Bela Tarr

Kali Torinez – film hungarez nga Béla Tarr

Postuar më parë nga fuorisync Lexo PostiminFilmi i fundit i Bela Tarr, i prezantuar sivjet ne festivalin e Berlinit dhe për më tepër fitues i çmimit special të jurisë, ishte për mua “takimi” i 1-rë kinematografik me regjisorin e famshëm hungarez. Nje “takim”, në fakt, që e prisja prej kohësh dhe që, pa e zgjatur shumë, konfirmoi plotësisht pritjet e mia!!! Pa as më të voglin dyshim, Bela Tarr mund të rradhitet ndër regjisorët më të mëdhenj (tanimë, shumë pak gishta nga kanë ngelur për numërimin e tyre) të kohërave tona, ndër ata që kanë vërtet “diçka” për të thënë!Tek “Kali torinez” rimerret një episod i famshëm në jetën e filozofit gjerman Friedrich Nietzsche i cili 1herë në jetën e tij asistoi, gjatë qëndrimit të tij në Torino në fund të shekullit të 19-të, në fshikullimin me kamzhik të një kali nga fshatari/padroni i tij. Thuhet që filozofi, në tentativë e sipër për ta mbrojtur, e përqafoi dëshpërimisht kalin e gjorë nga ku dhe më pas rrodhën, siç dhe vetëm fjalë qarkullojnë sërisht, 10 vitet e fundit të jetës së tij, të zhytyra në harresë, heshtje, skizofreni.Harresa, heshtja, skizofrenia karakterizojnë dhe ekzistencën, të rrëfyera në film, te gjashtë prej ditëve të jetës së fshatarit dhe vajzës së tij. Ne nuk e dimë se çfari i ndodhi kalit, thotë Tarr-i, i cili filmon, në 2orë e gjysëm pambarim deri aty ku “s’mban më”, pikërisht harresën, heshtjen, skizofreninë e jetëve njerëzore dhe natyrës që vetëm të “heshti” s’di! Një rutinë në kufijtë e ekzistencës e cila “merr dhe jep”, fare pak, me një univers në shpërbërje, braktisje e sipër! E gjitha kjo filmuar jo me një “superpozim” prej filozofi, por me një besnikëri të pashoqe ndaj vetë natyrës së filmit, kinemasë, çka konfirmon me se miri fjalet e regjisorit në një intervistë të postuar kohë më parë në këtë forum.
Jo film-filozofi por film “film“!!! Imazhe që do doja të mos shuheshin kurrë!

KOMENTI IM :

Fuorisync, filmi ne fjale ka dale prej dy ditesh ne kinemate e Frances; shkova e pashe mbreme dhe mendimi im eshte ky i meposhtmi :

“Kali Torinez” i ka te gjitha shenjat per te qene film i madh rradikal : i gjithe ne bardh-e-zi, memeceri pothuaj totale (perveç nje vjelljeje pa fund fjalesh, e kalkuluar me pelivanllek nga regjizori si dhe nje ‘voice-over’, pra zë ‘off-camera’, po aq kalkulator !!), plane-sekuence ‘virtuoze’ : s’ka ku te shkoje më film autorial dhe rradikal.
Por vetem ne leter. Ne imazh, nuk pashe gje une.

Po shpjegohem qetesisht :
Per mendimin tim, filmi bazohet mbi nje aksiomë krejt te genjeshtert dhe naive sipas se ciles mjafton qe nje regjizor te pershfaqë sa me pak gjëra (te filmoje aty ku nuk mban më – ke shkruar ti me te drejte) në nje vend te humbur e pa emer, pra mjaftojne keto gjera qe filmi te ndjelle kureshtje dhe interes. Pasi i futi keto ne xhep, mjafton qe Béla Tarr te beje plane te bukura, të solemnizoje dy personazhet e tij (simbole te dhimbjes sone humane ! hajde fjali hajde), dhe ja ku filmi behet interesant e pasionues.

Genjeshter me bisht ! Eshte njesoj si te vesh qerren para kalit. Sepse rezultati eshte i nje formalizmi jo te kendshem : regjizori veçse kundron i ekzaltuar planet e tij te ‘mrekullueshme’ filmike dhe na fton të rrjedhim në lotë para tyre ! Prova më flagrante : muzika qe vjen gjithe kohen per te mbuluar nga siper planet filmike, dhe qe duket se ka nje qellim te vetem : të nenvizoje faktin se ne ekran, po shohim nje mrekulli. Plan-sekenca e Bela Tarrit kesaj rradhe i ngjan nje palloi qe fryn pendet, dhe kush te mrekullohet, te mrekullohet.

