Horror

“The visit” – film amerikan me regji te M. Night Shyamalan

 

 

 

 

 

 

 

 

Qe prej “Lady in the Water” ne 2006 (suksesi i fundit i regjizorit te “The Sixth Sense” ), ne keto 10 vitet e tjera, Mister Shyamalan ka kaluar nga nje deshtim komercial ne tjetrin.

Eshte tjeter pune qe mua personalisht gjithmone me kane pelqyer punet e tij : njerin më shume e tjetrin me pak, filmat e tij kurre nuk me kane lene indiferent. Por si duket kupa e kompanive te medha te Hollywoodit u mbush (ose me sakt, u zbraz), prej nga dhe refuzimi i tyre per ti kene besuar (financiarisht) regjizorit ne fjale ndonje projekt te ri blockbusterian.

Keshtu qe Shyamalan kesaj rradhe ka qene i detyruar ti drejtohej nje kompanie fare te vogel producentesh per te realizuar filmin e rradhes me vetem 5 miljon $ (i fundit i tij kushtonte 130 miljon – sa per te krijuar nje idé), duke ju kthyer keshtu edhe motivit te tij te preferuar permes te cilit edhe shkelqen: atij te ankthit (The Six Sense, Unbreakable, Signs, The Village).

Dhe kesaj rradhe ka realizuar nje KRYEVEPER “te vogel” !


 Pricipi mbi te cilin ngrihet “THE VISIT” quhet ‘found footge‘, pra kamera-subjektive : njeri prej personazheve te filmit (ne kete rast, nje vajze e vogel dhe vellai i saj edhe me i vogel) supozohet se filmojne ngjarjen, dhe ne shikojme ate qe (gjoja) ata filmojne. Kete dispozitiv (process) nuk e ka shpikur Shyamalan por filmi “Blair Witch project” ne 1999 : qe prej asaj kohe, te mbeshtetur ne nje princip te tille ka patur qofte filma vertet te shkeqyer (si “Cloverfield“, “Project X” ose “Redacted” ) qofte plera pa piken e vleres (si “Paranormal Activity” ). Keshtu qe Shyamalan nuk ka ndonje merite ne kete mes. Meritat qendrojne gjetiu.


Historia e filmit nuk ka ku te shkoje me e thjeshte : nje grua e divorcuar tek te 40-at u propozon 2 femijeve te saj te shkojne te kalojne nje jave pushime ne Pensilvani, ne fermen e gjysherve te tyre, me te cilet vete e ema eshte ndare shume keq (kur eshte martuar) dhe nuk i ka ripare më qe prej 15 vjetesh. Keshtu qe dhe vete femijet nuk i kane pare kurre ndonjehere me pare gjysherit e tyre. Por kur mberrijne ne fermen e fshatit ne fjale, konsatojne se dy pleqt… nuk jane fort ne rregull nga trute      

Po ta mendosh mire, filmografia e Shyamalan shpesh ka patur ne qender te saj vizitën, pra qofte vizitorët, qofte ‘te vizituarit’ : djalin e vogel te “The Sixth Sense” e vizitonte perdite nje fantazem;  rojes se pallatit te “Lady in the water” i prishi monotonine e perditshme nje nimfë uji qe doli nga vrima e pishines; familja fshatare tek “Signs” dallonte prezencen kercenuese dhe misterioze te disa vizitoreve te çuditshem qe silleshin verdalle fushave te tyre me miser. E le pastaj tmerri  qe shkaktonin “those-we-do-not-speak-of” tek “The Village”

           

