Dokumentar

Zjarr në det, akull në ekran…

Image result“Fuocoammare” – film italian me regji te Gianfranco Rosi-t Fitues i “Ariut te Arte” ne Festivalin e filmit ne Berlin në 2016, filmi eshte nje dokumentar-fiksion i gjithi i xhiruar ne ishullin italian te Lampeduzes, fare afer brigjeve afrikane te Mesdheut.

….

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/10/20/zjarr-ne-det-akull-ne-ekran/

“Cave of forgotten dreams”(SHPELLA E ENDRRAVE TE HARRUARA) – film me regji te W.Herzog

Citim:

Postuar më parë nga fuorisync Lexo PostiminNë të parin inkursion (shpresoj dhe të fundit) që pata në kinemanë 3D qëlloi që të më “shoqëronte” Werner Herzog, një nga mjeshtrat e artit të shtatë në zhanrin e dokumentarit. Herzog-ut iu mundësua një leje e veçantë nga ministria e kulturës franceze për të filmuar në brendësi të shpellës “Chauvet-Pont-d’Arc”, në jug të Francës, zbulimi i së cilës në 1994 nxorri në dritë, mbase, pikturat murale më të hershme bërë ndonjëherë nga dora e njeriut. Që nga zbulimi i saj zor se i është lejuar ndonjë “frymori” të zakonshëm, përjashto këtu ata të paktë zbulues (arkaelogë, palentologë etj), ta vizitojë atë, pasi deri dhe frymëmarrja njerëzore mendohet të vërë ne rrezik serioz afresket në brendësi të shpellës. Kësisoj regjisori gjerman, falë dhe simpatisë të ministrit francez të kulturës (ky i fundit është një admirues i madh i filmave të tij), bëhet një nga të paktët dëshmitarë të asaj çka vendos t’ia përcjell shikuesit nën perspektivën 3D. Dhe ketu Herzog-u nuk zhgënjen aspak, pavarësisht se unë s’kam as më të voglin entuziazëm për formatin në fjalë. Për të, afresket e zbuluara brenda shpellës përbëjnë një mbrekulli të atillë që ti shkaktojnë një ekzaltim fëmijor të sinqertë dhe jo një shans i artë, që i është dhënë në dorë, për të bombarduar publikun me efekte speciale alla 3D. Herzog “ngacmon” me humor zbuluesit që e shoqerojnë për të nxjerrë nga brenda tyre, ndarë me ta, pikërisht këtë ekzaltim në mënyrë që të kapërcehet ftohtësia e një zbulimi thjesht shkencor. Një zbulim që e bën Herzogun të ngrejë deri pikëpyetje, hipoteza, mbi format e ardhshme të ekzistencës njerëzore, pa rënë aspak në rolin e një predikuesi, por duke përdorur ato doza humori të zi që i kanë dhënë tonin krijimtarisë së tij.
Për t’iu rikthyer formatit 3D të përdorur në film, vetë Herzog e justifikon atë në mënyrë për të përshfaqur sa më mirë qëllimin e atyre që i realizuan këto afreske. Për të, brendësia (thellësia) e shpellës i përngjan një teatri modern imazhesh në lëvizje, iluzionit vetë në themel të së cilës ngrihet kinemaja, ndjesinë e së cilës vetëm 3D mund ta përcjellë më së miri.

Deri ketu ok. Filmimet brenda shpellës më përfshinë në atë pikë sa që ma lehtësuan “klaustrofobinë” vizive të 3D. Këtu qëndron mjeshtëria e regjisorëve të kalibrit Herzog që arrijnë ta tejkalojnë, ose më saktë ta përdorin ashtu siç duhet teknologjinë në funksion të vetë filmit. Por kur u “vinte fjala” xhirimeve jashtë shpellës 3D-ja bëhej e tepërt, bezdisëse, fare e panevojshme. Për më tepër besoj (do më duhet ta vërtetoj kur ta shoh në televizor) që filmi fare mirë mund të bënte dhe pa përdorimin e 3D në xhirimet brenda shpellës. Në këtë pikë më vjen shumë mirë që vetë Herzog të ketë pohuar mosbesimin e tij në këtë format, përpara se ta realizonte filmin, si dhe të ketë thënë që “Cave of forgotten dreams” të jetë i pari dhe i fundit film i tij në 3D.

