Sci-Fi

Dy filma amerikanë ‘jo-Oscar’ te 2011-s

“In Time” – film amerikan me regji te Andrew Niccol

Per inat te ceremonise Oscar, mbreme pashë nje film amerikan te 2011-s qe nuk ishte nominuar fare per ceremonine e fustaneve, por qe mua … me pelqeu fare fare :

Regjizor i “In Time” eshte Andrew Niccol, ai qe ka pas bere “Gattaca”. Ate qe ka te veçante dhe intriguese ky Andrew Niccol, eshte fakti se eshte vete skenarist dhe vete regjizor ne filmat e tij : te tille, numerohen me gishtat e dores ne Hollywood ! Per me teper, seç ka diçka autentike ne filmat e tij : fanta-shkenca perzihet organikisht me realen, gjë qe, siç kam shkruar per filmin “I’m number Four” : “filmi ruan kepin (le cap), ruan pragun e realizmit, edhe kur nderhyn elementi fantastik. Pra, per mua, filmi eshte i besueshem, edhe pse eshte i gjinise fantastike. Ose, siç thuhet rendom ne shqip, ne blog-et dhe forumet per filmat, ai eshte realist“.

Historia e “In Time” eshte e shkelqyer dhe s’ka ku te shkoje më intriguese : ne nje te ardhme te afert, te modifikuar gjenetikisht, njerezit nuk plaken kurrë pas moshes 25 vjeç. Por nga ana tjeter, KOHA zevendeson PARANË keshtu qe pas kesaj moshe, duhet me fitu KOHË qe te mos vdesesh. Perndryshe, i bie te vdesesh ne moshen … 25 vjeç !

Më njerën anë jane te pasurit, qe akumulojne kohë (me dhjetra e dhjetra vite!), biles edhe me qindra vite; m’anë tjeter, jane te varfrit, qe lypin (kohë), vjedhin, ose marrin borxhe (marrin kohë-borxh) te njeri-tjetri, nje apo dy dite, sa per te jetuar nje apo dy dite me teper.
Ne nje klimë te tille, heroi kryesor i filmit (Justin Timberlake – i hatashem dhe shume here më teper i mire si aktor se sa si kengetar !), i akuzuar gabimisht per nje vrasje, merr arratinë, duke marre peng nje bukuroshe ultra te pasur.

Zakonisht, filmat hollywoodiane me skenar kaq intrigues dhe interesant, e 10sin kur vjen puna tek mizaskena : me sebepin per te nxjerre sa me shume fitim, ca nga paaftesia e regjizorit, ca nga gustot mizerabël qe ata kane, filmi del nje pallagjyrë e vertete.
Ndersa “In Time” i shpeton nje mallkimi te tille : Andrew Niccol qenka regjizor jo vetem ambicioz (skenari eshte vertet origjinal dhe permbledh brenda disa nga temat më bashkekohore si ‘rina e perjetshme’, ‘paraja-kohë’ etj etj), por edhe i talentuar : me nje skenar te tille (arratia e nje çifti qe ndiqet nga pas), ne fakt, filmi nuk eshte veçse nje remake (i shkelqyer !) i filmave legjendarë si “High Sierra” (Raoul Walsh, 1941) apo “They live by night” (Nicholas Ray, 1949).

Highslide JSBiles heroina kryesore (Amanda Seyfried) nuk eshte veçse nje homazh i Anna Karinës se “Pierrot le fou” te Godard-it (1965)

 

Ose, nese do ta thoja disi ndryshe, ne nje fare menyre eshte kinofilia ajo qe e ka shpetuar filmin e Andrew Niccol nga rënia ne hollywoodianizëm cheap. Gje qe, sigurisht, regjizori e ka paguar qofte edhe me mos-nominimin qofte edhe nje here te vetme per Oscar !