Edhe kesaj rradhe behet fjale per “NJE VIZITË”, eshte e njejta gje, vetem se fale principit te kameres-subjektive, jane permbysur rolet : irracionalja, terrori, ankthi dhe frika duhen kerkuar tek ‘të vizituarit’ (dhe jo më si me pare, tek vizitorët), duhen kerkuar tek ‘mosha e trete’ (tek pjesa me e perkedhelur e shoqerive te sotme perendimore, tek ajo qe enderron rinine e perjetshme). Pse ? Sepse tmerri absolut sot eshte pikerisht fundi i pafundem psikologjik ne fund te jetes, rrenimi trupor (fizik), dementia mendore qe kthehet ne deshire masakruese.
E megjithate, “The visit” nuk eshte per asnje sekonde moralizator: gjithe duke futur friken, filmi te ben me qesh : Shyamalan u ve dinamitin konvencioneve debile te “kameres subjektive” duke i mundesuar spektatorit, para se gjithash, te reflektoje mbi fuqine e imazhit (si i tha e motra te vellait qe donte te vinte nje kamera te fshehte ne sallen e ngrenies, per te filmuar gjyshen kur ngrihej naten ? “ah jo, nuk mund te besh nje plan filmik nese personi qe deshiron te filmosh nuk eshte prezent; perndryshe biem ne qorrsokakun e ‘Reality TV’ (big brother) “.

Po mire, po cili eshte sekreti i nje arritjeje te tille ?? Ai e ka emrin thjesht “meez on scene” (me theks amerikan – dhe ata qe e kane pare filmin, me kuptojne!)


9.5 

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=YfQnRjkuvaY

“Twixt”- film amerikan me regji te Francis Ford Coppola

Nese ka nje gje te mire vazhdimesia e nje kinoditari, ajo eshte mundesia per t’iu kthyer here pas here asaj qe kemi shkruar per filmat e meparshem te X apo Y regjizori. Duke qene se Coppola (regjizori i “Goodfather” apo i “Apocalypse now”) qe prej vitit 2007 i eshte rikthyer regjisë se filmave (pas nje perudhe gati 10 vjeçare “pushimi” te detyruar (1997-2007 per shkak te borxheve astronomike qe kish !), eshte interesante te lexosh komentet per dy filmat e parafundit te tij :

Ne vijim te asaj qe vete Coppola ne intervistat e tij e quan rilindje te dyte artistike te tij, vjen ky film i trete i tij : “Twixt” :

Rastesisht kam ripare perpara pak muajsh ne DVD te dy filmat e parafundit te Coppola-s. C’eshte e verteta, siç e kam thene ne nje nga komentet e mia per filmat ne fjale fill pas momentit te shikimit te tyre ne kinema, filmat më te mire te tij nuk jane detyrimisht ata qe qe kane korrur edhe suksesin me te madh komercial : Coppola shkelqen pikerisht aty “ku nuk duket”, ndersa aty ku duket, ne fakt eshte shkeqim i rremë. Dua te them se ai i ka dhene jo pak kinematografise dhe nje merite e tille nuk mund ti mohohet. Dyshimi im lidhet me ate nese a ka vertet, qe prej 2007-s, nje rilindje te dyte kinematografike te tij ?? Më duket se… jo. Disa gjera te reja ka (rilindja doemos qe presupozon risi), sidomos bie ne sy perpjekja per forma te reja kinematografike, bie ne sy tendenca per t’ju larguar narracionit klasik por… te krijohet pershtypja se asgje nuk eshte ne kohen e ‘duhur‘ dhe as ne vendin e ‘duhur‘.
Per ta konkretizuar (dhe meqe behet fjale kryesisht per formen kinematografike) po marr nje shembull : nese Godard e ktheu timonin e tij duke marre kthesen e braktisjes se linearitetit te narracionit qe ne moshen 36 vjeçare (ne vitin e larget 1966, me filmin e tij “Dy tre gjera qe di për të“), kjo nuk do te thote se Coppola-s nuk ka te drejte ta beje nje gje te tille qofte dhe ne moshen 66 vjeçare. Ok. Por ne ndryshim nga ky i fundit, Godard ishte i qarte per pozicionin e tij si artist, ne pozicionin e tij ne raport me historine e Kinematografise : momenti kur ai ndermerrte nje gje te tille korrespondonte me fundin e nje epoke, me fundin e shkelqimit te Hollywoodit dhe hapjen e nje epoke te re, asaj te Televizionit. Braktisja e linearitetit te narracionit nuk ishte qellim ne vetvete por ishte menyre per ti kthyer artit kinematografik borxhin : qe nga ai moment, ishte vetë kinematografia (le cinéma) qe u kthye ne subjekt kryesor ne filmat e Jean-Luc Godard-it (ne letersi, kjo do te korrespondonte me lindjen e romanit modern, ose per shembull, te themi me “Uliksin” e James Joyce-it).

