Abbas Kiarostami

Fati tarkovskian i Abbas Kiarostamit (1940-2016)

Mbreme ka mbyllur syte Abas Kiarostami, pa dyshim më i talentuari nder kineastet iranianë dhe nje nga më te medhenjt regjizorë te fundshekullit te XX. Nje portret te tij e kam shkruar dikur ketu, me deshiren e mire per ti bere homazh filmave te tij qe i kam patur e i kam aq fort per zemer e qe kane qene po aq iraniane sa dhe universalë.

Megjithate, ka patur diçka interesante ne krijimtarine e tij: sa here qe gazetaret e pyesnin “pse nuk vendoseni per te jetuar e punuar jashte Iranit“, Kiarostami pergjigjej ne menyre lakonike: “Asnjehere dhe askush nuk do te mund te me ndaloje te ushtroj profesionin tim“.

Qe prej fillimit te viteve 2000, filmat e fituesit te Palmes se Arte ne festivalin e filmit ne Kanë ne 1997 (me “Shijen e qershise” – The taste of cherry) nuk shfaqeshin më në Iran. Megjithate Kiarostami rezistonte, i bindur se duhej te xhironte atje ku kish lindur e ish rritur pra ne vendin qe i mundesonte lidhjen shpirterore dhe vizuale me traditen poetike dhe pikturale perse (traditë aq e ndjeshme dhe e prekshme ne filmat e tij!) : në Iran. Edhe kur vendosi te xhiroje nje film në Toskanën italiane ( “The Certified Copy“, 2009, variacion roselinian me francezen Juliette Binoche) apo ne Japonine e larget ( ”Like someone in love” në 2011), vazhdoi te jetoje gjithmone ne Iran. Kronologjikisht, keta jane dhe dy filmat e tij te fundit, te cilet korespondojne (rastesi??) edhe me periudhen e présidences ultra-konservatore te Ahmadinexhadit dhe, edhe pse ndofta nuk jane filmat më të mirë te regjizorit, jane plotesisht te respektueshem: pra mund te thuhet se nga 14 metrazhe te gjate, Kiarostami vetem dy te fundit i realizoi jashte Iranit.

Kjo histori më kujtoi nje tjeter, ate te nje tjetri poet te kinemase, rusit Tarkovski, i cili, ne vitet e fundit te jetes dhe karrieres vendosi te jetoje ne Perendim, duke realizuar dy filmat e tij te fundit jasht Bashkimit Sovietik te kohes: “Nostalghia” në 1983 ne Itali dhe ”The Sacrifice” ne Suedi (ne 1986, me ndihmen e Ingmar Bergmanit: pak jave me vone, regjizori vdes).
Te dy filmat ne fjale, edhe pse artistikisht po aq ambicioze e virtuoze sa dhe 5 filmat e meparshem te Tarkovskit te xhiruar ne BRSS, prapë se prape nuk e kane magjine e tyre. Diçka ‘mungon’. Kerkimi i kesaj unaze qe mungon ne zinxhir, eshte biles dhe pika nevralgjike e “Nostalghia”-s : autoportreti i nje artisti te dashuruar me token e tij te lindjes dhe i gerryer nga melankolia e ndarjes midis Perendimit dhe Lindjes. Dramatizimi i kesaj dileme ishte biles ne qender edhe te filmave te tij fundit.

Edhe pse ne rrethana krejt te tjera, destini (fati) tarkovskian e ndoqi edhe iranianin Kiarostami: dy filmat e fundit te tij nuk kane magjine e te meparshmeve dhe, megjithe deshiren e tij te supozuar, ai nuk mundi te rixhiroje më në Iran.

Dje ai mbylli syte.


Kiarostami ishte poet. Në sensin figurativ dhe real te fjales. Poet nga nje vend ku poetikja eshte normë.
Iku keshtu nje nga me te medhenjte kineastë te kesaj bote, i cili mendonte se nje film nuk eshte veçse fillimi i nje rrugetimi qe perfundon ne shpirtin e spektatorit.
Por iku dhe nje humanist: lum kush ka pare e do shohe filmat e tij per ta kuptuar kete.

Il a illuminé ma vie, et il vient de s’éteindre.
Adieu Abbas.