Por… who cares ???! 

nota : 9.9 !

trailer i filmit :

 

 

 

 

___________________________________________________________________________

“Rise of the Planet of the Apes” – film amerikan me regji te Ruper Wyatt

Duke qene se kish dale ne kinema gjate muajve te verës, më kish mbetur pa pare ky film i 2011-s; kisha nje fare deshire, nje fare kersherie kryesisht per temen. Dhe ç’eshte interesant, eshte konstatimi se sot, ne kinematografi, inteligjenca (ta quajme keshtu) apo philosophical questioning pa hilé, vjen rralle e me rralle nga filmat autorialë, dhe shpesh e më shpesh nga blockbuster-a amerikanë siç eshte ky ne fjale : nje film qe vizualisht, ka nje nga motion-capture më te shemtuarat qe mund te kem parë. E megjithate, filmi ka gjera interesante brenda !

C’dua te them ?
Po ja per shembull, dua te them qe vjet, Lars Von Trier-i dhe Almodovari, qe te dy bene nga nje film; te dy jane regjizore tashme te konfirmuar. Por as njeri, as tjetri, nuk më duket se i kane shkuar deri ne fund, nepermjet filmit te tyre te fundit, asaj qe kane filluar, asaj qe kane dashur te thone, ose siç e quaj më lart, philosophical questioning e tyre. Dhe hop, del nje Ruper Wyatt, nje zanatçi hollywoodi (qe eshte evidente qe estetikisht ka gusto leshi !) por… qe arrin te thote jo pak gjera inteligjente dhe interesante ne filmin e tij ! Ndofta pikerisht sepse nuk e koncepton kinematografine si “çeshtje gustosh” ! Ndofta !

“Rise of the Planet of the Apes” eshte nje prequel, pra historia qe ai trajton (si ja moren majmunët pushtetin njeriut) ka ndodhur më pare se Ngjarja vetë, pra perpara se te filloje mbreterimi i Majmuneve (historia e njohur tashme e “Planet of the Apes” [Planetit te majmuneve] te Tim Burton-it në 2001). Duke qene se eshte prequel, pra histori me fund te ditur paraprakisht, mua më duket se merita e filmit, ose edhe më sakte merita e regjizorit (pasi historia, ne vetvete, ka qene tashme e njohur prej dekadash) qendron ne atë se si ai e trajton fatalizmin, ose edhe më sakte, fatalizmin e ketij prequel-i : spektatori e di tashme se majmunet do t’ja marrin pushtetin njeriut, pra s’ka rrugedalje. Nga ana tjeter, regjizori nuk mund te luajë karten e nje suspensi te ndonje alternative tjeter : per shkak te nje gabimi te vete njeriut, njerezimi e humb definitivisht pushtetin mbi Boten dhe pike. Por ajo qe mu duk interesante ishte fakti qe majmunet, kete gje nuk e shohin si nje mundesi per te marre pushtetin, por thjesht si nevoje ! Dhe ne fakt, filmi nuk trajton temen e pushtetit (ne sensin e moralit te pushtetit – i mire, i keq); ne te nuk flitet per ‘te mire’ e per ‘te keqinj’, por thjesht per nje gabim, per nje gafë. Sigurisht, jo te rastesishme, por per të, do flas pikerisht më poshte.

I them keto gjera, sepse mua me duket se “Rise of the Planet of the Apes” eshte shume here më tragjik dhe i trishtushem se “Melancholia” e Lars Von Trier-it (qe po ashtu trajton temen e fundit te botes) dhe shume here filozofikisht më i pa-parashikueshem : filmi i ben gjyqin nje deshire te fshehte te vete qenies njerezore : shuarjes se rraces se tij ! Fundin e Botes (ose me sakte, fundin e ekzistences se njeriut ne kete bote), njeriu e ka në vetvete, e ka ne natyren e tij, e ka si menyre te ekzistuarit ne kete bote. Pra, aktivitetet e te tij (pra te njeriut), tentojne pikerisht drejt ketij fundi ! Njeriu punon per te shkaterruar ate qe nderton.Pra, edhe pse filmi eshte i parashikueshem per nga skenari (perderisa eshte prequel, pra dihet paraprakisht si do zhvillohet ngjarja), pikeshikimi regjizorial me pelqen, eshte rradikal, nuk eshte pikeshikim melodramatik (ne kuptimin e keq qe i eshte dhene kesaj fjale).

