V. KINEASTE TE SHQUAR

De la dialectique (“The image book” -film francez me regji të Jean-Luc Godard)

  Image associée

Image associée

Kur Eduard Manet, babai i piktures moderne filloi te heqe dore nga rregullat e akademizmit dhe e futi pikturen në modernitet, në France kritiket e tij filluan te thone:  “c’est du chinois” (ç’jane keto kinezerira), per te shprehur pamundesine e te kuptuarit te tablove te tij.
Shpesh e njejta gje thuhet per filmat e Jean-Luc Godard, mohikanit te fundit te Vales se Re franceze te viteve ’60 dhe e njejta gje do te mund te thuhej edhe per “Librin e imazhit” (dhe jo te imazheve!), fitues i Palmes se Arte Speciale ne festivalin e Kanës në 2018. Filmi nuk ka dale neper kinema (dhe nuk do dlae asnjehere) por mund te shihet nepermjet aplikimit arte.tv si dhe ne disa salla ekspozitash. Edhe pse mirefillti film artistik (siç themi, per fat, ne menyre fort të qelluar në shqip!) dhe jo instalacion, ka qene deshira e Godard-it nje zgjedhje e tille.

“Librit te imazhit”,i ndare në 5 kapituj “si pese gishtat e dores“, thote Godard, “si pese senset” (degjimi, shikimi, nuhatja, shijimi, prekja), “si pese pjeset e botes”, nuk ke ç’i kupton por ‘thjesht’ duhet parë se çfare sensacionesh dhe emocionesh prodhojne imazhet e tij tek ty; duhet degjuar zeri (the sound) i tij (i padegjuar ndonjehere më parë!), fjalet e tij, muzika e tij: sensi mund te vije më vonë (ose mund te mos vije).

Le livre d’image, de Godard.

Behet fjale per nje kolazh, në te njejten linje me “Histoire(s) du cinéma” (Histori kinemaje, dhe jo Historite e kinemase!), monumenti i tij prej 4 ore e gjysem i vitit 1998.
“Libri i imazhit” eshte nje film qe rrefen raportet midis te shkruajturit, pra librit, dhe imazhit, pra filmit permes 5 kapitujve:
– i pari, i quajtur ‘remake’ (riciklet, riciklimet, riprodhimet, trasformimet e Historise)
– i dyti, i titulluar “Mbremjet e Shen Petersburgut”, evokim i Rusise permes filozofit Joseph de Maistre. Dhe Ana Karenina. Komunizmi. Roza (Luksemburg, kush tjeter?)
– i treti, odë e mrekullueshme per trenin, makinen hekurudhore. Dhe nje paralele me mekaniken e montazhit (filmik, kë tjeter ?)
– i katerti, “The Spirit of the Laws” i Montesquieu,. Komuna (e Parisit? kush tjeter?). Demokracia
– i pesti, e padyshim më mistriozi, më i fshehti, më melankoliku: nje ënderr mbi boten orientale, e titulluar “L’Arabie heureuse” (Arabia e lumtur), bazuar mbi nje roman te shkrimtarit egjiptian Albert Cossery (Nje ambicje nê shkretetire).

Résultat de recherche d'images pour "le livre d'image godard"

*
Film mbi dialektiken, në fund te fundit. Domethene, per jeten. Per luften e te kundertave. Por detyrimisht edhe per unitetin e tyre. Ose siç thote frengu, “tout et son contraire” (all and its opposite).

 

L’IMAGE VIENDRA

Dhe mbyllja. nje fragment nga “Le plaisir” e Max Ophuls, edhe pse tashme titrat e fund-filmit kane mbaruar.
No comment.

Devastating

10.0

trailer: