Thriller

The Girl With The Dragon Tattoo (MILLENNIUM)- film amerikan me regji te David Fincher

Pas romanit-trilogji “Millennium”, pas dy filmave suedeze bazuar ne dy pjeset e para te romanit, pas nje serie të tërë televizive, ishte rradha e amerikanit David Fincher (regjizori i “Fight Club” dhe i “Social Network”) qe ti sulet volumit te pare te romanit ne fjale per te realizuar : “Vajza me tatuazhin e Dragoit“.
Une as nuk kisha lexuar romanin (nuk jam fans i romaneve policore), as kisha pare versionin suedez te tij.

Nuk e kisha fare idene se per ç’behej fjale. Doja te isha sa me pak i informuar, para se te shihja filmin.
Qe ne fakt, mu duk i mire. Po lexoja nje kritik kinemaje qe thosh me te drejte se, nese “Seven” dhe “Fight Club” jane filma-adoleshentë (pra te realizuar ne kohen kur Fincher-i nuk ishte i pjekur ende artistikisht), “Zodiac” dhe “Social Network” jane filmat-adult te tij, sepse te realizuar ne pjekurine e tij artistike. Gjithmone sipas tij, dy te fundit mund te shihen si versionet respektive te pjekura(mature), te dy filmave te parë naivë.

Nuk me duket se e ka aq keq ne kete arsyetim. Per me teper, eshte e qarte se David Fincher eshte nga ata regjizorë amerikane te Hollywoodit qe edhe pse kryesisht pershtasin vepra te njohura letare ose xhirojne skenarë te gatshem, prap se prap lëne jo pak gjurme nga dora dhe mendja e tyre personale ne film (gjithsesi, ne Hollywood, sot per sot une njoh vetem nje kineast qe i ben vete edhe rolin e skenaristit, edhe te regjizorit : M. Night Shyamalan).

Tani vijme tek “Millennium” (Ose “The Girl With The Dragon Tattoo” – siç titullohet ne origjinal).
Po te marrim si te mireqene menyren se si e shikonte filozofi Deleuze kinematografine (filmat klasikë si filma te bazuar tek imazhi-veprim dhe ata moderne, te bazuar tek imazhi-kohe), duhet pranuar se, ne pamje te pare, “The Girl With The Dragon Tattoo” eshte tipikisht i shkolles se vjeter. Por ne fakt, nuk eshte tamam ashtu.
Kam ripare “The Social Network” dhe, po te leme disi mênjanë permbajtjen e filmit, kam kuptuar se shpejtesia e te filmuarit (shpejtesia e imazheve) tek filmat e David Fincher, nuk ka fort te beje me video-clip-izmin, semundjen Nr 1 te kinemase hollywoodiane. Biles aspak. Shpejtesia e imazheve ne filmat e tij eshte me se shumti e lidhur me nje deshire te regjizorit qe mund te thuhej keshtu : me ndihmen e intrigës, çdo plan filmik (qe ka meriten te mos shihet ne pasqyre “shih sa i bukur qe jam!”), pra çdo plan filmik i filmit, ne nje far menyre “korigjon” planin e tij filmik te meparshem, por nderkohe behet edhe paralajmerues i planit filmik qe vjen më pas. Mbetet per tu pare nese nje gje e tille eshte nje nga perfeksionimet më te arrira te filmave te bazuar tek imazhi-veprim, apo eshte nje gjurme e re ne lëmin e modernitetit te filmave imazh-kohë. Apo ndofta ndofta, moderniteti nuk mund te klasifikohet ??!