(foto e melartme: La plus belle fin de toutes les fins de tous les films)

p.s: ne shenje homazhi per filmat e tij te mrekullueshem, voilà nje fotogramë e disave prej tyre. Sipas rradhes: Close-Up (1990),  Taste of Cherry (1997), Where is My Friend’s House? (1987), Life and Nothing More… (1991), The Wind Will Carry Us (1999), Under the Olive Trees (1994), Ten (2002)

***

This entry was posted on Tuesday, July 5th, 2016 at 7:57 pm and is filed under Te ndryshme. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed.

De la contradiction (ose: Pas betejes, Qamilja perserit vitin, tamam si dikush qe duket te kete rene ne dashuri)

3 filma te rinj (por dhe me teme aktuale) parë se fundmi ne kinema, por qe kane te perbashket diçka me shume se thjesht aktualitetin :

“Pas betejes” (Baad el mawkeaa) – film egjiptian me regji te Yousry Nasralla

Kisha degjuar te flitej per kete film gjate festivalit te Kanes ne maj te ketij viti dhe me kish intriguar fakti se ai i merrte ngjarjet pikerisht nga ato te zhvilluara vitin qe shkoi ne sheshin Tahrir ne Kajro. Dhe ne fakt, ashtu ishte, historia e filmit eshte me teper se aktuale.

Ai ne foton e melartme eshte Mahmuti, nje nga kaloresit e shumte te cilet, te manipuluar nga sherbimet sekrete te regjimit te Mubarakut, me 2 dhe 3 janar te 2011-s ju versulen me kuaj e gamilje te rinjve qe mbushnin sheshin ne fjale. Nje vit me pas, i papune, i poshteruar, i degdisur ne lagjen e varfer ngjitur me Piramidat e famshme, Mahmuti ndjehet dhe eshte teresisht i izoluar.
Ne nje moment te tille njihet me Reem, vajze e re egjiptiane, laike e moderne, qe punon per nje kompani reklamash, pjesemarrese aktive ne revolucionin egjiptian. Dhe qe nga ai moment, fillon e ndryshon rrjedha e ngjarjeve per Mahmutin (burre i martuar e me femi).

Ne fakt, pjesa e pare e filmit nuk me pelqeu : duket si realizimi i planit (skenarit) dhe kaq. Por per fat, gjerat ndryshojne per mire : nga mesi i filmit ka nje skene, gjate te ciles Mahmuti revoltohet kunder murit qe rrethon piramidat (mur qe pengon ndertimin e metejshem te shtepive), skene e cila eshte fort e arrire, dhe qe arrin ta ngreje ne nje ’stad’ te ri vete filmin. Por ajo qe eshte edhe me interesante tek “Pas betejes”, vjen nga ‘diçka’ tjeter, ne dukje jo fort e dukshme : vjen nga vullneti ne dukje ‘i padukshem’ (e fort i levdushem!) i regjizorit jo vetem per te mos anashkaluar relaitetin social dhe politik te vendit te tij, pra Egjiptit, por mbi te gjitha per ta trajtuar ate permes kontradiktave.
Konkretisht, vendosja ne qender te filmit te nje looser-i te revolucionit (Mahmuti) jo vetem nuk eshte e rastesishme, por te kujton ate qe thoshte shpesh nje burre i mençur i shek. te XX : “Marksistet dogmatike nuk e kuptojne se kontradikta universale ndodhet pikerisht tek specifikja!“. Dhe heroi i filmit eshte pikerisht specifikja ! Ne kete sens, lidhja e tij me Reemin, heroinen e filmit, te kunderten e tij, eshte misherimi i asaj qe kish parasysh nje tjeter filozof i shekullit qe shkoi, kur shkruante : “Dialiektika eshte teoria qe tregon se si te kundertat mund te jene (ose transformohen) ne identike, ne cilat kushte jane identike duke u transformuar tek njera-tjetra dhe pse Njohja (dija njerezore) nuk duhet ti konsideroje keto kontradikta si te vdekura, te ngurta, por si te gjalla, te levizshme, te kushtezuara e te konvertuara tek njera-tjetra“.
Ose thene ndryshe, une ne fakt tregova fundin e filmit, i cili, pikerisht per kete shkelqen!

