Abel Ferrara

Foxcatcher + Timbuktu +Pasolini

“Foxcatcher” -film amerikan me regji te Bennett Miller

I frymezuar nga nje ngjarje e vertete, “Foxcatcher” tregon historine tragjike te mardhenieve te John Du Pont, nje miliarderi ekscentrik amerikan dhe Mark & Dave Schultz, dy vellezerve kampione ne mundje ne vitet ‘80.

Filmi eshte pa dyshim nje nga me te bukurit filma amerikane te 2014-s. E prerë si me thike, e ftohte, opake dhe elegante (aq sa te kujton klasicizmin Eastwoodian), permes nje plastike te magjishme (ku gjithshka fryhet e fryhet, njesoj si hunda ekstravagante e personazhit kryesor), mizaskena fsheh tjeter gje : mbrapa “historise se vertete“, klasicizmit ne aparence dhe performances se aktorëve (Steve Carell, Channing Tatum dhe sidomos Mark Ruffalo jane te hatashem!), “Foxcatcher” na rrefen ne menyre magjistrale se deri ne ç’pike bota qe jetojme mund ti thyeje endrrat njerezore, kur ndodh vampirizimi i mardhenieve ne te cilat futen njerezit ne jeten e tyre te perditshme.

nota : 8.0

 trailer :  https://www.youtube.com/watch?v=8361stZ8n0w


 

“Timbuktu” -film malez me regji te Adberrahmane Sissako

Nisur nga ngjarjet e fundit ne Mali, regjizori i fort te mrekullueshmit “Bamako” (2006) ka bere nje film qe beri jo pak jehone keto kohet e fundit : qe nga festivali i vjetshem i Kanes e deri tek çmimet Oscar (ku filmi ishte sekeksionuar ne pesëçen finale te filmave ne gjuhe te huaj), e duke kaluar nga nje lumë çmimesh Cesar ( “Oscar” francez), “Timbuktu” shenon artistikisht evenimentin me te rendesishem qe evokon luften kunder islamisteve ne Afriken Perendimore, dhe me ekzaktesisht, ne Mali.

Por fatkeqesisht, filmi eshte tmerresisht i keq (edhe pse pashë veçse 30 minutat e parë dhe më pas çava ferren nga kinemaja) : Timbuktu i ka te gjitha huqet dhe simptomat e pseudo-filmit autorial, me destinacion publikun intelektYal evropian. Nje tmerr i vertete !

Në “teori” (pra me fjale, e jo me vepra), filmi eshte plotesisht i paatakueshem : regjizori enkas nuk ka zgjedhur te rrefeje aktet e dhunshme te xhihadisteve ndaj popullsise lokale, por me se shumti pershfaq konfrontimin verbal mes tyre. Filmi eshte koral (me shume personazhe kryesore) dhe i ngritur mbi tablo te jetes se perditshme ne Timuktu,  (qytet malez, i famshem per vlerat e tij kulturore , te mbrojtura nga UNESCO). Problemi eshte se te gjitha keto nuk arrijne te funskionojne permes imazheve dhe japin pershtypjen e nje shumatoreje skenash qe s’kane te bejne me ate qe quhet kinematografi.
“Timbuktu” eshte ndofta shembulli tipik qe konfirmon se, te besh nje film te mire, nuk ka fort te beje me vullnetin e mire (politik, artistik, shoqeror…) te nje regjizori (apo fundja dhe producenti) per te fiksuar ne celuloid nje ngjarje aktuale. Qofte ajo edhe vete aktualiteti. Perkundrazi, konforti financiar e logjistik mund te kthehet ne faktor deshtimi. Ky film eshte prova e kesaj qe them.
nota: 2.0

trailer :  https://www.youtube.com/watch?v=CspcDYQ-SiY


 

“Pasolini” – film italo-amerikan me regji te Abel Ferrara

Abel Frerrara, njeri nga regjizoret amerikane filmat e te cilit i kam gjithmone qejf (sidomos ndonje syresh ku luan edhe ndonje aktore shqiptare), kesaj rradhe ka shkuar ne Itali per te bere nje film mbi ate qe, siç eshte shprehur vete ne intervista, e konsideron si regjizorin-idhull te tijin : italianin Pier Paolo Pasolini. Padyshim edhe gjysma italiane e origjines se Ferrara-s ka bere punen e saj ne kete sipermarrje : pasioni, element fondator i filmave te tij, eshte me se evident edhe ne kete film, qe fare mire mund te nen-titullohej: Pasioni sipas Shen-Ferrares.

***

Ferrara ka vene nje bast artistik: ka vendosur te rrefeje vetem 24 oret e fundit te jetes se heroit te tij (rolin e te cilit e luan i shkelqyeri aktor Willem Dafoe), dhe basti eshte më se shumti i fituar.

