Western

Aferim! – western rumun me regji te Radu Jude

Radu Jude, njëri prej regjizoreve te “Vales se Re rumune” te shek XXI (më eshte dhene te shikoj filmin e tij te parë fare “Vajza me e lumtur ne bote“ si dhe te dytin “Secili nga anetaret e familjes tone” ) ka bere nje te te trete, me te cilin edhe ka fituar Ariun e Argjende ne festivalin e filmit ne Berlin ne shkurt te 2015-s .

“Aferim” i vendos ngjarjet ne Vllahine (nje prej provincave rumune) e fillim-shekullit te XIX, gjithe duke aplikuar kodet e filmave te famshem westerne amerikane : krahina ne fjale (e cila asokohe zor se do kete qene fort e ndryshme nga krahinat e banuara me shqiptare) pershfaqet e prapambetur, fetare, mizerabel dhe e ndare midis influences se Rusise dhe Turqise.

Ne qender te “Aferim” eshte nje xhandar (sherif, ne gjuhen western) dhe i biri i tij, njeri me rrote se tjetri, te cilet i bien kryq e terthor Vllahise ne kerkim te nje skllavi cigan (arixhi) qe supozohet te kete guxuar te joshë gruan e beut.

Rrugetimi aventuror i xhandarit eshte rast per te pershfaqur paragjykimet dhe kseonofobine e kohes, perçmimin ndaj grave, fshatareve, turqve, çifuteve, ruseve dhe mbi te gjitha, ndaj ciganeve. Sarkazma dhe humori i zi (i cili i shkon per shtat ne menyre te shkelqyer  bardh-e-zisë se filmit), proverbat reaksionare e konservatore i japin “Aferim”-it notat e nje farse ironike e cila fare mire mund te shikohet si nje aludim per realitetin e sotem te Rumanise (e jo vetem te saj!), si per te na rikujtuar se, “Django“-ja i famshem i Tarantinos  fare mire mund te kish qene rumun, bullgar, francez, kinez. Biles edhe shqiptar. Dhe mua, per te me rikujtuar per te 1001 here se ky film fare mire mund te ish realizuar nga nje regjizor shqiptar, por menjehere u permenda tek çova ne mend se regjizoret shqiptare kane vendosur te bejne vetem filma me mafiozë ose me gjakmarrje (ose me ish-te burgosur politike – me gjithe respektin qe kam per keta te fundit).

Aferim! 

    8.0

 

 

 

                                   trailer: https://www.youtube.com/watch?v=mmTYOY_jQWc

Mad Max : Fury Road – film amerikan me regji te australianit George Miller

 

Historia : ish-polici rrugor Max Rockatansky (rol i luajtur nga Tom Hardy), sillet verdalle ne nje bote post-apokaliptiko-berthamore ne te cilen klane kanibalesh, sektesh dhe motoristesh perplasen per vdekje mes shkretetirash te pafundme ne kerkim te naftes dhe ujit. Ne rrethana paradoksale, atij do ti duhet te behet ortak me Imperatoren Furioza (luajtur nga Charlize Theron), kunder tiranit Immortan Joe, armikut te perbashket.

Gjithe duke qene blockbuster par excellence, Mad Max Fury Road ka meriten e shuarjes se mitit te 3 Mad Max-ëve pararendes per te mundesuar lindjen e nje miti te ri : merita sigurisht qe i takon regjizorit, i cili nuk bie ne batakun e klisheve te gatshme blockbusteriane por shkel territore te reja imagjinative, te guximshme nganjehere deri-deri ne kufijte e kinemase autoriale, gjithe duke marre persiper rrezikun e mos-pelqimit te filmit nga fansat tradicionalë te kesaj sage te famshme.

Western futurist, filmi eshte goxha modern (e di e di qe kjo fjale eshte fort e keqperdorur, por s’ka gje, pasi regjizori eshte koshient) dhe ‘djallezisht’ feminist (edhe kjo, s’ka gje te keqe apo moralizuese, sepse edhe kete gje regjizori e ben me qellim).

Modern, sepse godet me te paren. Pra, qe ne fillim, Mad Max imponohet permes aksionit, duke anashkaluar skenat preleminare debilizuese, aq tipike per filma te kesaj natyre. Modern, sepse injoron overcutting (detajizimin e nje skene aksioni ne dhjetra plane te vogla filmike, qe eshte dhe semundja me e keqe e filmave-aksion, a thua se spektatori eshte kokrra e budallait) : në vend te kesaj, filmi propozon nje rrefim pothuaj linear, te drejte si shigjeta, metafora e te cilit do te ishte fiks fotoja majtas. Nga i gjithe ky zjarr dhe llahtar, ‘paradoksalisht’ lind nje opera e vertete  Heavy Metal, lirike dhe baroke sa s’behet.