Po ta shikosh holle-holle, qe prej 5 vitesh, Coppola perpiqet te beje ekzaktesisht te njejten gje qe Godard ka filluar tashme ketu e 50 vite më pare : qofte tek “Youth without Youth, qofte tek “Tetro”, e akoma edhe me teper tek ky i fundit pra tek “Twixt”, subjekti vertete eshte vete kinematografia, subjekti i vertete eshte vetë shqetesimi i regjizorit, i artistit per formen kinematografike, per mbijetesen e saj permes gjetjes se menyrave te reja shprehese, permes dekonstruimit te narracionit, te linearitetit te tij. Por ja qe duket ashiqare qe diçka nuk funksionon… . Per mendimin tim, per Coppola-n nuk eshte as koha e duhur (vonë, shume vonë…), as vendi i duhur (USA) dhe padiskutim qe kjo lidhet edhe me karakterin dhe natyren e regjizorit (qe ne fakt, eshte nje megaloman i pandreqshem ! – dhe problemi nuk eshte pse eshte megalloman, por pse eshte i pandreqshem !). Po lexoja nje interviste te fundit te tij (ku ai evokon pikerisht kete rilindje te dyte te tij, qe prej 5 vitesh tashmë) e ku ai thosh : “d’une certaine manière, je voulais résoudre le problème que les gens ont en vieillissant, lorsqu’ils tentent d’égaler les œuvres qu’ils ont réalisées dans leur jeunesse. et c’est impossible. Chaque cinéaste affronte le même problème : il ne pourra jamais rivaliser avec un chef d’œuvre qu’il a fait à 25 ans”

(Ne nje far menyre, me keto 3 filma doja ti jepja zgjidhje problemit qe njerezit kane ne pleqeri, kur tentojne te barazojne (tejkalojne) veprat qe kane realizuar ne rini te tyre. Por kjo eshte e pamundur ! çdo kineast perballen me te njejtin fenomen : rivalizimin me nje kryeveper qe ai ka bere kur ka qene 25 vjeç”).

Ketu me duket se qendron edhe problemi : nese do ti benim te njejten pyetje Godard-it (i cili per me teper, ka te njejten moshe me Copppola-n), ne ndryshim nga ky i fundit nuk do fliste per rivalizim, por per nje “remise en question permanente” (rivenie te vazhdueshme ne pikpyetje). E aq me pak te pretendonte se kish bere ndonjehere ndonje kryeveper ! (ne nje interviste te fundit te Godard, degjoja tek thoshte se nuk ishte i kenaqur me asnje prej filmave te tij te dikurshem, akoma me pak me ata te suksesshmit e periudhes se “nouvelle vague”; perkundrazi, te vetmit filma qe i jepnin nje fare satisfaksioni si kineast, ishin ato 2-3 te fundit e tij (”socialisme’, “notre musique”, “éloge de l’amour”).

Une fois de plus, më thuaj cili je, te te them se ç’filma bën… Ndofta kjo eshte dhe arsyeja pse filmi i ardhshem qe Coppola anunçon ne intervisten e tij, eshte perseri nje film me buxhet te larte, si ato ‘kryeveprat’ e tij te dikurshme, pra alla “Kumbari”…

