regjizori kuptoi se nuk mund te vazhdonte gjithe jeten krijuese te tij duke bere Godfather apo Dracula. Dhe problemi eshte se tani qe ai ka 70 e kusur vjeç, sikur eshte pak vone…

Thene ndryshe : Nese Jean-Luc Godard, i te njejtes gjenerate me Francis Ford Coppola-n, pas realizimit te filmave cult “Le mépris” & co (vitet ‘60) mundi te na ofroje ne vitet 2000 filma te mrekullueshem si “Notre Musique” apo “Eloge de l’amour”, kjo ndodhi sepse Godard kaloi se pari per nga faza eksperimentale “Dziga Vertov” (vitet ‘70) dhe faza e viteve ‘80. Pra nuk i “dogji” etapat, perkundrazi, e vu rrezikshem ne loje artin e tij. Coppola u kujtua tani qe ka 70 e kusur vjeç… Pak vone, pak si shume vone… . Gjynah, se ndjehet vertet deshira per te bere “tjeter gje” !
Kuptohet, askujt nuk i mohoet e drejta per te bere “tjeter gje”, qofte dhe ne moshen 70 vjeç, por une mbeta goxha perpleks perpara nje filmi qe perzien (bashkon) emfazën (emphasis – “ekzagjerimin” e gjestit artistik) me modestine, rinovimin me… vazhdimesine (ngjashmeria me “Rusty James”).
Edhe modesti, edhe megallomani, bashke, sikur nuk kaperdihen kollaj… 

 

***

Posted on 6th January 2010
Under: USAF. Coppola | No Comments »

“Youth without Youth” (”Rinor pa qënë i ri”) film amerikan nga F. F. Coppola

Image result“U mbars mali dhe polli nje mi” – thote nje fjale e urte shqiptare. Keshtu dhe puna e Coppolës.

Pasi ndenji nja 10 vjet pa bere asnje film, Coppola i “Kumbarit” dhe i “Apocalips Now”-t na ka bere nje film te ri, qe ne USA del ne fillim te dhjetorit “Youth without Youth” (”Rinor pa qënë i ri”).

Per mua, Coppola me kete film eshte patetik, grotesk (qesharak) dhe kiç (kitch)!

Ndonje fans i madh i filmave te tij as kam qene dhe as nuk jam, tash e tutje do jem edhe më pak. Megalloman ishte, megalloman mbeti…

By the way: Ne kete forum, para nja dy vjetesh, dikush pati hapur nje debat duke thene qe Kusturica eshte nje regjizor zero me xhufke, sepse Coppola, kur e takoi ne Festivalin e Kanes, i tha “Nuk kam degjuar ndonjehere te flitet per ty, as ndonje film tëndin nuk kam pare”.

Asokohe, shpjegova ne forum se faji nuk eshte i Kusturices (filmat e te cilit i kam pelqyer pjeserisht, disa po e disa jo), por faji ishte i Coppolës, qe nuk ja var më kinematografise dhe merret vetem me disa produksione (bente producentin e disa filmave) dhe nuk ben më vetë filma. Ose merret me bërje vere nga rrushi kalifornian…
Paskerkam pasur te drejte! Filmi i fundit i Coppolës konfirmon qe kinematografia e tij (menyra e tij e te berit film), ka mbetur ne vitet ‘80. Me siguri, Coppola nuk ja ka haberin se ç’prurje te rendesishme dhe te reja kane sjelle regjizore te tille qe kane lënë emrin e tyre ne krijimtarine kinematografike te 20 viteve te fundit, si Hou Hsiao Hsien, Abas Kiarostami, Nanni Moretti, Aki Kaurismaki, Bruno Dumont, Hong Gang-soo, Philippe Garrel, Takeshi Kitano, Gus Van Sant, David Lynch, Jean Claude Brisseau, Jim Jarmouch… et j’en passe…

web site i filmit: http://www.ywyfilm.com/

Posted on 13th March 2009
Under: USAF. Coppola | No Comments »