Nje tjeter merite e filmit (dhe qe me duket se shkon kunder rrymes se producenteve hollywoodianë) eshte anti-paternalizmi i tij : raportet baba-bir jane shume interesante ne film dhe nuk jane te ujdisura.
Per shembull : babai (ne film) nuk i shpeton vdekjes, as nuk arrin te pajtohet me te birin (James Franco), i cili sigurisht qe do donte ta shpetonte te jatin, gjithe duke mos qene i afte te jete vete baba : eshte i jati i tij (plaku) ai qe i jep nje emer femijes-majmun ! Shume me vone, James Franco kupton se ai vete eshte babai i vertete i majmunit dhe per kete, i duhet te paguaje konsekuencat. Jo pak per nje film hollywoodian, apo jo ??!

Por edhe per raportet midis James Franco-s dhe femijes-mamun qe ai vete e ka rritur dhe pastaj burgosur, ka jo pak gjera interesante. James Franco i hap deren e kafazit dhe i propozon atij te kthehet ne shtepi. Por tashme eshte shume vone : majmuni-femi eshte plagosur dhe s’ka më shanc te dyte per tu rikther ne shtepine e ngrohte per te vizatuar rrathë ne muret e dhomes se tij ! Iku ajo kohe ! Ai ka plane te tjera, ka te tjera nevoja. Ne fund te filmit, James Franco kthehet te shikoje femijen-majmun te tij dhe ben nje tentative te fundit duke perdorur emocionin e natyres baba-bir : edhe kete rradhe, reaksioni i majmunit eshte i qarte : tashme ai flet dhe, nepermjet fjales-armë, eshte bere autonom ! Shtepia e tij tashme nuk eshte ajo e James Franco-s, por… bota, planeti Tokë. Dhe qe nga ky moment, filmi propozon qe ne si spektatorë te bejme dallimin midis nocionit njeri(human) dhe nocionit qenie : filmi luan jo pak me kete ambiguitet, nepermjet nocionit te fjales : te qenit njeri eshte diçka qe i jepet çdo qenieje njerezore, qe flet ose jo; ndersa te qënit, pra thjesht te ekzistuarit, fitohet ! FITOHET !

Me gjithe keto merita, per fat te keq, kinematografikisht filmi eshte nje lemeri e vertete (estetikë pertace, cliché-ske… etj etj). Keshtu qe, per mua personalisht, sado e larte te jete nota per permbajtjen (ta quajme keshtu), nota per formen do te ishte 4.
Keshtu qe mestatarja i bie… 6.5 Ose thene ndryshe : sa gjynah qe keto gjera, regjizori nuk ka dash (mundur ? ditur ?) ti thote më hijshem, më artistikisht !

nota : 6.5

trailer i filmit :

***

Posted on 27th February 2012
Under: Te ndryshmeSci-FiUSA | No Comments »

“I’m Number Four” – film amerikan me regji të D.J. Caruso


Nuk paska te sosur 2011-a  . Po shoh keto dite disa filma qe kishin dale vitin qe shkoi (2011), por qe me kishin shpetuar, edhe pse fort kisha dashur tu hidhja “nje sy”. Dhe bera mire qe i hodha jo vetem nje sy, por dy, ketij filmi.
Ne fakt, D.J.Caruso qenka vertet regjizor i talentuar, sepse edhe filmi i meparshem i tij “Eagle Eye“, me kish pelqyer !
I’M NUMBER FOUR” eshte i zhanrit fantastik me aksion, në te njejten linjë me sagat si “Harry Potter”, “Twilight”, “Narnia” etj. Por ne ndryshim nga keta, filmi ne fjale ka nje te mire te madhe dhe fort te rendesishme, per syte e mi : filmi ruan kepin (le cap), ruan pragun e realizmit, edhe kur nderhyn elementi fantastik. Pra, per mua, filmi eshte i besueshem, edhe pse eshte i gjinise fantastike. Ose, siç thuhet rendom ne shqip, ne blog-et dhe forumet per filmat, ai eshte realist.9.5

trailer


YouTube – I am Number Four – Official Trailer [HD]

***

Posted on 12th January 2012
Under: Sci-FiUSAAksion | No Comments »

La piel que habito (Lëkura nën te cilen jetoj) -film spanjoll me regji te P.Almodovar

   Isha gati ta adhuroja kete film sepse Almodovari, kur eshte ne timon dhe drejton filma te tipit “B movie“, rezultati mund te jete interesant (psh filmat “Kika”, “La Flor de mi Secreto”, “Carne Tremula”).

