Clint Eastwood

208 sekonda (ose: faktori njerezor sipas Clint Eastwood)

Image resultClint Eastwood, sot 86 vjeçar, në fillim ka qene aktor. Sot eshte kryesisht regjizor. Por me ç’duket, para se gjithash, ka qene dhe vazhdon te jete njeri.
Une e di qe, ne pamje te pare, kjo qe po them duket si tautologji, por per legjenda (jo detyrimisht vetem ne kuptimin pozitiv te fjales “legjende”) te tilla si Clinti, tautologjitë fuksionojne plotesisht:
“Sully“, filmi i tij i fundit (i 35-ti), eshte prova më e fundit e kesaj qe them.
*
Historia e “Sully” eshte më se e njohur: më 15 janar 2009, per shkak te nje tufe patash te egra qe ne fluturim e siper te egra futen ne motorët e nje aeroplani Boeing-A320 te kompanise ajrore “US Airways” veçse pak minuta pasi kish leshuar pisten e fluturimit te aeroportit njujorkez te LaGuadria-s, Chesley ‘Sully’ Sullenberger-it, pilotit te avionit ne fjale, duke konstatuar se dy motoret nuk funksiononin më, kulla e kontrollit i propozon dy alternativa: ose te kthehet ne aeroportin prej nga eshte nisur (pra në New York-LaGuardia) ose te beje ulje ne Teterboro, nje tjeter aeroport, shume afer me te parin.
Kapiteni Sullenberger (Sully), duke menduar se pa motorë nuk i mjaftonte koha per te bere nje manover te tille, zgjodhi nje rruge te trete: vendosi te beje uljen e Boeing-ut A320 mbi lumin Houdson. Ose ate qe quhet ne anglisht : water landing.
Ndodhi mrekullia qe hyri ne analet e historise: te 155 pasagjeret dhe i gjithe ekuipazhi shpetojne mire e bukur nga nje ‘aventure’ e tille. Mediat therrasin URRA !
Por nuk jane te te njejtit mendim avokatet e kompanise Boeing (qe gjithsesi humbi avionin e saj ne lumë) : avokatet e saj pretendojne se piloti ne fjale nuk mori vendimin e duhur: sipas tyre, bazuar ne rezultatet e simulatorit informatik, Sully mund ta kish kthyer avinon e ta kish ulur mire e bukur ose ne pisten e aeroportit LaGuardia, ose ne ate te Teterboro.
Gjate “procesit”(ballafaqimit me Komisionin e Eksperteve) piloti nuk bindet me rezultaret e simulatorit informatik: ne kushte reale, sipas tij, duhet marre parasysh edhe hezitimi. Ose thene ndryshe : faktori njerezor.
Juria i jep 35 sekoda shtesë simulatorit informatik. 2 testet (vizuale) qe pasojne kete vendim i japin te drejte Sully-t: ne te dyja rastet, per secilin aeroport, avioni ben crash ( pra nuk i dalin 208 sekondat qe perdori piloti per te ulur avionin mbi uje).
Sully triumfon.
*
Filmi, i cili edhe pse permban 4 flash-back të ‘water landing’ te avionit, 2 flash-back nga rinia e pilotit, 3 flash-mentale dhe 3 endrra te keqia (nightmare), te jep pershtypjen e nje filmi klasik. Tipik film Eastwoodian: klasik ne dukje, modern në te vertete!
Po ashtu dilema e famshme Eastwoodiane: heroi i tij: super-hero apo anti-hero? (me te vetmin ndryshim: kesaj here nuk diskutohet heroizmi i tij, por limitet e ketij heroizmi).
Edhe kesaj rradhe, Eastwood nuk eshte ai qe kujton “gjithe dynjaja”.

*

Ashtu sikurse filmi i fundit i Loach, edhe “Sully” eshte film mbi faktorin njerezor, rolin qe ai luan në fatin (destinin) e njeriut ne postmodernizem. Ken Loach, regjizor i angazhuar, ne filmin e tij te fundit duket se nuk sheh tjeter zgjidhje perveç se … (nuk e them dot per arsye SPOILER) si destin te klases punetore perballe çhumanizimit teknologjik: nje zgjedhje e tille mund te duket si pranim fataliteti.
Ndofta. Dhe Loach eshte koshient per kete gje. Por ja qe kjo eshte zgjedhja e tij tek “I, Daniel Blake”: ti jape nje shuplake te forte spektatorit.
Clint Eastwood propozon nje tjeter zgjidhje: dialektiken e brendshme filmike te dyshimit: procedurave çhumanizuese te Komisionit hetimor te mbeshtetura në te dhenat informatike standarte (motori i majte ishte i afte te ripunonte), regjizori u imponon 35 sekondat shtese te kerkuara nga “Sully” (regjistrimi i bisedave provon drejtesine e vendimit te tij + heroizmi i tij diskret: piloti eshte i fundit fare qe leshon avjonin). Eastwood shfrytezon pikerisht demagogjine (famen apo mburrjen) per te shtrydhur nga ajo bukurine e brishte te vendimarrjes, duke i bere kesisoj nje homazh te shkelqyer solidaritetit njerezor.
Ah mustaqet e Sully-t
9.0

