Komedi

“Bad Teacher” – film amerikan me regji te Jake Kasdan

 

Per mendimin tim, “Bad teacher” eshte homazhi më i bukur qe i eshte bere deri më sot komedise sime më te preferuar all-time ever : “Serial Mom” te John Waters (1994.
E them kete sepse, perveç faktit qe filmi me pelqen per nga forma (nga cilesia kinematografike – te themi), persa i perket permbajtjes, filmi eshte i te njejtit princip me ate te “Serial Mom” : personazhi kryesor, nje egoiste (qelbesirë) e vertete, eshte e rrethuar nga personazhe qe nuk jane më pak egoistë (qelbërsira) se ajo !
Nga ana tjeter, me vjen ne mendje ajo qe lexova rastesisht nga nje filozof francez jo pak kinofil (Alain Badiou) ku shprehej se e donte shume nje komedi franceze te titulluar “Le père Noël est une ordure” (”Plaku i Vitit te Ri eshte nje qelbësirë e vertete”) pikerisht per arsye te dhunes qe permban ne vetvete satira e filmit. Do te thoja identikisht te njejten gje per “Bad Teacher” (dhe ne fakt, te njejten gje kam thene sa here kam pare -nje zot e di se sa shpesh !!- “Serial Mom”).

Duke pare “Bad Teacher”, kisha frike se mos filmi shkiste në shinat e “politically correct”. Por jo ! Deri ne minuten e fundit, filmi i mbetet besnik ‘programit’ te tij qe ka jo pak surpriza (qe nga guximi per ti dhene Justin Timberlake-it rolin e nje shpifaraku antipatik, e deri tek mbyllja – qe nuk po e them).

Cameron Diaz – e hatashme (si zakonisht !)

9 !

trailer i filmit : 
YouT

***

Posted on 13th January 2012
Under: USAKomedi | 1 Comment »

Crazy, Stupid, Love – komedi amerikane me regji te John Requa & Glenn Ficarra

 Prezantimi i intrigave dhe i personazheve nuk eshte keq. Por duket sikur ky film sentimentalo-komik, me shume i meshon romantikes se sa komikes ! Por eshte dhe problemi i aktorëve : Steve Carell duket sikur na perserit te njejtin numer humoristik (qe e njohim déjà), Julianne Moore dhe Kevin Bacon duken si figurantë dhe nuk ’shfrytezohen’ ne kapacitetin e tyre si aktorë, ndersa Marisa Tomei luan keq. Mbetet Ryan Gosling, por dhe personazhi i tij nuk arrin ti imponohet filmit : nata qe kalon me Emma Stone eshte i vetmi moment qe me “zgjoi”.

6

Posted on 9th January 2012
Under: USAKomedi | No Comments »

“BRIDESMAIDS” – komedi amerikane me regji te Paul Feig

Edhe pse regjizor i ketij filmi eshte Paul Feig, producent eshte Judd Apatow, keshtu qe ai fare mire mund te futet ne prodhimet “made in Apatow”. Nga ana estetike, filmi as nuk eshte, as nuk pretendon te jete stimulues. Amà i ndershem dhe komik eshte aq shume sa qe ndonje komedi te tipit “There’s Something About Mary” me Cameron Diaz, e delegon ne rangun e komedive “me buzeqeshje te ngrirë”.