Komenti im : 
Ne vitin 1994, 3 speleologe amatore franceze zbulojne nje shpelle te fshehur, dera e te ciles ishte e zene nga nje bllok i madh guri. Brenda gjejne piktura, qe thyejne te gjitha rekodet : ato jane realizuar 30 mije vjet më parë, duke u kthyer ne deshmine me te vjeter te artit, te kryer nga qenia njerezore ! Dhe cilesia grafike e tyre te lë pa mend !

Tani te flasim per filmin, edhe pse fuorisync e ka komentuar tashmë.

Shpella e endrrave te harruara“, ne fakt, nuk eshte thjesht nje film, por nje bequest (testament, qe merr vlere vetem pasi nenshkruesi vdes). Pyetjes se ç’fare duhet bere me famën e fituar si regjizor, Werner Herzog pergjigjet : duke ju afruar te ‘pa afrueshmes’ dhe duke ja ofruar ta shohin te gjithe : te shohin pikturat shkembore te shpelles ‘Chauvet’.

3D sigurisht qe nuk eshte loder ne duart e Herzog-ut. Kjo pritej. Salla e kinemase eshte nje bark, kjo dihet gjithashtu. Po nje shpelle në 3D, e filmuar nga Herzog, ç’është ? Origjina e botes, ç’te jete tjeter !
Reliefin, dmth 3D, regjizori nuk e perdor vetem si thellesi pamjeje (kinemaja 2D e ka realizuar kete gje tashmë, jo pak, permes fokusit -focales), por mbi te gjitha, per siperfaqet : siperfaqe shkembore mbi te cilat ‘lodrojne’ piktura. Njerezit qe i kane vizatuar ato, i kane bere ne gropeza shkembore, ne konturet e shkembit, ne te ngrituart e ne te futurat e gurit. Literatura kurre nuk do te mund ta pershkruante nje hatà te tille ! Imazhi 2D do ta kish te pamundur, pikerisht per arsyet e lartpermendura. Vetem 3D mund ta transmetoje siç duhet nje lëndë te tille. Per me teper, njerzit e dikurshem i kane bere ato piktura ne erresire pothuaj te plote, ne menyre te tille qe zjarri i bente ato piktura te ‘levizshme’. Per shembull: disa nga kafshet e vizatuara kane me shume kembe nga ç’kane ne realitet ! 8 kembe ne vend te 4 !! pra, qe 30 mije vjet me pare, njeriu shprehte permes artit idene e levizjes ! Keshtu, Herzog shkon ne origjinen e vete kinemase, dmth edhe te arteve pararendese te saj : vizatimit, literatures (sepse narracioni eshte evident ne keto piktura), skulptures (rendesia e relievit), arkitektures (sepse gjithshka eshte e organizuar ne nje hapsire precize) si dhe ne origjinin e njeriut te civilizuar, avatar i te cilit jemi sot. Kurre nuk ma kish marre mendja se nje film mund te na çoje kaq larg !

“SHPELLA E ENDRRAVE TE HARRUARA” eshte nje udhetim i vertete. Nje moment mrekullimi. Nje moment pedagogjik. Nje moment dyshimi. Serishmi nje moment mrekullimi.

nota : 10 me shuuume ylla !!

trailer i filmit :


YouTube – Cave of Forgotten Dreams trailer

Posted on 1st September 2011
Under: HerzogGjermaniDokumentar | No Comments »

海上传奇 (I Wish I Knew) – film kinez me regji te Jia Zhang Ke

  Shume i vleresuar neper Festivale te filmit (ne 2006-n, ne Venecia ka fitu deri dhe ‘Luanin e Arte’ me “Still Life“), Jia Zhang ke, pas “24 CIty” (2009) -film qe rrefente historine e lindjes se nje qyteti modern ne Kinën aktuale, sjell kete vit “I wish I knew“(Hai shang chuan qi), film qe rrefen historine e qytetit te famshem kinez te Shangait.

