Film i Animuar

“INSIDE OUT” – film i animuar me regji te Peter Docter (PIXAR)

Qe e kam te veshtire (gati te pamundur) te rezistoj per te pare nje film te animuar (qe do te thote se nuk arrij t’i besoj imazhit qe krijon nje teknike e tille e cila ne rastin konkret eshte ajo dixhitale), kete tashme e dija. Por thashe ta riprovoj edhe nje here, nisur nga review-te ditirambike te kritikes lidhur me produktin e ri qe “Pixar” ka hedhur keto dite ne treg: “Inside out“.

Filmi i fundit qe kisha pare nga kjo studio ka qene ”Wall-E“. Dhe kam qene gjithmone me te njejtjen pershtypje: per mua cartoon-i mbetet karton dhe nuk shikoj imazh në të. Pike.
E me gjithe keto, i lashe menjane edhe kesaj here ‘paragjykimet’ dhe me deshiren më te mire u ula te shoh “Inside out” i cili tregon se si funksionojne ne koken e Riley Anderson, nje vajzeje te vogel 8 vjeçare, 5 emocionet kryesore te qenies njerezore : gezimi, inati, perbuzja, frika dhe trishtimi, ne momentin kur prinderit e saj nderrojne qytet dhe transferohen ne San Francisco. Ose me nje fjali te vetme : filmi eshte historia e nje vogelusheje qe bie ne depresion.

Ne fillim, m’u duk nje çike bizarre aspekti “cartoon & amusement park” i dizajnit te filmit por e verteta eshte se kete gje, ne shikim te pare goxha kitsch, filmi e tejkalon me se miri shume shpejt : jane te tjera gjera qe duhen thene, te cilat po i rendis me poshte.

Filmi eshte bere gjithe inteligjence, delikatese dhe inventivitet. Ashtu sikurse vete historia e filmit (truri i vajzes se vogel eshte reprezentuar si nje salle kontrolli, e qeverisur nga 5 emocionet e melartme), “Inside Out” vihet ne levizje gjithe uturime, gjithe duke “gerryer” nje humnere po aq te tmerrshme sa dhe te madherishme, per te na rrefyer se ndonjehere na duhet te pranojme nje shembje te madhe (ne koken tone, sigurisht) sepse s’ka rruge tjeter. Ne kete prizem, filmi nuk eshte edhe aq “per kalamaj” sesa per te rriturit, te cileve mund tu jepet mundesia ta rishikojne edhe njehere pafajesine (innocencen) e tyre te humbur ne ‘humnerat’ e femijerise dhe kalimin ne moshen adult pikerisht ne ate moment kur ata arrijne ta shikojne ne sy ate qe quajme rendom melankoli (e qe ne fakt eshte nje kompromis midis gezimit dhe trishtimit).
Stop.

Shume dhe kaq  .

Gjithe sa thashe me lart, jane shkruar nga dikush qe u ul ne kolltukun e kinemase dhe e detyroi veten te harronte se behej fjale per nje film te animuar, por qe, ‘in fine’, nuk ja doli dot mbanë ta harronte kete gje. Dhe akoma me pak, te harrohej (pas filmit, sigurisht).
Keshtu qe keto rreshta i hodha me se shumti per fansat e Pixarit, per me teper qe jam koshient se, ne gjinine e filmit te animuar, kjo studio, bashke me filmat e japonezit Hayao Miyazaki sot per sot kapin padiskutueshmerisht majat e gjinise ne fjale.

trailer : 

 This entry was posted on Friday, July 17th, 2015 at 9:36 pm and is filed under Te ndryshme. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0 feed. You can leave a response, or trackback from your own site.

4 Responses to ““INSIDE OUT” – film i animuar me regji te Peter Docter (PIXAR)”

  1. nowood Says:
    Mendoj se secili e ka nga nje zhaner qe nuk e honeps. Per mua eshte muzikali psh. As une nuk jam ndonje fans i animacionit por mendoj se je gabim. S’ka gje, ke kohe per te ndryshuar mendje:) Ja disa syreshFantastic Mr. Fox i Wes Andersonit
    http://www.imdb.com/title/tt0432283/Despicable me
    https://en.wikipedia.org/wiki/Despicable_Me

    dhe mbi te gjitha Waltz with Bashir i Ari Folmanit. Ky i fundit mbetet edhe me i vecanti sepse kryesisht animacionet tentojne komedine ndersa ky eshte i erret komplet. I erret dhe i bukur.
    http://www.imdb.com/title/tt1185616/

  2. autori Says:
    e kam pare Waltz-in, biles e kam komentu ketu ne blog :http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/03/16/waltz-with-bashir-film-izraelit-nga-ari-folman/

  3. Ylli detit Says:
    Mua me ka ngelur ne mendje po ashtu film i Ari Folman Kongresi (The congress)qe eshte nje nderthurje e filmit te animuar dhe real. Jam magjepsur nga nderthyerja interesante. Njeriu nga nje here duhet te dali nga “zona e rehatit” e te qenur mesuar me dicka per te eksperimentuar gjera te reja te para nga nje kend veshtrim tjeter.

  4. autori Says:
    Nuk e kam pare “The Conress” por kam degjuar (e lexuar) fjale te mira nga mediet qe ua kam besen. Do ulem ndonje dite e ta shoh
    🙂