Film Epik

10 Filma Epikë

 

Per ta mbyllur kete faqe postimesh dedikuar zhanreve te kinemase:

Deri më tani, kam bere pak hilé : kam anashkaluar dy zhanret kryesore te filmit : komedine dhe dramen (qe sigurisht e ka burimin nga teatri antik grek : ndarja ne komedi dhe tragjedi, qe eshte ndarje ne funksion te distances ne raport me realen e perjetuar nga personazhet). I kam anashkaluar per arsyen e thjeshte se duke qene zhanret kryesore, isha i sigurt se do lija pa permendur jo pak filma qe me pelqejne.

Zhanri i komedise ka nen-ndarjet e veta (komedi socialesentimentale dhe burkeske), ndersa ai i drames po ashtu ka si nen-ndarje : dramen psikologjike (ku bejne pjese dhe filmat “drame adoleshence” per te cilet shkruajta diçka), drama sentimentalesociale dhe epike.

Kete postim po ja dedikoj kesaj te fundit, pra dramës epike. Jane jo pak filma qe me pelqejne nga ky zhanër !

Ajo qe i dallon filmat epikë eshte fakti se e verteta (historike) nuk eshte kriter kryesor : vendin e historikes e ze heroikja !

10 filma epikë qe i dua fort:

1. The New World (2005) me regji te Terence Malick (USA) http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…rrence-malick/

2. Accattone (1961) me regji te Pier Paolo Pasolini (Itali)

3. Honor de cavalleria Nderi i kavalerisë (2006) me regji te Albert Serra (Spanje) http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…-albert-serra/

4. Andrei Roublev (1966) me regji te Andrej Tarkovsky (Rusi)

5. Malet me blerim mbuluar (1971) me regji te Dhimiter Anagnostit (Shqiperi)

6. Once Upon a time in America (1983) me regji te Sergio Leone (U.S.A.)

7. Taxi driver (1976) me regji te Martin Scorsese (USA)

8. Greed (1925) me regji te Erich von Stroheim (USA)

9. El Cant dels ocells -(2008) me regji te Albert Serra (Spanje) http://www.forumishqiptar.com/showpo…3&postcount=57

10. Il gattopardo (1963) me regji te Luchino Visconti (Itali)

***

Posted on 29th September 2009
Under: Te ndryshmeTOPLIST | 2 Comments »