Principi eshte pothuaj i njejte me atë te “24 City” : pjesa me e madhe e tij perbehet nga deshmi personash te ndryshem, qe rrefejne momente te historise se ketij qyteti. Gjithmone duke ‘gershetuar’ dokumentarin me fiksionin, e qe ne fund te fundit, jep nje film fiksional !
Qëllimi i regjizorit eshte evident qe ne fillim : nga intimja, te lindë univesalja : nga historia personale e secilit, te lindë historia dhe memorja e nje qyteti te tere, historia njerezore. Pa rene per asnje sekonde te vetme ne ndofar rreshtimi mekanik dëshmish.

I vetmi bemol i filmit (per mendimin tim) : prezenca e heshtur e here pas hershme e nje vajze te re (Zhao Tao, aktorja fetish e regjizorit) neper rruget e Shangait. E panevojshme dhe pak e besueshme (jo ne te njejtin regjister me teresine e filmit…).

8.5

 

 

 

 

 

 

***

Posted on 3rd February 2011
Under: CannesKineDokumentar | No Comments »

“Le Temps des grâces” (KOHA e BEKUAR) – film francez me regji te Dominique Marchais

Dokumentarët qe më eshte dhene te shikoj ne kinema, shpesh kane qene te dy kategorive : ose kane qene te sferes politike, ose filma dokumentare te sferes se Artit.

Me ndonje perjashtim te ralle ( psh, “Walter” – http://filmjournal.net/autori/2010/0…gilles-perret/ -film militiant ), personalisht preferoj nje kategori te trete dokumentaresh : ata qe nuk heqin dore as nga angazhimi i tyre politik, por as edhe nga Arti, pra ata dokumentare qe nuk perjashtojne, à propri, reciprokisht njerin prej ketyre dy poleve (politiken dhe Artin).

Per fat te keq, dokumentare te tille jane te rralle. Po gjithsesi, ekzistojne ! Disa hasen ne ndonje festival filmi, ndonje prej tyre fiton dhe ndonje çmim, gje qe nuk garanton detyrimisht shfaqjen e tyre neper ekranet e kinemave. “Koha e bekuar” ka fatin qe, edhe pse me pikatore, mund te shihet ne ndonje ekran kinemaje. Dhe fakti qe shkova e pashe, eshte ndofta gjeja më e mire qe kam bere ne keto 3 muajt e pare te 2010-s !

Dominique Marchais, regjizor i dokumentarit, i ka rene kryq e terthor Frances, te pakten per nja 4 a 5 vjet, per te realizuar filmin e tij, nje film qe tregon gjendjen aktuale te bujqesise dhe mjedisit ne France (vend tradicionalisht rural !). Per te regjistruar me kameren e tij rreth 200 ore xhirim : 140 ore intervistime, dhe pjesa tjeter, peisazhe. Filmi i tij 2 oresh, rezultat i kesaj pune, perbehet ne masen me te madhe nga keto intervista – pjesa tjeter, peisazhe. Nga e gjithe kjo lind nje film artistik, ne kuptimin me te mirfillte te fjales. Por thellesisht anti-natyralist ! Pra, nje film qe nuk mjaftohet me objektivitetin dokumentar (ne sensin dokumentues, objektiv), por arrin, ne fund, ne nje perceptim, ne nje vertetesi subjektive. Ajo qe ne pikture quhet impresionizëm.

Si ja arrin ?
Butesi ngjyrash qe skulpturojne çdo plan filmik dhe theksojne tiparet qe pershkojne çdo plan. Rigorozitet imazhesh, qe syu i zbulon dhe i penetron ne thellesi, tamam siç zbulohet duke u pare nje tabllo pikture. Pak e nga pak, pergjate 2 oreve, spektatori kupton se po “regjistron” ne mendjen e tij determinuesit e peizazhit qe sheh, per ti vene ato ne perspektive, per te nxjerre nje konkluzion.