Kaq e pati rilindja e zotit Coppola ??! …

ah, edhe dy fjale per “Twixt” : zhanri i filmit eshte horror : nje shkrimtar (Val Kilmer) shkon ne nje qyteze te vogel amerikane per te promovuar romanin e tij te fundit me tematike magjirat. Me ndihmen e sherifit, shkrimtari meson per disa vrasje qe kane ndodhur kohet e fundit ne ate qyteze e ku viktima eshte nje vajze e re, histori kjo qe e ndihmon ate per temen e re te romanit te tij te ardhshem.
Ne disa momente, m’u duk vetja perpara nje filmi te David Lynch-it, pastaj te Tim Burton-it, gjithe duke ndjere influencen e Godard-it. Kuptohet, ndjehet dukshem dora e Coppola-s, por çuditerisht, te krijohet pershtypja e nje filmi jo pak te influencuar nga tone regjizoresh te njohur ! Biles tani qe po shkruaj keto rradhe, po me lind ideja se ndofta e gjithe kjo ‘rilindje e dyte’ e Coppola-s nuk eshte gje tjeter veçse pasojë e nje fare hapjeje, e nje fare kinofilie recente te regjizorit, i cili ndofta me pare, kish aq shume konsiderate per veten dhe gjenialitetin e tij, sa shihte vetem kryeveprat e tij dhe kurrsesi filmat e kolegeve. Ose thene ndryshe, i drejtohej vetes ne vetën e trete, si nje far nje far… Alen Deloni !

nota per filmin : 6.0

tailer : http://www.youtube.com/watch?v=xP7cQnOcU7I

Posted on 16th April 2012
Under: HorrorUSAF. Coppola | No Comments »

“Paranormal Activity” – film amerikan me regji te Oren Peli (USA)

 Qe prej suksesit te “Cannibal Holocaust” (1981) dhe “The Blair Witch Project” (1999) – te paret filma ku personazhet filmojne veten dhe ngjarjen me kameren e tyre, ka patur dy tre tentativa te suksesshme, siç ishin vjet “Cloverfield” ose [REC]. Megjithate, kjo nuk do te thote se, meqe kostoja e nje filmi te tille eshte shume e ulet, o burra te marrim nje kamera e te filmojme veten.

Tek “Paranormal Activity“, nje çifti te ri i eshte fiksuar ne mendje se në apartamentin e tyre ka hyre djalli apo nje si pune shpirti i keq. Qe vjen dhe i shqeteson naten. Cifti i ri vendos te instaloje nje sistem video, per te filuar dhomen e gjumit. Kaq eshte filmi i cili nuk ka kushtuar me teper se 15 mije euro, dhe ka korrur jo pak sukses ne box-office. Pra, “ka bo pare te modhe” !

C’eshte per te ardhur keq eshte se vitet e fundit, gjithe e me shume, filmat horror amerikanë, per nga cilesia, po u ngjajne filmave porno. Dhe mund te ndahen ne dy kategori:
1. ne njeren ane, jane filmat e tipit “SAW”, me estetike ultra te detajuar, qe kanë per qellim te na tregojne ne imtesi çarje kirurgjikale, gjak, mish, dhe qe mund te perblidhen me nje fjale si filma ku, nje shufer hekuri qe hyn ne mish, korrespondon ne nje film porno me nje penis qe hyn ne vagine.
2. Ne anen tjeter, kemi filma horror te ashtuquajur amatorë, te filmuar me nje dv (kamera te thjeshte), pa piken e mizaskenes (me demek per ta pershfaqur “sa më origjinal realitetin” !), a thua se eshte fqinja jote, komshija e katit te peste, qe masakrohet/dhunohet (zgjidh nje nga dy versionet, -njeri per filmat me demek horror/amator, tjetri per filmat porno.

Paranormal Activity
 futet tek kjo kategoria e dyte, dhe ne fakt, filmi s’ka asnje ndryshim nga nje film porno amator : gjithshka eshte pa piken e estetikes, e pa menduar, jo artistike, pa piken e interesit. Tamam si ne filmat porno !! Here pas here, ndonje shperthim i vogle orgazme, me falni, desha te them adrenaline dhe… kaq !

Kur dola nga filmi (ose me sakt, kur ika nga salla e kinemase andej nga treçereku i tij), po mendoja me vete : a ha, prandaj kur njeriu sheh nje film porno, i thote vetes: “gjithsesi, s’kam nevoje ta shoh te gjithin” ! Principi pra eshte i njejte !

***

Posted on 19th December 2009
Under: HorrorUSA | 4 Comments »

“Thirst” ( ETJE ) film jug-korean me regji te Park Chan-wook

Mbreme pashe filmin ne fjale, qe eshte vertet nje fare thriller-i gjysem horror, gjysem realist, me vampire, dhe me doza jo te pakta humori.