Feminist, sepse ‘in fine’, heroi kryesor i filmit nuk eshte Maxi, por… Furioza! (ketu ka te beje shume edhe fundi i filmit, te cilin nuk po e tregoj).
Te gjitha keto, e bejne “Mad Max -fury road” nje trashegimtar te denje te “Metropolisit” te Fritz Lang-ut (qyteti i ndare me dysh: ne njeren ane aristokracia, ne tjetren, populli skllav), te “Indiana Jones” (per nga ritmi testosteronian) dhe te “Matrix” (per te ardhmen e shkretuar), gjithe duke i dhene te drejten te kaleroje si nje kalores indipendent qe ridefinon (shpesh me jo pak finese !) kodet e filmave-aksion

nota : 8.7

trailer :https://www.youtube.com/watch?v=hEJnMQG9ev8

One Response to “Mad Max : Fury Road – film amerikan me regji te australianit George Miller”

  1. nowood Says:
    Isha kurioz per pikveshtrimin tend per kete film. Une e kam pare nje muaj e gjysme me pare dhe me pelqeu shume. Dhe ne fakt doli me i mire se c’e prisja si fans i Mad Max-it qe jam. Ky Mad Max konkurron pa frike me me e mirin e Mad Max-eve, ate te dytin.
    Ne 3D eshte breathtaking- si ne kuptimin anglez qe ka kjo fjale ashtu dhe ne kuptimin shqiptar (marrje fryme). Filmi eshte nga fillimi ne fund aksion i paster ose me sakte aksion esencial dhe e perfshin aq shume spektatorin sa ka vetem disa sekuanca qetesie por keto jane me shume per te marre fryme dhe ia fillon perseri….Per mua ky Mad Max eshte nje simfoni e aksionit. Ne ndryshim nga Mad Max 2 (Road Warrior) qe per mua eshte me i kompletuari nga te gjithe, ky Mad Max luan forte me esencialen e aksionit. Duket sikur sfida per Millerin ka qene te tregoje se edhe po theksove vetem aksionin mund te dale art i kulluar. Dhe ia ka dale.

“Meek’s Cutoff” (”Shtegu i Meek-ut”) – film amerikan me regji te Kelly Reichardt

Po te ishte se kinemaja eshte pune llafesh (dhe jo imazhesh), pra nese “Meek’s Cutoff” do ishte roman dhe jo film, une do shkruaja pak a shume keshtu per të :

“Amerikanen Kelly Richardt do ta kishin zili dy “romancierë” amerkanë : Terrence Malick-u dhe Gus Van Sant-i. I pari, me mire te shkonte ti fuste nje te lexuar tjeter Bibles, gjithe duke ngrënë chips-a; i dyti, te vazhdonte te masturbohej me skenarë me djelmosha te krehur sipas modes surf”.

Dua te them qe, ne leter, qellimet artistike (historike, kulturore, torike– te themi) te Kelly Richardt jane më shume se te levdueshme dhe ua marrin ne kthese atyre te Malick-ut apo Van Sant-it, dy regjizorëve te tjere aktuale amerkianë qe levrojne pak a shume ne te njejten lëmi me ate te Kelly Richard-it. Problemi eshte se qellimet ne fjale mbeten… ne leter. Dhe nuk i pashë te materializuara ne imazhe. Dakort, skenari eshte minimalist (gjë per tu lavderuar !), por prap se prap, filmi eshte, as me shume e as me pak, nje “skenar i filmuar” !

Historia e filmit eshte ajo e 3 familjeve angleze, te 3 shtresave te ndryshme shoqerore, qe ne vitin e larget 1845 udhetojne drejt Perendimit, drejt West-it te famshem, nen hyqmin e udherrefyesit profesionist Meek. Mund te thuhen 1001 gjera per paralelet qe mund te shihen midis USA-s se 1845 dhe asaj se sotmes, per raportet mashklull/femer ne film, per raportet kolonizatorë/indigjenë…. etj etj etj, por siç shkruaja me lart, te gjithe keto mbeten teorike dhe do ishin te nje bukurie te hatashme nese do te kisha mundesi ti lexoja si liber, si roman, pra nese “Meek’s Cutoff” (”Shtegu i Meek-t”) do ishte roman.

Por ja qe ai eshte film se ! 