Ky imazh, eshte i dubluar nga fjala, elementi tjeter themelor ne film, ku kryqezohen politika, bujqesia, shkenca, ambjentalizmi. Permes fjales, nuk kerkohen ide, ide “te medha” : regjizori degjon. Eshte spektatori pastaj qe “nxjerr” idete. Qe nxjerr nje konkluzion.

Doemos qe filmi ka nje pozicion te tijin, per nje teme te tille siç eshte ambjentalizmi, ekologjia. Kriza qe jeton Perendimi, pas nje industrializimi plot 150 vjeçar eshte aq e madhe, saqe me sa duket, me ne fund, propozimet me te arsyeshme (nga ambientaliste, agronome, fermere…) po merren pak e nga pak parasysh. Te pakten po degjohen.

Gjithsesi, me gjithe kete pozicionim te filmit, ajo qe “Koha e bekuar” kerkon eshte para se gjithash nje perceptim i realitetit polifonik, dhe jo nje imponim idesh. Regjizori nuk flet kurre me “voice off”, nuk komenton asnje sekonde te vetme. Ai vetem pyet permes kameras, e cila regjistron zëra dhe imazhe te nje shkrimtari, nje çifti biologjistesh, nje politikani, disa fermeresh, duke ju larguar keshtu filmave me temen e ambjentit-bujqesise, siç ishte “Jeta Moderne” e Raymond Depardon (http://filmjournal.net/autori/2009/0…mond-depardon/). Tani e kuptoj me mire pse nuk me pat pelqyer ai dokumentar pasi, pikerisht, ne ndryshim nga “Koha e bekuar“, e pershfaqte boten rurale si diçka te semure e ne shuarje, ne sensin e zhdukjes, si nje bote te asfiksuar qe shfaqej si e paafte per te dale nga heshtja e saj.

Ah, dhe diçka : Ka vertet ngjashmeri midis “Kohes se bekuar” te Dominique Marchais, dhe filmave te Pedro Costa-s apo Wang Bing-ut (West of the Tracks – A l’Ouest des rails) : tek te tre, reziston vetem ajo bote qe rrezikon te shuhet !

De la dialectique … !

9.5

“Ne change rien” (Asgje mos ndrysho)- film franco-portugez me regji te Pedro Costes

Në vitin 1997, regjizori portugez Pedro Costa kish xhiruar tashme dy filma : “O Sangue” dhe “Cas de lava“.
Siç tregon ai vete, ne ne fare menyre, Costa kish filluar te fitoje statusin e regjizorit autorial. Po merrte patenten e “regjizorit autorial europian”.

Pikerisht ne 1997, Costa xhiron “Ossos” (Kockat), fitues i Luanit te argjente ne festivalin e Venecias. “Ossos” u xhirua ne periferite e varfra te Lisbones, gjithmone sipas kodeve tradicionale te xhirimit te nje filmi : produksion tradicional, camera 35mm, carrelio (travelling), drita prozhektoresh, asistentë regjizorë… bla bla bla.

Siç kallzon vete regjizori, sa me teper qe xhirimi avanconte (gjithkush ne postin e tij, rutine filmimi…bla bla bla), aq me shume rritej nje far sikleti, ne gjirin e ekipit te xhirimit : ndihej shija e nje far genjeshtre, e nje çekuilibri moral midis realitetit mizerabel te kesaj periferie te Lisbones, dhe menyres “klasike” (profesionale) te filmimit; çekuliber kokret midis varferise e pashpreses perpara kamerave, nga njera anë, dhe energjise se harxhuar prapa kamerave (nga ekipi teknik). A thua se kjo lagje, kjo periferi, e refuzonte nje kinema te tille, nje film te tille, nje xhirim qe perdorte teper dritë prozhektorësh per te ndriçuar nje zone te tille, te erret, te piset, banoret e te ciles ngriheshin ne 5 te mengjesit per te punuar si shtrues asfalti rrugesh ose pastruese shtepish, dhe ktheheshin ne 9 te darkes per te fjetur. Shkurt, niseshin me nate e ktheheshin me nate !