Historia : Nje prift korean, shkon vullnetar ne Afrike per te bere vaksinen e re qe nje mjek ka shpikur, kunder nje virusi vdekje-prures qe qarkollon neper bote. Nga te gjithe ata qe pranojne te bejne vaksinen, prifti eshte i vetmi qe shpeton gjalle, fale nje transfuzioni gjaku te çuditshem qe merr.
Pasi kthehet perseri ne Koré, i shfaqen ne lekure shenja te çuditshme. Prifti eshte kthyer ne vampir. Ketu fillon dhe filmi…

Dhe aty fillojne dhe problemet me të. Skenat e filmit duken si te ndara, duken si pa lidhje nga njera-tjtra dhe po aq pa lidhje nga narracioni i pergjithshem i filmit. Skenat ngjajne me copeza lekure te vdekura, qe bien njera pas tjetres…
Kjo ben qe tonaliteti i filmit bie çdo 10 a 15 minuta… ; shto ketu dozen naive te filmit, here me dashje (dhe ne kete rast, ato jane momentet vertet interesante te filmit), here pa dashje…

Film-vampir, nganjehere nepsqar (i pangopur), nganjehere grotesk… Mund te kish qullosur me mire ky regjizori i ‘Old Boy’-t

***

Posted on 9th October 2009
Under: HorrorThrillerKorea e Jugut | No Comments »

“DRAG ME TO HELL” – film amerikan nga Sam Raimi

Sam Raimi eshte regjizori i filmit kult “Evil Dead“, te cilin e pat realizuar ne 1982, ne moshen 20 vjeç. Dhe sigurisht, regjizor i “Spider-Man”-it.

Me “Drag me to Hell” (”Merrmë ne ferr”), Sam Raimi i eshte kthyer dashurise se pare, dmth filmit horror. Ne qender te filmit eshte nje vajze e re amerikane punonjese banke, jo pak arriviste, e kompleksuar nga origjina e saj fshatare.

Ajo qe eshte interesante eshte se çdo skene e filmit eshte e ngritur mbi principin e te kundertes se asaj qe mund te pritej: filmi fillon keshtu : nje meksikan i vogel vjedh tek nje familje… ciganësh ! Humori shpesh eshte i zi, klishetë jane më së shumti ato te “B movie”, por efikase. Duket qe regjizori eshte argetuar duke realizuar filmin e tij, dhe mua po ashtu me argetoi (per mire), shpesh u tmerrova : shpesh qesha me gjithe zemer ! lol

***

Posted on 4th June 2009
Under: HorrorUSA | No Comments »

“Pan’s labyrinth” (”Labirinti i Panit) film spanjoll nga Guillermo Del Toro

Image resultRegjizori meksikan i “Hellboy“, Guillermo Del Toro, na ka bere kete rradhe nje film spanjoll, një perralle fantastiko-horror te cilin e prezantoi ne festivalin e Kanës kete vit.

Labirinti i Panit” i merr ngjarjet ne Spanjen frankiste te vitit 1944: eshte fundi i Luftes se dyte boterore. Ne qender te filmit eshte kapiteni fashisto-frankist Vidal, qe martohet me nje grua të vé qe ka nje vajze 10 vjeçare, Ofelia e cila zbulon nje dite një labirint misterioz tek shtepia e njerkut te saj. Pan-i, nje kreature demoniake dhe e çuditshme i shpjegon vajzes se vogel qe ajo eshte princesha e vertete e mbreterise se labirintit.

Filmi fare mire mund te titullohej “Liza ne botën e fashistëve”. Ofelia, qe eshte e detyruar te jetoje me njerkun e saj fashist dhe sadik, detyrohet të “fshihet” ne botën e perrallave dhe te magjisë duke krijuar nje paralel midis njerkut fashist dhe sadik dhe kreatures monstruoze te labirintit.

Problemi i filmit, per mendimin tim qendron ne ate qe bota reale dhe bota perrallore nuk jane filmuar me te njejtin frymezim gje qe e ben filmin te rende, e nganjehere te shemtuar…

 

Posted on 11th March 2009
Under: SpanjeG. del Toro | No Comments »