7.9

trailer i filmit :


YouTube – The Girl with the Dragon Tattoo HD Trailer – David Fincher Version

***

Posted on 2nd February 2012
Under: ThrillerUSAFincher | No Comments »

“HANNA” – film anglo-amerikan me regji te Joe Wright

 Regjizori Joe Wright eshte anglez, por kete rradhe duket te kete punuar per nje film Hollywoodian. Më kujtohet te kem pare para dy-tre vitesh nje film anglez te tijin, “Atonement”, qe nuk e paskam komentu ketu ne forum. Por me kujtohet po aq mire se filmi më kish lene shijen se ishte realizuar nga nje regjizor qe ka vetem nje qellim – si te na çudisi me talentin e tij ! Por njeherësh me kujtohet te kem thene me vete se mire qe ky duket se ka talent si regjizor, po ç’dreqin ka që insiston kaq shumë të na e imponojë ! Shkurt, filmi i tij me kish lene shijen qe na lene ajo kategori njerezish qe takojme ne jete e qe mundohen te vene më ne pah nje cilesi qe fundja e kane. Edhe pse dukshem nuk kane nevoje ta bejne nje gje te tille…

“Hanna” më pelqeu ! Shumë ! Ne ndryshim nga “Atonement” (ku me kujtohet se imazhi filmik, në jo pak raste te krijonte pershtypjen e nje ilustrimi te bukur te nje libri te bukur), tek “Hanna” imazhi jeton, merr frymë, jeton ne menyre te pavarur nga skenari, nga intriga, na ‘libri’.

Hisoria eshte e thjeshte, biles i ngjan perrallave te vellezerve Grim. Por per nga forma dhe precizioni, filmi i ngjan gati-gati “Pickpocket” te Robert Bressonit. Dhe konfirmimi i nje aktoreje shume te re : Saoirse Ronan ! (vajza qe luan tek “Lovely Bones”) : pa frike, zbulimi më i magjishem ne kinemane anglofone, keto dy-tre vitet e fundit !

9.9

trailer i filmit : 
Y

Posted on 13th January 2012
Under: ThrillerUSAAksion | 2 Comments »

Archive for November, 2011 “Bir zamanlar Anadolu’da” (”Na ishte nje here ne Anadoll”)- film turk me regji të Nuri Bilge Ceylan

Ky ne foto eshte Nuriu, pra Nuri Bilge Ceylan, sot per sot regjizori me i njohur indipendent turk.
Para 10 a 15 vitesh, ne Turqi askush nuk e njihte Nuriun. Vetem kur fitoi ne 2003 “çmimin e madh” ne festivalin e filmit ne Kanë, qe nga ajo kohe e ne vazhdim, turqit filluan te flasin per të, per me teper qe Nuriu ka marre nje zanat te dyte, perveç atij te regjizorit : sa here ben nje film, e çon ne Kanë, dhe atje merr me patjeter nje çmim ! Me patjeter ! Keshtu qe une ve bast se heren e ardhshme Nuriu do fitoje Palmen e Arte.
******************************
Fotograf ne rinine e tij, inxhinier per nga dipllomimi, sot regjizor per nga profesioni (dhe jo vetem regjizor : ne filmat e tij, ai eshte edhe skenarist, edhe montazhier, edhe producent), Nuriu e pat filluar karrieren e tij kinematografike ne 1998 me “Kasaba”, film kontemplativ, meditativ, por pothuaj nje kopje e “Pasqyres” se Tarkovskit, regjizor per te cilin Nuriu bën bé e rrufé !Pastaj, ne 2001 del filmi i dyte i Nurit, “Retë e Majit” (Mayıs Sıkıntısı), diçka më i mire se “Kasaba”-ja, por prap se prap, film i mbajtur peng nga dashuria e pamatë e regjizorit gjithmone per rusin Tarkovsk !Edhe ne kete film, vazhdon i njejti princip : sapo nje personazh kthen koken prapa, hop! regjizori vendos nje plan filmik te natyres. Njesoj si tek ‘Pasqyra’ e Tarkovskit. Po ashtu, ne film vazhdon te ndihet rëndshëm influenca e Antonionit (dhe thone pastaj se Godard-i ja fut kot kur thote : “Sot, gjithe regjizoret autoriale bejne veçse Antonionizëm. Po pse nuk bejne, per shembull, Paraxhanovizëm, xhanëm ??!).