Nje mbremje, Pedro Costa vendos te nderprese dritat e prozhektoreve. Qofte dhe per pak çaste. Duke vene gurin e pare te nje kinematografie te re, ku drita kthehet ne drite/erresire, dhe duke kuptuar se, ne fakt, ai nuk ka nevoje as per asistentë regjizorë, as per carrelio e prozhektore, as per producentë. Ajo qe ai deshiron, ne fakt ne fakt, eshte te jete vetem per vetem me njerezit e kesaj lagje, me keta njerez qe ne fakt i do aq fort. Dhe keshtu, pak e nga pak te gjente ritmin e punes se xhirimit, ritem qe u shkonte per shtat banoreve ne fjale, hapsires se jetuar prej tyre. Lind keshtu “Ne dhomen e Vandës” (No quarto da Vanda, 2000) dhe “Perpara Rini !” (Juventude em Marcha, 2006). Dy kryevepra, dy monumente. Pedro Costa rishpik kinemanë !

Vetë Costa thote se nuk ka shpikur asgje ! Biles sipas tij, ai eshte thjesht nje regjizor hollywoodian, ne sensin klasik. Ne sensin qe, kufijte e kinemase hollywoodiane klasike ishin te kondicionuara nga studioja, njesoj sikunder dhe puna ime- thote Costa, eshte e kondicionuar nga lagja Fontainhas (e cila, prej 4-5 vitesh nuk ekziston më).

Serge Daney, kritik francez i kinematografise, ka pas thene per Straub-ët qe, “Per ta, ekziston vetem ai(ajo) qe reziston“. Tek Pedro Costa, nxenes i Straub-ëve, reziston vetem ai(ajo) qe shuhet (zhduket, humbet), ku me shuhet(zhduket), nenkuptohet ai qe egziston permes kesaj shuarje(zhdukjeje).

Vanda (”Ne dhomen e Vandes”) dhe Ventura (”Perpara Rini”) perjetesojne pikerisht kete zhdukje (shuarje)- atë te lagjes Fontainhas. Ndersa me filmin e tij te ri “Ne change rien“- Asgje mos ndrysho- (titulli eshte marre nga njeri prej kapitujve te “Histoire de Cinéma” te Godard : “Asgje mos ndrysho, me qellim qe gjithshka te jete e ndryshme“), Pedro Costa vazhdon po kete pune, te filluar me dy filmat e cituar me lart. Kesaj rradhe, ne qender te vemendjes se tij eshte nje aktore-kengetare franceze, Jeanne Balibar, te cilen regjizori e filmon ne momentet e pergatitjeve te lodhshme per koncertin e saj.

Principi eshte i njejte me Vanden dhe Venturën : filmimi i nje ekzistence (kengetares Jeann Balibar) permes shuarjes (zhdukjes, humbjes- dmth permes provave te pafundme te kengetares). Gjithe pa prekur ose intervenuar mbi kete ekzistence. Por duke gjetur, verejtur, pershfaqur tek kjo ekzistence, reflektimin e nje bote nuk ka ku te shkoje më reale (bota, universi i Vandes, Ventures, dhe ne rastin e fundit – ai i Jeanne).
Pedro Costa, me sa duket, sapo ka filluar te na thote ato qe ka brenda vetes. Dhe duket qe ka shume. Per fatin tone te mire !!

8.0

***

Posted on 4th March 2010
Under: PortugaliDokumentarCosta | No Comments »

“La Terre de la folie” (TOKA E CMENDURIVE) film francez me regji te Luc Moullet

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sa here me takon te degjoj te flitet per regjizorin francez Luc Moullet, tejet diskret ne media, me kujtohet nje interviste e Godard-it gjate te ciles ai citon Moullet si nje nga dy-tre regjizoret aktualë me te talentuar !