TRAILER: https://www.youtube.com/watch?v=mjKEXxO2KNE

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/12/28/208-sekonda-ose-faktori-njerezor-sipasclint-eastwood/

Pika e ujit që derdh kupën e mbushur të vëllezërve Dardenne

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/12/07/pika-e-ujit-qe-derdh-kupen-e-mbushur-tevellezerve-dardenne/

Nga te rrallet regjizorë te cileve ua kam pare te gjithe filmat qe kane realizuar, heren e fundit me vellezerit Dardenne jemi takuar para 2 vjetesh, per “2 dite e 1 nate“.

“J.Edgar”- film amerikan me regji te Clint Eastwood

Rrofte sa malet Hollywoodi
Sa t’jete gjalle Clint Eastwoodi

(vargje popullore nga krahina e Los Angeles-it )

Me shakà, pa shakà, zor se ndonje regjizor tjeter hollywoodian do ti bente hije Clint-it, sot per sot. Vitet tutje, ky tehu : vit pas viti, nga nje film te ri. Dhe shpesh, jo te keqinj. Dhe ky i fundit, eshte i tille, biles eshte goxha i mire !

Plakushi 80 vjeçar ka shkelqyer si regjizor pikerisht kur ai ka vene ne skene histori dashurish te pamundshme : 3 filmat e tij me te mire (bërë andej nga vitet ‘90) pa dyshim jane “The Bridges of Madison County”, “A Perfect World” dhe “Unforgiven” dhe kane ne qender dashuri (sentimentale ose jo) te pamundshme, te parealizueshme.

I tille eshte dhe “J.Edgar”, filmi i tij i fundit, qe rrefen historin e bosit te FBI, atij qe e themeloi dhe ndenji 48 vite ne ate post. Dhe meqe fola per dashuri te pamundshme, ne rastin konkret e kam fjalen per ate te J. Edgar Hoover-it pra ish-bosit te FBI-se me Clyde Tolson, zevendesin e tij, me te cilin ndau po për 48 vite jo vetem punen e perditshme, por dhe gjera te tjera…, pa dyshim ne menyre te fshehte, pa dyshim ne menyre te pamundshme (sidomos per syte e te tjereve !). Nese nga njera ane duhet te pranojme se filmi, ne teresine e tij, nuk eshte veçse nje venie ne skene nga ana e regjizorit te nje skenari te shkruar nga dikush tjeter, pikerisht, më tjetren anë duhet te pranojme se ajo histori e fshehte, e pamundshme dashurie, eshte dhe pjesa më fort interesante e gjithe filmit : pikerisht tek ajo histori mund te ndjesh doren, mendjen, inteligjencen, por mbi te gjitha modestine Eastwoodit (fundja thelbi i artit te tij eshte pikerisht MODESTIA !)

ps: besoj se nuk eshte më e nevojshme te veçohet loja e mrekullueshme e DiCaprio-s…

8.0

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=vD99zwj-ZUg

***

Posted on 31st January 2012
Under: USAEastwood | No Comments »

“HEREAFTER” – film amerikan me regji te Clint Eastwood

 Edhe pse nuk ngeli njeri pa e parë e pa e sharë, seç me thosh nje mendje qe ma kish qefi ta shihja filmin e fundit te Clint Eastwood.
Dhe nuk e kisha patur fort keq !
Sepse me pelqeu !!

Eastwood edhe kesaj rradhe ka marre si gjithmone skenarin e rradhes qe ja kane vene ne tavolinen e punes – (une nuk mbaj mend qe ai te kete bere ndonje film ku te jete vetë dhe skenarist !) -, dhe i eshte futur realizimit, pra regjisë, siç di ai, pak klasikçe, pak akademikçe, por qe, siç do thosh korçari, “fundja te tjeret sikur te bejne gjysmen e asaj qe ben ai, nuk do ishte keq”.

