Ekspozite Instalacion video

Anri Sala ne Beaubourg !



YouTube – PompidouAnriSala.3gp

 Hynin e dilnin njerezit, uleshin per disa minuta ne kubet perballe 5 ekraneve te videove… dhe iknin. Por edhe sikur te qendronin gjysem ore, prap nuk do ‘kuptonin’ gje nga instalacioni i Anri Sales ne Qendren Kulturore Pompidou (Beaubourg), ne Paris.
Une ndenja me shume se nje ore dhe ne fakt bera mire : ishte kushti i nevojshem per te ‘kuptuar’, per te ndjere diçka nga puna e tij. Sigurisht, kusht i pamjaftueshem per te thene se ishte nje pune interesante, por i nevojshem, pa asnje dyshim !

    Pra Anri Sala ekspozon ne Qendren Kulturore te Parisit – ne Beaubourg, deri ne fillim te gushtit. Instalacioni ne fjale eshte i organizuar mbi bazen e 4 filmave te tij, te xhiruar ne 4 qytete te botes : Sarajeve, Berlin, Meksiko dhe Bordeaux (pse nuk na lajmeroi ky Anri, te kishim pire nje   kafe me te ??) 

Me i njohuri nga 4 filmat eshte ai i cili eshte shfaqur vjet edhe ne kinema : filmi eksperimental “1395 days” (qe korespondon me numrin e diteve te rrethimit te Sarajeves gjate luftes ne Bosnje – filmi ve ne qender te tij nje grua qe kalon rruget e boshatisura te Sarajeves, duke iu fshehur snajpereve). Te kater filmat shfaqen papushim me ndihmen 5 ekraneve te stermedhenj, te vendosur ne forme freskoreje, ne mes te nje salle te stermadhe. Spektatori eshte i ftuar te nderroj çdo 7-8 minuta pozicion e te vendoset para secilit ekran (nganjehere, edhe dy ekrane njeheresh) per te ndjekur videot ne fjale.
Kaq sa per konceptimin e instalacionit.

Siç e thashe ne krye te heres, nese hyn, qendron 10 a 15 minuta, i ben nje te shetitur instalacionit dhe del, doemos qe do nxjerresh konkuzionin :” aman edhe ky arti modern, kot fare”. Nderkohe qe jo vetem nuk eshte ashtu, por puna e Anri Sales eshte jo vetem fort e levdueshme, por nga me te mirat qe me eshte dhene te shikoj ne lemine e filmave eksperimentale, te art-videos e biles edhe te arteve kontemporane ne pergjithesi.
Sekreti ne fakt fshihet tek fakti qe, edhe pse te copezuar ne 5 ekrane, edhe pse duhet tu gjemosh nga prapa imazheve, prap se prap, ne fund te 60 minutave magjia funksionon ! Ne pothuaj te 4 filmat, teme qendrore eshte ecja, por me se shumti si ecje muzikore, ecje ne kohe permes muzikes, ose edhe ecje ne muzike permes kohes : mermeritjet (e simfonise patetike te Cajkovskit) te violinistes sarajevase, orkestra ku ajo luan qe e pret per provat, performanca e kenges e Clash “Should I Stay or Should I Go” (e luajtur ne periferine e Bordeaux) … etj etj, arrijne te krijojne nje të tërë, nje unitet, nje “bllok”. Sigurisht, puna e zerit ne ekspozite eshte e shkelqyer, po aq sa edhe ajo me imazhin : zeri eshte zë por dhe zhurmë (cilesia teknike te le pa fryme ! nuk me kishin degjuar ndonjehere veshet nje kualitet te tille sonor !). Mua me duket se Anri Sala eshte vertet nje artist qe di te kapë imazhin dhe zerin e duhur, dhe, qe nga momenti qe spektatori pranon ‘kushtet e lojes’, rezultati eshte fort i mire !

Nje mendim imi : me duket se Sala i ka te gjitha vetite (talentin, mundesite…) per te bere nje film fiksion, qofte dhe duke vazhduar punet e tij ne hullinë e artit-video. Nuk do ishte i vetmi : Apichatpong Weerasethakul ose Steve McQueen, kineaste te ardhur nga fusha e kinematografise ekseprimentale, jane nga regjizoret e rinj aktuale me te talentuar. Sikurse iraniani Kiarostami, nje regjizor i famshem ne fushen e fiksionit, ka provuar se fundmi jo pa sukses te levroje fushen e artit-video

9.0

Posted on 21st June 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

Nje lajm i mire dhe i rrallë :

Artisti shqiptar Anri Sala do te perfaqesoje Francen (çdo vend perfaqesohet me nje artist te vetem!) ne Festivalin Boteror te artit bashkekohor “La Bienale di Venezia” ne 2013-n.

Sala, artist videosh, jeton midis Parisit dhe Berlinit.

Deri me sot me eshte dhene te shoh vetem nje pune te tij : “Intervista – finding the words” (1998) dhe me ka pelqyer shume.