Rrugetimi i eksperiencave dhe ndjenjave te Heroines më duken ekzakt dhe prekës, per më teper qe regjizori e merr me ngé (ne kuptimin e mire) historine qe tregon, duke i shtriqur situatat deri sa ato keqesohen pa kthim ! (po e quaj kete gje ç’rregullim te rehatisë skenaristike). Pra filmi ka vertet nje sens te brumezimit (ngjeshjes) se materialit te perdorur, po aq sa edhe nje sens te forte te çrregullimit te rehatise skenaristike, gje qe e vë re shume shume rralle ne komedite e sotme. Aq eshte evidente kjo gje, sa filmi më shume te sjell ndermend ndonje Cassavetes sesa vellezerit Farelly, edhe pse qeshja me lot gjithe kohen ! Ne kete sens, “BRIDESMAIDS”, gjithe duke mbetur thellesisht komedi, çan serizisht shtigje te seriozitetit kinematografik. Sigurisht, filmat “made in Apatow” e kane filluar tashme kete rruge, por “hileja” e tyre ishte se i largoheshin jo pak komedise, ne kuptimin e te qeshures “me gjithe zemer“. “Bridesmaids” eshte e kunderta : komedi e mirefillte (ne kuptimin e asaj qe pronohet zakonisht si komedi, si “qeshje me gjithe shpirt”), gjithe duke na kujtuar… Cassavetes ! 

9.9


***

Posted on 30th August 2011
Under: USAKomedi | 7 Comments »

“PAUL” – film amerikan me regji te Greg Mottola

Dy komeditë amerikane (te ketyre viteve te fundit) qe kam patur më per zemer jane “Superbad” (2007) dhe “Adventureland” (2008), te dyja me regji te Greg Mottola-s. Kaq besoj se mjafton per te shprehur respektin qe kam per kete regjizor !

Por ne ndryshim nga dy filmat e lartpermendur, ky i findit, pra “Paul“, eshte film-komandë, pra regjizorit i eshte ofruar nje skenar (skenar i shkruajtur nga dy aktoret kryesore te filmit, anglezët Simon Pegg dhe Nick Frost), nje shume parash nga producenti dhe i eshte thene “bej filmin qe duam ne” :

 

 

 

 

 

Une kete e dija para se te shkoja te shihja filmin. Megjithate, mendoja se do ndihej sadopak dora dhe talenti personal i Greg Mottola-s.

Por “Paul” eshte nje katastrofe e vertete !

Ajo qe ishte per tu levduar ne dy filmat e meparshem te Mottola-s, ka qene fakti se permes transgresionit, regjizori impononte inteligjencë kinematografike, gjithe duke mbetur, ne aparence, ne gjirin e nje strukture kinematografike qe zyrtarisht eshte e destinuar te sjelle pergjumjen e mendimit dhe reflektimit (komeditë debilizuese hollywoodiane). Ose thene ndryshe, argëtimi (ne sensin banal) zevendesohej nga humori (ne sensin më ideal te fjales) : humoristikja, rreshqiste si ngjala per ti zene vendin argetueses (banales).

PAUL” nuk eshte humoristik i asgjëje, në mos i nje far’ ideje te dy kombeve : Great Britain (heronjte e filmit jane angleze) vs.USA (armiqtë). Ose thene ndryshe, humor i te njejtes gjuhe, anglishtes, e ndare më dysh nga Oqeani Atlantik. Perveç kesaj ideje te vaket të humoristikes, ‘Paul’ nuk eshte veçse nje film-turistik, dmth mender-film, pa piken e cilesise. “Paul” thjesht ndihmon rigjenerimin e klisheve bajate mbi Ameriken dhe i ben furçe nje regjizori-producent miljarder, alias Steven Spielberg-ut, zeri i te cilit degjohet ne film (me siguri ne kembim te disa mijra $ …).

3.0

Posted on 28th March 2011
Under: USAKomedi | No Comments »

“Greenberg”- komedi amerikane me regji te Noah Baumbach

 Historia e krizes ekzistenciale te Roger Greenberg (rol i luajtur nga Ben Stiller, i mrekullueshem !), permes nje filmi, qe eshte hiç me pak e hiç me shume, antiteza e komedive romantike amerikane, te cilat ne pergjithesi nuk te bejne as te te qeshesh, as te enderrosh.
E prap se prap, “Greenberg” eshte komedi ! Dhe fort e mire !