Ne mbremjen e 31 tetorit te 1975, shohim Pasolinin te jape nje interviste (e fundit e tij!) per televizionin fracez; pastaj te marre avjonin per tu kthyer ne Itali ; te nesermen ne mengjes, pasi e zgjon e ëma, e shohim ne shtepine e tij ne shoqerine e mikeshes se tij, aktores Laura Betti, qe sapo eshte kthyer nga xhirimet e nje filmi; e shohim pasdite shkruaje romanin e tij “Petrole” qe rrefen sistemin politiko-ekonomiko-mafioz qe gerryen Italine e asaj kohe e po ashtu tek skicon nje skene nga filmi i tij i ardhshem “Porno-Teo-Kolossal”. Pastaj ne shtepine e tij vjen nje gazetar italian qe e pyet se “nese i heqim te gjitha ato qe ju nuk pelqeni : shoqerine e konsumit etj etj, ç’fare ngelet nga Italia qe ju pelqeni?”. Por Pasolini eshte gjithshka, vetem nihilist JO : “mbeten miqte e mi, librat e mi, filmat e mi”.

Pastaj vjen mbremja, ajo e 1 nentorit te 1975-s. Pasolini pasi ben se pari nje xhiro me Alfa Romeon e tij para bar-kafese ku mblidhen çunat prostituta te lagjes, shkon te darkoje ne restorantin e tij te preferuar tipik roman ne shoqerine e aktorit te tij fetish, te famshmit  Ninetto Davoli, i cili vjen me gruan dhe bebin e tij. Flasin per skenarin e filmit te ardhshem te Pasolinit. Ky i fundit shfaqet i qete, i paqte me veten dhe me miqt e tij. I qeshin syte kur mban ne krahe femijen e vogel.

Pasolini lë restorantin dhe kalon perseri nga bar-kafeja. Aty takon djaloshin Pino Pelosi, te cilin e fut ne veturen e tij. Meqe ky i fundit ka uri, Pasolini ndalon perseri ne nje restorant dhe pastaj nisen drejt plazhit te Ostias. Pas nje felacioni jo fort entuziast brenda ne veture, te dy dalin nga vetura ne drejtim te plazhit. Eshte mesnate.
Ne ate moment, 3 djem te rinj mbijne nga erresira dhe i sulen me dru ne dore regjizorit. Pino Pelosi bashkohet me ta; Pasolini perfundon si qen i shrire mbi rere; Pelosi merr Alfa Romeon, dhe me të kalon edhe nje here mbi trupin tashme te shtrire pa jete te Pasolinit.
Ne sfond, degjohet zeri i hatashem i Maria Kallas (mikeshe e ngushte e Pasolinit)  tek kendon arjen e famshme te Rossinit.
À pleurer…

Ne te gdhire, pra ne mengjesin e 2 nentorit te 75-s, Laura Betti shkon ti jape lajmin e zi te jemes se Pasolinit. E ema plake shembet ne toke nga dhimja, pa arritur te nxjerre asnje fjale.
Fund.

Dy skenat e fundit (plazhi naten dhe dhenia e lajmit te se emes) jane nga me te bukurat dhe prekeset qe mund te kem pare keto vitet e fundit. Filmi ne teresi pastaj, nuk eshte fort bindes. Ose : edhe eshte, edhe nuk eshte. Filmi perpiqet te pershfaqe sa jeten, aq edhe vepren artistike (filmat, romanet) e Pasolinit, edhe pse gjithshka ndodh ne 24 oret e fundit te jetes se tij, por gershetimi me “retrospektive” (me sakt, perthyerja ne imazh i filmit te tij te ardheshem; ose i romanit te tij te ardhshem etj etj), eshte por dhe nuk eshte gjithmone bindes. Ka ‘diçka’ qe nuk shkon…
ps: eshte interesant fakti qe filmi gersheton te dyja gjuhet : Pasolini (Willem Dafoe) flet anglisht kur behet fjale per jeten e tij artistike dhe profesionale, dhe italisht kur behet fjale per jeten private. Por edhe ky ‘gershetim’, nuk para funskionon gjithe kohen, per fat te keq.

nota : 7.2 

trailer :   https://www.youtube.com/watch?v=kLqTRL6kvdo

***

Posted on 20th March 2015
Under: Te ndryshme | No Comments »

A e di Xhilda Lapardhaja se ka luajtur ne nje nga filmat me te bukur te shekullit te XXI ?