7.2

tralier :


YouTube РApr̬s la Bataille Bande Annonce (2012)

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“Camille redouble” (Qamilja perserit vitin)- komedi franceze me regji te Noémie Lvovsky

‘De jure’, filmi ne fjale e konsideron veten komedi, por mua me duket se interesi i tij qendron pikerisht tek forma qe fsheh : tek fakti qe, ne fakt, nuk eshte komedi.
Ne shikim te pare, filmi ka per ‘model’ ate te Coppola-s : “Peggy Sue Got Married” (1986) : kthimi prapa ne kohë (si me magji!) i heroines kryesore. Por nese ai i Coppolas kete fakt e shfrytezon per te krijuar plot skena burleske, ky i francezes Noémie Lvovsky (e cila luan vetë rolin kryesor), nga ana plastike, nuk e shfrytezon dhe aq : heroina ruan po ate trup, po ate fizik prej 40 vjeçareje edhe ne te kaluaren. Pra ne thelb, me duket se kthimi pas ne kohe (gjithmone si me magji!) me shume se komik, eshte melankolik. Camille, aktore per nga zanati, me shume se kunder botes, dynjase qe e rrethon, duket se lufton me veten. Dhe eshte skena e fundit qe e konfirmon kete gje : e braktisur nga i shoqi pas 25 vitesh martese, pas nje revisit-e te se kaluares, Camille arrin ti thote ketij te fundit ato qe mendon. Kesaj rradhe pa histeri dhe klithma. Dhe e gatshme te behet nje aktore, kesaj rradhe per veten e saj.
De la dialectique, non ?

7.5

trailer i filmit : 
YouTube – Camille redouble

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“Like Someone in Love” -film japonez me regji te iranianit Abbas Kiarostami

C’fare ndodh kur nje regjizor (te pakten i famshem, siç thuhet rendom) nuk xhiron filma ne vendin e tij ? Pergjigja eshte e ndryshme per regjizore te ndryshem : per shembull, Woody Allen sillet si pordha neper breke kendej nga Europa dhe ben filma-kartoline si ky ketu ose si ai atje. Pra, turizem kinematografik. Ndersa me Kiarostamin, te cilit i eshte ndaluar te xhiroje ne vendlindjen e tij Iran, duket se puna ndryshon disi : nese filmin e tij te parafundit e pat xhiruar ne Itali (The Certified Copy), kete te ketij viti (te prezantuar edhe ne Festivalin e Kanes 2012), te titulluar “Like Someone in Love” e xhiroi ne Japoni. Dhe me ç’me duket mua, nuk duket se ka lidhje me turizmin, qofte dhe me ate kinematografik. Per fatin e mire te spektatorit !

Megjithate, duhet pranuar qe mergimi le gjithmone nje gjurme te ‘pariparueshme’ ne vepren e nje regjizori, sidomos mergimi i detyruar: sikur te marrim si shembull vetem dy filmat e fundit te Tarkovskit, (”Nostalghia” xhiruar ne Itali ne ‘83-shin dhe “The Sacrifice” xhiruar ne Suedi ne ‘86-n, me ndihmen financiare te Bergmanit) : eshte mese evidente qe keta te dy kane diçka te ndryshme nga 5 filmat e meparshem te tij (realizuar ne Bashkimin Sovjetik te asaj kohe). Ndryshueshmeria ka te beje sa me nje far’ nostalgje per ‘token e humbur’, por po aq edhe me nje fare stampimi, dashur pa dashur, te markes ‘Tarkovsk’ mbi Italine (ne rastin e “Nostalghia”-s) ose mbi Suedine (ne rastin e ‘The Sacrifice’). Per tu treguar relaiste, duhet pranuar se nje far’ stampim te markes ‘Kiarostam’ mbi Italine e ndjeva edhe tek “The Certified Copy“, filmi i tij i parafundit, sikurse ndjeva (disi me pak, gjithsesi!) edhe ate mbi Japonine, tek “Like Someone in Love”. Megjithate, me duket se fale talentit dhe inteligjences se regjizorit ne fjale, filmi jeton e merr fryme ne vetvete edhe pertej stampes ‘kiarostam made in japon’, falë ideve qe perçon, fale mizaskenes etj etj (por per keto, duhet pare filmi !). Dua te them se filmi nuk duket si nje transpozim i markes “made in kiarostami” ne token japoneze dhe kaq.

Per nga ana skenaristike, regjizori iranian edhe kesaj rradhe (sikurse tek “Close Up” apo tek “The Certified Copy”) merret me raportet e-vertete/e-pavertete, realitet-genjeshter, por filmi ka trajta shume here me pak te hareshme se ata qe sapo citova : ‘loja’ (rrengu) tek “Like someone in love” mbaron me nje kthim shume here me te dhunshem ne relaitetin e gjerave, per me teper qe filmi trajton tema jo fort alegro (si ai i prostitucionit, mjerimit seksual… etj etj).
I ndertuar mbi bazen e nje qui pro quo-je, filmi flet per 3 vetmi : ate te nje pensionisti, shkrimtar ne profesion (qe ne disa rrethana te ngaterruara, hiqet si gjyshi i nje vajze te re studente japoneze, e cila per te siguruar jetesen ushtron edhe profesionin e call-girl), ate (vetmine) e vajzes ne fjale dhe ate te te dashurit te saj (qe nuk e di se e dashura e tij eshte edhe prostitute).

Ne fakt, Kiarostami nuk denoncon te paverteten (fallcon). Perkundrazi, e perdor per te pershfaqur (dhe per te perqafuar, permes filmit te tij) realitetin. Sidomos permes reflekseve te xhamave (te qytetit), te vetures, te lokaleve te nates etj etj. Jo rastesisht vihen ne film prane njeri-tjetrit dy personazhe kaq te ndryshem ne pamje te pare : Takashi, nje pensionist ne pleqerine e tij (intelektuali, ‘puna mendore’), dhe Akiko, nje studente ne kulmin e lulezimit te saj (punetorja seksuale- ‘puna fizike’). Eshte pak a shume e njejta gje qe ben edhe egjiptiani Yousry Nasrallah tek “Pas betejes” me dy personazhet e tij. Universalja tek specifikja : “Si dikush qe duket se ka rene ne dashuri !” (like someone in love)… Por a ka rene vertet ??
Encore et toujours… DE LA CONTRADICTION !

7.9

trailer i filmit : 
YouTube – Like Someone In Love (2012) – Official Trailer

 

Posted on 17th October 2012
Under: Te ndryshme | 4 Comments »

I. Filmat e Abbas Kiarostamit :

Vjet ne verë, shkruaja (http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/page/3/) se “meqe keto kohe nuk ka ndonje gje interesante ne kinema, po bej ca lista te vogla, per filma te vjeter, te cilet, ndarë sipas zhanrit, më duken te domosdoshem per tu parë“.

Meqe situata edhe kete vit eshte “e njejte”, kesaj rradhe po i ndaj postimet sipas autorëve (regjizorëve), pra po postoj disa lista filmash te autoreve te mi te preferuar.

Nje rast i mire per te rifreskuar kujtesen !

Po e filloj me filmat e 5 kineasteve te mi te preferuar, e qe jane gjallë e në aktivitet artistik.

I. Filmat e Abbas KIAROSTAMI-t :

E pra sot per sot, midis atyre qe jane gjallë dhe ne aktivitet artistik, iraniani Abbas Kiarostami eshte regjizori im i preferuar (nje portret te tij e kam pas shkrujt dikur ketu )

Megjithate, edhe pse regjizori eshte gjalle, me perjashtim te filmit te tij te fundit “The Certified Copy“, asnjehere nuk më eshte dhene mundesia te shikoj filmat te tij, ne momentin kur kane dalë ne kinema. Kjo per arsyen e thjeshte se Kiarostami, ne kete dekade te shek te XXI, eshte marre me se shumti me art video, ndersa filmat e tij me metrazh te gjate i ka realizuar kryesisht ne vitet ‘80, e mbi te gjitha ne vitet ‘90 : asokohe nuk e kisha me sevdà kinemanë !