Greenberg” te kujton te mrekullueshmin “Funny People” te Judd Apatow-t, ( http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/1…e-judd-apatow/), pasi dhe ne kete rast, ne qender eshte nje tip tek te 40-at, veçse siç e thashe me lart, me se shumti behet fjale per nje krize ekzistenciale, dhe jo fort krize moshe. Duke larë hesapet me konfliktet e rinise se tij, Roger Greenberg i jep mundesi vetes te jetoje tjeter gje, nje “tjeter jete”.

Ne film nuk behet fjale per Ameriken e winners-ave (ufff, me ne fund !!), e cila ne fakt, ne film, eshte e simbolizuar permes nje shtepie te madhe kaliforniane, pronarët e te ciles ikin qe ne fillim te filmit, per te hapur nje hotel ne … Vietnam !Shtepine ja lene asistentes se tyre personale (luajtur nga Greta Gerwig – roli i pare i saj, por me siguri do ja degjojme emrin per mire kesaj aktoreje te magjishme !), dhe vellait te te zotit te shtepise : Roger Greenberg-ut (dmth, Ben Stiller-it), tip menefregoje (siç themi shpesh ne shqip).
A thua se regjizori Noah Baumbach do te na thote se Amerika funksionon po aq mire, ne mos më mire, pa winners-at e saj !

Personazhet pothuaj nuk jane fare te paragjykuar. Ja per shembull nje ilustrim : skena e festes se adoleshenteve, gjate te ciles “bën nje byth vend” edhe Ben Stiller : dy gjenerata bashkjetojne qetesisht me njera-tjetren, e kritikojne nga pak njera-tjetren, por nuk injorohen mes vedit. Te vetmet kritika per Ben Stillerin vijne nga vellai i tij magaloman e super i pasur (winner dhe shkuar winner-it !), nepermjet telefonatave te tij nga … Vietnami ! 40 vjet pas “Bomb Hanoi”, ja ku erdhi koha per “Visit Hanoi”. Ne 2050-n, femijet e vellait te personazhit kryesor, me siguri qe do shkoje te ndertoje nje hotel ne… Bagdad ! 

Ben Stiller e mban ne vetvete dufin qe ka per kete bote, por gjithsesi, arrin te komunikoje. Perbuzjen qe ka per boten aktuale, e shpreh permes letrave-trakte qe u shkruan Firmave te medha; dashurine per famijen e te vellait e shpreh permes dashurise qe ka per qenin e ketij te fundit (duke i ndertu nje kolibe !); dashurine qe ka per “asistenten personale” te familjes se vellait, e shpreh permes copjeve te CD-ve qe ja dhuron, ose duke i lene mesazhe tek celuluari.
Shkurt, jo dhe aq i shkeputur nga bota reale (i ç’konektuar) : më se shumti, i keq-konektuar…

Rilindja i vjen me ne fund permes publikimit ne “New York Times” te njeres prej letrave te shkruara prej tij. Roger Greenberg arrin te hyje perseri ne jete, edhe pse gjithmone në “buzë” te jetes… (next to).

Greenberg thote ne film nje fraze, qe me duket esenca e filmit : “Nje here, nje psikolog me ka thene qe une jetoj më se shumti me te shkuaren se sa me te tashmen. Dhe ndodh keshtu, sepse nuk e kam jetuar aq mire pikerisht atë, pra te shkuarën” !

shenim: eshte entuziazmues fakti qe nje star amErikan si Ben Stiller, pranon te luaje ne nje film kaq te pa-bujshem, realizuar nga nje regjizor vertet autorial (para disa vitesh, i pata pare filmin e tij te pare,
The Squid and the Whale” (”Oktapodi dhe balena”) http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…noah-baumbach/ – fort i mire !!).
Me siguri, Ben Stiller nuk i ka kerkuar asnje grosh regjizorit, po te kemi parasysh faktin se behet fjale per nje film te thjeshte indipendent.
Kjo i shton akoma me shume vlerat atij, qe gjithsesi, më eshte dukur nga te rrallet komikë amerikane qe me kane bere gjithmone te qesh !
Bravo !