Pas dy vitesh, pra ne 2003, dhe pastaj ne 2006-en, dalin filmi i trete e i katert i regjizorit : “UZAK” (Larg) dhe “Climates“. Filma te mire, shume te mire biles ! Me ne fund, Nuriu fillon t’i largohet obsesionit te tij tarkovsko-antonionian : te dy filmat qendrojne ne kembe me forcat e veta dhe te dy jane nga filmat e mi te preferuar te ketyre viteve te fundit !
Perpara dy vitesh, doli filmi i gjashte i Nuriut, “Uç maymun” (3 majmunët), kemi folur per te ketu. Filmi nuk me kish pelqy : regjizori, nese u shkeput me mundim nga idhujt e tij kinematografike (te cilet i imitonte deri ne dhimbje!) per të bërë dy filma te mire (”Uzak” dhe “Climates”), me “3 majmunët” filloi te bjere ne autoparodi, duke mos imituar më Tarkovskin apo Antonionin, por… vetveten. Megjithate, edhe me “3 majmunët”, prap mori Cmimin e Madh ne Kanë !

Vijme tani tek filmi i tij i fundit, “Bir zamanlar Anadolu’da” (Na ishte ç’na ishte nje here në Anadoll), qe pashe mbreme i cili sigurisht, edhe kete here, fitoi kete vit ne Kane “Cmimin e madh te Jurise” !
Por nuk eshte ky problemi, çmimet vene e vijne, dhe ne vlere absolute, nuk kane piken e rendesise : kete regjizori e di fort mire.

Ne fakt, filmi nuk eshte i keq. Tashme Nuriu eshte rritur e pjekur(kinematografikisht), filmi qendron ne kembe per bukuri me kembet e veta dhe per me teper, nuk mbetet ne kuader te nje fotoje te bukur, fotozhenike, siç ishin filmat e pare te tij. Perkundrazi, Nuri Bilge Ceylan vertet di te realizoje skena te mirefillta filmike. Ose, qe te jem më i qarte : ne vitet ‘60, ata te “Vages se re” (Nouvelle vague) franceze thonin me shume te drejte qe : “që nje film (fiksion) te jete i mire, duhet qe ‘dokumentari’ qe fshihet në të, të jetë i mirë” Dhe ne fakt, tek “Na ishte nje here ne Andadoll”, dokumentari qe fsheh fiksioni brenda vetvetes eshte i mire, fort i mire biles ! Skenat jane te realizuara, gjithshka qarkullon e funskionon , shkurt dramaturgjia eshte e levdueshme (kjo puna e ‘dokumentarit’ qe fsheh nje fiksion, mu kujtua para pak ditesh, kur rastesisht po shihja ne youtube nje fragment nga “Zonja nga Qyteti”, film shqiptar i viteve ‘70. Po mendoja me vete : te pakten, regjizoret shqiptare te periudhes se kamunizmit dinin te benin kinematografi : per shembull, dokumentari qe fsheh ne vetvete skena e meposhtme, eshte shume i mire : pozicionimi i aktoreve eshte perfekt, dramaturgjia eshte fluide, gjithshka qarkullon, leviz, dhe per pasoje, skena eshte bindese kinematografikisht : humori funskionon !)

// 
YouTube – Zonja Nga Qyteti, Koci Do Nuse.

Kjo duhet te kete qene arsyeja pse nje film si per shembull “Apollonide” nuk më pat pelqy, pikerisht per shkak te mungeses se ‘dokumentarit’, ne gjirin e fiksionit. Ose me sakte : “dokumentari” qe “Apollonide” fshihte ne gjirin e tij, ishte i keq, ishte i kompozuar nga tabllo te vdekura, pa jete, tablo te keqija pikturale, dhe si rezultat edhe vete filmi ishte i keq.