Gjithsesi, nje gje e sigurte : eshte fjala per nje regjieor “jashte normave”, doemos pak “te marrë”, qe ben filma po aq “te lajthitur”, sikurse eshte dhe vete tema e “Toka e te çmendurve”.

Fjala eshte me se shumti per nje dokumentar, qe pasqyron nje province te vogel ne jug-perendim te Frances, ku numri i historive me të marrë psiqikë, na qenka tejet i larte, ne mos më i larti ne gjithe Francen

! (midis te tjerash, tregohet dhe nje histori e ndodhur ne vitin 1999, ku nje emigrant shqiptar ne France, burre tek te ‘60-tat, vret vellain e tij, dhe per 3 dite, fshihet maleve te katundit !!  .

Me nje seriozitet per ta patur zili, regjizori rrefen historite e ndodhura, gjithe duke fshehur nje humor te holle te çfazuar e burlesk (”humor anglez”- i themi ne nganjehere ne shqip !), pa rene per asnje moment ne spektakël. Per te na dhene nje portret jo pak “per te mos t’a patur zili” te shoqerise njerezore…

8.3

***

Posted on 24th February 2010
Under: FranceCannesDokumentar | No Comments »

“Walter- kthim ne rezistence” – dokumentar francez me regji te Gilles Perret

Gjate Luftes se Dyte Boterore, jo te gjithe francezet kane qene ose kolaboracioniste, ose kane heshtur. Nje pjese, edhe pse e vogel ne numer, ka marre pjese aktivisht ne ate qe quhet sot Rezistencë. Walter Bassan eshte nje nga ata, e per me teper, njeri prej anetareve te Keshillit Kombetar te Rezistences (me qender ne Savojë, ne kufi me Italine, prane Alpeve), Keshill qe formuloi ne 1944 te famshmin “Program Politik dhe Social te pas-Luftes“, program i cili kish dy kollona kryesore, kollona tek te cilat, qe prej ardhjen ne pushtet te gjeneralit De Gaulles e deri me sot, mbeshtetet Franca : shtetin social dhe lirinë e shprehjes (lirine e shtypit- asokohe). Ose nese do ta thonim thjesht : ”Sistemi Mjeksor” francez i sotem ose “Sistemi i Pensioneve” ose shkurt KONTRATA SOCIALE FRANCEZE e ka burimin pikerisht tek ky Keshill i vitit te larget… 1944 !

Te gjitha keto dihen, mund te thote dikush. Sigurisht, jane fakte plotesisht te ditura. Ajo qe nuk dihet, eshte se si sot, pas 60 vitesh, makineria politiko-mediatike sarkoziste ka mundur te manipuloje duke pervetesuar nje akt kaq sublim dhe historik per Francen ?? (permes festimesh e perkujtimesh formale te nje ngjarjeje te tille ).