Per nga tema, kesaj rradhe, Estwood eshte marre me vdekjen; ne shikim te parë, duket si konsekuence e moshes se tij aktuale, por nuk besoj se eshte kjo : thjesht i ka interesuar skenari, 3 histori paralele (ne USA, Angli dhe France), qe i nderlidh fenomeni paranormal i atyre qe kontaktojne te vdekurit.
Ajo qe me intrigon eshte fakti qe, perderi sa Eastwood eshte kaq brilant ne narracion (kete gjë e konfirmon edhe “hereafter” !), pse nuk ka transpozuar ndonje veper te stermadhe letrare, por gjithmone eshte kenaqur me ate ç’ka i kane ofruar skenaret (ne hollywood) ??! Nje mendje me thote se ish-kowboysi i famshem, nuk eshte ndonje lexues i madh, pra pak merr vesh nga letersia dhe, gjithe ç’ka mesuar, sidomos ne trajtimin e narracionit, e ka nga eksperiencat neper platetë e xhirimit te filmave.
Por edhe kjo qe them, nuk duhet marre per ndonje kritike, sepse siç thoja me lart, rezultati eshte vertet i kenaqshem, i lêvdueshem e jo pak-kush, do ja kish zili !
Keshtu qe :

8.0

Posted on 17th February 2011
Under: ThrillerUSAEastwood | 2 Comments »

“Changeling” (KEMBIMI) – film amerikan nga Clint Eastwood

Image resultU bë deti kos – tha…

E dini si eshte puna e filmit te fundit te plakushit Eastwood? Eshte si puna e filmit te Roberto Benigni-t “La vita é bella” : te shesesh filma (te besh parà) me fatkeqesine e tjetrit!

2 ore e 20 minuta te humbura kot!

Deklaroj publikisht qe NUK do shkoj më ne kinema per te pare filmat e Eastwood-it.

 

Posted on 17th March 2009
Under: USAEastwood | No Comments »

“Letters from Iwo Jima” (Letra nga Iwo Jima”) film amerikan nga Clint Eastwood

Image result“Letters from Iwo Jima” eshte “gjysma” tjeter e filmit “Flags of Our Fathers” qe Clint Eastwood nxori neper ekrane para 6 muajsh.

Behet fjale per te njejten histori: episodi i luftes se II Boterore, beteja ne Iwo Jima (Japoni) por kesaj rradhe, e filmuar teresisht nga pika e shikimit japoneze (nderkohe qe “Flags of Our Fathers” (”Flamuj te baballarëve tanë”) e shikonte ngjarjen nga pikeshikimi amerikan.

Film po aq elegant dhe brutal (ne te njejten kohe) sa dhe i pari.

web-site i filmit: http://wwws.warnerbros.fr/lettersfromiwojima/

 

Posted on 12th March 2009
Under: USAEastwood | No Comments »

“Flags of Our Fathers” (”Flamuj te baballarëve tanë”) – film nga Clint Eastwood

Image resultE mira e Clint Eastwood-it eshte se nuk di te beje filma te keqij. Ndofta “Flags of Our Fathers” nuk eshte më i miri qe ai ka bere deri tani qe po behet 76 vjeç, por filmi eshte nje pune serioze dhe interesante, mbi te gjitha nje reflektim serioz se ç’ështe ne te vertete humanizmi dhe si shfrytezohet ai nga politikanët.

Vlera e filmit, ne qender te te cilit eshte nje episod i luftes se II Boterore, beteja ne Iwo Jima (Japoni), më shume sesa tek vertetesia e skenave te luftes, qendron tek forca e qetë që karakterizon menyren e te filmuarit te Clint eastwood-it : elegant dhe brutal !

web-site i filmithttp://www.flagsofourfathers.com/

 

Posted on 11th March 2009
Under: USAEastwood | No Comments »

“MILLION DOLLAR BABY” – filmi më i mire i C. Eastwood ?

Image resultFilmi i fundit i Mister Eastwood, filmi i tij më i mire ? Ndofta po. Ndofta po, meqe eshte fundit kronologjikisht. Ndofta jo… Gjithsesi, nga më te miret. Gjithsesi, i njezetegjashti…

Edhe pse Eastwood nuk shquhet per ndonje gjuhë tejet personale filmimi (perveç nje farë damari melodramatik tek filmat te tij), thjeshtesia ekstreme e rrêfimit te filmit, perdorimi me pikatore i muzikes, mungesa pothuaj totale e efekteve kinematografike dhe mbi te gjitha neveli tejet i larte i aktrimit te personazheve, e bejne filmin “te veçante”, te shqueshem midis shume te tjereve qe shfaqen aktualisht ne kinema.

“Million dollar baby” eshte film i magjishem. Histori e trishtueshme por e qete. Regji e permbajtur por e aplikuar pa rezerva. Eastwood i dhene me mish e shpirt pas filmit te tij…
Sa per Hilary Swank… komentet jane te teperta…

Skenë çeles: (per tu lexuar vetem nga ata qe e kane pare tashmë filmin):
karrikja e vogel e vendosur nga Frankie ne qoshe te ringut , midis dy raundeve te çdo match-i, me qellim qe Maggie te shplodhet sadopak… por qe nje dite, pikerisht ajo karrige do t’ja thyej qafën. Detaj i vogel per nje mësim te madh: sado e madhe te jete perkujdesja ndaj dikujt, ajo prap se prap permban ne vetvete nje pjese te ngutit vrastar…

Magjistal Eastwood !