Tani ti rikthehemi filmit tone, pra “Na ishte ç’na ishte nje here ne Anadoll” : po thosha se filmi eshte i kompozuar nga skena te verteta kinematografike, gjithshka funskionon ne brende si te filmit etj etj. Ok deri ketu.
E megjithate, une kam nje problem me të : in fine, “Na ishte ç’na ishte nje here ne Anadoll” te jep ndjesinë e te qënit një remake i … “Stalker”-it, te famshmit film te Tarkovskit ! Vete struktura e filmit i ngjan tmerresisht asaj te “Stalkerit” : ai fillon nje nje qyteze te vogel, vazhdon me nje udhetim te gjaaaaate fizik e mental “gjetiu“, per te perfunduar aty ky fillon (ne qytezen e vogel). C’eshte me e tmerrshmja eshte fakti qe, duke e ditur gati permendesh nje film si ‘Stalker’, gjithe kohen qe shihja filmin turk me rrinte mendja atje !! Dhe me duket se Nuri Bilge Ceylan, me filmin e tij, më shume sesa i ben homazh atij te Tarkovskit, e kopjon ate ! Te pakten, struktura e tij eshte kopje flagrante e ‘Stalkerit’ !
Nuk di… . E kam veshtire ta heq nga mendja kete mendim. Dhe qe ma zvetenon jo pak pershtypjen pergjithesisht te mire qe me là filmi…

TRAILER : http://www.youtube.com/watch?gl=FR&v=kYk2kJljBjA

Sa per notën, po tregohem i moderuar (nuk ështe hera e pare, po hë !  ) :
6.8

ps: duke kerkuar per fotot e filmit, rashë mbi kete ku duken 3 nga heronjte e filmit. Dhe automatikisht mu kujtua treshja e famshme tek ‘Stalker’ … !

***

Posted on 28th November 2011
Under: ThrillerCannesTurqiCeylan | 7 Comments »

“HEREAFTER” – film amerikan me regji te Clint Eastwood

 Edhe pse nuk ngeli njeri pa e parë e pa e sharë, seç me thosh nje mendje qe ma kish qefi ta shihja filmin e fundit te Clint Eastwood.
Dhe nuk e kisha patur fort keq !
Sepse me pelqeu !!

Eastwood edhe kesaj rradhe ka marre si gjithmone skenarin e rradhes qe ja kane vene ne tavolinen e punes – (une nuk mbaj mend qe ai te kete bere ndonje film ku te jete vetë dhe skenarist !) -, dhe i eshte futur realizimit, pra regjisë, siç di ai, pak klasikçe, pak akademikçe, por qe, siç do thosh korçari, “fundja te tjeret sikur te bejne gjysmen e asaj qe ben ai, nuk do ishte keq”.

Per nga tema, kesaj rradhe, Estwood eshte marre me vdekjen; ne shikim te parë, duket si konsekuence e moshes se tij aktuale, por nuk besoj se eshte kjo : thjesht i ka interesuar skenari, 3 histori paralele (ne USA, Angli dhe France), qe i nderlidh fenomeni paranormal i atyre qe kontaktojne te vdekurit.
Ajo qe me intrigon eshte fakti qe, perderi sa Eastwood eshte kaq brilant ne narracion (kete gjë e konfirmon edhe “hereafter” !), pse nuk ka transpozuar ndonje veper te stermadhe letrare, por gjithmone eshte kenaqur me ate ç’ka i kane ofruar skenaret (ne hollywood) ??! Nje mendje me thote se ish-kowboysi i famshem, nuk eshte ndonje lexues i madh, pra pak merr vesh nga letersia dhe, gjithe ç’ka mesuar, sidomos ne trajtimin e narracionit, e ka nga eksperiencat neper platetë e xhirimit te filmave.
Por edhe kjo qe them, nuk duhet marre per ndonje kritike, sepse siç thoja me lart, rezultati eshte vertet i kenaqshem, i lêvdueshem e jo pak-kush, do ja kish zili !
Keshtu qe :

8.0

Posted on 17th February 2011
Under: ThrillerUSAEastwood | 2 Comments »

“INCEPTION” – film amerikan me regji te Christopher Nolan

 

Mendimin tim per “INCEPTION”, blockbuster veror i 2010-es, e kam shkruar permes 2-3 postimeve tek blogu shqiptar “Peizazhe te Fjales“, nën nickname : STALKER.