E pra, edhe pse nuk i kam pare kur kane dalë ne kinema (nje film i ri ka gjithmone nje impakt më te fuqishëm kur shihet ne kinema, se sa kur shihet kohë më pas !), filmat e Kiarostami-t jane ata me te cilët ndjehem më afer, ata te cilet do doja ti rishikoja me dhjetra here (si puna a atyre filmave te vjeter shqiptarë qe do doja ti rishihja e rishihja, por qe per fat te keq, artistikisht lënë shuuuume per te desheruar, dhe ti rishikosh, eshte thjesht kohe e humbur…).

Me te gjitha gjasat, gjenialiteti i regjizorit ndikon shume ne kete preference timen, por ka dhe diçka tjeter, dhe qe mê duket se eshte vendimtare: origjina e tij iraniane. Nuk di, por kur shoh nje film te tij, gjithmone them me vete : ah sikur ky film te ishte shqiptar !

Eshte e vertete se shqiptarët kane ngjashmeri me jo pak popuj, qofte ata te Ballkanit, qofte dhe te Mesdheut; eshte llogjike po ashtu te kemi fort aferi me turqit; por mendimi im eshte se me iranianët kemi nje ngjashmëri (kuptohet, nuk flas thjesht ne planin fizik) gati-gati turbulluese, e per te cilen jam shprehur diku, ne nje forum shqiptar, e ku kam shkruar :

Jeniçerët (midis te cileve, shqiptaret kane qene goxha në numer), ne kontakt me kundershtarin iranian, kane qene “infektuar” nga nje far ekzoterizmi per historine e Aliut (dhendri i Muhametit) dhe Fatimesë (goca e ketij te fundit) – Aliu qendron ne thelb te shiizmit iranian.
Ky fashinacion, ky mrekullim i jeniçereve per Aliun (jeniçerët ishin ushtri modernizuese dhe fort admiruese edhe ndaj Oksindentit !), i beri ata te distancohen disi nga Sulltani. Sot, vetem ne Turqi, rreth 30-40% te popullates adhurojne Aliun (ose jane alevi). Shkurt, nuk jane sunitë.

Nje dege e kesaj fryme turke adhurimi ndaj Aliut, eshte dhe bektashizmi yne, padyshim i lidhur fort me fenomenin jeniçer, dmth me fenomenin shiit (iranian)“.
(http://www.peshkupauje.com/2010/07/s…he-eposi-pers-)

Kuptohet, komenti im eshte jo pak skematik, duke u perpjekur te shikoj aferitê midis shiizmit iranian me bektashizmit shqiptar. Por kjo nuk duhet pare vetem ne planin fetar, relixhioz, por me gjere, ne planin kulturor. Dhe pa dyshim, kjo duhet te jete nje nga arsyet e forta te familjaritetit qe ndjej, sa here me jepet te shikoj filmat e iranianit ne fjale qe per mendimin tim, jane trashegimtarët më brilantë te kultures se dyfishte perse : sa oksidentale aq dhe orientale  (islami vertet ndalon imitimin e krijesave te animuara, si dublim te qenies njerezore (per shembull,ndalon teatrin e kukullave) por nuk ndalon figurativen, pikturen; nga ana tjeter, persët (iranianët e vjeter) pranojne artin e imitimit, ne marreveshje me filozofine e Platonit : bota qe shikojme nuk eshte veçse dublim i nje bote absolute – keshtu qe i bie qe te pershfaqim (reprezentojmë) absoluten, dhe jo ate qe besojme se shikojme).

Megjithate, magjia e filmave te tij nuk mund te reduktohet vetem ne afërinë kulturore qe ndjej me to : gjenialiteti i tyre artistik pa dyshim i ka meritat edhe falë mjeshterise se Kiarostamit, thelbi i kinematografise te se cilit duket se eshte e famshmja pyetje : “ç’eshte kinematografia ? “, pyetje, te ciles vete regjizori i eshte pergjigjur qe “eshte nje genjeshter me bisht, por qe paradoksalisht prodhon nje te vertete edhe me te madhe se vete realiteti“.
Pra nje pjese e madhe e filmave te tij pershkohen nga e famshmja dilemë : ç’far eshte e filmueshme ? Si filmohet ? Dhe, kur Kiarostami realizoi “Close-up” (1990), kryevepren e tij, kritika me te drejte kuptoi se kjo dilemë eshte ne origjinë te vepres se tij.

