Brian De Palma

Pasioni sipas Shën Brajanit…

(more…)

Advertisements

“THE BLACK DAHLIA” (”Dahlia e zeze”) film amerikan nga Brian de Palma

Bazuar ne romanin e famshem te James Ellroy, Brian De Palma prezanton filmin e tij te fundit te cilin e shfaqi edhe ne Festivalin e fundit ne Venecia.

Skenari, disi konfuz (intriga te dores se dyte ngaterrohen ne film), i vendos ngjarjet ne Los Angelos-in e vitit 1947 dhe ka ne qender Bucky dhe Lee, dy inspektore policie qe bejne investigacione per nje vrasje te komplikuar : Elizabeth Short (Dahlia e Zeze), yll kinemaje, gjehet e vdekur dhe e sakatuar ne rrethana mistrioze. Cilat ishin lidhjet e viktimes me familjen super te pasur Linscott ? Cila ishte jeta private (sekrete) e saj ?

Ajo qe eshte interesante eshte menyra se si proçedon regjizori de Palma: ai vendos disi ne plan te dyte anketimin (investigimin) e policeve per te shfaqur me mire ne qender te filmit antitezat e romanit “Njeriu qe qesh” te Victor Hugo-së, roman te cilin filmi e permend si reference. Antitezat jane: bukuri/shëmti, ndershmëri/perversion, varferi/pasuri, lumturi/deshperim e te tjera si keto. Pra, me teper se nje anketim policesk, filmi eshte nje homazh i referencave romaneske dhe kinematografike te lartpermendura.

Megjithate, skenari sikur çalon… Gje qe i jep nganjehere filmit nje karakter “çalaman”, ndejhet se diçka çalon… Ndofta De Palma i ka thene te gjitha ne filmat e tij te mehershem (”Phantom of paradise“, “Carrie“, “Obsession“, “Dressed to kill” etj), ndofta jo, sepse filmi nuk bie ne perseritje te temave tipike De Palm-iane.

Dola nga filmi me nje opinion dyshues…(edhe mire? edhe jo fort mire?)

web-site i filmit :http://www.theblackdahliamovie.net/