Por me kete film… jo. Gati-gati po, por… jo.

Ne pamje te pare, filmi ka elementet e nje “B movie” me thekse ekzagjeruese (jo ne sensin e keq te fjales) te nje Opere. Biles edhe fantastiko-shkencore. Ok, asgje e keqe ne kete mes. Por ne gjirin e seciles skene, filmi nuk permban pothuaj asnje delir ! Per fat te keq, më së shumti nje far’ heaviness, gjëje te rende ndihet ne film…

Mua me duket se Pedro Almodovar eshte kryesisht kineast pataud (pak i rende, pak rrotë, pak i lehtë … pak nga te gjitha keto) dhe historia e filmit (nje mjek qe… nuk po e them !) ka tmerresisht shume densitet, keshtu qe regjizori, me duket mua, nuk ja del mbanë. Do ja dilte, nepermjet ndonje levizjeje prej maestroje. Por kjo mungon…
Flash-backs-et jane te rende, peshojne nga nje ton secili. Ndersa kur kthehemi ne te tashmen (e historise), duket sikur ndodh ndonje habi e çuditshme. Filmi nuk dridhet (nga emocioni), por duket sikur “jep zgjidhje”, imponohet. Ose si ta them ndryshe : emoconi i vetem qe transmeton eshte i tipit : “oh, dakort”, ose “aaaaa, prandaaaaaj !”, si puna e nje nje miku fjaleshume qe nuk e ke taku prej kohesh dhe qe perpiqet te tregoje vitet e jetes se tij permes detajeve dhe ti pergjigjesh pas çdo detaji : “aaaaaa, e shef ti”, ose “eeeee, te kuptoj, te kujtoj”. Keshtu dhe filmi : detaje te pafundme, por nuk ndihet se ç’fare pasioni, ç’fare marrezie i “gerryen” personazhet e filmit (qe nuk jane te paket). Brumi eshte : jo pak gjera mund te beheshin me kete idene e lekures si maskë (titulli i filmit eshte “Lekura nen te cilen jetoj” !), idenë e brishtesise se mureve ndares midis Njeriut dhe Botes e plot e plot te tjera ide.
Mund te beheshin !
Por … jo, s’kish qene e thene… 

6.8

***

Posted on 30th August 2011
Under: Sci-FiCannesSpanjeAlmodovar | No Comments »

“INCEPTION” – film amerikan me regji te Christopher Nolan

 

Mendimin tim per “INCEPTION”, blockbuster veror i 2010-es, e kam shkruar permes 2-3 postimeve tek blogu shqiptar “Peizazhe te Fjales“, nën nickname : STALKER.

Adresa eshte:

http://xhaxhai.wordpress.com/2010/07/23/endrra-filma-kujtime/

Nota ime per filmin : 4.5

***

Posted on 28th July 2010
Under: ThrillerSci-FiUSAAksion | 1 Comment »

AVATAR – film amerikan me regji te James Cameron

  Kur beri nje film siç qe ai TITANIC, James Cameron arriti tre fitore:

1. realizoi filmin me fitim-prurës ne historine e kinemase
2. fitoi 11 OSCAR
3. filmi u kthye ne mit planetar qe s’ngeli njeri pa e pare.

Nga ana tjeter, James Cameron nuk eshte ndonje zanatçi blockbuster-ash qe xhiron njeri pas tjetrit filma te komanduar nga Hollywoodi (psh, si puna e Emmerich me “indipendence day” apo “2012″… mora nje shembull). TITANIC-un, Cameron-i e realizoi plot para 12 vitesh, e qe atehere, s’kish bere ndonje film tjeter. Nje armë e forte per te besuar qe eshte menduar mire pa e ka realizuar AVATAR-in e tij, qe ka dale me 16 dhjetor, njeherazi ne USA, Europe e kudo neper bote. Dhe siç thuhet, kish 12 vjet qe “priste” qe teknologjia te arrinte ne ate nivel qe te mund ta lejonte berjen e nje filmi te tille (nje perzierje e efekteve kompiuterike me lojen reale). Shto ketu qe ai vete eshte skenaristi, regjizori, por dhe producenti i AVATAR. Shkurt, jo pak faktorë per tu tunduar e per te shkuar me e pà nje film te tille, qe ne aparence, duket se i drejtohet nje publiku me se shumti adoleshent.