Adresa eshte:

http://xhaxhai.wordpress.com/2010/07/23/endrra-filma-kujtime/

Nota ime per filmin : 4.5

***

Posted on 28th July 2010
Under: ThrillerSci-FiUSAAksion | 1 Comment »

“The Ghost-Writer” – film anglez me regji te Roman Polanski-t

The Ghost-Writer“, filmi i fundit i Polanski-t ne formen e thriller-it (jemi gjithmone ne lëmin e paranojes, teme e preferuar e Polanskit !), dhe qe ne vetvete fsheh mesazhe politike, më intrigoi vertet (gjë e rralle per mua, ne kuptimin qe rralle më intereson historia e filmit, e nxjerre pothuaj nga konteksti i vete filmit, i mizaskenës).The Ghost-Writer eshte historia e nje shkrimtari, qe eshte perzgjedhur te shkruaje “Kujtimet” (Memoire-t) e Adam Lang, nje ish-Kryeminister anglez (aludimi eshte qartazi per Tony Blair !).

Ritmi dhe rrjedha e filmit jane te admirueshme, gjithe duke mbajtur ne aparence, nje mizaskene klasike. Ne dukje i thjeshte, filmi eshte jo pak kompleks.
C’me intrigoi me se shumti, ishin dy gjera :
se pari, personazhet dytesore (pastruesit me origjine aziatike te vilës, plaku qe di gjithshka ne lidhje me rrymat detare… etj etj)
se dyti: nje far ironie ne film, pershtypja qe të le filmi se, tashmë, gjithshka eshte vone.

Keto gjera me pelqyen ne film, më teper se psh personazhet kryesorë, qe per mendimin tim, ne disa raste, nuk jane ne situata bindese, si psh historia e nje nate dashurie midis shkrimtarit dhe gruas se ish-kryeministrit.
Thene permbledhtazi, mekanika e rrefimit eshte interesante, por gjithsesi, pa arritur te me mrekulloje plotesisht.

7.0

***

Posted on 23rd March 2010
Under: ThrillerAngli | No Comments »

“Shutter Island” – film amerikan me regji te Martin Scorsese-s

Kinemaja eshte ndofta arti i vetem qe ka per karakteristike kryesore riprodhimin, riperseritjen e asaj qe krijon, pra riperseritjen e imazheve. A thua se kinemaja eshte nje remake ne pafundesi, i vete kinemase !

Filmi i fundit i Scorsese-s, qofte dhe pa dashje, ne lexim te fundit, eshte homazh ndaj nje tjeter filmi, homazh ndaj “Vertigo”-s se Hitchcock-ut (pa dyshim, njeri prej 4-5 filmave me te rendesisshem te Historise se Kinemase, ne mos, me i rendesishmi). Ashtu sikunder eshte i mbushur me referenca filmike nga filmat e hershem te Polanskit apo Samuel Fuller-it. Pikerisht ne kete sens, ndaj dhe shkruaja pak më lart se, kinemaja ndofta eshte arti i vetem qe perserit dhe do perserise veteveten deri ne… pafundesi ! Dhe kjo gje, duhet parë jo si difekt, por si karakteristike e vete artit te shtate.

Ne vetevete, historia e “Shutter Island” nuk ka ndonje gje te perbashket me “Vertigo“-n e Hitchcock-ut, por ne thelb, beht fjale per te njejten gje : Scorsese shtron problemin e vertetesise se imazheve, ç’eshte e vertete e ç’eshte e pavertete ne jete, dmth ç’eshte e vertete dhe e pavertete edhe ne kinema ! Cili nga dy imazhet e mesiperm eshte i verteti ? Cili eshte i rremi ??

Po ne kete prizem, duhet pare dh fundi i filmit : Fuck realitetin : Fiksion (liri) a Vdekje, rruge te mesme s’ka !