Top 7 i preferencave te mia ndër filmat e Abbas Kiarostami-t :

1- Close-Up (1990) aka “Nema-ye Nazdik”
2- Life, and Nothing More… (1991) aka “Zendegi va digar hich” (aka “Et la vie continue“)
3- Where is My Friend’s House ? (1987) aka “Khane-ye doust kodjast?” (aka “Où est la maison de mon ami“)
4- Taste of Cherry (1997) “Ta’m e guilass”  (aka “Le gout de la cerise“)
5- Ten (2002)
6- Under the Olive Trees (1994) aka “Zire darakhatan zeyton” (aka “Au travers des oliviers” )
7- The Wind Will Carry Us (1999) aka “Bad ma ra khahad bord” (aka “Le vent nous emportera”)
          

***

Posted on 3rd August 2010
Under: Te ndryshme | 4 Comments »

“The Certified Copy” – film irano-italo-francez me regji te Abbas Kiarostami-t

Iraniani AbbasKiarostami  (http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/03/10/abbas-kiarostami/) eshte pa dyshim nje nga dy-tre regjizorët më të mire boterore te viteve ‘90, dhe per mua, më i preferuari nga regjizorët e sotëm. Qe prej “Ten” (2004), ishin bere 6 vite qe regjizori nuk kish bere nje film te ri !

Sa here e kane pyetur Kiarostami-n se ç’eshte kinemaja sipas tij, pergjigja ka qene : “Kinemaja eshte kryekeput nje genjeshter, por nje genjeshter nga e cila lind nje e vertete edhe me e madhe se dhe vete realiteti”. Shpikes i palodhur formash te reja kinematografike, filmat e Kiarostami-t shpesh jane te pershkuar pikerisht nga kjo dilemë artistike : “C’eshte e vertetë ? C’eshte e genjeshtert ne nje film ?!”, per te arritur kulmin me ate qe per mua mund te konsiderohet si filmi i tij me i mire : “Close-Up“.

I te njejtes venë eshte dhe “Kopja e çertifikuar” (Copie Conforme), filmi i tij i fundit, prezantuar para pak javesh ne konkurim, ne edicionin e Kanes 2010. Kesaj rradhe, per here te pare ne jeten e tij artistike, regjizori nuk xhiron ne Iran, por ne Itali, ne Toskanë. Dhe, me gjithe admirimin qe kam per punët e Kiarostamit, kur perpara nje viti mora vesh se filmin e tij te ardhshem do e realizonte jasht Iranit, i vara jo pak turinjt : ne pergjithesi, regjizorët e medhenj gjithmone kane filmuar ne vendin e tyre (ndofta bejne perjashtim ata qe, ne periudhen e Hollywood-it klasik, vendoseshin ne USA), dhe, sa here dalin jashte vendlindjes, bejne filmat e tyre më te dobet.

Po me “Kopjen e çertifikuar” te Kiarostamit, si qendron puna ?

Historia e filmit eshte e thjeshte : nje grua tek te 40-at (aktorja e njohur franceze Juliette Binoche, per te cilen, ne princip, kam alergji !), me profesion antikuare, takon nje dite te bukur nje burre tek te ‘50-at, anglez, autorin e “The Certified Copy“, nje libri i famshem, bestseller, liber qe trajton raportet origjinal-kopje në art. Debati qe lind mes tyre ka te beje pikerisht me raportet e origjinalit dhe te kopjes se nje vepre arti : Antikuarja mbron tezen se, edhe nje kopje, vlen po aq sa origjinali, perderisa edhe origjinali (psh Xhokonda), nuk eshte gje tjeter veçse kopje e nje realiteti (Mona Lizës).
Te nesermen, te dy heronjt e filmit takohen, dhe kalojne diten bashke. Filmi eshte pikerisht 24 ore nga dita e tyre e perbashket. Pa qene nje çift i vertete, nje far komedie sentimentale “e çuditshme” lind mes te dyve, por qe evokon nje çift …te vertete ! Pra ç’eshte realiteti ? C’eshte kopja ? Kush eshte çifti i vertete e kush luan “rolin” ??