8.2

***

Posted on 6th May 2010
Under: USAKomediIndipendent | 2 Comments »

“Life During Wartime” – film amerikan me regji te Todd Solondz

  Me kujtohet vite me pare te kem dialoguar me nje forumiste qe jetonte ne USA e qe me pyeste nese i njihja filmat e Todd Solondz. Asokohe jo. Por qe prej asaj kohe, kam pare shumicen e tyre dhe kam nje kujtese fort te mire, sidomos per “Palindromes” (2005) dhe “Happiness” (1999). Pikerisht, vazhdimi i ketij te fundit, eshte ne nje fare menyre edhe “Life during Wartime“.

Filmat e Solondz jane filma qe trazojne, provokues (por jo ne kuptimin e keq te fjales !), qe shtrojne pyetje, sidomos per klasat e mesme amerikane, jeten e te cileve edhe trajtojne. I te njejtes venë eshte dhe ky i fundit : Regjizori duket se nuk ka humbur asnje gram nga talenti i tij !!

8.0

***

Posted on 6th May 2010
Under: USAKomediIndipendent | No Comments »

 

“ADVENTURELAND” – komedi amerikane nga Greg Mottola

Greg Mottola filmin e tij te pare (i mrekullueshmi “SUPERBAD” ) e pat realizuar nen hijen e Jud Appatow-t, mbretit regjizor-producent te komedise se mire hollywoodiane aktuale. Kesaj rradhe, Mottola filmin e tij i fundit “ADVENTURLAND” e ka realizuar pa ndihmen e Appatow-t dhe “bandes” se tij, gjithe duke çuar edhe me lart cilesine tashme te konfirmuar me “Superbad” !
Regjizori gjerman Fassbinder thoshte ne raport me Douglas Sirk-un, mbretin e melodrames amerikane te fund viteve ‘50 : “Sirk eshte i vetmi kineast ne bote qe i do aq fort te gjithe personazhet e filmave te tij, te gjithe, pa perjashtim ! Nderkohe qe ne regjizoret e tjere, bashke me mua ne krye, harxhojme kohen duke dashuruar disa, e duke urryer ca te tjere

 

Dhe Fassbinder-i kishte te drejte : kur shikon filmat e Douglas Sirk, spektatori kupton se me të vertete ne filmat e Sirk-ut nuk ka “personazhe negativë”, “personazhe te keqinj”, “njerez te poshter”. Ka thjesht njerez !

Te njejten ndjesi kam patur me filmin “Two Lovers” te James Gray dhe kesaj rradhe me “Adventurland” te Greg Mottola-s, nje film ku mund te “lulëzonin” personazhe nga më te poshtrit e më te ligët qe mund te mbajë dheu ! Por jo ! Asnje te tille ne film ! Asnje personazh i parë (i shikuar, i veshtruar) si i tille nga syu i regjizorit !

Marrim mekanikun e parkut (filmi i zhvillon ngjarjet ne nje Park Lojrash), nje bukurosh tip Don Zhuani, qe kalon kohen duke gjujt gocat e reja rreth e rrotull Parkut te Lojrave, te cilat i genjen keq fare duke u shtirur si ish-baterist i kengatarit te famshem Lou Reed (nderkohe qe ngaterron keq fare titullin e nje kenge te ketij te fundit !! ). Pa harruar qe, edhe pse i martuar, ka nje relacion te fshehte seksual me Emin, nje vajze e re qe punon aty. Shkurt, ne pamje te pare, s’gjen nje fjale te mire per nje personazh te tille !
E megjithate, pak e nga pak, gjate filmit, mekaniku behet gjithe e më shume simpatik, pasi ne nje fare menyre, pak e nga pak, ai i behet si nje vella i madh heroit kryesor te filmit, James-it, më shume duke e keshilluar se sa duke “ja rras”, ne lidhje me dashurine e ketij te fundit per Emin (me te cilen, fshehurazi, mekaniku ben sex !!).