“Go-Go Tales” – film amerikan me regji te Abel Ferrara-s

Kisha vite qe e dija se Abel Ferrara, regjizor amerikan jodokushdo (http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/03/10/abel-ferrara/) kish bere ne 2007-n kete film, por qe nuk po shfaqej kerkundi. Me ne fund, edhe pse me pikatore, “Go Go Tales” kaloi Atlantikun e… u shfaq ne France!

Kur filluan titrat, ne mesin e aktoreve me kapi syri nje emer : Xhilda Lapardhaja. Emër më shqiptar nuk ka ku te shkoje! Keshtu qe pasi pashe filmin, googlova emrin e saj dhe konstatova se Xhilda eshte aktore teatri dhe televizioni ne Itali, biles ka dhe nje faqe te sajen ne wikipedia:

http://it.wikipedia.org/wiki/Xhilda_Lapardhaja

 

Prezenca e Xhildes (ne foto, majtas), qofte edhe ne nje rol minor, nuk ndryshon gjë ne film, por a e di Xhilda qe filmi i fundit i Ferrares eshte nje ‘petit bijou’ rrezatuese ??

Historia e “Go Go Tales” nuk ka ku te shkoje me e thjeshte: eshte ajo e “The Paradise”, nje kabareje chic me vajza go-go dancer (shqiptarka luan rolin e njeres prej tyre, biles spikeri e prezanton si “Salomé from Albania!”), ne jug te Manhattan-it, e qe drejtohet nga Ray Ruby (i shkeqyeri aktor Willem DAFOE), impresario karizmatik, i rrethuar nga nje bande e tere me demek eskpertesh, te gjithe personazhe njeri me piktoresk se tjetri! Piktoreske gati-gati… qesharake! (por do shpjegohem me poshte per kete gje).

Por per fat te keq, jo gjithshka shkon fjollë ne “Parajse”, dhe, pergjate nje mbremjeje (filmi i zhvillon ngjarjet nga mbremja deri ne mesnaten e nje dite 24 oreshe), Ray duhet te perballet edhe me zemerimin e pronares se lokalit (ai vete eshte thjesht qeraxhi), edhe te kercimtareve qe u be muaj qe nuk paguhen, edhe… edhe… . “The Paradise” is … a mess!

Kaq eshte ‘drama’ e filmit.

POR:

Edhe pse gjerat nuk shkojne hiç (po hiç fare amà!) per mire, kur regjizor i nje filmi quhet Abel Ferrara (une kam qene gjithmone fans i filmave te tij!!), gjithmone ka ”nje zgjidhje” (jo ne sensin skenaristik, se ashtu, zgjidhja behet me nje te rene te kalemit, edhe une e bej ate pune), por dua te them se gjithmone ka ‘diçka’ qe e shpeton kete bote qafire, mizerjen (the mess!) ne te cilen ndodhet jo rralle i shkreti njeri. Gjithe puna eshte se ç’eshte ajo “diçkaja” dhe, ne rastin konkret, ajo ka nje emer: ne anglisht quhet -the grace; ne frengjisht -la grace- ; ne shqip po e quajme hir, bekim, ’shpetim’. Mund ta quaja edhe humanizem, por duke patur parasysh se sa e keqperdorur eshte kjo fjale, me mire me vjen te them : njerzilleku i Abel Ferrares (si regjizor, kuptohet!) eshte ajo “diçkaja” qe e shpeton filmin e tij, e madheron, e ben te magjishem (fundja, ‘the grace’ dhe magjia nuk jane fort larg njera tjetres).

E megjithate, duhet gjithmone nje mjet qe e famshmja ‘diçka’ ne fjale te realizohet dhe, ne rastin konkret, ai quhet HUMOR: kisha vite pa pare nje film qe, ne aparence, eshte ne zgrip te qesharakes dhe patetikes, por qe nuk bie kurre ne humneren e tyre. Qesha gjithe filmin me rrethanat, me personazhet e tij, por nuk u talla kurre! Kush tjeter e ka meriten per nje gje te tille, perveç Aben Ferrares dhe trajtimit artistik qe i ben ai filmit ?? (kjo eshte mizaskena, e famshmja dhe qafirja mizaskenë !!).

Shkurt : eshte vertet çuditshme kjo puna e amerikaneve (dhe e kinemase amerikane, ne veçanti) : kane ardhur ne kete dynjà, vertet “for the best or the worst” !

Sigurisht, kesaj rradhe eshte FOR THE BEST !

nota ?
10 !!

p.s. : Por kjo nuk me pengon te rishtroj pyetjen: a e di Xhilda Lapardhaja se ka luajtur ne nje nga filmat me te bukur te ketyre 10 viteve te fundit ??

TRAILER : http://www.youtube.com/watch?v=etkIuKVvTRQ

Posted on 9th January 2013
Under: Te ndryshme | 1 Comment »