Edhe pse deshiron te jete i hollë dhe inteligjent ne trajtimin e kesaj dileme, per mendimin tim, “The Certified Copy” mbetet film teorik, pra qe nuk arrin ta misheroje, ta materializojë (incarner, embody) permes imazhit dhe zerit, pra permes filmit, pikerisht atë, pra teorinë. Pra, diskursi i filmit eshte : nje çift, ne nje film, nuk eshte nje çift i vertetë, por eshte magjia e kinemase ajo qe na ben ta besojme si nje çift te vertete. Dakort, ne leter kjo teori funsionon, ndersa ne film… nuk gjen realisht materializim, nuk ecën, nuk funksionon : Historia sentimentale qe “lind” midis dy personazheve, e qe do te donte te ishte misterioze, zgjedh gjate gjithe filmit te njejtat perqasje, te njejtat sherre, me te njejten dozë acarimi; gjithe kohen, shohim dy personazhe acarues, tangerlliksa, qe s’bejne gje tjeter veçse flasin per te verteten dhe genjeshtren ne art. Le pastaj dialogjet… qe jane per ti qare me lot e me qyrre…..
Shkurt : na rrofte teoria e filmit, se filmi vetë…

Dhe vijme tani tek Juliette Binoche, e cila eshte vertet aktore qe duhet lidhur me litar (pra s’ka perendi qe ta permbajë !). Nje majmun i lindur ! Nuk arrij ta kuptoj se si ja ka dalë Kiarostami me të !

Por per aktoren, kam nje “teori” timen (mos e merrni fort seriozisht !  ) : teoria eshte si me poshte :

Per mendimin tim, Juliette Binoche eshte nje aktore-djall, ose më sakt, eshte si mallkim per regjizorët te cilët e punesojne. Sipas meje, ekziston nje mallkim qe quhet “Mallkimi Juliette Binoche” :

– Leos Carax-it ju deshen 8 vjet qe te dilte nga “Mauvais sang” dhe “Dashnorët e Urës se re” (dy filma ku luan aktorja ne fjalë), per te realizuar pastaj, gati 8 vjet me vone, “Pola X“, filmin e tij më pak te frymëzuar. Dhe, qe prej atehere, Carax nuk bo mo filma !

– Kieslowski realizoi trilogjine e tij tangerllikse “Blu – E Bardhe – E Kuqe” (edhe pse, tashmë filmat e Kieslowskit kishin kap maja jo fort te ulta te tangerllikut- pretentious ), dhe pas trilogjise (ku sigurisht, luan Binoche !!), pas dy vitesh Kieslowski vdes krejt papritur !!!

– Abel Ferrara filmon Binoche ne 2005-en tek filmi i tij “Mary“, nje film copë-copë, dhe që atehere… s’ja kemi degjuar më zerin Ferrarës !

– Haneke iken nga vendlindja e tij, Austria, vjen ne France, filmon Binoche dhe qe prej asaj kohe, i duket vetja si Perendia vete !! (Hajde rrotë hajde…)

– Edhe “Un divan à New-York” (ku sigurisht luan Binoche !!), film i te mirës Chantal Akerman (qe e dua fort !), thone eshte nje tmerr i vertete… (edhe pse vetë nuk e kam pà filmin).

Dhe tani, mallkimi-Binoche bie mbi … Kiarostami-n ! Filmi i tij i fundit, eshte vite larg mrekullive te tij te meparshme (”Close-up”, “Ku eshte shtepia e shokut tim”, “Shija e qershisë”, “Ten”… etj etj).
Tani : midis gjithe kineasteve te permendur, me perjashtim te Abel Ferrarës, te gjithe te tjerët e kane germen K ne emrin e tyre (Kieslovski, Kiarostami, Haneke, Carax, Akerman… ). Te jete rastesi ??? Po sikur Binoche te jete vertet nje mallkim per regjizorët qe kane gërmën K ne emrin etyre ??

Cilët do te jene emrat e regjizorëve te ardhshem, qe do ti nenshtrohen ketij mallkimi ?? Rrjeti i kinemave mk2 te Marin Karmitz rrezik se falimentojne, para se ta financojne ne filmat e saj te ardhshem si aktore; Kitano s’ka nevoje per Binoche : zor se do beje më filma Kitano…; Kim Ki-Duk me siguri do ta marri si aktore ne ndonje nga filmat e tij, kokën hëngert kerriçi (edhe keshtu, te ngrene e ka…)! Sokurovi te ruhet… ku i dihet !