Ndaj dhe lind pyetja: AVATAR, me mire apo më keq se TITANIC-u ??

(ne foto: James Cameron)
Zakonisht, regjizorët qe kane disi respekt per lirine e krijimit te tyre dhe qe arrijne nje sukses si ai i TITANIC-ut, pas berjes se nje filmi te tille, angazhohen e bejne nje film më modest, me “te vogel”, me “me kembe ne toke” (gjithmone, ne planin financiar), per te pasur neser-pasneser nje hapsire manovrimi per filmat e tyre te ardhshem si dhe per tu mbrojtur disi nga sfida e famshme : “lart e me lart”.

Ne kundershtim me kete llogjike (edhe pse kufiri ishte i larte sa s’ka më per “shkak” te triumfit te pa-precedent te TITANIC-ut !), eshte me se e dukshme ambicja e James Cameron-it me AVATAR-in e tij per te tentuar per më lart, akoma e akoma per më lart. Per shembull : ka punuar me teknikat e reja grafike mbi 10 vjet qe te arrinte per shembull qe, shprehjet e fytyres njerezore, te mund t’ja ngjiste avatarëve (ufo-ve) te tij krejtesisht numerikë; ose perdorimi i kamerave 3 dimensionale (une nuk e pash ne 3D : nuk shfaqej i tille ne kinemane ku shkova).

Por pikerisht, ne kete pike (performancat teknologjike e grafike), filmi me bindi më se pakti ! Per te mos thene qe me se shumti më la indiferent (ndonjehere edhe me irritoi…). Me gjithe prirjen e mire qe kisha per ta pelqyer.
Jo pak gjera duken “déjà vu” (te para më pare), sidomos ne lojrat video apo ne filmat e animuar…

Zeri po ashtu lë per te deshiruar…., muzika shpesh korale alla-afrikane, me flaute alla-Titanic; vertet asgje e re dhe shpesh here kitsch (kiç).

Megjithate, mbetet narracioni (gjeja qe me pelqen veçanerisht tek Cameron, pikerisht tek TITANIC-u, eshte narracioni), narracion qe regjizori e zoteron fort mire; ose vizioni qe ka ai per boten, per njeriun dhe eksperiencat e tij (interesante keto gjera ne film !!), edhe pse personifikimi (incarnation-i) nuk eshte gjithmone ne forme harmonike dhe teresisht bindese.

ne foto: James Cameron

Historia e filmit : jemi shume e shume shekuj pas atij te XXI. Njerezimi ka zbuluar nje planet, planetin Pandora, dhe shkon atje per te zbuluar nje mineral te çmuar qe zgjidh krizen alarmante te energjise ne Tokë. Ne kete planet, jetojne disa qenie jashtetokesore, te quajtur Navis. Nje si pune tribuje.
Jake, heroi i filmit, zoteron ne vetvete nje avatar, nje veti metamorfozuese, per tu infiltruar midis popullates se planetit ne fjale, qenie te gjata 3 metershe ngjyre blu e me bisht shume funksionalesh. Dhe prap se prap, te duket se “i ke pare diku” !

Dhe ne fakt, banorët e planetit Pandora te kujtojne indianët e Amerikes ! Sikurse dhe filmi te kujton TITANIC-un. Vetem se kesaj here, pikeshikimi regjizorial nuk eshte ne anen e pushtuesve (anglezeve), por ne anen tjeter, ne ate te popullates vendase (indianet e amerikes = popullsia e planetit Pandora). A thua se, edhe pse Tokësorëve u ka ardhur ne maje te hundes te qenit njerezorë (AVATAR do te thote metamorfozim), edhe pse “shpetimi” shihet tek kontakti me jashtetokesoret (alienët — kesaj rradhe, nuk jane ata, por jemi ne më të zhvilluar), pra edhe pse “shpetimi” shihet tek post-humanizmi, prap se prap …bishti i “qenit” mbetet bisht !

***

Posted on 19th December 2009
Under: Te ndryshmeSci-FiUSA | 3 Comments »