8.0

Posted on 9th March 2010
Under: ThrillerUSAScorsese | No Comments »

“MOTHER”- film koreano-jugor me regji te Bong Joon-ho

  Ne kohen e Merhumit, ka qene nje kenge labe qe thoshte : “Dy luanë ka sot Bota / Nje Azia, nje Europa “. Edhe kinemaja jug-koreane, njesoj si puna e kesaj kenges, sot per sot ka dy luanë, njeri më i perkedhelur se tjetri nga kritika oksidentale : njeri eshte Park Chan-wook, regjizor i “Old Boy” ose “Thirst” http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/1…ark-chan-wook/), tjetri eshte Bong Joon-ho– regjizor i “The Host” ( http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…-joon-ho-bong/) apo “Memories of murder”.

Edhe pse Park Chan-wook-u i “Old Boy”-t eshte etiketuar si më vulgar dhe më “tape à l’œil” se Bong Joon-ho, filmat e ketij te fundit, in fine, nuk jane aq te ndryshem nga ato te Park Chan-it : “Mother“, filmi i tij ultim, eshte nje quasi-remake i “Old Boy”-t ! Ne te dy filmat, gjejme pothuaj te njejtet elemente skenaristike : gjimnaziste nimfomane (figure arketipale e manga-ve aziatike), raporte gati incestale baba-bir (ose nene-bir); po ashtu, gjejme te nejtat obsesione mizaskenike : filma-rrefenjë qe kthehen ne fabula moralizuese (ku ne fund, viktima del kriminel dhe krimineli, viktime), dhenie e nje rendesie kapitale celulareve ne zbulimin e te vertetes, kuadro filmike qe insistojne mbi tenxhere me supe aziatike dhe gjelle me salcë curry, plane filmike patetiko-komike me portrete te rinjsh “si pune budallenjsh” dhe pa dhembe ne goje. E njejta gusto per personazhe “si pune budallenjsh”, ose me sakte : budallenj, ma non troppo ! Njesoj si dhe filmi “MOTHER” : film-pirouette, por piruetta jo fort te sinqerta… (te njejtat simptoma si dhe filmat e Park Chan-wook, dhe te “vales se re” coreano-jugore, ne pergjithesi…).

Vleresimi im : nota 4.5 (kete vit po e bejme me notacion, per te dhene nje ide me te sakte).

Ne fotot e meposhtme: majtas, budallai (ma non troppo!) tek “Mother” i Bong Joon-ho; djathtas, ai tek “Old Boy” i Park Chan-wook

 

 

 

 

***

Posted on 24th February 2010
Under: ThrillerCannesKorea e Jugut | No Comments »

“THE BOX” (Kutia) – film amerikan me regji te Richard Kelly

Nese nje dite te bukur, krejt papritur mberrin ne shtepine tuaj nje kuti (si ne foton e më-lartme) dhe dikush ju thote: nese shtypni butonin e kuq te kesaj kutie, ju fitoni 1 miljon $, gje qe provokon, ne te njejtin moment vdekjen e nje personi (te panjohur per ju), ju si do te vepronit ? 

Kaq eshte historia e filmit ne fjale, THE BOX (Kutia), filmi i trete i regjizorit te ri Richard Kelly (kam komentuar para disa muajsh filmin e tij te dyte, Southland Tales, ketu:

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…richard-kelly/ ).

Richard Kelly
 eshte veçse 33 vjeç, ka bere 3 filma ne 9 vjet, dhe me sa duket, i ka vene qellim vetes te hyje ne rrethin e mbyllur te atyre pak regjizoreve aktuale hollywoodiane qe perpiqen te bejne emer si autorë. Per te thene nje te vertete, duket se ka talent ! Edhe pse, intriga e filmit, ashtu siç e reduktova une ne nje rresht te vetem, duket si “philosophie à deux balles”, pra filozofi per kalamajt e shkolles 8 vjeçare.
Por nuk eshte tamam ashtu !