Ndersa sa per Festivalin e Kanës, ne afishen e te cilit, kete vit, ishte pikerisht surrati i Juliette Binoche (mallkim ??), ky festival më mire te pushoje se ekzistuari (dhe biles, mund te pushoje fare mire së ekzistuari, tani qe me ne fund Palma e Arte i shkoi nje filmi vertetë te arte !!).

nota e filmit: 7.0

***

9 Responses to ““The Certified Copy” – film irano-italo-francez me regji te Abbas Kiarostami-t”

  1. J. Says:
    Ueeeee e paske mani këtë me emrat. :D ahaahahha.

  2. autori Says:
    Me thuaj diçka praktike : e njihje kete aktore ?

  3. J. Says:
    Mu desh të kërkoja në net për të tu përgjigj. Po mendoja tek fotoja… ku e kam parë, ku e kam parë…

    E paskam parë te Chocolat atëherë dhe te Trois couleurs: Blanc.

    Po çuditërisht duket shumë shumë e ndryshme sidomos tek Chocolat nga kjo fotoja këtu.

  4. autori Says:
    sa pretencioz filma jane ato 3 ngjyrat (bleu, blanc, rouge) ! papapapa ! Tamam si vitet ‘90, kur edhe i beri, Kieslowski! ;)

  5. Fuori Sync Says:
    I ke thene te gjitha, s’kam c’te shtoj me :P PPP E kisha lexuar dhe me pare tek forumi recensen tende , por vetem mbreme, tek Marubi, mu dha rasti ta shihja kete film. Qe ta dish ti (turp eshte ta them :P , per mua kjo pacavure ishte prezantim i pare me Kiarostamin :S

  6. Xha Zim Says:
    I ke thene te gjitha, s’kam c’te shtoj me :P PP E kisha lexuar dhe me pare recensen tende, por vetem mbreme, tek Marubi, mu dha rasti ta shihja kete film. Qe ta dish ti (turp eshte ta them :P ), per mua kjo pacavure ishte prezantimi i pare me Kiarostamin :S

  7. autori Says:
    ahahahaha, po s’ke turp ?? Me kete e fillove Kiarostamin ??

    nejse nejse, Kiarostami me ç’duket, ka marre fund andej nga fillimi i viteve 2000 dhe kaq. Dje ka shpfaq ne Kane filimin “e rradhes”, dhe thuhet se eshte njesoj si ky qe pe mbreme… , vetem se kete rradhe, regjizori ne fjale ka filmu ne Japoni ! pfff

    e di si eshte kjo pune me nje fjali te vetme ?
    Kiarostami ka kuptu keto vitet e fundit qe, ne Oksident, hahet me mire se ne Orient (Iran), dhe ç’a ben ? Hajt se po haj nje dreke ne Oksident (qe perkthehet “po bej nje film oksidental) dhe më befte mire.
    Pune e madhe se ne, spektatoreve te tij, na ben me se shumti keq…

    gjynah ë ??

    (po qe nuk duhet ta kem keq une me ate teorine se, ne vjen nje moment qe, poetet e cinésë, eshte mire te bejne diçka tjeter, e ta lene filmin).

  8. autori Says:
    shenim : dhe me ate punen e “ngrenies se nje dreke ne Oksident” (kuzhina e te ciles po i duket me e mire – dhe kete e them ne sensin primar te fjales), dua te them qe Kiarostami NUK xhiron më filma ne Iran. Pra i ka zene bytha rehat ne Oksident…
    dmth ka marre fund

  9. autori Says:
    prap dhe diçka :

    te vjen keq (per sa shkruaj me lart), sepse besoj se e vure ré qe filmi eshte FILM, pra jo jo-film. Dua te them qe Kiarostami eshte regjizor qe e di se ç’eshte imazhi, kinemaja, ç’eshte lenda kinematografike, pra dhe filmi ne fjale, NUK çalon nga kjo ane. Problemi eshte se eshte “film i rradhes”, pra “kot sa e ka bere” (ose : kot sa vazhdon te beje filma).