Nje skene nga filmi, ne qender te se cilit eshte portreti i Walter Bassan : kryetari i Parlamentit francez Bernard Accoyer shkon ne Savojë (Haute-Savoie) per te marre pjese ne perkujtimin e kesaj ngjarjeje. Walter Bassan– sot tek te 80-at, pjestar i rezistences e me vone i internuar ne kampin e perqendrimit te Dachau-t ne Gjermani, ka shkuar per te marre pjese i ftuar ne ceremoni. Dhe nuk hyn ne salle, rri jashte saj. Dhe pergjigjet qetesisht: “nuk hy, sepse nuk me pelqen ç’thuhet aty“.
Pastaj kryetari i Parlamentit del nga salla, dhe regjizori-kameraman i filmit e interviston per pak minuta, duke e pyetur : “Zoti kryetar, si mundeni ti beni elozhe rezistences anti-fashiste, gjithe duke marre pjese ne nje qeveri qe punon per shkaterrimin e Programit Social, pikerisht te po kesaj rezistence ??“. Dhe kryeparlamentari, mjeshter-demagog si te gjithe politikanet, gjithsesi i zene disi ngushte e dukshem ne zor, kthen si pergjigje argumentin se “neo-liberalizmi dhe globalizmi, jane para se gjithash nje shanc progresi per te varferit !
Dhe fill pas kesaj, ndodh mrekullia : I bindur se regjizori nuk filmon më, kryeparlamentari i kerkon regjizorit emrin, profesionin e tij etj etj. Si nje polic i vertete dhe jo si nje krye-parlamentar !
Por… regjizori-kameraman vertet ka mbyllur objektivin e kameres se tij, por jo zerin ! Dhe degjojme kryeparlamentarin francez te irrituar tek thote : “Normalisht, nuk jap inteviste nese ajo nuk eshte e pergatitur me pare nga bashkepunetoret e mij. Ndaj fshijeni gjithe ç’fare filmuat“. Dhe vazhdon te kercenoje regjizorin, nese imazhet e tij perdoren ne ndonje film : “Ju keni per te marre nje leter zyrtare nga Parlamenti. Dhe do ta shikoni !”. Gjithe duke menduar se zeri nuk i rregjistrohet.
Letra mberrin. Dhe regjizori, e perdor ate si imazhin e fundit te filmit !

Tregova vetem nje sekuence te filmit, per te treguar forcen qe mund te kete nje dokument, nje dokumentar. Te tille filma jane te ralle (dhe po i peshoj fjalet, duke shkruar keto rreshta !). Te thuash qe prej periudhes “Dziga Vertov” te JL Godard-it dhe shokeve te tij. Sot, per fat te keq, pothuaj nuk gjen më te tille filma ku kamera sherben si instrument i vertete i luftes sociale apo politike !

Film molotov !

Respekt !!

Ne foton e meposhtme, djathtas, regjizori i ri Gilles Perret me kameren e tij :

 

Posted on 4th January 2010
Under: FranceDokumentar | No Comments »

“THIS IS IT”- dokumentar amerikan me regji te Kenny Ortega

 This is it” eshte deshmia e fundit vizuale dhe sonore e Michael Jakcson, me këngët e te cilit jemi rritur.

Keshtu qe ja vlente te shkoje ne kinema per te pare imazhet e fundit (provat e fundit per koncertin e tij te programuar), disa dite para se ti jepte fund jetes se tij.

Sikurse ja vlente te dilja nga salla e kinemase (siç dola!!), 15 a 20 minuta pas fillimit te filmit!

Per nje arsye te thjeshte : une e dija qe Majkëlli, ne vitet e fundit te jetes se tij, ishte kthyer ne karikature te vetvetes, po, kisha “harruar” qe, ta shikosh e degjosh kete karikaturë në imazh dhe zë, eshte nje torture e vertete.

Thene ndryshe : te filmuarit e nje te vdekuri-te gjalle, i kalon kufijte e çdo moraliteti…. Ose edhe me thjesht : nje i vdekur-i gjalle, edhe mund te filmohet, por s’ka pse te shfaqet ne syte e botes. Ose, nese shfaqet, shfaqet per te fituar jo thjesht parà, por parà… te vdekurish !

***

Posted on 19th November 2009
Under: USADokumentar | No Comments »

“Baleti i Operas se Parisit”- dokumentar artistik nga Frederick Wiseman

Kisha degjuar se regjizori amerikan Frederick Wiseman ishte nje nga tre-kater dokumentaristët me te talentuar aktualë, por nuk kisha pare kurre nje film te tij. Pashe kete te fundit, qe titullohet “La danse – Le ballet de l’Opéra de Paris“, pra “BALETI i Operas se Parisit”.

Pergjate 12 javesh, me nje rezultat prej gati 90 oresh xhirime,Wiseman, regjizor amerikan, ka filmuar sallat e provave te ketij institucioni francez, i cili, si rralle ne bote, financohet nga shteti francez qe prej… tre shekujsh ! (gje e paimagjinueshme ne USA).