Adventurland” ne fakt, eshte nje film, nje komedi, mbi dashurine dhe seksin. Mbi dashurine e pare, e sidomos, per raportin e pare seksual ne jete. Gjithe filmi zhvillohet ne nje park lojrash, ku James, heroi kryesor, nje djale i ri, shkon te punojë gjate veres. Dhe bie ne dashuri me Emin. Ne fakt, James, kishte planifiku te shkonte gjate veres ne Europe, per te praktikuar gjuhet e huaja qe ai di. Por s’ka lekë ! Dhe perfundon ne nje park lojrash vere.

Pra, ne nje fare menyre, “ADVENTURLAND” eshte triumfi (qofte dhe pa dashje !) i nje zhanri kinematografik (komedia romantike !) mbi nje zhanër letrar (ditari i udhetimit, qe James do mbante gjate udhetimit neper Europe, nese do te realizonte endrren te shkonte atje per pushimet e veres). Pra historia e nje studenti amerikan i shtrenguar te punoje gjate veres ne nje park lojrash, park qe i jep atij “shansin” te zgjedhojë (siç zgjedhohet nje folje !) problemet e komplikuara te seksit dhe me ato te ndjenjave (dashurise).

Film prekës, sepse merr persiper te jete modest, pra as shume per te qeshur (komedi ku spektatori nuk “fshin lotet nga e qeshura”), as shume i pasur (ne sensin ostontatues – ostentatious – pra qe i ekzagjeron cilesite e tij). Pra nje film qe kapet pas te vogles, intimes, te padukshmes, “tiny”, kapet pas asaj gjeje qe ende s’ka lindur, s’eshte shfaqur, qe eshte ne embrion te saj.

A thua se James (heroi i filmit) po zbulon vete atdheun e tij, zbulon “dekorin” e atdheut te tij, anen e pasme te dekorit : njerzit jane simaptike, por dhe mizerabel, pak genjeshtarë, pak te vertete por fundja dhe ai nuk eshte me i mire se te tjeret ! Dhe pikerisht, kete zbulon James, ne Adventurland (qe eshte dhe emri i parkut te lojrave).

James zbulon… rrenoja ! Jo rrenojat arkeologjike qe priste te shikonte neper Europe, nese endrra e tij per udhetimin veror do te realizohej, por ne… Pittsburgh, ne Pensilvani, dhe qe prej atij momenti… fillon e ti doje ato “rrenoja” !

And I loved the movie !!!!

***

Posted on 29th November 2009
Under: USAKomedi | 1 Comment »

The Hangover – komedi amerikane me regji te Todd Phillips

“Kur s’ke pulën, do hash sorrën !”

Kjo eshte shprehja qe te vjen ne mendje, kur lexon lavdet e shtypit per kete komedi amerikane, qe ka korrur goxha sukses tek publiku. Dhe publiku, kur s’ka pulën (komeditë vertet te mira, sot jane te rralla !), do haje sorrën (”The Hangover“).

Ne fakt, “The Hangover” nuk ka ndonje humor kushedi ç’fare te guximshem sa thuhet (me demek, filmi ka qyfyre me gjoja “llafe turpi” dhe “gallate të degjenerume”). Asgje nga keto, nuk ka në të vertete. Filmi eshte shume e shume here më sqimatar (ne kuptimin e keq) se sa duket ne pamje te parë. Perkundrazi, humori mbetet i nivelit mediokër, personazhet nuk jane fare margjinalë (te veçante) sikunder pretendohet : jane veçse ca çuna xhentilë, pak leshko, e që sigurisht, me nje nivel te tille, publiku i gjërë (siç eshte bere zakon te thuhet !), e ka kollaj te idnetifikohet !! (ndaj dhe filmi ka pas sukses – identikisht si dhe komedia franceze banale “Bienvenue chez les ch’tis”).
***

