Melodrame

10 Filma Melodrama

      
           

Po e vazhdoj me nje zhanër (gjini) tjeter filmi qe e kam fort per zemër, melodramën, edhe pse sot eshte veshtire te gjesh filma te mire te ketij zhanri.

Zyrtarisht, melodrama eshte nje zhanër qe ne origjine vjen nga teatri e ku momente lumturie dhe momente fatkeqesie gershetohen me njeri-tjetrin dhe gjate te cilëve, nga momenti ne moment, fatkeqesia mund te triumfoje. Temat kryesore te melodramave jane persekutimi i pafajesise, besa e prerë, miqesia hipokrite, dashuria e tradhetuar, triumfi i tiranisë. Shkurt : situata patetike.

10 melodrama qe i kam fort per zemër :

1. Angst Essen Seele Auf (Ali: Fear eats the soul) (1973) me regji te Rainer Fassbinder

2. Imitation of Life (1959) me regji te Douglas Sirk

3. The bridges of Madison County (1995) me regji te Clint Eastwood

4. An affair to remember (1957) me regji te Leo McCarey

5. City Lights (1931) me regji te Charles Chaplin

6. Hable con ella (2002) me regji te Pedro Almodovar

7. The Ghost and Mrs Muir (1947) me regji te Joseph Mankiewicz

8. Home From the Hill (1960) me regji te Vincente Minnelli

9. Titanic (1997) me regji te James Cameron

10. All that Heaven allows (1955) me regjit e Douglas Sirk

***

Posted on 18th August 2009
Under: Te ndryshmeTOPLIST | No Comments »

Çokollatat e Tim Burton-it !

Që Tim Burtoni eshte gjenial ne zhanrin e tij dhe pothuaj nuk ka bere asnje “gabim”(dmth film te dobët) ne karrieren e tij, kjo dihej (ndofta bën perjashtim “Planet of the apes”[planeti i majmunëve], per te cilin, fans-at e tij absolutë mendojne se nuk eshte ne nivelin e filmave te tjere). Por qe Tim Burtoni vazhdon krijimtarine e tij kinematografike me te njejtin nivel frymezimi si ne filmat e tij te pare (“Beetlejuice”, “Ed Wood”, “Edward scissorhands“) kjo nuk ishte e sigurte. Konfirmimin e sjall perfundimisht filmi i tij i fundit “Charlie and the chocolate factory”

Duhet me e ditë qe ne fillmi qe “Charlie and the chocolate factory” (Charlie dhe fabrika e çokollatave”) eshte film i komanduar, pra produksion i kompanise se madhe “Warner Bros”. Por megjithate, si rralle ndonje regjizor, Burtoni ka vënë te gjithe artin e tij (qofte edhe atë art nepermjet efekteve speciale, qe jane pjese e artit filmik) ne sherbim te filmit, i cili, edhe pse film block-buster, mban te gjitha gjurmët e regjizorit tejet te talentuar.

Ne pamje te pare, “film karramele”, ne pamje te dyte, film inteligjent dhe imagjinativ (edhe pse adoptim i nje romani tashme te njohur te Roald Dahl, botuar ne 1964 dhe shitur asokohe ne 13 miljon kopje !!).

Subjekti i vertete i “” eshte femijeria dhe dramat e saj, vetmia, deshira fundja natyrale e gjithkujt per te mos u mplakur: thënë ndryshe, Tim Burtoni realizon himnin më te bukur qe mund ti dedikohej fare mire Michael Jackson-it, ketij Peter Pan-i te perjetshem !

Per te katerten here ne filmat e regjizorit ne fjale, luan Johnny Deep ! Dhe ç’lojë !

Cokollatat e Sharlit jane nje perrallë morale here e ëmbel here e hidhur, por gjithsesi… magjike !

ps: nese ka nje sekuence te paparashikueshme dhe akoma më teper se magjike, eshte pikerisht ajo ku Tim Burton i bën nje homazh te shkelqyeshem Stanley Kubrick-ut te madh dhe skenës mitike te “2001, A space Odyssay”