Nisur nga nje intrige e thjeshte, THE BOX e hap fushen e “lojes” ne jo pak drejtime. Ne fillim eshte kutia (The Box!), objekt kinofilik par excellence, ose ndryshe “Kutia e Pandores”, – fillojeni me “Kiss Me Deadly” te Aldrich ne 1955 e mbarojeni me “Mulholland Drive” te Lynch-it ne 2001.
Kutia eshte bosh, pra enigma shtohet : asgje tjeter nuk eshte me fashinues se boshi ! Pastaj, kutia i mberrin ne shtepi Cameron Diaz-it (aktores kryesore) e cila (kuptohet !) shtyp butonin dhe ne fakt, ve ne levizje gjithe mekanizmin e ndergjegjes, mekanizmin e vrasjes se ndergjegjes. Gjithe duke u ngushelluar se personi qe ka vdekur ne te njejtin moment, eshte i panjohur per te…

Filmi ne fakt ka te beje me se tepermi me mistiken e krishtere, me “fajin fillestar” (Eva dhe Adami), por THE BOX nuk mjaftohet me kaq. Evokohet padyshim edhe natyra predikatore e kapitalizmit (filmi ka nje parfum te lehte nga “L’Argent” (Paraja) te Bresson-it). Po ashtu, gershetohen gjate filmit intriga me “teori komploti” konspiracioni, pushtetesh te “mbinatyrshme”, parabola apokaliptike. Sigurisht, kutia simbolizon natyren e nje mirqenieje te genjeshtert te parase, dhe koshiencen (ndergjegjen) e keqe te botes aktuale, ku traktacionet (dealing) financiare pjellin veçse mizerje dhe uri ne vendet e varfra. Qarte : nuk eshte hera e pare qe Hollywood-i perpiqet te vere veten ne sherbim te kauzave te botes se trete. Qarte, te gjitha keto, ne teori, ne leter, duken foshnjore, por fatmiresisht, ne film, percillen “fshehurazi” me jo pak talent dhe inteligjence !

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

***

Posted on 17th December 2009
Under: ThrillerUSA | No Comments »

”Das Weisse Band” (Kordelja e bardhe)- film austriak me regji te Michael Haneke

Ne Festivalin e Kanës 2009, Palma e Arte (Palme d’or), më teper se e arte, ishte e bardhe dhe …e ftohte ! Dmth e kam fjalen per filmin e fundit te austriakut Michael Haneke ”Das Weisse Band” :

Film i gjithi bardh e zi, “Das Weisse band” i vendos ngjarjet ne nje fshat te humbur gjerman, ne vitin 1913, nje vit para fillimit te Luftes se Pare Boterore dhe merr persiper te kerkoje rrenjet e se keqes, te asaj te Keqeje qe Anna Arendt e quante e keqja banale (banal evil).

Dihet qe lejtmotivi kryesor i pothuaj gjithe filmografise se Michael Haneke eshte tema e pulsioneve sadike te njeriut, nen masken e pafajesise më banale dhe më buzë-qeshur qe mund te ekzistoje. Dhe ne nje fare menyre, filmat e tij kane zakon ta trajtojne nje gje te tille me nje ton dënimi ndaj spektatorit.
Por kesaj rradhe, per ti dhene Cezarit ate qe i takon, regjizori nuk merr poze profesorale (per me teper qe Haneke, ka qene profesor filozofie !), nuk jep mesime, nuk merr pozat e kineastit konceptual: ai thjesht e ne menyre inteligjente dhe diskrete (mizaskene per tu lëvduar !!) rrefen nje histori, permes te ciles transmeton vizionin e tij per boten, per njeriun.

Film i qëruar, intensif, mizor dhe i mprehte si brisku, “Kordelja e bardhe” ka meriten e te qenit nje film qe eviton “efektet shokuese” dhe convenience-n.

Suprize interesante !

***

Posted on 19th November 2009
Under: ThrillerGjermaniCannesHaneke | No Comments »