Me siguri, jo pak vete jane mrekulluar deri me sot. Prova : per here te pare ne karrieren e tij, regjizori i ka bere pothuaj te gjithe mediat per vete ! Amà, nese nje spektator (ne rastin konkret, une), nuk e pranoj kete dispozitiv te shikuari te filmit (pra nuk pranoj qe te me imponohet se ç’fare shikimi duhet te aplikoj), une mbetem komplet jashte filmit dhe nuk gjej asnje qoshkë per ta kundruar ! “Kali Torinez” i ofrohet spektatorit me nje kusht : qe spektatori te jete i devotshem !

Kuptohet, Béla Tarr nuk eshte as sharlatan, as hileqar, as kalkulues. Filmi eshte prova më evidente qe Béla Tarr beson thellesisht tek gjesti i tij kinematografik, kete gjë as që e vë ne dyshim ! Por ajo qe eshte gjynah, eshte menyra se si e shkon komplet dëm nje subjekt te tille te hatashem ! Regjizori e merr kalin aty ku e lë Niçja, ne 1889, dhe ç’ben me të ?? Hiç gje ! E harron pothuaj komplet ! Ose më sakt, nuk i intereson më; nuk e ndjek ashtu siç ndiqte gjithe pasion Bressoni gomarin e tij te famshem tek “Au hazard Balthazar”. Bela Tarr e ka mendjen tek plan-sekuenca ! Dhe vetem tek ajo !

Kur ben nje film minimalist si puna e “Kalit Torinez”, duhet me qene preciz, i sakte, i prerë. Ose po e them ndryshe (meqe e di qe e ke pare) : kur ben nje film minimalist si ky, ose ben nje hatà (precise, te prerë, te saktë) si “Jeanne Dielman”, ose nuk e ben fare !! (nuk po them se filmi duhej ti ngjante atij te Akermanit; por duhej te ishte magjepes si ai i Akermanit ). Kur nje regjizor pershfaq pak, pra eshte ‘kernac’ ne ate qe na ofron, ne kete rast duhet te jete katerfish më i koncentruar ne oferten e tij ! Ose me sakt : koncentrat i gjalle !

Ne vend te ketij ‘koncentrati’, ça pashe une ? Pashe nje film te mbushur me gjeste personazhesh te permbytura ne nje perseritje te merzitshme, te permbytuara nga nje muzike nuk ka ku te shkoje më ilustruese (ose, akoma me keq, nga zeri off-camera i regjizorit). Por nuk pashe gjeste qe te më habisnin, mrekullonin.

C’vanitet !

2.0

***

Posted on 8th December 2011
Under: Berlin | No Comments »

Visions of Europe – cikel metrazhesh te shkurter

Dy metrazhe te shkurter, ne kuader te nje cikli metrazhesh te shkurter te titulluar “Visions of Europe” :

I pari : Prológus (Prolog), nga Béla Tarr :

// 
YouTube – Bela Tarr

(5 minuta)

Hungarezi Bela Tarr eshte shprehur diku qe eshte krenar per kete film te shkurter tijin. Dhe ka pse.
Me beri pershtypje fakti qe gjithe keta njerez qe sfilojne, perfundojne ne te djathte te ekranit, sikur humbin… Humbja e tyre, fundi i tyre, si prolog per Europen…
Muzika eshte e njejte me ate tek “Satantango”.

I dyti, “Children Lose Nothing” nga lituanezi Sharunas Bartas (ato pak filma qe kam pare nga ai, i kam adhuruar!) :

// 
YouTube – Sharunas Bartas- Children Lose Nothing (Visions of Europe), 2004

(5 minuta).

Edhe Bartas, sikunder dhe hungarezi Tarr, pa e trajtuar fare Europen si subjekt, flet per Europen : ne 5 minuta, nje bote e tere lind (3 femije rreth nje lumi, nje hunde qe rrjedh gjak, nje puthje, nje anije prej letre…), nje bote qe lind, por qe ne çast na ikenna shpeton nga duart, por qe ekziston e dot e ekzistoje pergjithmone. Më duket se kjo eshte dhe forca e filmave te Sharunas Bartas-it, te ktheje ne te perjetshme gjerat e brishta : nje dritë, nje peisazh, nje kohë (nje çast), nje (disa) trup(a).

Dy filma te shkurter, qe s’kane piken e nevojes te ngarkojne me shenja suplementare europianitetin e filmave te tyre. Dhe ne fakt, eshte e pamundur te mos flasesh per Europen, nese xhiron ne Europe.
Po mendoja: nje gje e tille as qe do t’i vinte ne mend regjizoreve amerikane, pra te vendosnin te flisnin per Ameriken. Me sa duket, nuk eshte pune “vendimi”, eshte fakt.

***

Posted on 10th April 2009

Under: Te ndryshme | No Comments »