Posted on 29th September 2009
Under: USAKomedi | No Comments »

“BRÜNO”- film amerikan me regji te Larry Charles

Ky eshte humoristi anglez Sacha Baron Cohen

Perpara 3 vitesh, Sacha Baron Cohen ishte Borat-i, gazetari nga Kazakistani qe shkoi per ekseprience pune ne USA :

Kesaj rradhe, Sacha Baron Cohen eshte Brüno, gay, komentator i nje TV austriak Mode, qe po ashtu shkon ne USA per tu bere star :

Nga ana skenaristike (ne raport me “BORAT“) : principi i filmit eshte i njejte. S’ka asnje ’shpikje’. Dhe, ashtu sikurse “Borat” qe tallej me te metat e shoqerise amerikane, edhe “Bruno” arrin ne te njejtat konkluzione. Veçse kesaj rradhe, në shenjester nuk eshte më ksenofobia (frika nga te huajt – sikurse ishte tek “Borat“), por homofobia, frika nga homoseksualet, si dhe përqeshja ndaj “the society of the spectacle”, pra “shoqeria e konsumit, e spektaklit” ne te cilen jetojme tejembanë globit tone te dashur !

Ajo qe me duket interesante tek personazhet e krijuara nga Sacha Baron Cohen eshte fakti i ekstremizimit te sjelljes se tyre deri ne ate shkalle qe ata te kthehen në të rëndomtë : qofte Borat, qofte Brüno, jane aq karikaturalë, aq te pa-besueshëm, aq vulgarë, sa kthehen në të besueshem (sigurisht, ky ekstremizim, ky vulgarizim, eshte i bere me inteligjence dhe jo vulgaritet ! – ketu qendron çelesi i suksesit te personazheve).

Frëngu ka nje shprehje : “trop de provocation tue la provocation“, qe do te perkthehej : “provokimi ne ekstrem e eleminon provokimin vetë”. Ky duket te jete dhe principi baze i personazheve te deri-tanishem te Sacha Baron Cohen : nuk provokon “sa per te kaluar rradhen” (provokim per provokim), por provokon aq rëndshëm, sa stadi (niveli) i provokimit propozon kalimin ne diçka tjeter, ne ate te reflektimit.

***

Posted on 18th August 2009
Under: USAKomedi | No Comments »

“Glory to the film-maker” (”Rrofte regjizori!”) – film japonez nga Takeshi Kitano

Image resultKy eshte kapitulli i dyte i nje trilogjie kinematografike qe Takeshi Kitano e filloi me “Takeshi’s” ne 2006-en. Filmi vazhdon te kete ne qender, sikurse dhe filmi para-rendës, refleksionin e Kitano-s mbi krijimin artistik.

Kesaj rradhe, Takeshi Kitano, qe luan vete ne film rolin kryesor, eshte i shoqeruar nga nje kukull qe eshte sozi e vetë regjizor/aktorit Kitano, qe kesaj rradhe merr persiper te realizoje filmin e fundit. Te fundit fare fare! Dhe i vijne ne mendje gjithe ç’ka realizuar deri tani. Dhe vendos te shpetoje njerezimin, permes filmit te tij!

Glory to the film-maker” eshte nje komedi burleske, ku shfaqet nje Kitano “gallataxhi” i hidhur, nje fare Monty Python-i japonez no-sens & no-future. Vazhdon kriza e krijimtarise se regjizorit, i betuar qe nuk do beje më filma me yakuzas, por qe me sa duket, do te mbyllet me “kapitullin” e trete te trilogjise, qe eshte prezantuar dje ne Festivalin e filmit ne Venezia.

Kitano “tallet” me veten, “tallet” me ne. Autoderizion (self-derision) qe te kujton melankoline e filmave te fundit te Godar-it.

Bukur!

Posted on 16th March 2009
Under: JaponiKitano | No Comments »