 

 

 

 

link : http://next.liberation.fr/arts/01012…de-venise-2013

 

Posted on 1st February 2012
Under: Te ndryshme | 3 Comments »

“PRIMITIVE” – instalacion video nga Apichatpong Weerasethakul (TAILANDE)

Eshte hera e pare qe shkruaj ne kete ditar per nje ekspozite video, ose me sakte, per nje instalacion video. Per fat, autor i saj eshte Apichatpong Weerasethakul, regjizori tailandez i te famshmit “Tropical Malady“, perndryshe nje nga më premtuesit regjizorë te rinj aktuale.

Ky instalacion video ndodhet aktualisht ne Muzeun e Artit Modern te qytetit te Parisit dhe pata fatin ta vizitoj.

5 filma prezantohen ne 3 salla te ndryshme. Shoqeruar nga dy-tre objekte te ndryshme si psh nje mitraloz i ngulur ne toke, disa portrete femijesh e adoleshentesh, per te riprodhuar atmosferen e xhirimit te filmave ne fjalë qe shfaqen “non stop” ne 3 salla te ndryshme :

Making of the Spaceship dokumenton ndertimin e nje strukture ovoide si nje anije kozmiko-kohore.
A Dedicated Machine tregon ngritjen e ketij objekti arkitekturor naten.
Nabua Song, eshte interpretimi i nje kenge qe perkujton perplasjen midis ushtrise dhe fshatareve, vite me pare.
I’m Still Breathing, – eshte xhirimi i nje clip-i te nje grupi rrok tailandez ne rruget e fshatit.
Phantoms of Nabua, metrazh i shkruter (10 minuta) per te cilin kemi diskutuar edhe ne kete forum ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo…8&postcount=59 e qe mund te shihet falas ne adresen ne fjale.

Gjeja më evidente e filmave ne fjale eshte fuzionimi i kohëve, i shumë koheve njeheresh : koha e fiksionit (filmit), koha e mitit, koha e Historise (me H te madhe!), koha e se tashmes (jeta e perditshme, aktualiteti politik etj etj). Ky fuzionim proçedon ne kohe te dyfishtë : ne kohen astronomike (koha e perditshme) dhe në ate kalimtare te ekspozites. Fragmentet formojne nje lloj filmi te copetuar ne disa fragmente, qe eshte nderkohe edhe nje fare “making-of”-i, endrra e nje filmi te ardhshem te regjizorit, spektri ose hija e nje historie (njerezore).

Spektatori hyn ne ekspozite pa patur nevoje per prolog. Dhe ballafaqohet me te rinj fshatare, pasardhes te fshatareve te dikurshem komunistë, dikur ne konflikt me armë me Ushtrine. Sot behet fjale per nje popullsi apolitike, indiferente per te kaluaren. Ne fakt, pergatitja e filmit eshte i vetmi sheqtesim i tyre, eshte realiteti i tyre kryesor, realitet bujar per nje ekspozite te tille : filmi lind perpara syve te tyre dhe njeheresh perpara syve tane (vizitorëve e ekspozites).

Primitive lind nga zbulimi i nje hapsire gjeografike (xhungla tailandeze) dhe nga nje anketim, nga i cili lind nje histori (shtypja e nje popullate nga Ushtria). Kjo hyn ne rezonance me aktualitetin e sotem tailandez, duke evokuar politiken e keqe te kryeministrit tailandez Thaksin Shinawatra dhe familjes se tij (gje qe me kujtoi ate te qeverisjes se sotme te Shqiperise…).

Regjizori Weerasethakul transformon kinemane ne spektografi. Dmth, njeri nga motivet kryesore te ekspozites eshte drita, e filmuar ballazi, duke verbuar hapsiren dhe duke krijuar spektre rreth saj. Tek Tropical malady, kjo ishte nje nga gjestet plastike me te forta te filmit ku Weerasethakul perdorte driten e neonit per te hapur “kanale” brenda imazhit, duke ftuar spektatorin ta perjetonte filmin edhe si eksperience materiale dhe fizike.Forca e xjestit te filmave te ekspozites se Weerasethakul bazohet mbi nje “paradoks” : mos-intervenimi i regjizorit ne drejtimin e aktoreve dhe nje fare “artificialiteti” qe eshte goxha evident. Mizaskena ka te beje thjesht me regjistrimin e nje atmosfere te caktuar, asaj te xhirimit te filmave ne fjale, e shoqeruar nga prezenca e elementeve me drite, te infiltruar ne xhungel : topa futbolli qe marrin flake, prozhektore, vetetima, prezenca shkaterruese e te cilave thyen heshtjen dhe qetesine e genjeshtert qe mbizoteron ne xhungel. Pikerisht, shkaterrimi lejon riciklimin, prej nga lind nje proces permanent reinkarnacioni (rilindjeje). Pa patur nevoje te kete njohuri mbi reinkanacionin budist, spektatori kupton se behet fjale per vënien e nje realiteti te sotem (bazuar tek shoqeria e konsumit) nen perspektiven e te kaluares, dmth edhe te se ardhmes. Per te konfirmuar nje vazhdimesi historike, kunder harreses (dmth dhe mohimit) te krimit.

Ushtrim kujtese.
Skalitje e mendjes (spirit) permes drites.

Master piece !

   

 

 

***

Posted on 19th November 2009
Under: Te ndryshmeTailande | No Comments »