5.0 (me meek…)

Posted on 21st July 2011
Under: WesternUSA | No Comments »

“True Grit” – film amerikan me regji te vellezerve Coen

 As vete nuk e marr vesh se ç’mu desh te shkoj te shikoj filmin e rradhes se vellezerve Coen. Ndofta se ishte western (gjini qe e dua fort), dhe western-ët jane te rralle ne ditet e sotme (per te mos thene, inekzistentë).
Ky i vellzerve Coen eshte ne fakt nje remake i nje filmi te vjeter (1969), me te njejtin titull (True Grit), te nje regjizori te quajtur Henry Hathaway.

Ajo qe eshte e çuditshme eshte fakti qe, kur ben nje film si “No country for old man” (jo keq !), si mund te besh nje film kaq pa personalitet, kaq hollywoodian per nga fabrikimi (edhe pse filmi duket se eshte nje film -i-porositur i njeres prej kompanive te Hollywoodit) ! Sepse, une mund ta kuptoj qe vellezerit Coen e kane bere te tille qe te financojne ne menyre te rehatshme filmin e tyre te rradhes (qe, shpresoj te jete më personal, më autorial), por dhe te besh nje budallek te merzitshem te tillë ultra hollywoodian ??! Në kêtë pike ???
Enigme !

2.0

***

Posted on 10th March 2011
Under: WesternUSACoen | No Comments »

10 Filma Western

Meqe keto kohe nuk ka ndonje gje interesante ne ekranet e kinemase (te presim fund-gushtin per filmin e ri te Tarantinos), kam pare disa filma te vjeter. Dhe meqe nuk u shtykërka ora e punes, po bej ca lista te vogla, per filma te vjeter e qe me duken te domosdoshem per tu parë, ndare sipas zhanrit.

Kuptohetper aq sa kam pare dhe per aq sa me kane pelqyer…

Po e filloj me FILMAT WESTERN :

Prej disa kohesh me eshte formuar bindja se, zhanri i westernit eshte ndofta zhanri më adekuat (më bindes) ne kinema. Kjo ndofta per arsyen e thjeshte se nje film western eshte më së shumti rrugëtim (kalërim). Por edhe shiriti i filmit eshte po ashtu nje “rrugëtim”, levizje (move), xhirim (movies). Bejne xhiro cowboy-sat, bën xhiro dhe shiriti i filmit !

Edhe ne lëmin e arteve te tjera (letersi, teater…), nuk njoh ndonje roman western te famshem : ndofta kinematografia, në origjinën e saj, lindi bashke me “West Conquest”. Dhe eshte e vertete se Hollywood-i ndodhet ne West Coast, ne bregun Perendimor te USA : vendosja e Perandorise se kinemase ne fillim te shek. XX në perendim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes (ne Los Angeles) eshte pjese perberese e “West Conquest”, pushtimit te Bregut Perendimor.

Dy fjale per historikun e ketij zhanri:
Filmi i pare amerikan me sens narrativ (qe rrefen diçka) eshte “The Great train robbery” i vitit 1903, dhe eshte… nje western !

Periudha klasike (1910-1960), eshte dhe më pjellorja : mjaftojne western-et e John Ford me aktorin e tij fetish John Wyane per te kuptuar se si kalohet nga manikeizmi (ndarja naive midis te mires dhe te keqes) ne filmin “Stagecoach” (1939) tek humanizmi i pamatë i “Cheyenne Autumn“, denoncues i rracizmit te anglezeve ndaj indianeve.

Perudha moderne (1960- deri ne ditet tona) permbledh po aq western-in italian (Sergio Leone) sa dhe filmat e Clint Eastwood.

10 filma western qe do i rekomandoja me shumë entuziazëm (renditur pak a shume sipas preferences sime):

1. The man who shot Liberty Valance (1961) me regji te John Ford

2. Heaven’s gate (1980) me regji te Michael Cimino

3. Red River (1948) me regji te Howard Hawks

4. My darling Clementine (1946) me regji te John Ford

5. The Shooting (1967) me regji te Monte Hellman

6. Dead Man ( 1996) me regji te Jim Jarmusch

7. The Gold Rush (1924) me regji te Charles Chaplin

8. Unforgiven (1992) me regji te Clint Eastwood

9. Pursued (1947) me regji te Raul Walsh

10. Rio Bravo (1958) me regji te Howard Hawks

ps: nuk e kam pare asnjehere “C’era una volta il West” te Sergio Leone-s, qe padyshim duhet te meritoje nje vend midis më te mirëve filma western !

  

 

 

***

Posted on 18th August 2009
Under: Te ndryshmeWesternTOPLIST | No Comments »