Wiseman i mbetet besnik metodes se tij filmike : pergjate 2 ore e 40 minutash, ai regjistron trupat e balerinëve pas hilenë më te vogel (shihet midis te tjerash edhe balet-maestri francez me origjine shqiptare Angjelin Preljocaj), pa asnje koment (dokumentari nuk shoqerohet nga ndonje zë komentatori), pa asnje efekt special, pa levizje te panevojshme kamere, kryesisht permes planesh te gjate sekuence sepse ajo qe i intereson regjizorit nuk eshte gje tjeter veçse perpjekja, puna, lodhja e balerinëve. Jo per te na mahnitur me kete perpjekje, me kete lodhje fizike, por per ta ndare atë mespektatorin.

 

***

Posted on 19th November 2009
Under: USAFranceDokumentar | No Comments »

10 Filma Dokumentare

Filmat dokumentarë :

 

Shpesh i them vetes se, duam apo nuk duam, e ardhmja e fiksionit (e “filmit artistik”, ose e “filmit me metrazh te gjate”), heret a vone, do te jete dokumentari. Jo se “filmi dokumentar” do te zevendesoje fiksionin ( njeriu ka dhe do te kete perhere nevoje per fiksion, per “ikje” nga realiteti, per trillim), por dokumentari, dokumentarizimi i ngjarjeve dhe historive njerezore do te zërë gjithe e më shume vend ne filmat artistikë.

Ne nje fare menyre, mund te thuhet se ka dy lloj filmash dokumentarë (flasim gjithmone per dokumentarin artistik):
1- dokumentari për dikë, për diçka,… (nje ngjarje, nje personazh,…)
2- dokumentar i “fiksionuar”, i “shpikur”, dmth nje dokumentar ku heronjtë luajne vete rolin e tyre, “si ne film”. Ketu fillon dhe lind i famshmi debat mbi kufirin midis fiksionit dhe dokumentarit dhe ajo qe shprehja me lart mbi dokumentarin si ardhmëri e fiksionit.

10 dokumentrë qe me pelqejne shume e me vijne ne mendje (sigurisht qe do kem harruar jo pak…) :

1. A l’Ouest des rails (Tie Xi Qu: West of the Tracks) -2003 me regji te Wang Bing (Kinë)

2. Le fond de l’aire est rouge (Horizonti eshte i kuq)-1977 me regji te Chris Marker  (France)

3. Les maîtres-fous (The Mad Masters)-1954 me regji te Jean Rouch (France)

4. In girum imus nocte et consumimur igni (1978) me regji te Guy Debord (France)

5. Grizzly man -2004 me regji te Werner Herzog (Gjermani)

6. Itchkéri Kenti (Bijtë e Ceçenisë)-2007 me regji te Florent Marcie

7. S21 -2002 me regji te Rithy Panh (Kamboxhia)

8. Le moindre geste (Më i vogli xhest)-1971 me regji te Fernand Deligny (France)

9. Fortini/Cani -1973 me regji te Jean Marie Straub & Danielle Huillet (Itali)

10. Nuit et Brouillard (Night and Fog)-1956 me regji te Alain Resnais (France)

Po ashtu, me kane pelqyer shume e meritojne te permenden : Las Hurdes (Luis Buñuel), Le Brahmane du Komintern (Vladimir Léon), By the ways (Vincent Gerard & Cédric Laty), Retour à Kotelnitch (Emmanuel Carrère), Rue Santa Fé (Carmen Castillo).

*Do deshiroja shume te shihja : Shoah (Claude Lanzmann), Le Chagrin et la Pitié (Marcel Ophüls), Comizi d’amore (Pasolini), Nanook of the North (Robert Flaherty), Menk [Ne] (Artavazd Pelechian), Sans soleil (Chris Marker),Traite de bave et d’eternite (Isidore Isou), Méditerranée (Jean-Daniel Pollet), News from home (Chantal Akerman), Le sang des bêtes (Georges Franju).

***

Posted on 18th August 2009
Under: Te ndryshmeDokumentarTOPLIST | No Comments »